Ballina | Intervista | Jonuz Musliu: Bashkimi me Kosovën i pashmangshëm

Jonuz Musliu: Bashkimi me Kosovën i pashmangshëm

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Jonuz Musliu: Bashkimi me Kosovën i pashmangshëm

 

thotë për presheva.com Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal në Bujanoc dhe njëherit lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe shton: “Participimi i shqiptarëve në jetën institucionale në Serbi, është i ngadalshëm dhe i sikletshëm. Një politikë e tillë diskriminuese e Beogradit ndaj shqiptarëve para 11 vjetësh, solli frymën luftarake në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët të mllefosur ngjeshën amët dhe u vunë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të nderit dhe dinjitetit të tyre. Pas kaq vitesh po na përsëritet e njëjta gjendje me metoda të reja politike. E drejta jonë historike dhe politike për bashkim me Kosovën është e drejtë legjitime e konfirmuar me verdiktin e popullit të shprehur në Referendumin e vitit 1992 dhe me luftën çlirimtare të UÇPMB-së. E kemi thënë disa herë se nuk ka zgjidhje tjetër për veç reciprocitetit në mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës”. 

presheva.com: Si e vlerësoni situatën politike dhe të sigurisë në përgjithësi në Luginë të Preshevës? 

MUSLIU: Situata politike dhe e sigurisë në Luginë nuk është edhe aq e kënaqshme. Koncetrimi i forcave të armatosura serbe përskaj kufirit shtetëror me Kosovën, arrestimet e shqiptarëve, shpërnguljet në heshtje e kanë ashpërsuar edhe më shumë gjendjen politike në Luginë. Qytetarët kanë frikë se mund të shfaqen përsëri në skenë incidentet, të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit në rajon. Participimi i shqiptarëve në jetën institucionale në Serbi, është i ngadalshëm dhe i sikletshëm. Kjo rrugë institucionale nuk po jep rezultate të kënaqshme sa i përket zgjidhjes politike të problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Kërkesat legjitime të shqiptarëve etnikë, lëre që nuk merren në konsideratë nga organet komunale dhe ato shtetërore të Serbisë, por ato vazhdimisht injorohen, përbuzen dhe  heshtën, thjesht, për motive politike. Një politikë e tillë diskriminuese e Beogradit ndaj shqiptarëve para 11 vjetësh, solli frymën luftarake në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët të mllefosur ngjeshën amët dhe u vunë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të nderit dhe dinjitetit të tyre. Pas kaq vitesh po na përsëritet e njëjta gjendje me metoda të reja politike. E drejta jonë historike dhe politike për bashkim me Kosovën është e drejtë legjitime e konfirmuar edhe me Referendumin e vitit 1992. E kemi thënë disa herë se nuk ka zgjidhje tjetër për veç reciprocitetit në mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Po ashtu kemi potencuar se na duhet një forcë e re mbrojtëse, një polici e avancuar profesionale, e cila do të jetë e denjë dhe faktor i stabilitetit në këto hapësira. 

 

Reciprociteti

 

presheva.com: Këtyre ditëve, janë ngritur zëra nga politikanët në Kosovë dhe rreth saj, për zgjidhjen e dy çështjeve shumë të ndjeshme në mes shqiptarëve dhe serbëve: Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës. Deputeti i LDK-së , Lutfi Haziri kërkon kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës, që kanë ekzistuar deri në vitin 1956, kurse Oliver Ivanoviq, sekretar në Ministrinë për Kosovë, nuk përjashton mundësinë, që serbët nga veriu i Kosovës të shpallin pavarësinë. Cili është komenti Juaj?  

MUSLIU: Në njëfarë mënyre deklarata e deputeti Haziri, është vlerësuar pozitive nga disa subjekte politike dhe organizata joqeveritare, që veprojnë në Luginën e Preshevës.  Është e vërtetë se rajoni i Luginës së Preshevës gjatë periudhës së vitit 1956, ka qenë pjesë e Kosvës dhe këtë të dhënë askush nuk guxon ta kontestoj. Me një dialog konstruktiv mes Prishtinës dhe Beogradit mund të rregullohet çështja e kufijve, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë konflikteve shqiptaro-serbe.  Shqiptarët e Luginës së Preshevës asnjëherë nuk janë shkëputur nga proceset për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare në këto hapësira. Ndërkaqë, sa i përket deklaratës së Oliver Ivanoviq se “nuk e përjashton mundësinë që serbët nga veriu i Kosovës të shpallin pavarësinë të asaj pjese”, nuk është diçka e re në skenën politike. Ata shumë herë kanë kërkuar bashkim me Serbi, status special, autonomi substanciale etj.  Ne pa u mbështetur shumë në konstatimet e politikanëve rreth këtyre problemeve, e kemi thënë fjalën tonë në Referendum, luftë të armatosur, në Marërveshjen Paqësore të Konçulit, në platformat dhe deklaratat politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se kërkojmë reciprocitet me serbët e Kosovës, tjetër alternativë nuk ka. 

