|
Historiku
Roli i trevės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės
nė lėvizjen autonomiste shqiptare
Nė
tetorin e vitit 1912, atėherė kur monarkitė ballkanike i shpallėn
luftė Perandorisė Osmane, trevat e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės
shpėrthyen nga flakėt. Ndėrsa atdhetarėt shqiptarė ngarendnin nė
nėntorin e vitit 1912 nė Vlorė, pėr tė valvitur flamurin kuqezi;
Presheva, Bujanoci e Medvegja shkruanin epopenė e lavdishme tė
qėndresės shqiptare
Eugen
Shehu
Kur
flasim pėr unitetin e veprimeve diplomatike, politike dhe ushtarake
tė lėvizjes autonomiste shqiptare, duhen sjellė nė konsiderätė edhe
trevat mė veriore tė Kosovės, posaēėrisht Presheva,Bujanovci e
Medvegja.Kjo pasi kontinuiteti gjeografik dhe ai shpirtėror i kėtyre
trevave dėshmon jo vetėm shtrirjen e kombit tonė nė ato vende, por
sidomos ruajtjen e pashembullt tė traditave dhe kodeve zakonore
shqiptare.Pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė vitet 1880-1881, u
vėrejtėn dukshėm lakmitė shoviniste pėr kėto troje
arbėrore.Beogradi, Cetinja, Sofja dhe Athina tė pėrkrahura sigurisht
prej Fuqive tė Mėdha, po vinin nė rendin e ditės realizimin e
aspiratave shekullore tė tyre, ēka mė saktė do tė thoshte tė
risillnin nė jugun e Evropės lavditė e dikurshme tė perandorive
bizantine serbe e bullgare.Pikėrisht me vendim tė Kongresit tė
Berlinit, Serbisė iu dha mundėsia tė aneksonte Sanxhakun e Nishit
dhe njė varg visesh tė tjera qė e rrethonin atė.Menjėherė pas
shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke patur duar tė lira
pėr terror dhe krime, Beogradi nisi nga gjenocidi etnik duke dėbuar
nga vatrat e tyre mė shumė se 150 mijė shqiptarė pėrreth
Nishit.Kufiri i ri i Serbisė siē dihet u vendos nė Ristoc, midis
Bujanocit dhe Vranjės.Ani pse Lugina e Preshevės dhe fshatrat
shqiptare do ti takonin Vilajetit tė Kosovės, shqiptarėt etnik aty
do tė ndiheshin kurdoherė tė rrezikuar.Pas kėtij akti tė cėnimit tė
kufijve, Beogradi nisi nga puna pėr tė vėnė nė jetė Naēertanien si
baza kryesore ideologjike e programit shovinist pėr Serbinė e
Madhe, e cila ende sot mbetet themeli i programit sllav pėr
shkombėtarizimin e josllavėve.E shoh tė udhės tė sjell pėrmes kėtyre
rreshtave, sė paku dy-tri pasazhe tė kėtij traktati famėkeq, i cili
u tund si flamur ngadhėnjimi pėr vite me radhė, nė zyrat e
Beogradit, tek fushėbetejat ku derdhej si lumė gjak i pastėr
shqiptari.Midis tė tjerave, nė Naēertanie shkruhet tekstualisht ;
Lėvizja ndėr sllavėt tani ka filluar dhe asesi nuk do tė
ndalet.Serbia duhet qė kėtė lėvizje si dhe rolin e detyrės qė ajo
duhet tė kryejė nė kėtė lėvizje, ta njohė shumė mirė.Po qe se Serbia
llogarit mirė se ēėshtė ajo sot,nė ēpozita gjendet dhe ēpopuj atė
e rrethojnė, atėherė ajo duhet tė bindet pėr faktin se ende ėshtė e
vogėl, se nė kėtė gjendje nuk mund tė mbetet dhe se pėr tė krijuar
ardhmėrinė e vet, ajo vetėm me bashkimin me popujt qė e rrethojnė
mund tė pėrballojė detyrėn qė i ka vėnė vetes.Nėqoftėse Serbia nuk
ndjen fuqimisht kėtė politikė, e ēka ėshtė edhe mė keq, atėherė ajo
si njė anije e vogėl do tė flaket andej-kėndej nga stuhitė e huaja,
derisa mė nė fund tė hasė nė ndonjė shkėmb tė madh nė tė cilin do tė
shkatėrrohet plotėsisht....( Delo Beograd 1906 ).
