Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Ne, pjesė e Kosovės dhe jo e Serbisė


EKSKLUZIVE/ Nga Lugina e Preshevės, flet pėr "Shqip", Jonus Musliju, ish-themeluesi i UĒPMB-sė: Jemi faktor i rėndėsishėm nė rajon


Urim Bajrami

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės i kanė ndjekur me vėmendje tė madhe tė gjitha negociatat pėr statusin final tė Kosovės, madje edhe tė gjitha zhvillimet, tani nė prag tė pavarėsisė, por janė tė pakėnaqur qė kėrkesa e tyre pėr pėrfshirje nė negociata, nuk u realizua. Jonus Musliju, ish-themeluesi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (UĒPMB), gjatė njė interviste ekskluzive pėr "Shqip", thotė se shqiptarėt e kėsaj lugine tė famshme e ndjejnė veten qytetarė tė Kosovės Lindore dhe aspak tė Serbisė Jugore, siē preferon t‘i konsiderojė Beogradi. Pikėrisht, si qytetarė tė Kosovės, ata mbėshtetin pavarėsinė e saj, por paralajmėrojnė se nuk do tė presin as edhe njė moment, nėse serbėt e Veriut tė Kosovės do ndahen prej saj. Ndėrsa flet edhe pėr referendumin e 15 viteve mė parė tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, Musliju, i cili aktualisht ėshtė zv.kryetar i komunės sė Bujanocit, thotė se xhandarmėria dhe ushtria serbe nė kėtė zonė paraqesin kėrcėnim pėr paqen nė rajon.

Z.Musliju, hapur pranoni qė tė quheni mė sė shumti Kosova Lindore, se sa njiheni gjeografikisht, Lugina e Preshevės?

Terminologjia e shprehjes Kosovė Lindore ka lindur fill pas mbajtjes sė Referendumit tė shqiptarėve tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, mė 1 dhe 2 mars tė vitit 1992. Shqiptarėt e kėtij rajoni u shprehėn lirshėm pėr "Autonomi politiko-territoriale me tė drejtė bashkimi Kosovės. Shqiptarėt me tė drejtė kanė dėshirė ta quajnė veten qytetarė tė Kosovės Lindore, se sa Luginė e Preshevės dhe kurrsesi sipas sloganit komunist, Jugu i Serbisė. Termi Luginė e Preshevės ka lindur gjatė proceseve luftarake tė UĒPMB-sė (Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit). Ky term ėshtė deri diku i pėrqafuar nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt e kurrsesi nga Beogradi.

Flitet se kumbara i kėtij termi ėshtė Madlen Ollbrajt, ish-sekretare e shtetit amerikan. Rajoni ynė, pėr dallim, nga viset e tjera, pėrballet me emėrtime tė shumta dhe kontraverse. Pėr njė kohė tė gjatė ėshtė pėrdorur slogani komunist Serbi Jugore, term qė sot pėr shqiptarėt ėshtė i papranueshėm. Nė kohėn e Trupit Koordinues, ky term u zgjerua nė Serbi Jugore Qendrore, term, i cili edhe mė shumė i irritoi shqiptarėt. Termi ‘Serbi Jugore‘ ėshtė slogan komunist dhe i papranueshėm pėr shqiptarėt, i irriton ata dhe e marrin si nėnēmim pėrdorimin e tij. Mė herėt, ky term ėshtė pėrdorur si Serbi e vjetėr dhe nuk pėrfshinte vetėm rajonin e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, por edhe Kosovėn.

Si dhe sa i ndoqėt negociatat pėr statusin final tė Kosovės?

Negociatat pėr statusin final tė Kosovės i ndoqėm si nga shpati. Them kėshtu, sepse edhe pas shumė insistimeve, nuk na pranoi as Prishtina dhe as Beogradi qė, edhe ne nga Lugina e Preshevės tė jemi pjesė e kėtyre negociatave. Arsyeja ishte e thjeshtė dhe injoruese: nuk ka vend pėr pėrfaqėsuesit legjitimė tė Luginės sė Preshevės, sepse nė rend ėshtė statusi i Kosovės pėr zgjidhje dhe jo edhe i Luginės. Shpresojmė se Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur, nė mos nė fund tė kėtij viti, mė 2008-tėn me siguri. Nuk jemi profetė tė prognozojmė se 10 dhjetori ėshtė soni i kėtyre pėrpjekjeve, por njė zgjidhje pėr Kosovėn duhet sa mė shpejt sa nuk ėshtė vonė. Mund tė ndodhė nga tejzgjatjet maratonike dhe nė pafundėsi tė na pėrsėriten proceset e dikurshme shumė tragjike pėr tė gjitha ata qė jetojnė nė Kosovė dhe pėrreth saj. ‘Mos na raftė me harrue‘, thotė me tė drejtė populli.

