Angela Martini për presheva.com: Do të martohem me një shqiptar
Intervistë ekskluzive me modelen e mirënjohur Angela Martini
Modelja shkodrane Angela Martini, e që jeton në mjedis të dy metropoleve Nju Jork dhe Zürich, është shndërruar në "yll" e shtypit, jo vetëm shqiptarë, por edhe të atij botëror. Për të mësuar më shumë, me planet dhe me të arriturat e saja, ne bashkëbiseduam enkas për lexuesit tanë, ta përcjellim.
Përshëndetje e nderuara perendeshë e bukurisë zonjusha Martini. Kam kënaqësinë që po bashkëbisedojmë edhe kësaj here. Të falënderoj që ke ndarë kohë për ne.
Oh, ju falemnderit për komplimentin! Është kënaqësi të bashkëbisedoj me ju prapë. Kur arrij diçka, mezi kënaqem me të, sepse mendjen e kam gjithmonë te sfida e radhës. Megjithatë, jam mirënjohëse për gjërat e mira e të këqija të këtij viti.

Më shumë në SHBA apo në Zvicër?
Në SHBA. Nju Jorku është shtëpia ime.
Ndjehesh e lodhur?
Jo, jam tepër e emocionuar. Kur e dua atë që bëj, nuk mundej kurrë për lodhjen apo për gjumin. Mendoj se po të flej, do të mund të humbas diçka.
Je bezdisur nga mediat që janë marrur kohën e fundit me ty?
Mediumet janë bërë argëtim për mua. Ato më zbavisin. Kur lexoj, them me vete: "uuuu, kush e paska puthur kë?" etj. Është sikur të shikoj një film timin të krijuar nga dikush tjetër.
Ku e ke gjetur "ëmbëlsirën" e mos lodhjes?
Çokollata. Kur më vjen lodhja, ia kujtoj vetes se kjo është jeta që gjithmonë kam dëshiruar, e pastaj përpiqem edhe më fort. Pothuajse nuk më ndodhë kurrë që të lodhem. Por, nëse më ndodhë, shkoj te mami në Zvicër. Ajo kujdeset për mua, dhe pas një dite ndjehem mirë përsëri, e gatshme për të vazhduar punën.
Me kend do të kishe cakërruar gotën e gëzimit në fillim të vitit 2012?
Edhe unë mezi po pres të zbuloj se kush do të jetë ky fatlumi! ... Shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk më pëlqen të rri vetëm. Më pëlqen të jem e rrethuar nga njerëzit. Si dhe i admiroj miqtë e mi, ekipin tim.
Shumë ke pozuar me bikini. Do kishe pranuar nudo të fotografohesh?
Sigurisht, s'ka asgjë të keqe me lakuriqësinë, gjersa fotografitë bëhen me klas dhe artistike, të bëra nga një fotograf i mirë, me të cilin ndjehem komode.

