Drenusha Latifi: Më ka pëlqyer Lugina e Preshevës
Presheva.com: Drenusha, për vizitorët e Presheva.com, së pari duam të dim se cilat janë aktivitetet e tua momentalisht?
Drenusha: Aktualisht kanë filluar xhirimet e vitit të ri, dhe unë marr pjesë në disa nga xhirimet e këtij programi festiv.
Presheva.com: Ju keni shumë këngë, të cilat janë tejet të pëlqyera te publiku, po ju vetë, cilën këngë e veçoni ?
Drenusha: Faleminderit për këte mendim, mu më pëlqen balada "Ato ditë", ku e kam kënduar ne festivalin "Çelësi muzikor 2008" ne gjilan.

Presheva.com: Mendon se një këngëtare duhet të jetë patjetër sensuale në skenë?
Drenusha: Po sensualiteti e veçon femrën, dhe aq më sume sensule të jetë aq me femrore duket.
Presheva.com: Cilat janë ambiciet në botën e muzikës, deri ku shkojnë dëshirat e t’ua. Çfarë doni të arrini?
Drenusha: Nuk jam ambicioze si tip, po jeta me ka ofruar shumë gjëra te bukura dhe gjera qe me kan sjell deri këtu ku jam andaj i faleminderohem Zotit për këtë mundësi që ma ka dhane. Unë dua te eci ngadal dhe te jem stabile pa ambicie.
Presheva.com: Përveç zhanrit që ju përfaqësoni, çfarë lloj muzike ju pëlqen tjetër?
Drenusha: RNB dhe HIP HOP.....

Presheva.com: Më heret ju keni mbajtur dhe një koncert në Preshevë me Gold AG, si ju duk publiku Preshevar, jeni ndarë e kenaqur me të?
Drenusha: Me të vertet më ka pelqyer shumë Lugina e Preshevës gjatë kohës sam kam qëndruar atje.
Presheva.com: Si e kaloni kohën, nëse iu tepron dhe me kë shoqëroheni më shumë?
Drenusha: Kam filluar pakez me shumë të dal në përjashtim me vitet e tjera që skam dal fare 4 vitet e fundit, këtë vit kam vendos që të shijoj edhe unë lokalet dhe diskot e Prishtinës, por unë dal edhe shumë në Shkup vikendeve.....shoqërohem me njerez te ndryshem te kategorive te ndryshme por kohëve te fundit personi që më së shumti e ndai kohen me të është Valza Bajra.
Presheva.com: Çka presim nga Drenusha në të ardhmen?
Drenusha: Nuk dua të zbuloi sekretet sepse po më vonohen planet hehhheh, do ketë me siguri diçka e re.
Presheva.com: Disa fjal për vizitoret e Presheva.com ?
Drenusha: Ju uroj bashkim sa më të shpejt te gjitha trojeve shqiptare, e në veçanti Preshevës, uroj ti shoh adhuruesit e mi sa më shpejtë në Preshevë me ndonjë mbrëmje rinore.
Nje puthje për të gjithë Preshevën.
Ju faleminderit Drenusha që gjetet kohë për këtë intervist. /Intervistoi : Krenar Halimi, Presheva.com 2011/



Publikoni komentin tuaj