Kandidatja për Miss World 2011 për presheva.com: Krenohem që përfaqësoj shqiptarët
Bukuroshja Isi Topçiu është përfaqësuesja e vetme shqiptare që do marrë pjesë në “Miss World 2011”, që do të mbahet më 6 nëntor në Londër. 18-vjeçarja shtatlartë nga Tirana flet për për presheva.com para spektaklit që do të mbahet në Londër me 6 nëntor.
Presheva.com: Cila është gjëja me e mirë e të qenurit Miss ’’Shqipëria’’ në këtë rast?
Isi Topçiu: Ky titull është diçka shumë e madhe për mua ... Kam ditur tja kutpoj vlerën dhe te mesoj shumë gjëra të reja dhe te rendesishme ne jete. Eshtë një përgjegjësi shume e madhe te përfaqesosh një vend të tërë dhe un jam shumë krenare per kete gje.

Presheva.com: Pas zgjedhjes tuaj si përfaqësuesja e Shqipëris keni pasur oferta të ndryshme nga agjensione të modës apo marketingu?
Isi Topçiu:. kam patur shume oferta dhe kan ndodhur shume gjera te bukura keshtu qe me bashke me titullin e Miss Albania 2011 kam patur dhe shume FAT...
Presheva.com: "Miss World 2011" po afron që do të mbahet më 6 nëntor në Londër si po ju shkojnë pregaditjet? Cilat janë ambiciet tuaja pasi të mbaroj ky event kaq i rënëdësishëm?
Isi Topçiu: Sot është data 5 dhe neser kam konkurimin, gjithcka eshte shume bukur, un kam provuar te marr pjese ne gjithcka si sport talent apo beach beauty dhe jam kualifikuar ne Top 20 Model dhe ne te njeten kohe ne Top 10 Best dress jam shume e lumtur sepse eshte hera e pare qe shqiperia kualifikohet ne Top Model Finalist dhe gjithashtu nje vit 2 kategori :) Tani shpresojm per me larte per nje Top 30 pastaj 15 dhe Top 5!!!Do besojm deri ne fund sepse gjithcka mund te ndodhe !!! Besimi ne vet vete eshte arme e forte ne keto konkurse ne kete format ...

Presheva.com : Mund të na thuani ndonjë gjë që nuk e keni cekur deri më tani nëpër mediat tjera?
Isi Topçiu: Falenderoj shume prinderit e mi dhe te gjithe ojestaret e familjes time per gjithe keto mundesi dhe per kete suport dhe mbeshtetje te madhe qe me kan dhene ... I dua dhe me mungojn shume!
Presheva.com : Sa ka ndikuar kurora, në jetën tuaj private?
Isi Topçiu: Un jam gjithmone vetvetja kjo eshte gjeja me e rendesishme per mua ... asgje tjeter !!! thjesht te jem vetvetja... Kurora eshte thjesht nje simbol gjeja me e rendesishme eshte bukuria qe ndodhet brenda ...
Presheva.com : Cili është pasioni juaj?
Isi Topçiu: Un kam shume pasione, kendoje luaj piano pak kitare me pelqen arti muzika sporti. Një përshëndetje të veçantë për të gjithë vizitorët e Presheva.com! .. Intervistoi: Argjent Hetemi, presheva.com 2011/



shum e bukur,teper
bone miss world e mos e qo ma gat :)
Publikoni komentin tuaj