 

presheva.com: Meqë u përmend Marrëveshja e Konçulit, çka ka mbetur nga kjo dokument i tillë?

MUSLIU: Që nga një marsi i vitit 2001, në Konçul të Bujanocit,  pas një varg konsultimesh, të subjekteve politiko-ushtarake të Luginës së Preshevës, u arrit të bëhet transparent platforma e delegacionit negociues shqiptar, për bisedime me palën serbe, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Më 12 mars 2001, u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, ndërsa, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e Lluçanit dhe Turisë. Marrëveshja e paqes në Konçul, më 21 maj 2001, nuk po përmbushet në praktikë, mosimplementimi i saj i garantuar nga faktorët ndërkombëtarë, paralajmëron kthimin në gjendjen e mëparshme. Sigurimi dhe garantimi i lirive themelore dhe të drejtave individuale e kombëtare të shqiptarëve do të bëhet mbi bazën e dokumenteve relevante ndërkombëtare. Të gjitha kontestet mund dhe duhet të zgjidhen me rrugë politike dhe dialog institucional, intenziv dhe transparent. Akti i nënshkrimit të Deklaratës është në frymën e kërkesave tona të vazhdueshme se asnjë institucion, qoftë edhe ky i Trupit Koordinues, nuk mund të merret me zgjidhjen e problemit të shqiptarëve pa shqiptarët. Ndaj, pjesëmarrjen në këtë institucion shtetëror të restauruar, e kuptojmë pranimin e përgjegjësive nga shqiptarët për t’i lëvizur gjërat nga vendi, të cilat kanë ngecur me mosgatishmërinë e Beogradit për një qasje serioze për zgjidhjen e krizës në këto hapësira. Ndonëse Beogradi nuk e njeh Marrëveshjen Paqësore të Konçulit, ajo i dha fund luftës në Luginë me ndihmën e Këshillit të Natos, Këshillit të Evropës, të cilat kanë qenë garantuese në implementimin e saj. 

 

(Pa) përgjegjësia 

 

presheva.com; Po ashtu Këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve kanë aprovuar edhe platformën politike, kërkesat e së cilës akoma po qëndrojnë vetëm në letër. Pse po ndodh kjo?

MUSLIU: Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të pakënaqur me ngecjet e proceseve politike,  me ecuritë ekonomike në vend, me procesin e privatizimit të pronës shoqërore, me pozitën e pabarabartë në sferën e arsimit, me militarizimin e sërishëm të rajonit e me dëshirë që me mjete politike e demokratike sa më efektivisht t’i tejkalojë këto dukuri, konform standardeve të demokracive të përparuara në botë, miratuan në Preshevë, më 14 janar 2006 Platformën Politike. Dispozitat e përgjithshme të platformës bëjnë të qartë se, “duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me  statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj,  do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”. Kryesia e Kuvendit Shqiptar të Luginës së Preshevës, do të ketë në kompetencë aprovimin e vendimeve strategjike politike për shqiptarët e këtij rajoni, në këtë kohë të ndryshimeve të shumta që po bëhen në rajon konform Platformës Politike, të miratuar nga Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në janar të vitit 2006. Nuk do kisha thënë se kërkesat e këshilltarëve shqiptarë  të tre kuvendeve po qëndrojnë vetëm në letër. Këtë vit e mbajtëm një seancë të këshilltarëve të tre kuvendeve dhe nxorëm një deklaratë politike, me të cilën e njoftuam faktorin vendor dhe ndërkombëtar për gjenden acaruese në Luginë. 

 

presheva.com: Para 19 vjetësh shqiptarët e Luginës e organizuan Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992 për Autonomi me të drejtë bashkimi Kosovës. Ç’u bë me Referendumin, pse nuk realizohet vullneti politik i shqiptarëve për Autonomi?

MUSLIU: Edhe pas 19 vjetësh, Referendumi nuk e ka humbur vlerën e vetë, sepse është i mbështetur në verdiktin e popullit. Bashkimi me Kosovën është opsioni më i qëndrueshëm, më i drejtë, çdo zgjidhje tjetër do të jetë vetëm zgjidhje kompromisi. Po, ne veç e kemi Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të miratuar më 14 janar 2006. “Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me  statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj,  do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”, thuhet mes tjerash në Platformën Politike. Spektri politik i Luginës së Preshevës mbështet Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, deklaratat dhe platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes shqiptare në këtë rajon. /presheva.com/

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (27 Publikuar)

avatar
Albiol 05/01/2012 03:45:27
O jemi per Shqiperi etnike nga Matjant. Ju dum fort
avatar
preshevari 23/12/2011 13:12:24
kush po ti pregadit kto fjalime allahile se ti ski lidhje o pazarxhi leje more politiken ae ke pa naj her vetn kur fol ta shpif me vjen inati kur del ne media dhe te shofin te huajt dhe thojn qfar udheheqesi tup paska presheva bujanoci sdin milidh dy fjal
avatar
musafiri 18/12/2011 11:19:43
Verejtje per nje gabim.!

1. Dokumenti me date 04 maj 2001 i arritur ne Llucan

2.Dokumenti i dates 20 maj 2001 si marrveshje e Konculit.
Pershendetje nga musafiri.!
avatar
Musafiri 18/12/2011 07:03:52
'' Ne popull thuhet : PUNO BADIHAVA , E MOS RRI BADIHAVA.!''

Duke i lexuar te gjitha komentet e kometatorve qe kishin per qellim komentimin e intervistes te z.Junuz Musliu , une musafiri nga Rahovica vendosa sot me dat 16 dhjetor 2011 , qe te i pergjigjem kerkeses se Luftarve te Liris nga fshati Llucan-Koncul-Dobrosin, por edhe te gjith luftetarve te vendbanimeve te Kosoves Lindore,te cilt ka her kan kerkuar qe te njoftohen me permbajtjen e te ashtequajtur marrveshje e Konculit, gje qe nuk ka te bej fare me ndonje marrveshje por thjesht nje deklarate e cila ka te bej me çmilitarizimin e Ushtrise Clirimtare per Presheve, Medvegje , Bujanoc.
Prandaj lideret tane,Babaxhanet e kombit , Demushat apo Kerkushat ne krye me Padishahet , sic jane Z.Halimi,Z.Shaipin , Z.Rexhepi , Z.Hazir , Z.Galipi, Z.Fazliu ,Z.Nagipi , Z.Ramiu , Z.Skenderi , por nuk perjashtohet nga kjo edhe Z.Junuz Musliu. Une musafiri i juaj , ju siguroj se origjinalet e te gjitha pamfleteve sic po i quajn keta marrveshje, jam i sigurt se gjinden ne duart e ktyre kodoshave , por keta rrenca e burracak nuk kane guxim qe ti paraqesin para opinionit, pershkak se nuk ju ka mbetur fytyre te ballafaqohen me popullin e mjere, e aq me pak me luftetaret e liris.
Te nderuar ju luftetart e liris e ne vecanti ju nga Llucani- Konculi - Dobrosini qe po e ngritni zerin per tu informuar dhe per te pasur njohuri me teper ne at Dokument Historik, por jo ne favor te popullates te Kosoves Lindore dhe aq me pak te pushkes suaj , dokument i cili nuk ka mundur te behet pa Luften e Ushtris Clirimtare per Presheve-Bujanoc-Medvegje ,gje qe ne ball te asaj Lufte te lavdishme ishit ju. Pra bijt dhe bijat me te mire te ketij populli qe u ballafaquat balle per balle me nje force te avancuar ne Ballkan - ajo Serbe.
Ju ishit ata ne kry me Komandant Shefqet Musliun , Ridvan Qazimin ( komandant Lleshi) , Mustaf Shaqirin , qe vazhduat rrugen e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Andaj ju luftetar shum te rrespektuar e keni merituar qe me mbarimin e luftes ,secili prej jush te njoftoheni per cdo marrveshje te arritura nga Babaxhanet e lartpermendur si dhe te keni nga nje kopje te atij dokumenti.
Juve pra , tasshti , ju jepet rasti qe te njoftoheni me permbajtjen e dy dokumenteve me te rendsishem:

1. Dokumenti me date 04 maj 2011 i arritur ne Llucan

2.Dokumenti i dates 20 maj 2011 si marrveshje e Konculit.
Pershendetje nga musafiri.!




DEKLARATE E PERBASHKET

1.Trupi koordinues Jugosllavo Serb per komunat e Presheves Bujanovcit dhe Medvegjes dhe perfaqsuesit e Shqiptareve te Lugines se Presheves me kete riafirmojm deshiren e tyre per vazhdimin respektimit te plote te armepushimit qe ti arrijne qellimet e tyre permes negociatave paqesore dhe te ndihmojne qe ti permbahen ligjeshmeris ne rajon. RFJ/Serbia ka riperseritur qendrimet e tyre qe te rivendosin te drejtat kombetare, politike,civile(publike), sociale dhe ekonomike te Shqiptareve te Lugines se Presheves.


2.Ne kete pikpamje te dyja palet do ti permbahen dialogut ne baze te planeve dhe propozimeve te propozuara nga Trupi Koordinues dhe Platforma politike e Ekipit negociator shqiptar.

3.Ne vazhdim, duke konfirmuar deshiren e tyre per te punuar ne arritjen e mirebesimit ne mes te dy paleve ata jane marre vesh per marrjen e ktyre hapave te megjehershme:

a) demilitarizimi i plot i Lucanit dhe Turise , te kompletohet deri me 7 maj , sipas marrveshjes per ''Kthimin e jetes normale ne Llucan dhe Turi'', te 4 majit 2001.

b)te pajtohen ne demilitarizimin e plote te Zones Tokesore te sigurise dhe tere rajonit te Lugines se Presheves...
permes demilitarizimit dhe largimit te te gjitha strukturave te armatosura ne rajon , krahas themelimit te plocise multietnike , si rezultat i negociatave.
Demilitarizimi i UCPMBs do te behet sipas marreveshjes qe do te arrihet ne negociata dhe krahas themelimit te policise multietnike. Dorezimi i armatimit te rende behet te KFOR-I sipas shembullit te Kosoves.
Autoritetet e RFJ-s obligohen se nuk do ti akuzojne anetaret e grupeve te armatosura.

c)Qe ta pranojn ndimen e OSBE-s per krijim e policise multietnike duke marre parasysh edhe trajnimin e pjestareve te mehershem te grupeve te UCPMB-s ne shkollen e policis ne Bujanoc. Ne menyre qe te mbeshtet periudha fillestare , gjate demilitarizimit dhe hapjes se shkolles policore , OSBE do ti mbaje kurset , bazat themelore ne shkollat e OSBE-s. Dhe do ti mbykqyre patrullimet e perbashkta Shqiptaro/Serbe ne zonen e sigurise toksore dhe tere luginen e Presheves. Grupi Negociator Shqiptar ndermerr detyren qe ti dergoj emrat per selekcionimin e togut fillestare prej 20 kadeteve per OSBE , pas konsultimeve qe do te behen me OSBE-ne.

ç) Te inkurajoje dhe udheheqe kthimin vullnetar te refugjateve dhe personave te shperngulur ne shtepit e tyre ne Luginen e Presheves, dhe ne kete qeshtje te kete bashkpunim te ngushte me UNHCR duke marre parasysh krijimin e disa grupeve punuese per nevoja.

d) Qe te punojne ne arritjen e plote te perfaqsimit proporcional te shqiptareve te Lugines se Presheves ne organet e vetadministrimit lokal, institucionet shteterore,publike dhe sherbimet civile, dhe njekohsisht do te pranojn ne ate qeshtje edhe ndimen e Keshillit te Evropes.
Autoritete Serbo/Jugosllave duhet te leshojn lejet per mjetet e informimit ne gjuhen Shqipe ne kete rajon.

e) Te bashkpunojne ne arritjen e zhvillimit ekonomik dhe ne pergjithsi ne mireqenien ne rajon me ndimen e Bashkesise Nderkombetare.



E nenshkruar dhe pajtuar

Per Trupin Koordinues

Per Ekipin Negociator Shqiptar

Ndermjetsuesit nderkombetare :

Ne Llucan 04.Maj.2001




Dokumenti i Konculit

DEKLARATE E CMILITARIZIMIT

Duke e pranuar rrjedhjen e situates se sigurise dhe rrethit (mjedisit) te pergjithshem ne Presheve, Medvegje dhe Bujanoc eshte jo i lakmueshem ( jo i qendrueshem) dhe eshte pengese e paqes dhe stabilitetit ne regjion.

Pohohet se banoret etnik shqipetare ne P.M dhe Bujanoc kane duruar me vite diskriminimin dhe perndjekjen nga qeveria e meparshme e Serbise dhe e RFJ-se.

Rekonfirmimii arsyes se pse ne u detyruam ti marrim armet perfshin keqtrajtimet nga autoritetet e meparshme Jugosllave, largimi nga institucionet e qeverise dhe anesimi nga jeta e perditshme civile ne komunen e Presheves,Medvegjes dhe Bujanocit , mohimi i te drejtave njerzore si ne kulturore,kombetare, shoqerore, politike dhe te drejten ekonomike.

Duke i bere me dije qeverise se Serbise dhe RFJ-s qe te korrigjoj politiken e regjimit te Millosheviqit dhe integrimin e shqiptareve dhe te gjithe minoriteteve tjera ne qeverisje me te drejtat civile ne strukturat ekonomike.

Pika kulminante dhe e rendsishme eshte te mbahen lidhjet mes shqiptareve etnik te familjeve dhe shokeve qe jetojne ne Kosove dhe ne komunen P.M.B dhe levizja e lire jasht kufijve per te gjithe individet.

Kerkojm qe forcat e sigurimit Serb te sillen me dinjitet dhe respekt dhe te permbahen per nga marrja e shtepive dhe pronave private te shqiptareve.

Duke ecur me perpjekjen e komunitetit nderkombetar, veqanarisht zoterinjte Pieter Feith, Shawn Sullivan dhe Wayne Porter , qe te ndimojne ne zgjedhjen paqesore te krizes.

Duke e ditur se UCPMB ka arritur terheqjen e vemendjes se nderkombetareve per gjendjen e veshtire te shqiptareve etnik ne komunen e P.M.B dhe se koha ka ardhur ti ulim armet tona dhe ti qasemi ndryshimeve ne mes zgjedhjes politike.

Ushtria Clirimtare e Presheves,Medvegjes, Bujanocit Denoncohet,

Pranojme dimilitarizimin e plote , demobilizimin , carmatimin dhe shperndarjen ( jo me vone se 31 maji 2011) me ndime te komunitetit nderkombetar duke u bazuar ne permbajten qe vijon ( zona B jug Maj 22 . zona B qender Maj 30 , zona B veri eshte i pamundshem pershkak kontrollimit te UCPMB-s.)
Qasemi ne lufte per te drejtat e shqiptareve ne mes procesit politik dhe me ndimen e komunitetit nderkombetar dhe perfaqsimi i qeverise se re te Serbise dhe RFJ-s.

Garantimi i sigurt per hyrjen paqesore te forcavete ssigurimit Serb ne sektorin B . Thirrja e komunitetit nderkombetar dhe qeverise se Serbis dhe RFJ-s te vazhdoj angazhimin komunitetit shqiptar ne komunat P.M.B sic detalizohet ne programin e Serbise per zgjedhjen e krizes ne jug te Serbise si paraqitje e permbledhur nga
OSCE , NATO , EU , UNHCR dhe nga komunitetet tjera nderkombetare, qe te ndimojne ne integrimin tone ne jeten civile.

Qeveria e Serbise dhe RFJ-s ndershmerisht propozon programin e amnestise qe perfshine te gjithe anetaret e UCPMB-s te cilet vullnetarisht ulin armet e tyre dhe qe pushojn aktivitetin e tyre.

Synimi i themelimit te policise multietnike si force qe garanton sigurimin e shqipetareve .

KFOR-i ka per detyre dhe gadishmeri te pranoj armet dhe uniformat e UCPMB-s ne pikat kontrolluese te kufirit.

Pjesmarrja e NATO-s dhe e EUMM qe te monitoroj dhe verifikoj procesin e demilitarizimit .

Per Ushtrine Clirimtare te Presheves. Medvegjes dhe Bujanocit.

Shefqet Musliu , Komandant ( nenshkrimi i Shefqet Musliut dhe Mustafe Shaqirit )
Koncul, 20 maj 2011

Deshmitari:
Shawn F. Sullivan
Zyra e qendres se NATO-s ne RFJ.

Perfundon dokumenti , nese keni diqka per te pyt urdheroni.!

Autori i ketij shkrimi : MUSAFIRI.
Ish veprimtar i Levizjes Popullore te Kosoves
Antar i kryesis LPK , Rrethi ne Presheve
Aktualisht aktivist i Vetvendosjes , AKTIVI NE PRESHEVE
LAVDI TE GJITHE DESHMOREVE QE RANE NE ALTARIN E LIRISE.!
avatar
Plisi 07/12/2011 16:04:05
O Zot,sa jemi te perqar!!???
avatar
Kastriot Osmani 06/12/2011 12:41:59
Bash Komb mos e keqperdor ket emer te madh se un edi kush je ti e ta di mir biografin tonde e pasardhsit tuj qe ne qdo pushetet ju kan pergjigj pushtetit me bashkpunim ,,shpihunllëk,,ti mu mundesh lirisht me dal perball so problem kudo qoft un jam ne gjendje me tu pergjigj qdo dit jam ne Kosoove me njerzt mat mdhaj te popullit shqiptar takohemi e ta qes ne tavolin Marveshjen e Konculit po pi ty ekam nje pytje e permende udben cekma mu nje emer te familjes teme qe i ka sherby udbes edhe heke qet mask trego kush je edhe mo st kthej komente se sa ma shum qet kthej komente ti ngritesh ma lart e un nuk jam njeri i nivelit tond me komuniku me ty se ti je edin kejt njerzt kush je nga je e qa kerkon e kto qellime i ki individuale per me demtu naj kon me qa as qe mun meju afru se ai pi ty osht larg 20 shekuj perpara
avatar
bashk komb 28/11/2011 17:20:24
vazhdojm ME PERGJEGJEN KASTRIOT OSMANIT kur thua qe per 5minuta dotevini dhe dote pergjigjeni shum gabim e ke se nuk ke bole me ardh te une mu sqaru se besa nuk jam nga ata qe frigohen lehet se nuk jam frigu ne raste mete veshtira. se saqe ti mundesh teme rrezikosh por edhe nje edi se pote vije ne kosov lindore mesiguri dote realizosh ate qe e mendon por mesiguri me ndihmen e UDB se une atje nuk kam perkrahje.por ne trojet ku nuk vepron UDB une nuk dua konflikt me shqiptar por nerast se nuk kam mundsi ti shmangem konfliktit jam aq i fuqishem sa nuk mund ta besosh qe jam ne gjendje ta ndaloj qarkullimin ne cdo skut te trevave shqiptare.pervec se ne serbin tende nuk mundem te bej asgje se njerzit e mi cdo dit po pesojne, nga njerzit si ti dhe shoket e tu ksaj here potelutem mos kercno se fundin dota kesh jo te mir
avatar
Ushtari i Konqulit 28/11/2011 12:29:24
nese mendon qe je perpilues nuk je ti je veq se ke punu ne kompujuter ti je shefket jakupi nuk je kurfar faktori ti je veq nje njeri i thjesht qe edhe pa dashjen tende ke punu se nuk e ke pas qare edhe duhesh urgjentisht meu taku me nje njeri edin ti me kan mos ndrroni emra po banu reala e tregone veq veten avdaliziz nese je ti ama nr telit e i sqarojm do sene
avatar
Kastriot Osmani 28/11/2011 12:20:55
Bashk Komb edhe Avdylaziz e kam nje pytje per ty qite emrin menirend na te pergjigjemi per 5min edhe te tregojm se kush jina e te japim sqarime menirend e ta tregojna ne qofse osht nevojshme edhe n telefon amo meni kusht ama ermin ta di kush poe kerkon asgj nuk esht e msheft po qite ermin un ta jap menirend jam me njeri qetu qe edin kejt e ka kopjen orgjinale qetu vetem kush je nga ja qa kerkon te mos perdoret kjo per pik politike nese don dalmi e takomi e sqarojm nje her e pergjithmon ket marveshje qe osht nenshkru nga tre faktor faktori ushtarak i UCPMB se faktori Nato dhe pala serbe
avatar
aga i terrnocit 25/11/2011 09:49:09
sa interesant upermend disa ushtar te konculit edisa tllucanit edisa dobrosinit po ku ipasni lon ushtart e terrnocit kush epaska shkru at koment avec dobrosini paska luftua
avatar
Junuzi 23/11/2011 09:47:28
Te lumt PRIZRENI,Me pelqeuuuuuuuu shkrimi yt.

Ne si shqiptar te lugines jemi fajtor vet per situaten e krijuar sepse nuk kemi nje rrug qe duam te ndjekim,jemi duke jetuar sot per neser dhe ende nuk dim se ku dot shkojm.

NJE SHTET SHQIPTAR EGZISTON NE KET BOT.

SHQIPERI.
avatar
Ne disa ishë ushtarët e UCPMB-ës 23/11/2011 09:46:43
Ne disa ishë ushtarë të UCPMB-ës nga fshatrat: Koncul.Llucan dhe Dobrosni; Kërkojmë që urgjentishtë të publikohet dokumenti shumë i përfolur dhe shumë i përmendur "Marëveshja e Konculit".
Nga ti i nderuari Z.Jonuz Musliu kërkojmë publikimin e këtijë dokumenti sepse ty më së shumti të besojmë porë edhe nga arsyeja sepse ti je i vetmi që më së shumti thirresh në atë dokumentë.