Duket sikur nė Preshevė ka dy palė; njėra qė mbėshtet planin e propozuar nga Presidenti Ahtisari dhe njė palė tjetėr qė e konsideron atė si "njė ofertė kompromisi nga ana e ‘elitės negociatore‘ - uzurpatore e Kosovės, qė i hap rrugė Serbisė e Rusisė ta zhvillojė ofensivėn politike dhe diplomatike pėr lėvizjen e vijės sė kuqe nė favor tė pansllavizmit...

Rreth planit ‘Ahtisari‘ nė Luginėn e Preshevės nuk ka mendime dypalėshe. Tė gjithė pothuajse publikisht e kanė pėrkrahur kėtė plan, si mė tė arsyeshmin pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. Ndoshta edhe ky plan nuk ėshtė i pėrkryer, ama pėr momentin e "ha pazari", si nga mė tė mirėt. U nxorėn nė sipėrfaqe publike edhe shumė opsione tė tjera si mund tė duket Kosova, por ky i Ahtisarit ishte mė i favorizuari nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt. Lėvizjet e Serbisė dhe Rusisė pėr pansllavizėm nuk janė tė sodit, por ato i kanė rrėnjėt e thella dhe shumė tė rrezikshme. Njė unitet e i faktorėve ndėrkombėtarė dhe kosovarėve do tė dalin fitimtarė nė kėtė garė, po gjetėn njė kompromis politik.

Keni shprehur shpesh shqetėsimin pėr trajtimin qė u bėhet shqiptarėve tė kėsaj zone. Madje, keni deklaruar qė shume shpejt do krijoni njė Kėshill Kombėtar, qė do tė punojė nė interes tė komunitetit shqiptar...

Po. Eshtė e vėrtetė se shqiptarėt nė Serbi, nuk trajtohen njėjtė me qytetarėt e tjerė. Ata edhe mė tej nga Beogradi shikohen si element destablizimi nė rajon. Fakt ėshtė integrimi i tyre i ngadaltė dhe i mėrzitshėm. Njė nga prioritet do tė jetė jetėsimi i iniciativės pėr formimin e Kėshillit Nacional tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Formimi i kėtij Kėshilli do tė bashkonte mendimin politik tė subjekteve shqiptare dhe do t‘i ēonte pėrpara proceset e ngecura demokratike nė kėtė rajon. Po tė ishte formuar me kohė Kėshilli Nacional me siguri spektri politik shqiptar nuk kishte dalė me mendime e qėndrime kaq tė ndara. Me ndihmėn e njė kėshilli tė tillė mendimi politik shqiptar do tė kishte dalur mė unik dhe se nuk do tė ishte harxhuar kaq energji rreth marrjes sė qėndrimeve tė pėrbashkėta.

Sipas jush, militarizimi i Luginės ėshtė kėrcėnim pėr stabilitetin rajonal dhe pėr zhvillimin ekonomik. Sipas jush, cila do tė ishte njė e ardhme e sigurtė pėr Kosovėn Lindore?

Nė hapėsirat e Luginės sė Preshevės vazhdon tė mbetet i koncentruar njė numėr i madh i forcave policore-ushtarake serbe, sidomos afėr vendbanimeve shqiptare qė shtrihen pėrgjatė kufirit administrativ me Kosovėn. Ndonėse gjatė kėsaj periudhe me ndihmėn e madhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare pas demilitarizimit tė UĒPMB-sė, ėshtė evituar mundėsia e ndonjė konflikt tė armatosur, mirėpo nuk janė eliminuar shkaqet qė kanė sjellė krizėn nė kėtė rajon.

Marrėveshja e nėnshkruar pėr themelimin e policisė multietnike, nė tė cilėn shqiptarėt do tė pėrfaqėsoheshin sipas strukturės sė popullsisė, po zvarritet. Projekti i OSBE-sė pėr formimin e policisė multietnike ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr integrimin e shqiptarėve nė tė gjitha institucionet lokale dhe shtetėrore, i cili po tė realizohet natyrisht se do tė sillte frymėn e stabilitetit tė plotė nė kėto komuna tė populluara nga shumica shqiptare.

Mendoj se largimi i tė gjitha forcave policoro-ushtarke serbe tė anazhuara gjatė krizės nė Luginėn e Preshevės, dhe zėvendėsimi i tyre me policinė mulietnike do tė ndikonte shumė nė ngritjen e masave tė mirėbesimit nė kėto anė. Masat pėr krijimin e njė ambienti tė sigurtė, tė mirėbesimit ndėretnik, tė projekteve multietnike nuk mund tė ngriten me ngritjen e barakave policore gai nėpėr tė gjitha vendbanimet shqiptare. Tė gjitha kėto aktivitete janė bėrė pėr pėr demilitarizimin e rajonit e jo pėr militarizimin e sėrishėm tė tij. Konstatimi i paradokohshėm i Ēoviq, se nė Luginėn e Preshevės, do tė ngritet njė Bondstill i dytė, ka shkaktuar reagime tė shumta te shqiptarėt dhe forcat demokratike tė vendit.

Shqiptarėt e Preshevės shpresojnė se njė referendum jo zyrtar i zhvilluar nė vitin 1992, ku 95 pėr qind e rreth 47 mijė pjesėmarrėsve mbėshtetėn autonominė e plotė pėr rajonin dhe njohu tė drejtėn pėr t‘u bashkuar me Kosovėn - do tė bindė opinionin lokal dhe atė ndėrkombėtar pėr shkėputje nga Serbia. Sipas jush, sa shanse ka njė kėrkesė e tillė?

Serbisė nuk i shkoi ndėr mend t‘i pyeste fare shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, kur i ndau padrejtėsisht, nga Kosova, mė 1945. I shtypi me dhunė kėrkesat gjatė vitit 1968 pėr ribashkim me Kosovėn. Shqiptarėt e kėtyre viseve nuk u pėrfshin nė Kushtetutėn e vitit 1974, nuk e gjetėn veten e trajtuar nė Deklaratėn Kushtetuese tė Kosovės mė 2 korrik 1990, pastaj nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės mė 7 shtator 1990 si dhe nuk u thirrėn nė Referendumin e 26 dhe 30 shtatorit 1991, pėr Republikėn e pavarur tė Kosovės. Po ashtu edhe gjatė proceseve tė mėvonshme tė bisedimeve nė Rambuje dhe zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, shqiptarėt e kėtyre viseve mbetėn nė periferi. Por a do tė trajtohen si tė tillė edhe gjatė bisedimeve tė mundshme, gjatė kėtij viti, midis Prishtinės dhe Beogradit? Por, spektri politik i Luginės sė Preshevės edhe mė tej mbėshtet Referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992. Ky referendum herėdokur do tė jetėsohet, kur t‘i vijė radha.

Por nga ana tjetėr, faktori politik ėshtė shprehur se ndarja ėshtė diēka e gatuar nė kuzhinat serbe...

Ka edhe aso konstatimesh, por nga ndarjet ka pėsuar mė sė shumti populli shqiptar. Termi ndarje nuk na shkon pėr shtati sikur termi bashkim. Nėse serbėt e veriut tė Kosovės ndahen nga Kosova, ne nuk kemi ēka tė presim mė. Referendimi e ka fjalėn pastaj. Faktori politik shqiptar pėrmes kėshilltarėve tė tre asambleve komunale nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, hapur kanė shprehur pro qėndrime tė Grupit tė Kontaktit. Po lėvizėn njė milimetėr ato, atėherė ne do ta themi fjalėn qė e kemi mbajtur nė grykė me shekuj.

Nė deklarime tė ndryshme publike ėshtė thėnė se shpresoni qė Lugina e Preshevės tė bashkohet me Kosovėn nė shkėmbim tė enklavave serbe tė Kosovės, nė rast tė ndonjė diskutimi pėr ēėshjen e kufijve. Sa tė gatshėm do tė ishit pėr realizimin e njė shprese tė tillė dhe mendoni se kjo ēėshtje nuk do ta ndėrlikojė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės?

Ne mbėshtesim fuqishėm pavarėsinė e Kosovės me sovranitet tė plotė nė tėrė territorin e saj tė garantuar ndėrkombėtarisht. Ndėrsa pėr Luginėn e Preshevės kemi interesa tė tjera si popull autokton. Kohėve tė fundit po flitet edhe mundėsia e ndarjes sė Kosovės, nėse nga faktori ndėrkombėtar njė e drejtė e tillė i njihet palės serbe si shkaktare e luftės, njėkohėsisht humbėse e luftės sipas marrėveshjes se Kumanovės, atėherė as qė do tė diskutohet legjitimiteti politik, juridik dhe morali shqiptarėve si viktimė e luftės, pėr tė drejtėn e pamohueshme pėr tė jetuar nė njė shtet tė vetėm shqiptar.

Edhe pse referendumi i 15 viteve mė parė nuk ėshtė njohur asnjėherė zyrtarisht nga Beogradi dhe as nga komuniteti ndėrkombėtar, pėrse mendoni se ai mund tė pėrbėjė kartėn mė tė fortė pėr drejtuesit e shqiptarėve tė Preshevės nė pėrpjekjet tuaja pėr autonomi ose bashkim me Kosovėn?

Edhe pas 15 vjetėsh, Referendumi nuk e ka humbur vlerėn e vet, sepse ėshtė i mbėshtetur nė verdiktin e popullit. Bashkimi me Kosovėn ėshtė opsioni mė i qėndrueshėm, mė i drejtė, ēdo zgjidhje tjetėr do tė jetė vetėm zgjidhje kompromisi.

Disa herė ėshtė kėrkuar nga politikanėt lokalė tė zonės tuaj pėr mė shumė prani tė bashkėsisė ndėrkombėtare? Pse? Ē‘rrezik ndjeni?

Kemi kėrkuar njė prani tė forcave ndėrkombėtare nė Luginė, e cila bashkė me policinė multietnike do tė jenė faktorė stabiliteti nė rajon. Xhandarmėria dhe ushtria nuk janė tė dėshiruara nga populli shqiptar dhe paraqesin kėrcėnim pėr paqen nė rajon. Shqiptarėt kanė frikė se mund tė kthehen tensionet nė skenė dhe tė lindin konfliktet, nėse edhe mė tej ky rajon militarizohen me forca serbe tė sigurimit.

Ē‘marrėdhėnie ka komuniteti shqiptar me atė serb? Po me autoritetet serbe?

Shqiptarėt dhe serbėt edhe mė tej jetojnė nė kėto hapėsira nga ndjenja e frikės sė dominimit. Serbėt frikėsohen se shqiptarėt mund tė bėhen shumicė absolute nė Bujanoc, si nė Preshevė. Shqiptarėt kanė qenė nė hasmėri prej kohėsh me autoritetet pushtetare serbe, tė cilėt ua kanė mohuar tė drejtat e shqiptarėve, qė nga organet komunale e deri te ato shtetėrore.

Duket se Lugina e Preshevės, Medvegja dhe Bujanoci janė nė periferi jo vetėm tė fokusit rajonal, por edhe nga diplomacia ndėrkombėtare. Ē‘hapa keni ndėrmarrė pėr t‘u bėrė jehonė problemeve tė shumta, por sidomos shkeljeve tė tė drejtave nė kėto zona?

Pavarėsisht pse shqiptarėt e Luginės duket se janė nė bisht tė ngjarjeve politike dhe diplomatike, ata edhe mė tej janė faktor i rėndėsishėm nė rajon. Askush nuk mund tė vendosė pa i pyetur shqiptarėt e Luginės. Eshtė e drejtė e tyre tė dinė pėr fatin e tyre politik se nė ēfarė bashkėsie do tė jetojnė nė tė ardhmen. Shkeljen e tė drejtave tė shqiptarėve e kemi ngritur edhe nė nivele mė tė larta, por ato mjerisht po realizohen me hapa tė breshkės.

Tė kthehemi dhe njė herė te Kosova. Ndarja e saj po konsiderohej si njė variant i mundshėm, edhe pse shumė nga qarqet e Kosovės, por edhe ata ndėrkombėtare e mohojnė herėpashere. Sa e rėndė ėshtė shkėputja e njė pjesė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, siē ėshtė Veriu i saj?

Ndarjet janė tė dhimbshme. Fati i popujve tė zonave kufitare ka qenė gjithmonė nė peshore. Besoj se me integrimet evropiane dhembja e kėtyre banorėve do tė zbutet dhe do tė tejkalohet. Pakicat janė problem jo vetėm i Kosovės dhe Serbisė, por edhe i tėrė Ballkanit. Ndarjet mbi vija etnike nuk janė favorizuese pėr ndėrkombėtarėt, besoj se edhe pėr kėto probleme do tė gjendet ilaēi.

Nė njė deklaratė tė paradokohshme, ish-Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, propozoi shkėmbimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me Luginėn e Preshevės. A ju duket ky njė "pazar" i arsyeshėm?

Ēdo "pazar politik‘ siē thoni ju rreth ndarjes dhe bashkimit nėse gjendet ndonjė kompromis mes Prishtinės dhe Beogradit do tė ishte i dobishėm dhe interesant. Por, nuk mund tė vendoset pėr fatin e popujve pa konsultime paraprake. Nė kėtė rrugė duhet tė pyetet edhe vullneti politik i shqiptarėve tė Luginės.

Nė rastin mė tė keq, ajo qė ju e konsideroni Kosova Lindore do tė mbetet nė tė njėjtin stad, ndėrsa Kosova do tė marrė pavarėsinė. Si e shikoni ju nė tė ardhmen shtetin e Kosovės nė marrėdhėniet me Luginėn e Preshevės, Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi?

Sado qė pėr shqiptarėt tė jetė e rėndėsishme zgjidhje e statusit politik tė Kosovės, nuk do tė thotė se aty mbyllet edhe ēėshtja e problemit shqiptar nė Ballkan. Shqiptarėt duhen tė jenė nė koherencė tė plotė me zhvillimet politike nė rajon dhe diplomacinė botėrore, duke avokuar dhe lobuar fuqishėm pėr interesat e tyre, dhe pėr asnjė moment tė mos bėhen vetėm spektatorė tė proceseve integruese rajonale.

Ē‘marrėdhėnie keni me faktorin shqiptar nė rajon, nė Maqedoni, Kosovė, Mal tė Zi dhe Shqipėri?

Jo edhe gjithaq tė mirė. Na mungon bashkėpunimi i mirėfilltė si ai i viteve ‘92, kur u krijua njė Kėshill Koordinues i shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Duhet tė jetė njė bashkėpunim mė i ngjeshur me bashkėsitė etnike shqiptare tė kėtij rajoni.

Mendoni se faktori shqiptar nė rajon duhet tė ketė njė platformė veprimi nė tė ardhmen pėr integrimin e faktorit shqiptar nė rajon?

Po. Ne veē e kemi platformėn politike tė kėshilltarėve shqiptarė tė kuvendeve komunale nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, tė miratuar mė 14 janar 2006. "Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatės tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė posaēėm politik, territorial dhe kushtetues, kėshilltarėt, nė pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj, do tė angazhohen pėr bashkėngjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn", thuhet mes tjerash nė Platformėn Politike.

Akademiku Rexhep Qosja dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti, mendojnė se njė ditė, Shqipėria me Kosovėn do tė bashkohet. Madje, Ahmeti shkon mė tej, duke u shprehur pėr bashkimin edhe tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe tė tė gjithė vėllezėrve tė njė gjuhe e tė njė gjaku. Si i komentoni kėto deklarata?

Vlerėsoj shumė pozitivisht idetė politike tė akademikut Rexhep Qosja, nė lidhje me ēėshtjen kombėtare, qė shikuar nė esencė kanė tė njėjtėn doktrinė filozofike tė veprimit politik tė praktikuar nga zoti Ali Ahmeti. Ēdokush ėshtė i detyruar tė bėjė mė tė mirėn e mundshme pėr kombin e tij. Qoftė akademiku Qosja, qoftė zoti Ahmeti kanė njė qėllim tė pėrbashkėt, edhe pse, jo rrugėtim tė njėjtė. Pėr arritjen e njė qėllimi tė caktuar nuk ka rėndėsi rruga e pėrshkruar, por realizimi i qėllimit, dhe unė besoj fuqimisht nė kėtė qėllim. Jam i bindur se qėllimi do tė justifikojė mjetet e rrugėtimit.

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.