Intervistë: Hekuran Krasniqi me videoklipin e ri "Sa zemra i ke ti" /video/
Presheva.com: Hekuran dëgjuam që tash ke bërë një videoklip të ri?
Hekurani: Po është publikuar klipi dhe është xhiruar në Prishtinë në “Tunel Bar” në kafeterinë më famoze në Prishtinë të cilën e menaxhojnë grupi "Fama" me të cilët bëj muzikë kohëve të fundit.
Presheva.com: Cili produskion është marr me xhirimet e këtij klipi?
Hekurani: Realizimin e klipit e bëri produksioni "Maximus" në krye me Blerdi Malushin regjisorin tonë të madh dhe stafin e tij.
Presheva.com: Për tekstin dhe orkestimin e këngës kush është përkujdesur?
Hekurani: Tekstin e këngës e ka bërë Ilir Geci muzikën dhe orkestrimin unë Hekuran Krasniqi saz Astrit Stafaj produced by Heki.
Presheva.com: Cila është historia e klipit?
Hekurani: Historia e klipit është thurrur rreth femrave lakmitare që vrasin zemrat e meshkujve në çdo kohë por nuk do të thotë se të gjitha femrat janë të tilla.
Presheva.com: Përveq këtij klipi që tashmë u publikua, jeni duke u marr dhe me këngë tjera të reja?
Hekurani Në vazhdimësi jam duke punuar me intenzitet të shtuar kam shumë projekte të reja që do ti shohim pas vitit të ri si këngë të mia,spote poashtu edhe këngë për artistë të tjerë, ja vlen të permendet edhe këngëtari Xoni. Adelina Hasani, Egzon Krasniqi, Dr Alban dhe shumë të tjerë që pritet të dalin me këngë të reja dhe klipe të reja poashtu Xoni ka promovuar këngën e tij më të re të realizuar në studion time by Heki “Dita e diele” të cilës ja kemi realizuar edhe klipin dhe është nëpër mediet tona e pranishme një balad e cila po mirëpritet nga publiku poashtu edhe këngëtari nga Peja Nadi është prezantuar për festat e vitit të ri me këngën më të re të realizuar në studion time “A e dëgjon zemërën time” si dhe shumë këngë tjera të cilat priten të dalin.
Presheva.com: Disa fjal për vizitorët e Presheva.com dhe per fansat tuaj nga Presheva?
Hekurani: Dëshirojë të ju përshëndes juve dhe vizitorët e portalit tuaj ne veçanti vëllezërit nga Kosova Lindore ju urojë festat e fundvitit shëndet lumturi dhe harmoni në shtepite tuaja, me rrespekt Hekuran Krasniqi.
Faleminderit që gjete kohë për këtë intervist. /Intervistoi Krenar HALIMI, presheva.com 2011/



e simpatizoje shume
ja kisha falur nje te puthur te madhe e pershendes shume
Publikoni komentin tuaj