Ballina | Intervista | Regjisori preshevar Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës

Regjisori preshevar Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Regjisori preshevar Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës

Regjisorin Kastriot Saqipi së fundi mund ta gjesh në Kumanovë, i përkushtuar pranë trupës teatrore shqiptare të Kumanovës. Kastrioti i mirënjohur si Kaqa në një bisedë për agjencinë e lajmeve INA rrëfen lidhur me angazhimin e tij për vënien në skenë të komedisë “Çfarë ka parë shërbëtorja” të autorit Xho Orton në Teatrin e Kumanovës – Drama Shqipe. 

INA: Kastriot, ju jeni ndër regjisorët e parë që në Teatrin e Kumanovës – Drama Shqipe po vëni në skenë komedinë “Çfarë ka parë shërbëtorja”, të autorit Xho Orton. Si po ecin provat dhe cilat janë përshtypjet e juaja me artistët kumanovarë ?

Kastriot Saqipi: Unë jam i nderuar nga media që ju keni lidhur me hapësirën dhe vlerësimin e punës sonë të përbashkët në këtë projekt. Unë jam shumë i përkushtuar me këtë shfaqje dhe unë i premtoj artdashësit kumanovarë dhe më gjërë se kjo shfaqje do të jetë një mrekulli me aktorët kumanovarë dhe aktorët e tjerë nga vendet e tjera që jemi familjarizuar bashkërisht si një shpirt arti. Unë jam shumë i nderuar që punojë me artistët kumanovarë dhe që jam i mirëpritur ngrohtësisht në mesin e kumanovarëve. Unë jam shumë i nderuar që po punoj shfaqjen e tretë me Teatrin Shqip të Kumanovës, i cili u themelua për herë të parë para më shumë se një viti dhe këtij qyteti shqiptar i është kthyer një frymë e artit dhe vlerave shqiptare. Bashkëpunimi është korrekt me të gjithë kolegët e këtij teatri të qytetit dhe në përgjithësi jam përkushtuar që të mos zhgënjej adhuruesit e teatrit dhe artit në Kumanovë. 

 

INA: Çfarë keni gjetur në mesin e kumanovarëve, sidomos njerëzve të mishëruar me artin dhe skenën, që tani për herë të parë janë pjesë institucionale e teatrit të qytetit ?

Kastriot Saqipi: Pyetje e lehtë ne shikim të parë, por vështirë ti përgjigjesh me pak fjalë. Kam gjetur organizatorin e teatrit Jakup Jakupin,  një djalë fjalë pak e punë shumë, kam gjetur skenografin Armendin edhe ky djalë me shumë përgjegjësi edhe ky fjalë pak, por punën e vet tash vetëm se ka realizuar, kostumografen e jashtëzakonshme Bjondina Abduli që do ta shihni dhe do te mahniteni me kostumet cilat ka krijuar ajo për ketë shfaqje, etj. 

Për aktoret çfarë të them, nuk ma ka marr mendja kurrë se këta aktorë janë kaq të fuqishëm në profesionin e vet me përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe të gatshëm për çdo sfidë dhe sprova arti. 

Jam i kënaqur që kam takuar këta kolegë si Enver Halimi, Qazmedin Nuredini, Sefedin Shabani dhe Shkëlqim Islami. Ata janë artistë të kompletuar dhe janë pjesë e mozaikut për të dalë sa më mirë kjo shfaqje, duke përfshirë edhe dy aktorët nga Kosova, Albulena dhe Besarta, që janë pjesë e këtij projekti teatror. Ne bashkërisht do të gjallërojmë dhe do ti japim freskinë dhe ngjyrimin final kësaj shfaqje, por duke dëshmuar dhe hapur shtigje të reja për angazhime në projekte tjera të përbashkëta në të ardhmen edhe në Kosovë. Synimi im dhe i këtyre aktorëve është që ne të dëshmohemi dhe të synojmë projekte tjera edhe në Kosovë, për ti njohur pranë publikut artdashës kosovarë dhe më gjerë. Koha do të dëshmojë se mesazhet dhe qëllimet e mija janë të sinqerta për të arritur rezultate të mirëfillta.

 

INA: Çfarë presim ndonjë projekt tjetër gjate këtij viti ?

Kastriot Saqipi: Para se te përgjigjem pyetjes, sa për njoftim premiera do te mbahet kah fundi i muajit shkurt. Unë ftoj publikun qe te vij ne ketë shfaqje besoj shumë se do te kënaqen në fund dhe të ndajmë një  çast kënaqësie dhe lumturie. Por mos të harroni se të nesërmen do jem me një shpresë se një ditë prap  do të jem në mesin e artistëve dhe spektatorit kumanovarë shqiptarë. Sa i përket angazhimit tim profesional, tani jam në bisedime dhe mundësinë e angazhimeve për projekte teatrore në Gjakovë, Mitrovicë dhe Prishtinë dhe në fund mund të them se akoma nuk kam vendosur se ku do të jetë përcaktimi im. (INA)

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (2 Publikuar)

avatar
Arburimi 09/02/2013 19:24:28
Si Regjisor i imi nese nuk gaboj ne vitin 1995, ka qen teper shtytes per aktoret te cilt moren pjes ne at komedi dhe muj me ju than qe ajo komedi eshte riperserit shum her me kerkes te shikuesve. Kam kujtime te mira te asaj KOHE me te madhin Kastriot Saqipi
avatar
buli 08/02/2013 01:03:40
boll marre valla per neve tu e pas regjisorin me te mir ne nuk i japim perkrahje e qeshtu shkojn naper kumanova e vende tjera turp osht per neve
Total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal