Ballina | Intervista | Mustafa: Luginasit janë më të varfrit prej të gjithëve në trojet e tjera të kombit

Mustafa: Luginasit janë më të varfrit prej të gjithëve në trojet e tjera të kombit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mustafa: Luginasit janë më të varfrit prej të gjithëve në trojet e tjera të kombit

 

Nuk kanë libra për të mësuar shqip. Atje nuk investon askush. Forca të mëdha të xhandarëve serbë janë koncentruar në tërë vijën kufitare me Kosovën. Për këtë arsye, ka filluar braktisja e trojeve të tyre. Regjimin e tashëm në Beograd, e cilësojnë të njëjtë me atë të Milosevicit. Në sytë e tyre, Tadici thjesht ka ndërruar metodat e represionit ndaj shqiptarëve. Ata thonë se janë më të varfrit prej të gjithëve në trojet e tjera të kombit. Këta janë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, flet për Express.

 

Express: Si e përshkruani situatën aktuale të qytetarëve në Luginën e Preshevës?

R. Mustafa: Gjendja aktuale politike dhe ajo e sigurisë në Luginën e Preshevës, nuk është stabile. Kjo nga vetë fakti se ka probleme në koncentrimin e forcave ushtarake policore të Serbisë, përgjatë tërë vijës kufitare me Republikën e Kosovës, në një gjatësi jo më pak se 40 kilometra, në komunën e Preshevës. Gjithashtu në komunën e Bujanovcit dhe atë të Medvegjës. Ky brez përfshin diku afër 100 kilometra të vendosjes së forcave serbe, të cilat pa dyshim se cenojnë në mënyrë serioze lirinë e qarkullimit të njerëzve në vendbanimet e tyre.

 

Express: Nga kjo situatë është duke u zhvendosur popullata shqiptare e Preshevës drejt Kosovës. Nga ajo që dimë, shumë prej tyre janë vendosur në rrethinat e Prishtinës?

R. Mustafa: Po, popullata është duke u zhvendosur në drejtim të Kosovës, por jo vetëm atje. Ata po shkojnë edhe në drejtim të Evropës Perëndimore duke shfrytëzuar pasaportat biometrike të cilat ka tri vite që shqiptarët e Luginës së Preshevës i posedojnë. Në këtë kontest, e tërë çështja është te problemi politik atje, e jo te sqarimet që jep Beogradi, sikur shqiptarët po i keqpërdorin pasaportat biometrike për t'u larguar nga vendi i tyre. Largimi i tyre ndodh për shumë arsye. Ata nuk janë të sigurt në sferën e arsimit, kur mësohet pa asnjë tekst mësimor, në të dyja nivelet e shkollimit, fillor dhe atij të mesëm. Përveç kësaj, shqiptarët e Preshevës kanë edhe probleme në lirinë e qarkullimit, kur jetojnë në një gjendje ekonomike jashtëzakonisht të rëndë. Ndryshe nga vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët, në Luginë, 70 për qind e popullsisë janë të papunë. Këto janë disa faktorë pse ata detyrohen të ikin nga vendi i tyre.

 

Express: Para dy vitesh ka qenë ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta për vizitë në Luginën e Preshevës, derisa para disa ditësh ishte atje edhe kryetari i opozitës, Edi Rama. Nga këto dy vizita, nuk ka lëvizur asgjë për mirë?

R. Mustafa: Mendoj se i gjithë opinioni e njeh sjelljen politike të Beogradit. Pa dyshim se ata nuk mohojnë shumë çështje, kur bisedohet drejtpërdrejt me autoritetet, qoftë ato të Shqipërisë apo në bisedimet Prishtinë- Beograd, por punën nuk e bëjnë kurrë. Në këtë kontest, Beogradi vazhdon me ushtrimin e politikës së Miloshevicit edhe në Luginën e Preshevës. Ndryshimi është se këtë tash e bëjnë me forma, duke mos përdorur tytat e automatikut apo ndonjë dhune siç është përdorur në Kosovë gjatë viteve ‘90. Ata tash praktikojnë metodat, duke lënë pas dore të gjitha të drejtat e shqiptarëve të Preshevës.

 

Express: Ju keni takuar edhe Ministrin e Diasporës të Kosovës, Ibrahim Makolli. Ka diçka konkrete nga Kosova ndihmë për shqiptarët e Luginës?

R. Mustafa: Ministri i Diasporës tash ka promovuar një faqe të internetit “Gjuha Ime”, e cila i korrespondohet diasporës, atje ku kemi edhe shqiptarët e Preshevës dhe ata të Kosovës. Kjo faqe do t'u ndihmojë fëmijëve që jetojnë atje, të cilët kanë nevojë për gjuhën amtare, për shkronjat shqipe. Vlerësoj se në këtë drejtim është bërë një hap shumë i përparuar. Prandaj, ky program të cilin e ka promovuar Makolli, do t'u ndihmojë edhe shqiptarëve të Preshevës që jetojnë larg vendit të tyre. Por nuk përjashtohet mundësia që edhe fëmijët që jetojnë në Preshevë, ta përdorin këtë faqe.

 

Express: Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë janë ankuar se Kosova zyrtare nuk ka bërë aq sa duhet për ta. Tash sërish vijnë ankesa edhe për qarkullimin e lirë. A shihni ju se mund të ndryshohet diçka rreth këtyre ankesave?

R. Mustafa: Për momentin dhe gjatë këtyre 12 viteve të fundit në Kosovë, nuk ka një angazhim të konsiderueshëm të autoriteteve politike dhe atyre institucionale të Republikës së Kosovës në këtë aspekt. Pa dyshim se kjo ka një arsye. Ata janë në një hendek të monitorimit të rreptë nga Bashkimi Evropian dhe nuk guxojnë të lëshohen në drejtim të realizimit të të drejtave të shqiptarëve, sidomos të atyre në Luginën e Preshevës. Megjithatë, është një politikë relativisht e heshtur. Kujtoj se për hyrjen në Shqipëri gjatë 20 viteve të kaluara, qytetarët e Serbisë, përfshirë edhe shqiptarët, është dashur që të kenë viza hyrëse. Për këtë vizë është dashur të paguhet, megjithatë autoritetet kufitare atje kurrë nuk e kanë zbatuar një vendim të tillë për shqiptarët. Me këtë dua të them se një taksë e vendosur para një muaji për shqiptarët e Preshevës që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të hiqet, në mënyrë që atyre t’u mundësohet një qarkullim i lirë, aty ku kanë gjakun e tyre.

 

Express: Por a besoni se një gjë e tillë do të ndodhë?

R. Mustafa: Mendoj se kjo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. Kjo pasi as ne, e as Republika e Kosovës nuk duhet t’i lejojë kompanitë e sigurimeve të përfitojnë nga shqiptarët më të varfër nga të gjitha trojet shqiptare. Po e them këtë sepse shkalla e papunësisë në Luginën e Preshevës është më e madhe sesa ajo e krejt Ballkanit, madje më e madhe sesa ajo e Republikës së Kosovës. E deri te kjo ekonomi, ka ardhur pasi Serbia e ka lënë pas dore këtë pjesë, pasi nuk ka qenë e interesuar që ta zhvillojë Luginën e Preshevës ekonomikisht. Prandaj, konsideroj se me taksën që ata paguajnë për të hyrë në Kosovë, qytetarët e Preshevës në njëfarë mënyre dënohen. Aq më shumë kur dihet se asnjë serb, qoftë i Kosovës apo i Serbisë, këto tarifa nuk i paguan.

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (13 Publikuar)