Duhet thėnė se Naēertania u mbajt tejet e fshehur nga
qarqet ultrashovene tė Beogradit.Megjithatė intelegjenca sllave dhe
sidomos Kisha Ortodokse Serbe u bashkuan nė kėtė ide tė Garashaninit
duke nisur nga veprimtaria pėr rigjallėrimin e psikologjisė
mesjetare, e cila do tė ngrinte krejt serbėt tė luftonin me armė nė
dorė, nė kėrkim tė rivendosjes sė kufijve tė perandorisė sė Car
Dushanit.Dihet tanimė se Millan Obrenoviqi (nipi i Millosh
Obrenoviqit) i cili titullin e princit serb e mori kur ishte 14
vjet, iu vėrsul me ushtri tė panumėrta fshatrave shqiptare tė
Nishit.Sipas burimeve tė historiografisė serbe, motra e Millan
Obrenoviqit ka thėnė pėr atė se sa mė shumė shqiptarė tė
shpėrngulnin aq mė shumė tė mėdha do tė jenė meritat tuaja ndaj
atdheut.Pėr rrjedhojė brenda 3-4 viteve, gati 600 fshatra shqiptarė
u shpopulluan plotėsisht dhe shtėpitė, arat e tokat e tyre, pėrreth
Nishit i zunė serbėt e varfėr, taman sipas ideve tė Naēertanies e
cila lidhjet me fqinjėt i parakuptonte vetėm nė kėtė mėnyrė, duke i
shtyrė, shtypur, kolonizuar derisa tė dilnin me ndihmėn edhe tė
Moskės, nė ujėrat e ngrohta tė Adriatikut.
Natyrisht, nė vitet 1880-1881, vihet re edhe revoltat e para masive
tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.Kėto revolta kishin tė bėnin
sidomos me dhunėn e pashembullt qė ushtritė e Millan Obrenoviqit,
ushtronin nė banorėt e kėtyre trevave.E vėrteta ėshtė se Lidhja
Shqiptare e Prizrenit, nuk mundi tė shtrinte pushtetin ushtarak tė
vet deri nė kėtė trevė, me ērast edhe forcat serbe nuk e ndalnin
vrapin e tyre pėr kolonizimin e paraparė.Beogradi, duke dashur tė
kishte nė dorė sa mė tė lirė pėr tė institucionalizuar reprezaljet
nė Luginėn e Preshėvės, u hodh nė propagandė tė gjėrė pėr kinse
ekzistencėn e njerėzve barbarė nė kėto treva.Nė relacionet e
herėpėshershme dėrguar kancelarive europiane, kur bėhej fjalė pėr
banorėt e Preshevės,Medvegjės dhe Bujanocit, ata etiketoheshin
kurdoherė si turq tė ardhur nga fundi i Azisė tė destinuar tė bėnin
veēse krime dhe qė nuk mund tė pranonin askurrė miqėsinė e
fqinjėve.Kjo propagandė bėhej natyrisht e zėshme po tė kemi parasysh
se nė kėtė trevė, pothuaj 95 pėrqind e banorėve pėrbėhej nga
shqiptarė.Ėshtė tejet e ēuditshme, por nė korin propagandistik
megaloman tė Beogradit pati edhe serbė qė nuk u bashkuan,
pėrkundrazi bėnė publike tiparet e varura tė shqiptarėve.Njė prej
tyre, Mita Rakiq do tė shkruante pos tė tjerave nė revistėn
Otaēbina 1881, nė Beograd ; pėrtej lumit Jabllanicė
ngihen malet e gollakut, ēerdhet e arnautllėkut tė egėr... Sa isha
nė Beograd mendoja se shqiptari ėshtė njeri i egėr, se ai nuk bėn
asnjė punė, por vetėm rri e pret tė vrasė dikė, ta plaēkisė apo ta
vjedhė.Kur erdha kėtu u binda se shqiptari ėshtė i vendosur dhe
punėtor si rallė fis, se ėshtė bujku mė i mirė dhe se moralisht e
materialisht ėshtė mė i pastėr se fiset e tjerė me tė cilėt jeton nė
fqinjėsi... Gjatė udhėtimit nė kėto treva, vetėm dyert e shtėpive tė
shqiptarit hapeshin dhe na afronin bukė, djathė e qumėsht, sende me
tė cilat ata janė tė pasur.Pėrkundrazi nė Prekop-qelicė, fshat i
madh serb edhe pse isha i uritur, as nė shtėpinė e kryplakut nuk
mund tė merrje njė copė buke e djathi, madje as me para e lėre mė
ndryshe... sa pėr besė shqiptare skemi ētė flasim .
Periudha e qeverisjes sė Millan Obrenoviqit, pamvarsisht
prej ndonjė shtrirjeje tė vogėl territoriale nė kuriz tė fqinjėve u
karakterizua prej krizave gjithfarėsh.Disa qeveri tė ndrritura nuk
mund tė fuqizonin.Ka qėnė kjo njė ndėr arsyet qė princin e vrasin
tok me gruan e tij mė 25 maj 1903 dhe nė vend tė tij, vendosin
Pjetrin e Parė.E menjėhershmja e Pjetrit tė Parė, ishte organizimi
ushtarak si edhe dėrgimi i forcave tė shumta pranė kufijve tė
Serbisė.Veēanėrisht ky dislokim forcash u vėrejt nė kufijtė me
Bosnjė-Hercegovinėn, Shqipėrinė dhe Bullgarinė.Tė parėt qė ndjenė
rrezikun e ri qė po i kanosej Vilajetit tė Kosovės, ishin pikėrisht
atdhetarėt e Preshevės,Bujanocit e Medvegjės.Kėta nuk munguan tė
lidhnin besėn me njėri-tjetrin, pėr tė ruajtur kufijtė e tyre, qoftė
edhe me ēmimin e madh tė jetės, nga ana tjetėr, disa prej parisė sė
kėsaj treve nuk harruan tė hyjnė nė traktativa deri nė Cetinjė, pėr
blerjen e armėve dhe municioneve.Janė tė njohura disa luftime
fragmentare nė vitet 1905-1908, midis kryengritėsve shqiptarė tė
Luginės sė Preshevės dhe forcave ushtarake serbe nė brigjet e lumit
tė Jabllanicės ku nuk kanė munguar tė vrarė dhe tė plagosur nga tė
dy palėt. Nė vitin 1909, edhe nė trevėn e Preshevės,Bujanocit e
Medvegjės funksiononin disa komitetet tė fshehta, sipas modelit tė
Komitetit tė Manastirit.Pėr rrjedhojė pati nisur mėsimi i gjuhės
shqipe madje brenda Preshevės u ēel edhe shkolla e parė shqipe.Vlen
tė mos harrohet fakti qė atdhetarėt e kėtyre trevave me intuitėn e
tyre, ditėn tė dallojnė qartė se kush ishte rreziku kryesor i
tyre.Ata parakuptuan se herėt apo vonė, Perandoria Osmane do tė
shpėrbėhej pėr njėmijė e njė arsye, ndaj mateshin shumė pėr ēdo
konfrontim me turqit e rinj, ndėrsa ruanin tė vendosur kufijtė e
tyre me serbėt.Kėtė nė fakt na e bėn tė ditur edhe konsulli austriak
nė Manastir, i cili nė njė telegram qė i dėrgonte Vjenės, pos tė
tjerave do tė shkruante;Sipas informacioneve qė kam
grumbulluar, nė ditėt e para tė marsit, nė fshatin Konēul tė
Bujanocit, janė mbledhur rreth 30 burra nga paria.Ata kanė rėnė
dakord tė mbėshtesin parinė e Kosovės pėr pavarsinė e Shqipėrisė,
por nė letrėn qė do i dėrgojnė asaj parije do ta lajmėrojnė se
Pjetri i Parė u ėshtė afruar sė tepėrmi kufijve tė tyre
(Arkivi iInstitutit tė Historisė-Tiranė.Fondi i dokumentave tė
Vjenės.Telegram.dt.11.o3.1909)
Nė
tė vėrtetė, besėlidhja e Konēulit nė Bujanoc nuk kaloi pa u vėnė re
edhe nga Porta e Lartė, e cila ndodhej e kapėrthyer prej gjithfarė
krizash.Gjithsesi komanda e lartė ushtarake turke nė Manastir,
dėrgoi atje njė batalion kėmbėsorie pėr tė vendosur
qetėsinė.Batalioni u prit me luftė nė Luginėn e Preshevės ku ēetat e
udhėhequra prej burrave si Ramadan Xhema, Aqif Bajrami etj, tė
bazuar nė artin ushtarak popullorė, duke shfrytėzuar me mjeshtėri
terrenin e thyer, u shkatuan dėme tė konsiderueshme formacioneve
turke.Kjo betejė ku u pėrfshinė qindra e qindra shqiptarė,
shėrbenin edhe si gur prove pėr atdhetarėt e Preshevės, Bujanocit
dhe Medvegjės.Faktin qė nė krah tė shqiptarėve, nuk pati asnjė serb,
rrėfen qartė se megjithėse serbėt i shpallėn luftė Perandorisė
Osmane, ata prisnin njė pėrgjakje tė tyre me shqiptarėt, pėr tiu
lėshuar mėtej trojeve shqiptare.Vlen gjithashtu tė theksohet se nė
kėtė betejė shqiptarėt etnik nė Preshevė,Bujanoc dhe Medvegjė u
pėrkrahėn edhe nga vėllezėrit e tyre nga Kumanova tė cilėt u dolėn
prapa krahėve forcave turke duke i shpartalluar ato plotėsisht.Si
rezultat i gjallėrimit tė lėvizjes nacionaliste tė popujve tė
Ballkanit, gjatė shekullit XIX, ishin formuar disa shtete si Greqia,
Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Rumania.Nė kėtė mėnyrė Ballkani po
gjendej pėrballė konturimeve tė reja gjeografike, pėr faktin se
interesat e kėtyre shteteve tė rinj, pėrplaseshin keqas me
njėra-tjetrėn, veēanėrisht nė rrafsh tė territoreve.Megjithatė edhe
pse nė kėtė vorbull trazirash, fqinjėt tanė, duke parandjerė
shkatėrimin pėrfundimtar tė Portės sė Lartė, nxituan tė merren vesh
me njėri-tjetrin.Kėshtu, nė tetorin e vitit 1911, filluan bisedimet
midis kryministrit bullgar Geshov dhe atij serb Milanoviq, anipse u
duk se kjo marrveshje ishte vazhdim i luftės kundėr Portės sė Lartė
nė tė vėrtetė aty u diskutua gjatėsisht pėr coptimin e trojeve
shqiptare.Kėto bisedime tė cilat zgjatėn mbi katėr muaj, u mbyllėn
me shtojcėn e fshehtė tė 13 marsit 1912, sipas tė cilės Bullgaria,
ndėrmejt tė tjerave i njihte Serbisė aneksimin e tokave shqiptare nė
veri dhe perėndim tė maleve tė Sharit pėrkatėsinė e Shqipėrisė sė
Mesme dhe atė Lindore e Verilindore.Ndėrsa Serbia i njihte Bulgarisė
territoret nė lindje tė Rodopit dhe lumit Strumė.Tė dy palėt ranė
dakord pėr ta zgjidhur mė vonė, ēėshtjen e rajonit midis maleve tė
Sharrit, lumit Strumė,dhe liqenit tė Ohrit me qytetet Dibėr,
Kėrēovė, Gostivar, Tetovė, Kumanovė dhe Shkup.Fakt pėr tu
theksuar ėshtė se gjatė bisedimeve bullgaro-serbe, pala serbe u
shpreh kundėr formimit tė njė shteti shqiptar, duke i konsideruar
shqiptarėt pa aftėsi shtetformuese.Nė synimin e saj pėr tė dalė nė
Adriatik, ajo kėrkoi qė viset e Shqipėrisė Veriore dhe Verilindore
ti njiheshin Serbisė, ndėrsa Shqipėria Jugore ti jepej Greqisė(M.Vreli
Kosova nė fokusin e historisė Tiranė 2002,vėllimi I,faqe 70 ).
Edhe
pse ky traktat u mbajt i fshehtė, nisma serbe pėr veprime luftarake
nuk u ndal.Ėshtė pėr tu theksuar fakti qė veēanėrisht nė Bujanoc e
Medvegjė ku kishte mė shumė elementė me kombėsi sllave, Beogradi
pėrdori njė propagandė tejet tė hollė.Ai kėrkoi qė ēetat serbe,
kinse pėr tė shporrur njė orė e mė parė sundimin osman nga vatrat,
nė tė vėrtetė kjo ishte njė manovėr e pėrdorur edhe nga Mark Nikolla
nė Mal tė Zi qė pa ēlirimit tė njohej autonomia e Malit tė Zi apo
Serbisė pasi shqiptarėt aty sishin veē turq ardhacakė.Paria e
Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, nė bashkėpunim edhe me krerė tė
lėvizjes autonomiste kombėtare, posaēėrisht Hasan Prishtinėn dhe
Mehmet Pashė Derallėn, bėnė ēishte e mundur qė tė linin nė hije kėtė
bashkėpunim me serbėt dhe vijuan betejat e tyre me flamurin kuqezi
nė duar.Pėr mė tej, atdhetarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės,
morėn pjesė dhe firmosėn Memorandumin e Greēės nė majin e vitit
1912.Kėto 14 pika tė formuluara nga Hasan Prishtina, iu dėrguan si
Stambollit ashtu edhe Fuqive tė Mėdha.Dihet tanimė se Austria, nė
ato momente ishte kundėr vendimit tė Evropės pėr coptimin e
Shqipėrisė. Diplomacia e saj vuri nė lėvizje krejt mekanizmat dhe
pak ditė pas memorandumit, Fuqitė e Mėdha, ndėrhynė qė Porta e Lartė
tė njihte sė paku disa prej kėrkesve qė donin shqiptarėt.Nė tetorin
e vitit 1912, atėherė kur monarkitė ballkanike i shpallėn luftė
Perandorisė Osmane, trevat e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės
shpėrthyen nga flakėt.Kėto treva ishin nė vijėn e parė tė kufijve
etnik shqiptare dhe duheshin mbrojtur me besėn e burrit dhe zjarrin
e pushkėve.Ndėrsa atdhetarėt shqiptarė ngarendnin nė nėntorin e
vitit 1912 nė Vlorė, pėr tė valvitur flamurin kuqezi, Presheva,
Bujanoci e Medvegja shkruanin epopenė e lavdishme tė qėndresės
shqiptare.Ajo tragjedi ēka ndodhi mė pas me kėto troje, flet ende
pėr shpirtin e paepur tė banorėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė,
pėr dėshirėn e tyre tė zjarrtė e kahmotshme, pėr tu bashkuar me
shtetin amė shqiptar. |
|