Enver Sahiti: Në Preshevë gjithmonë ka pasë talent të futbollit, të gjithë janë zhdukur
Intervistë me Enver Sahitin, trajnerin e klubit Futbollistik "Bashkimi" nga Kumanova.
Kariera e juaj si futbollist:
Nuk kamë pasë karierë të gjatë dhe suksesëshme futbollostike, kamë filluar në KF. “ HAJDUK “ Preshevë në vitin 1966/7, më 1968 nl tetorë shkova në KF. “Vëllazërimi “ të Gjakovës ku qëndrova vetëm tre muaj dhe luajta së më kujtohet mirë rrethë dhjetë ndeshje duke marrë parasysh edhe ato miqësore. Aty u takova me një “lokalizëm mesjeterë primitiv” sa i përket pranimit nga ana e udhëheqësisë dhe lojtarve. Më 1969 shkova në KF. “Trepça “ e Mitrovicës këtu edhe më keqë u ballafaqova me një “shovinizëm sërb ultra “, në atë kohë në këtë klub luante vetëm një shqiptarë edhe ate jo standard, besoj se komentet më të hollësishme janë të tepërta. Aty qëndrova dy muaj dhe kështu përfundoi kariera ime prej futbollisti.
Shkollimi dhe kualifikimet Tuaja:
Më 1974/5 gjatë studimit në Fakultetin e kulturës fizike çfaqa interesimin për të vijuar Shkollën e lartë të futbollit, por aty hasa në pengesa të natyrës tjetër, për të vijuar këtë shkolë duheshin referenca nga organizata të kulturës fizike dhe komitetit partiake. Unë si element antikomunist nuk kisha si të siguronja aso llojë dokumenti për të vijuar shkollë e futbollit. Në vitet e nëntëdhjeta gjatë qëndrimit tim në Republikën e sotme të Sllovakisë fillova të vijoj shkollimin për trajner futbolli. Pas liçencës “ C” dhe “ B” më 2000 mbarova studimet dhe u pajisa me liçensë “ A” të pranuar nga UEFA. Kurse më vitin 2007 mbarova shkollimin dhe morra “ UEFA – PROFI “ liçensën , e cila pranohet në të gjitha vendet e Botës. Ligjeratat në këtë shkollë mbaheshin nga profesorët më eminent të Sllovakisë dhe të gjithë Evropës duke përfshi trajner të njohur që kanë punuar në klube të mëdha Evropiane dhe Botërore dhe kanë qenë selektorë të kombëtareve të ndryshme me pjesmarrje në kampionate Evropiane dhe Botrore.
Filozofia juaj futbollistike dhe puna si trajner:
Krijohet gjatë punës në formë permanente duke u ndikuar nga trajnerët me të cilët ke punuar, përvojës si futbollost dhe si trajner më vete, rezultateve dhe kushteve tjera të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Sllovaki kamë pasë fat të punoj për pesë vite me një trajner të njohur edhe si futbollis i quajtur Vojteh Varadin në klubin e ligës së dytë Sllovake SH.K.P “ DEVIN”, gjithashtu në të njejtin klub me trajnerin V. Gofa, kamë qenë në stazh të obliguashëm gjatë shkollimit te trajnerët e njohur të ligës së parë Çeke dhe Slovake si K. Brukner, J. Vengllosh, S. Griga , D.Galis, L. Jurkemik me të cilët edhe sot këmbej mendime sa i përket futbollit. Nga secili kamë mësuar diçka, çka i duhet e çka jo një trajneri, për këte arësye i jamë mirënjohës. Për çudi te na shqiptarëet askush nuk vjen të marrë përvojë po flas për përvojën time, se na si duket lindim të përkryer, e çuditshme!
Tani jeni trajner në KF. “Bashkimi” Kumanovë, përvojat Tuaja:
I jamë mirënjohës pronarit të KF. “Bashkimi “ Kumanovë z. Lutfi Hyda i cili për herë të dytë më dha besimin të jemë trajner i ekipit tijë, herën e parë më 2005 ku pasë tre muajësh “kolegët” me intrigat e tyre më të ulta më detyruan të largohem nga klubi, e kalur për tu mbajtur mend. Puna më e rëndë është të krijoshë themelet e klubit dhe të ekipit, aty shihen aftësitë dhe zotësia e një trajneri dhe menaxheri. Edhe pse me probleme të natyrave të ndryshme kemi krijuar një ekip që ka nivel në të gjitha pikpamjet dhe kemi plasman të mirë në ligë. Na pret punë e madhe dhe e gjatë sepse krijimi i ekipit është punë e lodhëshme dhe delikate, këte më së miri e dëshmojnë trajnerët që kanë krijuar ekipe nga fillimi si A. Ferguson, A. Wenger e në rastin e fundit edhe P. Guardiola po i përmendi si trajner të njohur se na jemi largë nga ata. Kemi edhe tipin e dytë të trjnerve atyre “ të gatshëm “ që krijojnë ekipe me lojtar të blerë.
