|
Numri
i web faqeve arrin nė 100 milion

(presheva.com)-
Nė Prill tė vitit 1997 kanė qenė gjithsej njė milion web faqe, nė
Shkurt tė vitit 2000 dhjetė milion, derisa nė Shtator tė po kėtij
viti numri i web faqeve kishte arritur nė njėzet milion, kurse sot
ekzistojnė mbi 100 milion web faqe.
Nė internet ėshtė tejkaluar numri i 100 milion faqeve dhe hovin e
zhvillimit e ka marrė nė vitin 2004, qė karakterizohet me
popullarizimin e blogut, tregon njė studim i kryer nga Netcraft.
Trendi i zhvillimit tė internetit tregon se ēdo muaj krijohen mė
shumė se katėr milion faqe tė reja. Qė nga fillimi i vitit 2006, nė
internet janė hapur 27.4 milion faqe tė reja, shifėr qė paraqet njė
rritje tė madhe nė krahasim me vitin e kaluar kur nė tėrė vitin
ishin hapur 17 milion web faqe.
"Interneti e ka dyfishuar sasinė e tij qė nga Maji i vitit 2004, kur
kemi numėruar 50 milion faqe" thotė raporti i Netcraft, kompani e
cila ka filluar pėrcjelljen e internetit qė nga viti 1995 kur kanė
qenė tė hapura vetėm 18.957 faqe internet.
"Blog,
faqet e tė rinjve dhe kompanive tė vogla kanė ndikuar nė rritjen
eksplozive kėtė vit" thuhet nė raport.
Serveret mė tė pėrdorur janė ata tė Apache me 61 pėrqind, Microsoft
me 31 pėrqind, Sun me 1 pėrqind dhe Zeus me 0.5 pėrqind.
© presheva.com
|