avatar
bekim sherifi jaka 09/04/2012 12:26:44
lugina nuk asht e farfur, Por udh*heqsin dhe politiken e ka te farfur per interesa personale vetjake koruptuse per disa XXXXX raste qe jan duke u par se kush qka po bènè e keshtu edhe populli mund te farfrfnohet sepse kryja e lugines asht e varfur ne kokè
avatar
BINI 27/03/2012 20:28:03
kjo parti asht me seriozja ne lugin mus u keqkuptoni me tjerat parti
kjo po punon wetem keto 4 vitet e fundit kjo parti ka dhen shumm per preshev
dhe nuk ka shumm per diskutimee RAGMI MUSTAFA fiton serish ne zgjedhjet e ardhme bindshem 100%
po shihet puna tij dit perdit e ka qu pesh tan preshevn po e nderton qe askush dermi me tani qe 20 vite kush ka qen perpara ne qeveri ska punuar rrespekt RAGMI MUSTAFA
avatar
Preshevari 23/02/2012 08:51:31
kushe e paguan muziken ajo per ate luan
avatar
Atifete Jahjaja 17/02/2012 15:55:49
PO NORMAL QI JON TE VARFER KURSE TI JA VJELL PARET TI JE HAJDUK KEITA TI I KI JO VECH TI PO KEIT BASHKPUNTORT E TU NE ATE PARTI PDSH KEIT HAJDUC JINI
avatar
Jamarbrini 16/02/2012 22:45:36
Cka po merzitesh ti per luginasit. Ti je i pasur ne saje te allashvereshit me Serbi, e ke rrogen e kryetarit nga Serbia, po kerkon ta bashkosh kombin! A ka kesi bicimi diku?!
avatar
toniuuuuuuuuuuu 11/02/2012 14:50:42
nuk eshte shume me rendesi se ne cfar gjendje eshte populli. Ne po mundohemi qe ju mos te hjekni zamet, sepse ju kemi per hasret. Se sa keq i ka punet populli po shihet ,, me tona te zezat jemi ne kete shekull , uje per pije nuk kemi, borllogu na ka mlu udheheqesia jone cdo dit shkel neper berllog e shkon ne vendin e vet te punes ku shkojn cdo dit edhe bejne plane se si me i vjedh ato ni kashore buxhet sha e ka komuna. Se sa hajnija behen ne komunen tone duhet me shkrujt gjith diten, por leht eshte me ja lon fajin dfikuj per varferi, kshyrne pak veten se sa ju po punoni per kete popull.Mirpo ndoshta nuk keni faj edhe ju sepse keni cillu edhe ju edhe na ne nje kohe te keqe sepse koha i ka fajet ,,,ESHTE KOHA E MASKAREJVE''''' nuk keni mundesi me bo ma shum se sa ; TE HANI TE PINI DHE RREMBENI TE PA BREK JU ZURI DRITA MILJONERA JU GJETI DARKA, MBUSHNI ARKA MBUSHNI XHEPE GJERSA POPULLI BUJAR TE JU PERGJIGJET PEQE- LEPE
avatar
10/02/2012 23:20:49
pashe zotin po je i varfur nese nuk ke logjik mendu, se me folklorista dhe patriota nuk bashkohet presheva me kosoven
avatar
CORROTICA 10/02/2012 21:09:05
Ju çelne kufirin me LLOJAN E MIRATOCEN ska mepas fukarallek ne PRESHEVE kurre mos flini çilni krejt kufit
avatar
10/02/2012 14:05:31
Nuk eshte evertet kjo qka thot kryetari pasi nuk jemi em te varferit ne trojet shqiptare ja dis avende shqiptare qe jetojn me keq se na sqiptaret e GAZIBABES ne shkupe shqiptaret e gucis dhe plaves MALSIA E MADHE mbi shkoder isha pajtu em kryetarin nese kish thon ne shtetin ku jetone ne serbi sk ama keq
avatar
njeriu i thjeshte 10/02/2012 03:48:04
Pershendetje gjithe shqiptareve kudo qe jane sidomos atyre te Lugines(me perjashtim te 97% te politikaneve).Sa i perket temes desha te them se " pse ju zotri kryetare nuk keni ndermarre dicka qe gjerat mos te jen ashtu sic i paraqitni, dhe me siguri se per ju nuk ka lidhje qe ajo pjese e papune(70%) te shperngulet sepse edhe me lehte do e keni mandatin e juaj...por inshallah nuk ndodh nje gje e tille as ata te shperngulen as ju t'a keni mandatin...i deshiroj shendet dhe fat njerezve te thjeshte te Lugines pa politikan te komplikuar!
avatar
Arbeni 09/02/2012 11:30:25
Ju na keni bo qytetaret me te varfer se bashku me shkijet, se deri vone me sa e di une kemi qene me te pasurit.
avatar
pr 08/02/2012 22:11:33
o problemin e ujit te pishem nese e zgjidhe ti je kryetari ma i merituari ,...
avatar
Black&White 06/02/2012 18:12:30
Ti spaku e ke siguru. po ta nin :P
Total: 13 | Treguar: 1 - 13

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal