|
Trojanat nga telefonat mobil sulmojnė kompjuterėt
(presheva.com) - Pėrfaqėsuesit e kompanisė antivirus F-Secure
kanė njohtuar se autorėt e virusėve kanė gjetur mėnyrė qė programet
e tyre keqbėrėse tė i dėrgojnė nga telefonat mobil tek kompjuterėt.
Sipas tyre, ėshtė shėnuar paraqitja e njė trojani tė ri i cili
paraqitet si njė softver argėtues i piratizuar pėr telefona mobil
duke tentuar tė infektojė PC me ndihmėn e kartelave tė memorjes sė
telefonit.
"Edhe pse trojani i ri nuk paraqet kurrfarė rreziku serioz pėr
pėrdouesit e kompjuterėve, ajo paraqet njė sulm tė parė tė virusit
tė telefonit mobil nė PC" tha Miko Hiponen, njė udhėheqės i
kompanisė F-Secure.
Kompania Trend Micro e ka shėnuar rrezikshmėrinė potenciale si tė
ulėt.
Trojanėt zakonisht instalohet nė aparatet e sulmuara kėshtu qė
pėrdoruesit e saj i mashtron duke u maskuar nė ndonjė lloj tjetėr tė
softverit. Si trojanė gjenden lloj lloj programe, duke pėrfshirė
edhe virusė tė cilėt pėrhapen nėpėrmjet lidhjes Bluetooth dhe
nėpėrmjet MMS mesazheve. Ata sulmojnė telefonat mobil nėpėrmjet
sistemit operativ Symbian 60 por edhe nėpėrmjet sistemit operativ
Windows Mobile.
Nė rastin e pėrmendur, trojani Sybos/Cardtrap.A fshihet pas lojės
pėr telefona mobil tė cilėt pėrdoruesit e marrin nėpėrmjet
internetit. Trojani tenton tė futet nė PC kėshtu qė kopjon dy
datoteka nga kartela e memorjes. Kur pėrdoruesi lidh kartelėn e
memorisė me kompjuterin edhe zgjedh njėrėn nga datotekat e
infektuara, trojani nis krimbin e Internetit dhe pėrhap nė tė gjithė
kompjuterėt e lidhur nė rrjet.
Krimbet Cabir dhe Commwarior ishin paraqitur mė herėt tek telefonat
mobil.
Driton SALIHU
|
|