Mediumi i vetëm përmes të cilit kërkojmë të bëhet publikimi është portali më i besueshëm, më i guximshëm, me plotë kuptimin e fjalës shqipëtarë; www.presheva.com

Nëse provoni që cvarë do dokumenti tjetër ti servoni opinionit përmes ndonjë mediumi tjetër të Luginës Preshevës të cilëve ne nuk i besojmë aspak, edhe më shumë do të na shtoni dyshimin se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar.
Përshëndetje të përzemërta nga disa ishë Ushtarë të UCPMB-ës nga fshatrat: Koncul.Llucanë dhe Dobrosin.
avatar
PS 23/11/2011 05:28:14
kerkojm edhe naga Zeqirja Fazliu na falni per harrese
avatar
KERKOJM 23/11/2011 05:20:23
Qe sa vite permendet MARRVESHTJA E KONCULIT
Krekojm nga RIza Halimi, Jonuz Musliu, Naser Haziri etj qe ket "marrveshtje " tia tregojn opinjonit...Qe sa vite na RRENI me ket ....
Marrveshtje si duket NUK KA PAS .... na keni rrrejt.... ne te kunderten jwepjani mediave KOPJEN ta shoh ky popull.!
KU ESHTE MARRVESHJA
nje grup i qytetarve
avatar
PRIZRENI 23/11/2011 04:11:36
Ju flisni per bashkimin e LUGINES se PRESHEVES me KOSOVEN
kurse me fajin tuaj kemi te percar vet LUGINEN.

JONUZ MUSLIU ju jeni po ata te cilet per shkakun e interesave tuaja personale dhe grupore percat krahun e luftes ne LUGIN.

Per arsye te nje POSTI te nje RROGE percat shoket me te ngusht,devijuat nga rruga e drejt dhe tradhetuat amanetin e deshmoreve.

Jonuz Musliu Lugina e Presheves nuk eshte KOSOV as SERBI
por eshte SHQIPERI.

Dikush thot se LUGINA e PRESHEVES nuk ka qen pjes e KOSOVES
dhe se ka pasur lidhje te ngushta me SHKUPIN

Mirepo mos te harrojm se ne kohen e perandoris OSMANE tokat shqipetare kan qen te ndara ne 4 vilajete
dhe se qender e vilajetit te KOSOVES ka qen SHKUPI
Dhe nga kjo themi se LUGINA e PRESHEVES se bashku me KOSOVEN dhe LUGINEN e VARDARIT kan qen dhe do te jen pjes se SHQIPERIS se BASHKUAR.

Pra LUGINA e PRESHEVES nuk eshte as KOSOV as SERBI
por eshte SHQIPERI.
avatar
Black&White 23/11/2011 02:16:40
Me keso deklarata qe 10 vite jan duke na ushqy, e tybe jemi tu i honger si plazma keksat me tomel. Ma pak fjale e ma teper pune o njerz.
avatar
Suadi 23/11/2011 01:31:04
Nukë egzistonë fare marëveshje e Konculit, egziston një dokument tjetër i cili edhe titullin ai dokument e mbanë ndryshe. Vetë fakti që kurrë asnjëherë nuk është publikuar fletë mjaftë se për cka bëhet fjalë.
Përmendja e këtijë dokumenti si bazë dhe obligim për dicka, është vetëm manipulim me opinionin dhe azgjë tjetër më shumë. Nëse presheva.comi i guximshëm dhe profesional kështu sikur të gjithë më tani që po e njohim nuk arrinë ta publikoje , atëher nuk ka tjetër medium as të guximshëm e as profesional që do ta bëje, Atëher mbetet në fushatën parazgjedhore me siguri do ta publikoje një subjektë politik.
avatar
buj 23/11/2011 00:33:53
Ju lumte z.Musliu.
avatar
njeriu i thjeshte 22/11/2011 16:27:24
Pershendetje gjithe shqiptareve(sidomos te Lugines) me perjashtim te politikaneve. Por pyes vehten se pa medyshje se edhe nga ju nuk do t'a kem pergjegjen; ceshte more kjo e juaja, te lumte Ragmi, te lumte Rizo, te lumte Jonuz etj.etj. thot njeriu se ata do vendosin se c'ka do behet...por si vet more ata askush...dhe do behet ajo c'ka deshiron Amerika e jo ata, se s'kan kacik...mbushuni mend more dhe mos te luajn me ju...dhe do te behet mire per shqiptaret por jo shkaku i atyre qe u thoni te lumte por shkaku i Amerikes...Mirembetshni deri ne takimin e ardhshem!
avatar
bashk komb 22/11/2011 16:27:04
Z. MUSLIU NESE I LEXON KOMENTET CKA MENDON POPULLI KAM TRI PYTJE PER JU nen 1kur kerkoni nji polici me te profesionalizuar per cilen polici e keni fjalen i nderuar ste kuptoj nen 2 ne marrveshjen e konculit edin ti por edhe une se pala serbe asgje nuk ka nenshkru cfar obligimi ka pala serbe qe te zbatoj at marrveshje pse e rreni vete veten kuasht dukumenti nen 3 Z.MUSLIU.ajeni duke e pare se cdo veprim te serbis ne kosov lindore ju personalisht dhe lideret politik te kosoves lindore jeni duke e perkrahur terthorrazi por na tregoni burra ajeni me beograd a me kend jeni. se saper deklerata nagopet te gjith lideret me rroga te beogradit e te kerkosh reciprocitet me serbet e veriut. kjo nuk asht asgje vetem nje trillim.me asgje ne veper nuk keni tregur se jeni per reciprocitet. me serbet e veriut po.ta kujtoj se serbet e veriut veprojn jashta institucioneve shtetrore te kosoves.eju lideret e kosoves lindore vetem me drecin e mallkuar qe nuk bashk punoni julutem pergjigjuni a nuk asht keshtu
avatar
Une jam për Bashkim 22/11/2011 15:43:04
Eshte koha fundit qe politikanet tane te Lugines te mendojn mir se cka duhet te bejn tani ,tani eshte shansi fundit , kur Lutfi Haziri qart iu ka dediku edhe politikanve dhe popullates se Lugines se Kosova nuk mundet te ua jap gjitha nese edhe ne ketu nuk qojm koken lart ,dmth kufijt munden te ndryshohen me marrveshtje te dy anshme , edhe Shqiptarve iu konvenon po edhe Serbve te Leposaviqit gjithashtu ju Konvenon te behen marrveshtje te dy anshme , dhe ju preferoj te punohet rreth ketij projekti e perkrahmi plotsisht gjith qytetaret,bashkim me trungun ton Kosoven ......deri ne bashkim ju pershendes ....
avatar
O Abdylaziz 22/11/2011 15:02:43
Jeni nje numer i lexuesve dhe momentalisht jemi ka shiqojm futboll ne TV ama na interesom ajo qe ju kerkoni nga Jonuzi jo njehere.
Nese ju e dini pse nuk naj jepni neve permes Presheva com -lene ju Jonuzin
avatar
`23421 22/11/2011 14:58:02
nejse kjo oshte onderr e kah motshme po flm per gzimin po flm edhe per diten qe na ndrece...na prej ktynve qka i kena ktu une kto fjal i kom ndi prej si kam lindur...
avatar
`23421 22/11/2011 14:56:23
sa ma shpejt aq ma mire...leje arin ari kurre ska qene piksynimi jone shqipria qe e dojne shqiptaret eShte ari i vertet...OSE IK OSE RRI...kosova e pavarur 1.shqiptaret askush mbi ta...
avatar
bujar tafa rahovic 22/11/2011 13:50:39
vetem bashkimi me kosoven zgjidhja ma emir per te gjith bashkimi ben fuqin te lumt per guximin.
avatar
Abdylazizi 22/11/2011 13:23:15
I nderuari Z.Jonuz Musliu, por edhe ju e nderuara redaksi e presheva.comit, edhe më herët ju kamë kërkuar porë edhe nga Jonuz Musliu që të publikohet një herë dhe vetëm një herë ky dokument që ky zotri e quan marëveshja e Konculit. Unë personalishtë e di se cka thuhet në të dhe si quhet me emrin e vërtet e jo marëveshje.
Për hirë të opinjonit dhe të informimit të drejtë duheni që ta publikoni njëher këtë dokument.
Abdylaziz Sadiku.F.Sh. Koncul.
avatar
ilmi 22/11/2011 11:01:13
persh po kjo dote ndodh se shpejti bashkimi i kosoves lindore me kosoven te lum jonuz musliu ene jemi per bashkimin kombetar edhe kjo dit nuk esht larg esht shum ngat sa doqe politika te qoj larg iden rruga esht shum e shkurt per bashkimin kombetar rroft shqipria.
Total: 27 | Treguar: 1 - 27

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal