MrLeart - Shpesh këndoj muzikë Rap për Preshevën
Learti ka filluar të këndojë Rap që nga viti 2004. Ai inspirimet e tij për këngët që i këndon i merr nga shkrimtarë shqiptarë, fjalë të urta dhe ka tema sociale. Në një intervistë eksluzive ky i ri Preshevar flet për ambiciet e tij dhe pasionin që ka pas muzikës.
Kur keni filluar me rap dhe cila ishte kënga e parë që e realizuat?
Mr.Leart: Ideja për tu marrë me rap më lindi nga viti 2004, kënga e parë të cilën e kam realizuar me shumë vështirësi ka qenë bashkëpunim me një shok të klasës të cilën e quajtëm – Crazy Band
Leart tekstet e këngëve tua i shkruan vet ti ato apo ndokush i përgadit ato?
Mr.Lerart: Gjithmonë tekstet i shkruaj vetë, marrë inspirim nga libra të ndryshëm të shkrimtarëve shqipetarë, nga fjalë të urta dhe mundohem që të preki sa më shumë tema sociale të cilat na rrethojnë dhe kjo më bën që të dalloj nga reperët tjerë.

Ku i keni inqizuar deri më tani këngët tuaja,dhe për instrumentalet e këngëve kush është përkujdes?
MrLeart: Që nga viti 2004 më shumë vështirësi jemi munduar gjithsesi të arrijmë me rep kulturë, në fillim kemi bërë një të ashtuquajtur ‘home studio’ (studio shtëpiake) më paisje të lira, aty kemi incizuar një kohë, pastaj me ndihmën e një producenti Kam filluar të inçizoj me kualitet më të lartë, më vonë krijuam vet grupi një studio (BlackOut Records) ku në këtë studio incizojmë edhe sot.
Për instrumentalet e këngëve në shumicën e këngëve janë përkujdesur producent amerikan që për fat të keq ia kemi huazuar instrumentalet sepse nuk kemi hasë në ndonjë rap producent shqiptar. Për instrumentalet tash për tash merret Caravella Beats dhe Big Albo, të cilet I faleminderoj shumë.
Përveç muzikës, me çka mirreni në kohën e lirë?
MrLeart: Përveç muzikës, vijoj edhe shkollën e mesme këtu në Preshevë, poashtu punoj edhe si IT servicer dhe mirrem ngapak me dizajn grafik. Megjithëse jam tejet I agnazhuar, asnjehere nuk e kam lënë anash muzikën rap.
A pritet ndonje këngë/album apo video-klip nga ju?
MrLeart: Sigurisht, xhirimet e videoklipit janë kryer këto ditë nga produksioni OrangeMEDIA, për momentin jemi duke punuar maksimalisht që të sjellim dicka që askush nuk e ka bërë në vendin tonë. Gjithashtu kam pas mjaft plane për një album në të cilin kam punuar tejmase, mirëpo u detyrova që mos ta publikoj, sepse kualiteti nuk ishte ashtu sic e deshiroja unë.
Çka mendoni për repin dhe reperët në Preshevë,ka talenta ky vend?
MrLeart: Presheva ka shumë repera, disa prej tyre janë me të vërtetë shumë të mirë. Mirëpo repi që bëhet në anën tonë nuk ‘dhezë’ në estradën shqipëtare, pavarsisht kësaj, repi bëhet mjaft mirë në vendin tonë.
Mendon se nëse një i ri jeton në Preshevë dhe merret me rep mund të arrij diçka ?
MrLeart: Nëse kemi vullnet secili nga ne mund të arrijmë atë që e deshirojmë, mirëpo në vendin tonë edhe pse është shumë vështirë, ne e bejmë të pamundshmën për të arritur atë qe kemi synuar.

Deri tash mund të na cekesh disa prej arritjeve tua gjat këtyre viteve prej se ke filluar të merresh me rap?
MrLeart: Kur e merr me mend nga viti 2004 deri në vitin 2011, duken aq shumë vite përvoje me repin, por nuk nuk është arritje e madhe kur nuk e ke përkrahjen e mediave ose dicka të ngjashme promovuese.
Arritjet e mia jane se kam fituar zemrat e shumë dashamirëve të repit shqip. Një arritje tjetër për mua është se ka pas mjaft mbrëmje rinore dhe koncerte ku kam qenë I ftuar për të performuar live këngët e mia. Kjo mjafton për mua, sepse qëllimi im është të përcjell ndonjë mesazh përmes këngëve te të rinjët, e jo të kem përfitime nga kultura e repit.
Çka presim nga MrLeart në një të ardhme të afërt ?
Prej MrLeart-it në një të ardhme të afert ka me pas shume këngë të cilat janë realizu në BlackOut Records, vetëm se është duke u kryer përpunimi i zërit, filtrimi e disa gjëra tjera dhe presim që t’I lansojmë sa më shpejtë.
Disa fjal për fund ?
Për fund, ju faleminderoj shumë që kam qenë I ftuar në këtë intervistë, respekt për të gjithë dashamirët e repit. /Intervistoi Krenar Halimi, presheva.com/



Publikoni komentin tuaj