Ballina | Intervista | Armend Trnava: Unë Fudbollisti shqiptar që bëra për vete Jennifer Aniston

Armend Trnava: Unë Fudbollisti shqiptar që bëra për vete Jennifer Aniston

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Armend Trnava: Unë Fudbollisti shqiptar që bëra për vete Jennifer Aniston

“Refuzova kombëtaren shqiptare, donin t’u jepja para. Tani jam pjesë e kombëtares amerikane, jam imazh i Hugo Boss dhe po luaj një film me Jennifer Aniston” 

Një yll në ngjitje. Kështu mund të cilësohet futbollisti 27-vjeçar Armend Tërnava që ka qenë i angazhuar me skuadrën e Chelsea-t në Angli, dhe që është transferuar në Los Angeles, ku nuk po njeh sukses vetëm me futbollin, por edhe në fushën e modelingut dhe aktrimit. Ju mjafton të themi se ai ka marrë pjesë në disa prej reklamave të Hugo Boss dhe që aktualisht është duke xhiruar një film ku interpreton një rol me aktoren të mirënjohurës Jennifer Aniston. Nëse nuk ju mjafton kaq, a ju intrigon fakti që ky mashkull sharmant ka bërë për vete shumë femra seksi, si dhe i ka “rrëmbyer” nga krahët e Leonardo di Caprio-s një prej të dashurave?!  Sa i takon futbollit, ai ka refuzuar “ofertën” e kombëtares shqiptare dhe aktualisht është përfshirë me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Armend, përshëndetje! Së pari, do të donim të të njihnim pak më nga afër, ku ke lindur, kur je larguar drejt Anglisë, si ka nisur karriera jote?

Kam lindur në Prishtinë në vitin 1984. Shkollën fillore e kam mbaruar në Kosovë, pastaj jam larguar në drejtim të Italisë, në një shkollë futbolli në Venecia. Shkolla quhej “Piero Luigi”dhe aty kam vijuar edhe Akademinë e futbollit. Që aty jam larguar në drejtim të Anglisë, ku jam vendosur për një kohë të gjatë dhe kam qenë pjesë e skuadrës Chelsea. Puna ime është të luaj futboll si profesionist, por duke qenë se kompani të ndryshme vijnë e më ofrohen për modeling apo aktrim, atëherë ju keni mundësi të më shihni edhe në disa fusha të tjera.

 

Armend, ti aktualisht jeton në Londër apo në LA?

Tashmë jetoj në Berverly Hills të Los Angeles, por për 12 vite kam jetuar në Londër të Anglisë. 

 

Reklamat për Hugo Boss që ke realizuar, nuk kanë kaluar pa i vënë re. Shumë seksi dukesh aty…

(Qesh). Faleminderit. Me kompaninë Hugo Boss kam bërë një kontratë 6- mujore, herën e fundit që isha në Itali, rreth 2 muaj më parë, kam realizuar një shërbim fotografik për revistën Hugo Boss, foto që pritet të dalin në të gjitha revistat e kësaj firme.

 

Si arrite deri te nënshkrimi i kontratës me këtë emër të madhtë modës?  Paguhesh shumë në raste të tilla, apo jo?

Menaxheri im është Michel Williams, drejtor në Formulën 1, i cili ndërmjetëson për mua. Është normale që paguhem shumë mirë. Herën e fundit, për shërbimin fotografik të Hugo Boss në Itali, mora 20 mijë dollarë. Në harkun kohor të 6 muajve do të më duhet të shkoj për të bërë foto rreth 8 herë.

 

Ti je shfaqur edhe në kopertinën e muajit dhjetor të “Men’s Health”, ku dukesh shumë muskuloz. Mos merr nga ato produktet që të fryjnë artificialisht?

Jo, nuk marr asnjë lloj gjëje që të fryn muskujt, nuk guxoj për shkak të futbollit sepse më humbet shpejtësia pastaj, gjë që ndodh kur muskujt fryhen. Përkundrazi, marr vitamina, proteina, të cilat i përdorin të gjithë futbollistët, por unë ushtrohem shumë gjithashtu, të paktën 15 orë në javë. 

 

Pra, rezultati që shihni ju është i fituar i gjithë me punë. Futboll, modë, së fundmi edhe aktrim… Si ka mundësi, kaq i talentuar je ti?

E kam filluar me futbollin - siç e thashë edhe më sipër, modelimi është puna ime e dytë, kurse aktrimin ma kanë nxitur kontratat e kompanive të mëdha filmike. 

 

Kompani të mëdha filmike, çfarë filmi?

Si p.sh., ky që më kanë ofruar një rol tani së fundmi, i regjisorit James Gordon. Është një film dramatik 90 min, me buxhet 40 milionë dollar, ku interpreton Jennifer Aniston, ndërsa në një film të mëparshëm ku kam marrë pjesë- ka qenë disi hot (I nxehtë), kam luajtur përkrah Pamela Anderson, Carmen Electra, Don Johnson e shumë të tjerë.

 

Hot?

(Qesh). Po, sepse në të marrin pjesë shumë femra seksi, sikurse është Pamela Anderson, Carmen Electra, Estel Warren etj.

 

Ka skena erotike me ty aty, apo jo?

Me siguri do të ketë…

 

Po Jennifer Aniston si është si femër dhe si aktore, të pëlqen?

Është shumë e bukur dhe shumë me stil si femër. Punon shumë për karrierën e vet dhe është jashtëzakonisht shumë e mirë. Asaj i ka pëlqyer shumë të punojë me një sportist si unë. i kanë treguar historinë time dhe ka rënë dakord të luajë me mua.

 

Ndalemi pak te modelingu. “Kam vendosur të bëj modelin vetëm për kompani të mëdha, sepse nuk kam kohë për agjenci të dorës së dytë”. Kjo është një shprehje e jotja, cituar pak kohë më parë. Si ka mundësi atëherë që pranove të ishe imazh i linjës mashkullore të krijimeve të Joni Peçit, apo për shkak se je shqiptar nuk mund të refuzoje?

Është e vërtetë ajo që kam thënë, sepse unë për shkak të futbollit e kam kohën shumë të limituar dhe nuk mundem të lëviz shumë lart e poshtë nëpër casting. Kurse për Joni Peçin kam pranuar të pozoj jo vetëm sepse është shqiptar, por edhe për faktin se ia vlen të bëhesh imazh për të sepse veshjet që ka prodhuar janë shumë të mira. Është fiks linja që më pëlqen mua, sepse i kam shumë qejf veshjet me stil, ashtu siç është linja e Joni Peçit. Më vjen mirë që një shqiptar si ai ka shijen e një kreatori evropian.  

 

A mund të na tregosh sa je paguar për reklamën e Joni Peçit?

Për atë reklamë jam paguar diku të 15 mijë euro.

 

Armend, ti e ke treguar anën tënde humane gjatë përmbytjeve të Shkodrës, periudhë gjatë së cilës ke dhuruar një donacion prej 100 mijë eurosh. Ka shumë personazhe VIP që kanë shumë para, por nuk dhurojnë për ata në nevojë…

Po, unë kam dhuruar së bashku me aktoren hollivudiane Selia Hensen. Kam parë lajmet dhe jam prekur shumë nga ajo që ndodhi aty. Ç’të them?! Edhe pse unë jam larguar që i vogël nga vendi im, prapë unë kam në vena gjak shqiptar dhe nuk mund të rri indiferent. Më qan zemra, më dhemb kur shoh një shqiptar duke vajtuar. Nuk do ta harroj kurrë momentin gjatë Luftës së Kosovës kur mbarë Shqipëria u ngrit në këmbë dhe u hapi zemrat dhe dyert e shtëpive me mijëra kosovarëve. Kosovarët nuk munden kurrë t’ua kthejnë shqiptarëve mikpritjen që u kanë bërë.

 

Natyrisht që gjatë punës tënde ke rënë në kontakt me shqiptarë të tjerë të famshëm në botën e artit. Cili prej tyre të ka bërë më shumë përshtypje?

Të them të drejtën, njeriu që më ka bërë më shumë përshtypje është Fadil Berisha. Nuk di si ta shpjegoj atë që ka bërë ai, u ka ardhur në ndihmë jashtëzakonisht shumë shqiptarëve. I ndihmon, i këshillon, mundohet t’I ngrejë lart e më lart, duke nisur që nga aktorët, modelët, këngëtarët, miss- et etj. Nuk ka takuar shqiptar tjetër që të bëjë aq shumë për të vetët sa ai. Askujt prej këtyre personazheve Fadil Berisha nuk u kërkon para dhe as ua merr, ndërkohë që ju e dini që çmimi I tij për një shërbim fotografik është minimumi 20-30 mijë dollarë. 

 

U ke "rrëmbyer" të dashurave VIP-ave, pasi ke qenë në lidhje me disa bukuroshe të njohura, që nga Linnia Dietrichson, Zoe Hoddle (e bija e ish-trajnerit të Kombëtares së Anglisë, Glen Hoddle), Sophia Harding, Lauren Pope etj. Madje, modelja daneze Linnia Dietrichson ka qenë e lidhur Robie Williams dhe me Leonardo Di Caprion. Të gjitha këto femra i ke pasur dhe a është e vërtetë që i ke marrë të dashurën Leonardo Di Caprio-s?

(Hahaha). Ç’të të them, jam djalë shumë tërheqës për VIP-at. Femrave u pëlqen stili im, pamja ime, jam shumë funny, por më tepër u pëlqej duke qenë se jam tamam burrë. Këtë ma kanë thënë edhe shumë regjisorë filmash në vende të ndryshme, si dhe shumë fotografë nëpër botë me të cilët kam punuar për shërbime fotografike. Sipas tyre, unë e “mbush” foton, jam shumë mashkull, prandaj edhe nuk “trembem” para femrave të bukura. Sepse e dini se çfarë ndodh?! Në përgjithësi, femrave të bukura dhe që kanë emër, meshkujt kanë frikë t’u afrohen, ndërsa me mua ndodh e kundërta, nuk e kam fare problem t’u afrohem, t’u flas . Për to jam një king që nuk ka nevojë t’i përulet në gjunjë njeriu, e aq më pak, nuk kam nevojë ta blej një femër me para ose diçka tjetër. Arma ime është inteligjenca, kjo është përparësia e një njeriu dhe përparësi edhe në jetën private, apo jo?!

 

Dikur ke pasur një ofertë për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare, përse e ke refuzuar?

Po, kam pasur një ofertë nga Kombëtarja e Shqipërisë në vitin 2007, por fatkeqësisht aty ka disa gjëra që njerëzit nuk i kuptojnë dot. Këtu bëhet fjalë për futboll profesional, jo për ata amatorët që luajnë aktualisht te kombëtarja e që ende nuk kanë arritur të kualifikohen në Kampionatin Evropian apo atë Botëror. Kombëtarja e Shqipërisë më ka kërkuar lekë mua, ndërkohë që ata duhet të më paguajnë mua. Unë tanimë jam një qytetar amerikan dhe jam bërë pjesë e kombëtares së Amerikës.

 

Sipas teje, ku çalon më së shumti futbolli shqiptar?

Futbolli i Shqipërisë është në fakt 4-5 shkallë më lart se futbolli i Kosovës,kurse futbolli evropian është 3-4 shkallë më lart se ai në Shqipëri. 

 

Ku e sheh veten në një të ardhme të afërt?  Cila është ëndrra jote më e madhe?

Për momentin, të ardhmen time e shoh në Los Angeles, sepse këtu i kam lidhjet me kompani të ndryshme, si për aktrimin, ashtu edhe për modelimin. Jam në bisedime e sipër për kontratën time te skuadra e LA Galaxy, aty ku luan edhe futbollisti David Beckham.

 

Ke shkruar së fundmi në Facebook se të presin të reja interesante. Për çfarë projekti bëhet fjalë, nëse mund të na tregosh diçka?

 

Hapi i parë i suksesshëm është fakti që kam marrë Green Card- Kartën Jeshile dhe jam qytetar amerikan. Kjo është “A”-ja nëse kërkon që të të happen dyert. Së dyti, kam nënshkruar një kontratë me një kompani të madhe në Los Angeles, CAA, si dhe me një kompani tjetër në Miami dhe New York, ndërsa të tretën do ta lë surprise për juve, pasi do t’ua zbuloj më vonë. /Intervistoi: Zimer JASHARI, presheva.com 2012/

 

 

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (14 Publikuar)

avatar
gjilani 02/03/2012 01:03:42
Edhe kta amerikant kejtve ju thojn "hot" hahahaha....e sa mashkulli shqiptar jane shumeeee ma "hot" se ky edhe kush si kqyr udhve, po qka me bo tash secili fatin e vet... :( veq i uroj suksese ktij hot-janit
avatar
ari 28/02/2012 05:24:23
Kete djalosh e kam taku vet ne tiran dhe ne chicago dhe me ka lene pershtypje te mira. Shume njerz merren me fjal po mos hani inat me nje njeri qe i ben vetes qejfin dhe ka ber emer per veten e vet. sukse ne jet o armend ler ca telashe thon shqipater se asnje ste do te miren.
avatar
Shpetimi 24/02/2012 18:29:31
O Zotri Armend
Si ka mundsi qe asnje shqiptare deri me tani nuke te ka njohure dhe ase qe te njehe per te mire po mose u mundo me montazhe dhe propaganda me u bo kushi se kerkushi nuke koke valla jo.
PO ani hau me fantazija se hala i lehte koke ka truni e po endrrojshe mire po ishalla te behene realitete e mose harro qe paraja e kthene ujine mbase.... e ti paske kohe me u mare me kto montazhe dhe propaganda suksese ne rrenate e tua e sbesoje e ti munde ta mashtroshe populline. TURP
avatar
st gallen 23/02/2012 21:13:19
ARMEND VETEM T EPARA MOS I NGO KTA ANALFABETA SE KTA KURR STE PASKEN PA HAHAHHAHHA,MUNDEI ME PA NE YOUTUBE.COM ATI SHKRUNE ARMEND TRNAVA TANI E SHIFNI VET TUNG
avatar
Halil,Miratoc,9500 Wil 23/02/2012 21:00:12
BRAVO shum mir me vjen vetem te para te pershendes,mos i ngo kto klloshart.
avatar
tara 22/02/2012 10:48:03
jeni te pa para oo shoku,suksese ne jet,dhe mos ndigjoni fjalet e shqiptarve te kafeve,se kta me kto gjera mirren,suksese per arritje
avatar
armendi 21/02/2012 23:23:09
eh ti shoki ipaske shit drut se askund ske publicitet per hugo booss hahahahahah kliko google.it shiqo ncncncnc vetit qefin ja ben............
avatar
20/02/2012 19:29:58
Mashallah mashallah,sa mire qe nuk e kemi dijt kurkush deri tash per ket" talent"27 vjecar te futbollit se valla e kish shemtu msyshi!!!
Per te vetmin shqiptar qe ndonjiher ka mund te luaj per kombetaren Amerikane eshte DILLI DUKA edhe ate ka lujt disa ndeshje per under 21 tash nuk figuron emri i tij ne kombetaren amerikan por luan per COLUMBUS CROW te ohajos,te tjer shqiptar ne MLS sa dij un jan SALIHU per Washington UNITED qe erdhi nga Austrija pastaj HOT(hoti) qe luan per NY ,dij edhe per nje cun te rij qe ishte ne DALLAS pot tash me sa dij un iku per HJUSTON
avatar
20/02/2012 16:42:06
Kto po me doken rrena krejt, vec ndoshta asht i fort me pare a me ryshfet, se me ket ftyre kurr sun kish mrri me u fotografue per Hugo Boss, e mos te flasim mo me bo per vete Jenifer Aniston. Po ky me nji fjal i paska thon vetes mashallah, se boll negativ te koka.
avatar
Njoni_Terrnovc 20/02/2012 16:25:01
Ti qenke debill, nuk e di a te njeh ndonji shqiptare ty, e ti flet ne superlativ per veten??!?!?!? Ti paske stil katundari...edhe paramendoni tregon te ardhurat publikisht??? Cili person publik flet per keto gjera? Vetem ai i cili nuk mund ti arrije ato. Ne LA Galaxy nuk figuron si lojetar. Ja linkun...
http://www.soccerway.com/teams/united-states/los-angeles-galaxy/
avatar
mesi vogel preshevar 20/02/2012 16:24:13
shum shpejt do te shihemi ne londer o kusheri se edhe ne jemi nga terrnava po edhe ti je nga trrnava e presheves trrnava jon legenda te natyres ju deshirojm suksese dhe fat ne jet shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuummmmmmmm.
avatar
prishtina 20/02/2012 13:18:49
Sipas leximit po me mbushet mendja shum per ty vetem suksese .
avatar
M.D. 20/02/2012 09:16:46
Ai që pati rastin të i përcjellë dy prezantimet e Armendit te Top Channel dhe te "Zonë e lirë" ka mundur të krijojë mendimin personal për "Adonisin shqiptar" dhe "Messin shqiptar" të vetëshpallur.
Sa i përket ndërtimit trupor dhe fotogjenisë ska çka të flitet, sepse është gjë që shihet dhe s'mund të mohohet. Por të dhëna rreth talentit të tijë në futboll dhe kinematografi vështirë që i gjenë në internet.
Uroj të ishte dhe të bëhet ashtu siq ai dëshiron, por n'bazë të fjalorit dhe diturisë së përgjithëshme që ai prezantoi në dy show't e lartëpërmendur, lë shumë për të dëshiruar.
avatar
vaasd 20/02/2012 01:44:53
Hallall paske mi arrit majat e larta
Total: 14 | Treguar: 1 - 14

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.00
Presheva Web Portal