|
Intervistė me
kryetarin e komunės sė Bujanocit z.Nagip Arifi
Kosova Lindore ka garancinė nga grupi i
kontaktit, e nė anėn tjetėr tė medaljes, ka referendumin e 1 dhe 2
marsit tė 1992
Cyrin, 05 mars
Pas disa takimeve qė i
kishte realizuar me miqė zviceranė nė lidhje me zhvillimin dhe
investimin e zviceranėve nė komunėn e Bujanocit, kryetari i kėsaj
komune z.Nagip Arifi me delegacionin e tij, vizitoi edhe redaksinė e
gazetės sonė, si dhe realizoi disa takime me bashkatdhetarė dhe iu
bashkua ambienteve festive tė bashkatdhetarėve tanė pėr pavarėsinė e
Kosovės, pėrvjetorit festiv tė Referendumit tė 1, 2 marsit 1992, si
dhe pėrvjetorit tė madh festiv tė Lidhjes sė mėrgimtarėve tė fshatit
Tėrnoc me qendėr nė Zvicėr, ku ne u takuam dhe e realizuam kėtė
intervistė dhe z.Arifi na njoftoi pėr situatėn aktuale nė Kosovėn
Lindore pas shpalljes sė shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės, pėr
gjendjen momentale tė policisė multietnike, si dhe pėr shumė ēėshtje
tjera.Bota sot:Z.Arifi, fillimisht ju pėrgėzojmė pėr pavarėsinė e
Kosovės.
Nagip Arifi: Ju jemi mirėnjohės pėr kėtė urim dhe gjithashtu
urime edhe juve, lexuesve tuaj dhe gjithė redaksive tė kombėtares 'Bota
sot', kur dihet se keni kontribuar me shumė mund pėr kėtė ditė tė
madhe nė fushėn e informimit tė shpejtė, profesional dhe tė
saktė.Kujtojmė dhe pėrkulemi para veprės sė madhe diplomatike qė ka
dhėnė arqitekti i pavarėsisė sė Kosovės, presidenti historik i
Kosovės, tashmė i ndjerė Prof.Dr.Ibrahim Rugova, vepra heroike dhe e
pashembullt e kryeheroit legjendar Adem Jashari, familjes Haradinaj
e shumė dėshmorėve tė tjerė, si dhe invalidėve tė luftės.Nė kėtė
ditė gėzimi, shumė nėna kanė mbetur pa bijtė e tyre, shumė jetimė, e
shumė e shumė invalidė tė luftės dhe shumė bashkėkombas tė pagjetur,
por tani si gjithmonė tė jenė krenare, sepse u kurorėzuam me
pavarėsi.Lavdi dėshmorėve dhe pushofshin tė qetė nė Kosovėn e
pavarur, nė tokėn e Dardanisė Antike.
Bota sot: Mund tė na njoftoni me gjendjen aktuale qė po mbretėron
nė Bujanoc dhe nė dy komunat tjera shqiptare ate tė Preshevės dhe
Medvegjės?
Nagip Arifi:Kosova Lindore dhe i gjithė populli shqiptar
ėshtė mėsuar me situata tė rėnda, gjysmė tė rėnda, provokative dhe
tepėr tė rrezikishme.Menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė sė
Kosovės, nė tė gjitha komunat shqiptare tė Kosovės Lindore, ėshtė
vėrejtur njė lėvizje e madhe e makinerisė serbe drejtuar pikave tė
ndryshme strategjike.Duhet ta dinė ata qė e dinė por nuk duan ta
pranojnė realitetin se pavarėsia e Kosovės sjell stabilitet nė
Europėn Jugperendimore.Banorėt e Kosovės Lindore, si gjithmonė, janė
gati qė ti pėrballojnė situatave tė ndryshme, si tė gėzimit dhe
atyre tė hidhėrimit.Me njė vullnet tė madh dhe gėzim tė
paparashikueshėm e kanė festuar fitoren e madhe tė kombit tonė,
shtetėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn kanė dhėnė jetėn shumė dėshmorė
dhe kanė mbetur shumė invalidė tė luftės.Popullata e kėsaj ane, nuk
ėshtė nė gjumin e dimrit, por kėtė gjum natyrshėm ia kanė lėnė ariut
nėse ėshtė duke fjetur, por me gjakftohtėsi pret situatat qė mund tė
ndodhin.Asesi nuk guxojmė tė biem nė kurth tė atyre qė kanė
pėrgatitur dhe pėrgatitin kurthe pėr tė keqen tonė, por kėtė kurth
logjikisht do ia sjellin vetes, sepse ne jemi tė qetė, tė pafajshėm
dhe nė tokat tona shekullore.Jemi tolerant, respektojmė ēdo komb,
ēdo fe, e ēdo racė.Duam tė bashkėpunojmė me ata qė e duan punėn, me
ata qė nuk duan konflikte dhe me ata qė kanė projekte tė mira tė
integrimit nė Bashkimin Europian. Kurrė nuk kemi qenė mė tė fortė se
tani, mė unik se tani.Situata nė kėto tre komuna mund tė them
lirisht se ėshtė relativisht e qetė edhe pse ka pasur lėvizje dhe
pėrforcime tė forcave ushtarake, paraushtarake apo pas ushtarake.Me
njė fjalė, potencoj se nuk kemi pasur ndonjė incident nė qytet apo
fshat, pėrjashto nė kufirin e sotėm afėr Medvegjės, pas incidenteve
tashmė tė njohura pėr gjithė opinionin.Ju thashė edhe mė lartė,
bashkėkombasit tanė tė tre komunave, pėrcjellin situatėn sikur sytė
e tyre tė ballit, nėse i prek do kesh dhimbje, por nėse ti prek
dikush atėherė mundet tė mbetet pa sy...Kemi pasur disa takime me
banorė qė tė mos bien pre e provokimeve. Shpresojmė, se qeveria e
sotme e serbisė, e cila po ec fatkeqėsisht me modelin e tė vjetrės,
do tė largohet apo do shėrohet nga komplekset e kombinuara dhe tė
ndihmuara nga shumė kush, sepse serbėt duhet ta dinė se po i sjellin
telashe vetes mė shumė dhe po fundosen nė detin e madh e tė pafundmė.
Neve shqiptarėve, qoftė nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi e
ēamėri, nuk ka kush tė na ndajė shpirtėrisht, nė tradita, zakone e
gjuhė e flamur, ne jemi njė dhe ashtu do tė jemi pėrgjithmonė,
krijojmė shtete, por jemi njė komb dhe e kemi njė gjuhė.Nuk kemi faj
ne qė qefinin e kanė prerė gabimisht pėr popullin shqiptar, na kanė
rrudhur nė gjeografi.Tė bashkuar do tė jemi nė bashkimin europian,
sepse ninunallat e fėmijėrisė sonė pėr rritje, kanė qenė tė njejta
si pėr drenicakun, tetovarin, preshevarin apo hotianin, kudo i
thuhet bukės bukė e ujit ujė, tokė tokė e qiellit qiellė.
Bota sot:Po cili ėshtė bashkėpunimi juaj me qeverinė shqiptare nė
Tiranė dhe ate tė Kosovės?
Nagip Arifi: Natyrisht, kanė qenė tė ngrohta ashtu
vėllazėrore, si pėrgjithmonė.Kontaktojmė, kuvendojmė dhe realizojmė
me njė mendim, me njė qėndrim dhe me njė zemėr e shpirt.Kemi
kontakte tė shpeshta dhe i pėrgėzojmė pėr ndihmėn qė na japin dhe
mbėshtetjen tė parezervė dhe nė ēdo kohė.
Bota sot: Si qėndroni me faktorin ndėrkombėtar qė ėshtė nė Serbi,
e kam fjalėn, keni takime me ambsadorė tė shteteve tė ndryshme qė
janė sė vepruari nė kėtė shtet?
Nagip Arifi: E kam parasysh pyetjen.Po, sinqerisht, me tė
gjitha ambsadat qėndrojmė mirė, kemi kontakte tė vazhdueshme dhe
shumė miqėsore. Realizojmė kontakte parasegjithash me ambasadorin
amerikan, tė britanisė sė madhe, tė zvicrės, gjermanisė, italisė,
francės etj. Kėto pėrfaqėsi ndėrkombėtare diplomatike, po e
pėrcjellin situatėn ashtu nė pėrpikshmėri dhe padyshim se gjithēka
do tė jetė nė rrugėn e sė mirės dhe tė merituarės.Shpresojmė se
situata do tė rregullohet ashtu si duhet nė tė gjitha drejtimet nė
Kosovė, sepse ashtu edhe ka filluar mirė, duke e njohur Kosovėn
shumė shtete tė fuqishme botėrore, si SHBA, Anglia, Gjermani,
Franca, Italia etj.Kosova e pavarur do tė sjell shumė shpejt edhe
stabilitetin e gjithė Europės dhe kėtė e kanė kuptuar tė gjithė.
Kosova Lindore apo Lugina e Preshevės ėshtė udhėkryq i shumė
rrugėve strategjike qė lidhin Ballkanin dhe Evropėn
Bota sot:Atėherė, ku do tė mbetet Kosova Lindore, tani pas
pavarėsisė sė Kosovės?
Nagip Arifi:Siē dihet Kosova Lindore apo siē po quhet edhe
ndryshe Lugina e Preshevės, ėshtė e pėrbėrė nga tre komuna etnike
shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Presheva dhe Bujanoci me
shumicė shqiptare, kurse nė Medvegjė shqiptarėt kanė mbetur pakicė
pėr shkak tė shpėrnguljes nė Kosovė e gjetiu me tė vetmin shkak,
ngase po maltretohen herė pas here bashkėkombasit tanė nė kėto zona
autoktone. Kosova Lindore, tė gjithė e dinė, se nuk ėshtė e pasur me
minerale, apo edhe ėshtė, por primare ėshtė nė momentin tonė se
ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė gjeostrategjike. Duhet kujtuar e
rikujtuar se Kosova Lindore apo Lugina e Preshevės ėshtė udhėkryq i
shumė rrugėve strategjike qė lidhin Ballkanin dhe Evropėn. Nė kėtė
pjesė kalon rruga automobilistike 'Korridori 10' dhe hekurudha qė e
lidhin Greqinė, Maqedoninė me Evropėn dhe anasjelltas Evropėn me
kėto shtete dhe shtetet tjera mediterane. Rruga mė e shkurtė dhe e
shpejtė tokėsore pėr tė arritur ne Evropė nga kjo trevė shqiptare
kėshtu qė edhe pėr shtetin grek mbajtja e Luginės sė Preshevės nėn
sundimin serb paraqet interes nacional grek. Nė anėn tjetėr edhe pėr
Serbinė kjo luginė paraqet interes tė veēantė pėr ekonominė dhe
qytetarėt e saj , pėr tė dalė nė portin e Selanikut apo detin mesdhe
duhet tė kalojnė andej. Beogradi duke e ditur rėndėsinė strategjike
tė kėsaj treve, nė vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevės,
Bujanocit dhe Medvegjės dhe ia bashkangjiti Kosovės komunėn e
Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bė njė ndėrrim territoresh.
Poashtu nė sferėn ndėrkombėtare Lugina e Preshevės ėshtė e
rėndėsishme pėr shkak se do tė kalojnė pranė saj naftesjellėsit dhe
gazsjellėsit qe vijnė nga Azia Qendrore.Prandaj, i gjithė problemi
do tė zgjidhet me mjetet demokratike dhe ne do tė luftojmė paqėsisht,
qė tė drejtat tona tė njihen ashtu kolektivisht si tė serbėve apo
sipas planit tė Ahtisarit, pra le tė jetė parim reciproriciteti.Kemi
garanci edhe pėrkrahje nga grupi i Kontaktit dhe nuk mendojmė se do
tė vijnė deri te ndryshimet e atyre parimeve, por nėse vjenė deri te
ndryshimi i projektit tė grupit tė Kontaktit, atėherė Presheva,
Medvegja dhe Bujanoci, ka Referendumin e 1 dhe 2 marsit tė vitit
1992, ku tė gjithė shqiptarėt u patėn deklaruar dhe deklarohen pėr
ribashkim me Kosovėn.Jemi unik tė gjithė, tė tre komunat e Preshevės,
Bujanocit dhe Medvegjės,e qė nė janar tė vitit 2005 arritėm njė
marrėveshje dhe deklarata e aprovuar e shtatorit tė vititt 2007,
tregojnė qartė kėto dy dokumente do tė jenė modele sė vepruari nė tė
ardhmen.
Bota sot: Nė rast provokimi, a keni marrur ndonjė garancion
reagimi pozitiv nga faktori ndėrkombėtar qė ėshtė i vendosur nė
Kosovė?
Nagip Arifi: Po, kemi kontaktuar dhe kemi garancione edhe nga
KFOR, sepse bota e civilizuar ėshtė e interesuar qė kudo tė ketė
qetėsi dhe prosperim.Ne gjithė botėn e kemi afėr.Ky shekull ėshtė i
joni.
Bota sot: Shihen fėrkime tė spektrit politik nė Kosovėn Lindore?
Nagip Arifi:Momentet e vėshtira shqiptarėt gjithmonė kanė
ditur ti pėrballojnė.Gėzimin dhe hidhėrimin e ndajmė sė bashku, kėtė
e kemi traditė dhe do ta mbajmė pėrgjithmonė.Pikėrisht mė 16 shkurt
2008 ditė e shtunė, kemi lėshuar njė komunikatė tė pėrbashkėt,
qeverisė sė Kosovės, qytetarėve tė Kosovės Lindore dhe u kemi
pėrgėzuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe u kemi bėrė apel tek
popullata tė jetė e qetė dhe tė mos bie pre e provokimeme tė
mundshme serbe, e nė anėn tjetėr tė festohet nė mėnyrėn mė dinjitoze.
Bashkėpunimi me subjektet politike ėshtė shumė i mirė dhe ky
bashkėpunim do tė jetė edhe mė i madh nė tė ardhmen, por ky
bashkėpunim ėshtė edhe me institucionet e Shqipėrisė dhe Kosovės dhe
nuk do tė marrim asnjė hap pa u konsultuar me faktorin politik tė
Shqipėrisė dhe ate tė Kosovės.

Bota sot:
Po tani pas pavarėsisė sė Kosovės, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja,
do tė jenė Kosovė Lindore, Luginė apo si?
Nagip Arifi: E dini sigurisht Referendumin e 1 dhe 2 marsit
tė vitit 1992, ku ishim unanimisht pėr Autonomi territoriale me tė
drejtė bashkimi me Kosovėn.Nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės,
bashkimi i Kosovės me ndonjė shtet tjetėr, atėherė do ta
riaktivizojmė 1 dhe 2 marsin, ky realitet do tė jetė nė veprim
atėherė, nėse vjenė deri te mos zbatimi i prinicipeve tė Grupit tė
Kontaktit, pra menjėherė ne do tė aktivizojmė 1 dhe 2 marsin e 1992,
i cili ėshtė nė pėrputhje me unanimitetin e kėshilltarėve tė tre
komunave, pra tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės dhe vullnetit tė
popullatės sė kėsaj ane.Pėr kėtė pyetje ju pėrgjigja edhe pak mė
lartė edhe ate shkurtimisht. Nuk mundem tė pėrgjigjem edhe aq
shkurt.Shpresojė se ėshtė e mjaftueshme.
Bota sot: Cili ėshtė realisht, realiteti qė ėshtė publikuar kėto
ditė me policinė multietnike, qė po patrullojnė nė Vranjė edhe ate
natėn?
Nagip Arifi: Disa policė qė i kanė ftuar dhe kanė vepruar,
kemi reaguar tek organet shtetėrore serbe edhe ate menjėherė, por
kemi njoftuar edhe shefin e OSBE-sė nė Beograd, sepse siē dihet
OSBE-ja ka qenė e kyēur pėr formimin e policisė multietnike dhe
pėrgjigja ka qenė e shpejtė dhe se kėta pakė policė janė angazhuar
pėr dy ditė nė Vranjė, me arsyetimin se ka qenė njė numėr i madh i
policėve nga Vranja nė veprim tė detyrės urgjente nė Beograd pas
protestės sė serbėve qė e patėn. Ata policė shqiptarė kanė qenė
vetėm nė parapėrgatitje pėr gjendje gatishmėrie, e nuk kanė qenė tė
angazhuar nėpėr rrugėt e Vranjės ashtu si po pėrfolet.Shpresojmė se
kjo nuk do tė pėrsėritet asnjėherė dhe lajmet e kėsaj natyre jo tė
mjaftueshme munden tė ndikojnė nė masė, prandaj burimet kryesore tė
lajmit duhet siguruar nga ngjarja kryesore, e jo nga burimi i tretė
apo i katėrt, burimi i drejpėrdrejtė ėshtė mė i sakti, kuptohet se
tolerohen edhe burimi i dytė pėrmes telefonit nė vend ngjarje etj,
kjo ėshtė etikė profesionale.Nuk ka nevojė qė tė trumbetohet dhe tė
kemi zhvendosje tė popullatės mė pastaj, apo tė zhvishet policia
multietnike, sepse kėtė situatė, kėtė veprim tė formulės ėshtė duke
e pėrcjellur faktori ndėrkombėtar.
Qeveria serbe nuk ka pasur vullnet tė hap fakultetin e Mėsuesisė,
por kėrkesa jonė ėshtė qė tė hapen disa degė nė kuadėr tė
universiteteve tė Fakultetit Juridik dhe Ekonomik.
Bota sot: Kur edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do tė kenė
Universitet?
Nagip Arifi:Kėtė pyetje e mora edhe nga disa bashkatdhetarė
nė Grenchen tė Solothurnit nė Zvicėr.Vėrtetė ėshtė interesimi i tė
rinjėve shumė i madh pėr studime dhe dihet se Presheva, Bujanoci dhe
Medvegja, gjithmonė ka pasur studentė tė suksesshėm.Ju njoftoj, se
as njė student qė ka pasur rezultat tė mirė dhe ka dashur tė
studiojė nė Prishtinė nuk ka mbetur prapa,kėtu duhet falėnderuar
Rektorin e Universitetit tė Prishtinės Prof.Dr.Enver Hasanin dhe
fakultetin e Shqipėrisė dhe ate tė Tetovės dhe tė Shtulit.
Qeveria serbe nuk ka pasur vullnet tė hap fakultetin e Mėsuesisė,
por kėrkesa jonė ėshtė qė tė hapen disa degė nė kuadėr tė
universiteteve tė Fakultetit Juridik dhe Ekonomik.Por, pėr momentin
qeveria serbe nuk ka vullnet nė kėtė drejtim, kur dihet se nė anėn
tjetėr qytetarėt janė tatim pagues tė kėsaj qeverie. Qeveria serbe
nuk u jep kredi studentėve shqiptarė, tė cilėt studiojnė nė qytete
tė ndryshme tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė, me arsyetim se
qeveria serbe nuk ėshtė themeluese e kėtyre universiteteve, ku na
bėnė tė qeshim me kėtė arsyetim. Nga buxheti i komunės sė Bujanocit,
pėr vitin 2007 2008, kemi ndarė njė shumė tė mjaftueshme tė hollash
pėr studentėt qė studojnė nė kėto Universitete. Arsimit jemi duke i
dhėnė shumė pėrkrahje tė madhe dhe nė shkollėn e mesme nė Bujanoc 'Sezai
Surroi', janė hapur drejtime tė ndryshme qė nga viti 2007 dhe ėshtė
hapur edhe drejtimi i mjekėsisė qė vijnė nxėnės edhe nga Presheva tė
vijojnė mėsimin.Nė vitin 2002 ky gjimnaz kishte 430 nxėnės e sot
1250 nxėnės.Kemi edhe 10 studentė tė Bujanocit, qė po studiojnė nė
Ankara tė Turqisė dhe qeveria turke po i financon, si dhe pritet nga
qeveria norvegjeze ti pranoj dy studentė pėr master 2008-2009, qė do
ti financojė po kjo qeveri.
