|
"Sllobo" trojani

Edhe i vdekur dikujt po i sjell telashe. Nė mesin e e-mailėve
mashtrues tė cilėt si maskim pėrdorin ngjarjet aktuale nė botė ka
hyrė edhe lajmi pėr vdekjen e "kasapit" tė Ballkanit. Njė e-mail i
cili thotė se Slobodan Milosheviē nuk ka vdekur por ėshtė vrarė nė
Hagė dhe si dėshmi ka fotografi e cila ėshtė e ngjitur nė e-mail.
Nėse provoni tė hapni kėtė foto, nuk do tė mundeni. Atachmenti ėshtė
njė fajll me emrin picture.scr dhe nė vete ka tė maskuar trojanin
Dropper-FB.
Nė kėtė e-mail thuhet se Milosheviē nuk ka vdekur por ėshtė vrarė nė
dhomėn e tij nė burgun e Sheveringenit pėr shkak se ai ka pasur disa
informacione qė ka dashur t'ia dorėzojė gjyqit pėr "rendin e ri
botėror" (New World Order).
Gjuha e pėrdorur nė e-mail tė shtyn tė mendosh se ky trojan ėshtė
dėrguar nga hakerėt jo-anglisht folės. Nė fund tė e-mailit ėshtė
shtuar se ky e-mail ėshtė kontrolluar nga "Kaspercky Antivirus" dhe
ėshtė i pastėr.
"Gazetat dhe interneti janė pėrplot me teori se si Milosheviē ka
pritur fundin e tij, ky trojan e pėrdorė kėtė publicitet dhe i shtyn
njerėzit t'i infektojnė kompjuterėt e tyre." ka deklaruar njėri nga
zyrtarėt e kompanisė anti-virus Sophos.
"Hakerat
e shfrytėzojnė apetitin e njerėzve pėr mė shumė informacione pėr tė
infektuar sa mė shumė kompjuterė" ka shtuar ai.
Slobodan Milosheviē ėshtė njėri nga personat publikė qė pėrdoret si
karrem nga hakerat. Nga politikanėt hakerat deri mė tani kanė
pėrdorur Margaret Thatcher, Ronald Reagan, Sadam Husein, Arnold
Schwarzenegger, Bill Clinton, George W. Bush, kursa nga pjesa tjetėr
e "elitės publike": Halle Berry, Anna Kournikova, Julia Roberts,
Jennifer Lopez, Britney Spears dhe tė tjerė.
Kompanitė anti-virus porosisin qė mos tė hapin e-mailat tė cilat
pėrmbajnė lajmė pėr ish-diktatorin Slobodan Milosheviē dhe tė
rifreskojnė antivirusėt e tyre.
© presheva.com
|