Trajneri i mirë si krijohet a ndikon kariera futbollistike:
Sigurushtë që kariera futbollistike është një faktorë i rëndësishëm për një trajner, së paku për një arësye sepse çdo trajner që ka luajtur futboll është kyçur dhe ka përjetuar momente dhe probleme me të cilat ballafaqohen lojtarët. Këtu kemi të bëjmë me përvojën e cila i ndihmon në zgjidhjen e problemeve e shumë gjëra tjera. Por kariera futbollistike nuk është vendimtare se kemi raste të futbollistëve të mirënjohur Botërorë që nuk janë treguar të suksesëshëm edhe pse e kanë provuar. Po japë disa emra si : Bobi Çarlton, Pele, Platini, Amansio e shumë të tjerë. Posti i trajnerit të futbollit kërkon,” personality”, njeri me njohuri univerzale, të edukuar dhe me kulturë të lartë, të dijë të menaxhojë ekipin duke motivuar kokat e futbollistëve të sotëm milioner.
Lojtari i mirë si krijohet:
Futbollist që i rrespekton dhe i zbaton këshillat e trajnerit në procesin e trajnimit dhe në lojë. Futbollist i cili i përvetëson – përsosë, veprimet individuale në aspektin tekniko – taktik, që posedon aftësi integruese dhe sens për grupin në aspektin tekniko - taktik, sens për bashkëveprim në aspektin e lojës kolektive, patjetër të posedoj – përmbushë të gjitha parametrat të aftësive psiko – fizike dhe i disiplinuar në maximum për ti krye detyrat e trajnerit në procesin e trajnimit dhe në lojë dhe i dalluar si sportist që zbaton fair – playin . Dhe për fundë të jetë flexibil për tu integrua – adaptua në sistem të përgjithshëm të futbollit, nuk mendoj në sistem konkret të lojës
Adhurues i cilit sistem jeni dhe cilin e praktikoni në “Bashkim “ të Kumanovës:
Gjatë viteve të fundit të shekullit kaluar kamë qenë adhurues i sistemit 4-4-2, në fillim të viteve të para të këtij shekulli isha i lidhur me sistemin 4 – 3 – 3, kurse tash në ekipin momental aplikoj sistemin 4-2-3-1, një variant mjaft flexibil dhe praktik me mbulim simetrik të fushës.
Futbolli në R. e Maqedonisë, R. e Shqipërisë dhe të Kosovës:
Futbolli në Maqedoni po flas për pjesën shqiptar është i varur nga shteti Maqedon i cili shumë pak investon në futbollin shqiptar, sa i përket arsimimit- shkollimit të kuadrove shqiptare ka pak trajner të mirëfillt shqiptarë. Prandaj edhe futbolli është në këto nivele, mendoj të ulta, por si duket e kanë vërejtë se pa investim në kuadro nuk ka përparim. Këtë sezonë ka filluar angazhimi i trajnerve të huaj si rasti i KF. Rabotniçki i cili kishte angazhuar një trajner nga Sllovenia, kështu të ndërpritet hegjemonia e grupeve dhe klaneve të caktuara që pengonin angazhimin e trajnerve kualitiativ duke mbajtur status quo. Nga e njejta plagë vuan edhe futbolli shqiptarë në Shqipëri, edhe atje pengesë e madhe është një strukturë e trajnerve të vjetër që pengojnë depërtimin dhe afirmimin e trajerve të rinjë patjetër duhet të jenë kualitativ, mirëpo edhe atje kanë filluar të lëvizin gjërat, me angazhimin e një trajneri Çek nga ana e ekipit të Skendrbeut të Korçës po thyhen barikadat, i njejti rast është edhe me futbollin në Kosovë ku të njejtit trajner nga struktura t e vjetra bëjnë “rokada” si në lojën e shahut nëpër klube duke penguar afirmimin e trajnerve të rinjë, zhdukin në mënyrë të planifikuar konkurencën dhe kështu mbyllin horizontet për të gjetë rrugë të reja.