Ku më me dëshirë do të ishe fotografuar?
Në varka dhe deti.
Ke bërë reklamë për Mercedes-Benz, Fashion Week Miami si dhe ke punuar më së shumti me katalogë të mëdhenj në SHBA, për Lily e Francës, Linea e Sprint, Guess etj. Je shumë e suksesshme dhe na thuaj, ke marrur ndonjë ofertë tjetër për të pozuar nga ndonjë firmë e njohur?
Po, nga Angela Martini Bikini. (qeshet) Sapo kam bërë fushatë për këtë. Keni dëgjuar sigurisht për to?
Ku është vendi më i përshtatshëm të bësh dashuri?
Aha, kjo është punë për mua….(qeshet)
Kur sheh fotot tua, çka i thua vetes?
Mendoj se po. Kjo jam unë dhe vetja ime.
Sigurisht se djemtë rrugës të ngacmojnë, si ju përgjigjesh?
Në ato raste unë, thejsht i lë të flasin, e unë eci rrugës sime, e ata mbeten duke shikuar ecjen time në largim.
Cila pjesë e trupit tuaj mendon se është 100% super mirë?
Asgjë nuk është e përkryer...dhe kjo më pëlqen. Perfeksioni është i bezdisshëm.
Princi juaj të jetë i bukur do kishe dëshirë apo të jetë intelegjent, i ndershëm dhe që jep shpirtin për Ty?
Po mendon mbreti im?
Ke të drejtë, ashtu deshta të them...
Natyrisht se inteligjent, sepse kur ai është inteligjent, ai e di se e vetmja mënyrë për të qenë me mua është që të jetë i ndershëm. E sa për të lënë shpirtin pas meje, kjo është gjëja që për mua ka më së paku rëndësi.
Ka pasur shumë zhurmë mediale për jetën tuaj private, na thuaj, se cila është e vërteta?
Është jeta ime private, prandaj edhe quhet privatësi.
E kuptoj.
Më vjenë shumë mirë.
Po tu dha ndonjë ofertë për film, do të kishe pranuar?
Po, do e kisha pranuar.
Sheh ëndrra?
Po, ditë e natë. Të gjithë shohim ëndrra.
Do të bëhesh nuse një ditë?
Mami më ka thënë se askush nuk do të më marrë për nuse nëse nuk mësohem të gatuaj. I pata thënë të mos mërzitet për këtë, sepse burri im do të dijë të gatuajë.
Kur merr komplimente gëzohesh apo skuqesh?
Po, i çmoj komplimentet. Për një vajzë, komplimentet kurrë nuk janë të mjaftueshme.
Cili lloj i bikinit është me i miri dhe do ti kishe preferuar vajzave të mbajnë?
Ato me të cilat ndjehesh më së shumti seksi. E ato janë bikinit "Martini".
Po, kur do të kemi bikinit me emrin tuaj?
Së shpejti.
Nga cila pjesë e trupit do kishe pasur dëshirë të fotografohesh më shumë?
Më thuaj ti mua, cila pjesë të pëlqen ty më së shumti.
No coment...
Nëse do ta gjesh ndonjë djal shqiptarë, do ta bësh dasmëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo në SHBA, Zvicër?
Le të themi se do të martohem me një shqiptar. Do të martohesha me të aty ku u takuam dhe ramë në dashuri. Aty do bëhej dasma jonë.
Çka do t`ju kishe thënë vajzave të reja shqiptare që duan të merren me modelizëm dhe nuk munden të depërtojnë deri te suksesi?
Së pari, ta pyesin veten nëse e kanë pasion këtë punë dhe se vërtetë duan ta bëjnë këtë. Pastaj ti dërgojnë fotografitë e tyre te 'Icon Agency', drejtor i së cilës tashmë jam unë. E po që se kjo është vërtetë ëndrra e tyre, të mos dorëzohen kurrë.
Jeni shumë e kërkuar në google, cilat foto mendoni se shikohen më së shumti?
Sinqerisht nuk merrem me statistikë.
Cila është dëshira juaj më e madhe që keni për vitin 2012?
Natyrisht. Nuk jetoj dot pa dashuri.
Keni kohë për të lexuar?
Më pëlqen të lexoj. Lexoj nga tre libra përnjëherë. Kryesisht kur udhëtoj kam kohë për të lexuar.
Dëgjoni muzikë shqipe?
Po, sigurisht.
Këndoni në dush?
Jo, por shumë mendime më vijnë gjersa bëj dush.
Kur të prisht gjumin telefoni, çka thua në ate moment?
Botë, bëhu gati, ja ku po vij.
Fjala jote më e rëndë që ia ke thënë ndonjë djalit?
Të dua.
Je xheloze?
Po, në mënyrë të shëndetshme jam xheloze.
E nderuar, ju urojmë një vit edhe më të suksesshëm, ju falënderojmë edhe njëherë për këtë bashkëbisedim dhe ju urojmë suksese.
Jeni të mirëpritur. Kënaqësia ishte edhe e imja. Faleminderit edhe juve dhe punë të mbarë me projektin "PLISI". Mirupafshim herave tjera. Gëzuar 2012-ta Juve, lexuesve tuaj dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Intervistoi: Mr.sci.Dashnim HEBIBI, Zug ("Plisi", presheva.com)



Publikoni komentin tuaj