Windows Android nga Sockete Q
WindowsAndroid është një vegël e re dhe shumë interesante e krijuar nga SocketeQ, një biznes i ri me bazë në Pekin, e cila lejon përdorimin e aplikacioneve të Google Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) në platformën e Microsoft, Windows Vista, Windows 7, or Windows 8.
WindowsAndroid lejon ekzekutimin e aplikacioneve të Android në kompjuterin tuaj personal, i cili bazohet në sistemin operativ Windows, por gjithashtu edhe kërkimin nëpër shfletues dhe në pjesët e tjera të sistemit operativ.
Thënë ndryshe, veglat e krijuara nga SocketeQ i tejkalojnë mundësitë e ofruara nga BlueStacks. Për ta marrë versionin e ri të WindowsAndroid, përdoruesit duhet që fillimisht të rregjistrohen në uebfaqen www.socketeq.com.
(Aktualisht kjo faqe i ka pezulluar të gjitha rregjistrimet dhe shkarkimet, për shkak të fluksit të madh të vizitorëve)



Publikoni komentin tuaj