Prania e trajnerve – lojtarve të huaj në futbollin e shteteve shqiptare, garant kualiteti apo:
Bota futbollistike, e posaçrisht futbolli me trendet e veta ndikon në rritjen e kualitetit të futbollit, e kjo direkt lidhet me rritjen e konkurencës në ekipet e futbollit për të pasë ndikim direkt në rritjen e kualitetit. Përderisa vendet e Evropës ku futbolli është në nivele shumë më të larta se në vendet tona e kanë pranuar këtë trend pse na mos ta pranojmë. Kur dihet mirë që edhe një vend si Anglia e ka trajnerin e kombëtares Italianin Kapello. Duhet të përshëndetemi me praktika të tejkaluara të botës komuniste dhe trendeve me konotacion mesjetarë se vetëm i afërmi i im është më i mirë, të fillojmë ta çmojmë puntorin dhe ate që është më i kualifikuar dhe expert. Me probleme të tilla si i huaj “nga Presheva”jamë ballafaquar edhe në ekipin tim të “Bashkimit” të Kumanovës por lojtarët shpejt e kuptuan se te unë titullar mundë të jetë vetëm ai që e meriton dhe unë jamë ai që vendos pët të gjitha.
A keni pasë brenda këtyre viteve oferta nga ndonji ekip nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria:
Për te qenë realist kamë qenë në bisedime me dy ekipe nga Maqedonia por mënyra e bisedimeve ka qenë nën nivelin tim të kulturës personale dhe sportive, kanë qenë kushtëzime të ulta dhe oferta tejet nënçmuese për mua që fare skan të bëjnë me futbollin, prandaj kemi përfunduar bisedat brenda pak minutave. Nga Kosova dhe Shqipëria nuk kamë pasë oferta, dhe mendoj se Kosovës sikur nuk i duhen trajner me emër dhe mbiemër shqiptarë, por sikur të quhesha Fritz, Klod apo Pietro ndoshta punët do të shkonin ndryshe.
Jeni autor i dy librave me termatikë nga futbolli, na thuani diçka për përmbajtjen e tyre:
Shkollimin për trajner futbolli të kategorisë më të lartë, përvoja e fituar në procesit e trajnimit, mungesëa e teksteve nga lëmia e futbollit, dhe pas analizës së literaturës të deritanishme e pashë të arsyeshme nevojën dhe morra vendim për të shkrua diçka që do të jetë ndihmesë për trajnerët dhe puntorët e futbollit dhe deri tani shkrova dy libra: FUTBOLLI – Teoria dhe Praktika, dhe FUTBOLLI – Metodika dhe Teknika.
Libri i parë përfshinë tematikën e procesit të trajnimit në përgjithësi duke përfshirë metodat, format, mjetet e trajnimit, ciklet e procesit të trajnimit me periudhat e caktuara, formimin e ekipit dhe të lojtarit ,filozofinë e disa trajnerve të njohur me kauçimin si pjesë e sajë ,diagnostifikimin, garat, analizën e disa sistemeve të sotme, duke përfunduar me terminologjinë e futbollit. Libri i dedikohet të gjithë trajnerve dhe profesorve që në njëfar mënyre mësojnë futbollin në klube dhe vendet të tyre të punës.
Libri i dytë i dedikohet gjithëashtu, punëtorve të futbollit të niveleve të ndryshme. Konkretisht në libër shtjellohet metodika e të ushtruarit, përvetësimit dhe përsomërisë së elementeve individuale të futbollit, koncepcionit të lojës dhe procesit të trajnimit të tyre.
Si janë pritur librat nga futbolldashësit dhe punëtorët sportiv të profileve të ndryshme:
Nuk jamë i knaqur me interesimin për librat konkrete për shumë arsye, derisa në literaturën sportive shqiptare kemi mungesë për libra të futbollit lexuesit dhe punëtorët e futbollit ngurrojnë ta blejnë libri e që është ma shqetësuese injorohen nga trajnerët e futbollit, bile edhe nga ana e profesorve universitar që mbajnë katedra të futbollit, kryetarve të lidhjeve futbolistike etj. Po e ceki sa për informim se çmimi është simbolik, kur dihet se librat e tilla në vendet tjera kanë çmime edhe dhjetë herë më të larta. Shumë personaliteteve të njohura i kamë dhuruar nga një libër, por nga askush nuk më ka mbrrijtur qoft edhe një falemnderim nëpërmjet të celularit, sigurisht ju mungon mirësjellje intelektuale. Edhe pse nuk e kuptoj këtë sjellje të lexuesve, mbështetem në përgjegjësi intelektuale që kamë ndaj shoqërisë dhe kombit, e nuk më mërzitë ajo se dikush nuk ka kulturë elementare. Gjithmonë jamë nisur nga ajo se për një intelektual të mirëfilltë libri është dhurata më e madhe. Deri kur do të vazhdojë kjo bindje se shqipëfolësit nukë dijnë të shkruajnë, nuk janë të aftë të ligjërojnë dhe se të huajtë janë më të dijtur dhe më të zotë se na! Por si duket te ne shqiptarët është bërë zakon pak të punojmë por të prirur shumë të kritikojmë. Më kujtohet nji thënie: “Çdo punë e lodhëshme dhe e mundishme edhe pse nuk paguhet, ndihmon që gjërat të lëvizin përpara”.
Në të ardhmen a do të vazhdoni të shkruani:
Patjetër ky eshtë obligim moral i çdo intelektuali që nëse ka mundësi të shkruaj duhet të shkruaj, sepse vetëm gjërat e shkruara mbesin, ate ia kemi borxh gjeneratave të ardhëshme. Në librin e tretë do të shtjelloj taktikën e lojës me metodikën e të mësuarit, përvetësimit dhe përsosmërisë.
Në çfar niveli është përgatitja e trajnerve shqiptarë:
Vetë fakti se në historinë e futbollit nuk kamë dëgjuar që ndonji trajner shqiptar të jetë angazhuar nga ndonji ekip me emër në vende tjera përveç në ekipe të Kosovës, Shqipërisë dhe ekipeve shqiptare të Maqedonisë na tregon për rejtingun që kemi në Botën e futbollit, por këto bindje gjithësesi duhet eliminuar. Ngritja e nivelit të trajnerve bëhet duke themeluar shkolla adekuate të futbollit, organizimit të seminareve nga futbolli në nivel të shtetit dhe nivel gjithëkombëtarë së paku një herë në vit me prezencë obligative. Nëse egziston diçka e tillë unë nuk jamë i informuar edhe pse kamë biseduar, kamë ofruar ndihmën time në çdo formë, në dijen se jamë trajner futbolli me Euro – Profi liçensë janë kryetari i lidhjes futbollistike të Kosovës dhe ai i Shqipërisë, por asnjëherë nuk kamë marrë ftesë apo ndonji lloj informate, ndoshta nuk janë mbajtë. Praktikat në vendet tjera të botës janë transparente, më 5 – 8 dhjetor të vitit 2011 isha në seminarin e futbollit e mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë nën patronat të URFA –së me tematikë analiza e kampionatit botëror të kaluar, dhe trendet zhvilluese në vitet e ardhëshme. Prezent ishin mbi 240 puntor sportiv ku u lexuan mbi 40 referate nga trajnerët, pedagogët dhe metodicentët më të njohur të Evropës dhe Botës. Prezenca në seminar ishte obligative, njëherit ishte edhe kusht për vazhdimin e liçensës. Kështu punonhet dhe këto janë standardet e botës së qytetruar, ja duhet pranur këto standarde ose do mbetemi aty ku jemi, ta pranojmë vetëizolacionin vullnetarë, “protektorat edhe në futboll”.
Futbolli Preshevar, infrastruktura dhe puna me të rinjët:
Jamë skeptik sa i përket zhvillimit të futbollit në komunën e Preshevës përderisa klasa politike Preshevare më tepër është e interesuar që në organizatën për kulturë fizike të punësojë militant partiak që u sigurojnë vota, sesa puntorë të mirëfilltë që janë të specializuar për sporte përkatëse. Jamë në njoftim për hapjen e disa shkollave të futbollit për mosha të reja, nga ekipet e mëdha Evropiane si ajo e Arsenalit por gjithashtu jamë skeptik në sensin e seriozitetit të tyre për arësye të mungesës së infrastrukturës në Kosovë – mungesa e stadioneve në Prishtinë ku janë të stacionuar. Edhe pse në Preshevë gjithmonë ka pasë talent të futbollit të gjithë janë zhdukur. Athua tërë historin do të gëzohemi me sukseset e ekipeve dhe kombtareve të vendeve tjera, athue na ka....
Futbolli shqiptar në të ardhmen:
Për ngritjen e futbollit shqiptarë në viset – e banuara me shqiptarë atje ku ekzistojnë ligat, duhet të ngritet niveli i lojës së ligave vendore e ajo bëhet me angazhimin e trajnerve - lojtarve të dëshmuar të futbollit për kualitetet e tyre, qofshin edhe të huaj. Shkollimi i kuadrove - trajnerve vendor në shkolla futbolli të organizuara dhe kontrolluara nga UEFA, me program të tyre, organizimi i seminareve jo vetëm “ pro – forma”, këmbim i mendimeve mes organizatave të futbollit me shtetet ku futbolli është në nivele më të larta, organizimi i stazhit për trajner shqiptarë në ekipe të ndryshme të Evropës. Ngritja e infrastrukturës, ndërtimi i objekteve që i shërbejnë sportit – futbollit, ngritja kualitative i procesit të trajnimit dhe garimit, respektimi i fair – play në stadione. Me pjesmarrjen e një numri të caktuar të lojtarve shqiptar në ligat e Evropës nuk mendoj se do të vijë deri te ngritja e kualitetit.
Futbolli Evropian dhe Botrorë për momentin:
Padyshim se kahje pozitive në këto vite lojës së futbollit po i jep ekipi i Barcelonës në krye me trajnerin P. Guardiola, me ndihmën e ekipit të Realit të Madridit nën drejtimin e J. Murinjos, në formë të rivalitetit mes dy ekipeve, mundësia e krahasimit e njëherit ngritja e kualitetit të futbollit. Padyshim dy trajner më kualitativ në futbollin Botërorë duke marrë parasyshë moshën e tyre. Dy trajner të kundërt në pikpamje të filozofisë së futbollit, me dallim të madhë sa i përket interaksionit trajner – lojtar, derisa P.Guardiola qëndron nën lojtarët, por ata i binden mendimeve të tija, J. Murinjo qëndron mbi lojtarët por nuk mundë ti bindë në total. Jo se J. Murinjo nuk e njeh lojën e Barcelonës por nuk do ta kopjojë stilin e sajë, fundifundit është edhe më mirë se kështu do të varfërohej futbolli se kopjimi sado të jetë me sukses mbetet kopje e për kopjime si në art edhe në futboll nuk paguajnë. Kështu më kujtohet motto : “ Kundërshtarin duhet ta nderojmë se ai na mundëson lojën”.
Angazhimi Juaj në futbollin Preshevarë:
Po e them me gjithë sinqeritet, çfardo forme e angazhimit tim në futbollin Preshevarë është e kalur, kamë arësye personale për një vendim të tillë. Futbollistëve Preshevarë aktiv dhe të ardhshëm u dëshëroj sukses në karierë, duke ia përkujtuar një thënie: “ Gjithëçka fillon dhe mbaron me procesin e trajnimit “.



Ju pergezoj per punen qe keni ber per futbollin preshevar dhe at kumanovar dhe ne duhet te krenohemi se ju kemi.
Un kam pas rastin shum her qe te bisedoj me ju dhe vertet jeni njeri shum i madh dhe nje sportist per cdo lavdrat.
Un gjat kohes kur isha gazetar sportiv ne RTV ALDI kam pas nderin qe ne shum emisione te ju kisha misafir dhe vertet me keni begatuar emisionin me aftesit e juaj sportive.
Vertet e njihni aq shum futbollin dhe them se rrall kush din te elaboroj kaq bukur rreth futbollit.
Kam ndegju se jeni afruar te punoni si trajner ne Kf Bashkimi,ekip qe e kam ndjek cdo ndeshje te luajtur ne kumanov dhe jam gezuar shum qe ka fillu garat prap ky klub mirpo nuk di ende se ne cilen lig garoni dhe cilat jan ambiciet e juaj.
Shpresoj se nuk keni harruar ato koh sa kemi qen bashk neper emisionet kushtuar kampionati europjan qe u mbajt ne Zvicerr dhe Austri dhe kam deshir qe prap te ndegjohem me ju.
Me shum rrespekt nga un
Junuz Hafezi
Zvicerr
Publikoni komentin tuaj