Bota sot: Si po funksionon pika kufitare nė Konēul?
Nagip Arifi: Kjo pikė ėshtė duke kryer detyrėn ashtu si duhet
dhe nuk asnjė problem.
Bota sot:Pėr fund, do tė marrim njė pėrshtypje pėr organizimin e
diasporės drejt atdheut e nė veēanti punėn qė ka bėrė Lidhja e
Mėrgimtarėve tė fshatit 'Tėrnoc' pėr Zvicė deri mė tani, ku ishit
edhe nė manifetsimin e dy pėrvjetorėve dhe festės sė pavarėsisė sė
Kosovės?
Nagip Arifi: Fshati Tėrnoc ėshtė fshati mė i madh i kėtyre
tre komunave dhe njėherit mundet tė thuhet edhe mė i madhi nė
rajon.Nga ky fshat kanė dalur shumė intelektualė, luftėtarė dhe
biznesmen e humanist.Lidhja e mėrgimtarėve pėr Zvicėr, e kryesuar
nga z.Skender Jusufi nga fshati Tėrnoc, ėshtė pėr tu
pėrshėndetur.Uniteti i mėrgimtarėve ėshtė rezultat i punės dhe
kontributit qė kanė dhėnė dhe po japin pėr Tėrnocin, Bujanocin dhe
Kosovėn Lindore nė pėrgjithėsi, pa pėrjashtuar ndihmat edhe Kosovės,
Maqedonisė dhe atje ku ka nevojė.Kam mbetur shumė i kėnaqur me
manifetsimin e trefishtė festivė, organizim i mirėfilltė dhe shumė i
sinqertė.I pėrshėndes edhe njėherė tė gjithė kėta mėrgimtarė tė
respektuar, qė kanė punuar, po punojnė dhe po mbajnė edhe familjet e
tyre nė vendlindje.Vėrtetė bashkatdhetarėt janė tė respektuar shumė,
sepse ėshtė pjesė e popullit tonė, qė nuk po e shijonė atdheun ashtu
si duhet, por ne do ti japim kushte tė mira qė ata tė investojnė nė
vendet tona, kanė ku tė investojnė, tė hapim edhe vende tė reja pune
dhe pėr lirim nga taksat do ti lirojmė nė biznesin e tyre pėr dy
vite me radhė.Me qė po afrohen edhe pushimet verore, kur edhe
bashkatdhetarėt vijnė me tė madhe dhe gjallėrohet edhe mė shumė
atdheu ynė, do ti drejtohemi edhe organeve qeveritare, por do ta
njoftojmė edhe faktorin ndėrkombėtar, qė tė mos maltretohen
bashkatdhetarėt tanė, por tė vijnė si duhet dhe tė kalojnė pushimin
si duhet.
Bota sot:Ju faleminderit z.Arifi.
Nagip Arifi:Ishte kėnaqėsi dhe ndjehem i nderuar qė dhashė
intervistėn e parė pėr mediat shqipe pas pavarėsisė sė Kosovės.Puna
e mbarė dhe shpresojmė, se gazeta kombėtare 'Bota sot', sikur deri
tani, do u jep hapėsirė zhvillimeve tė ndryshme nė Preshevė, Bujanoc
dhe Medvegjė.Suksese.
Intervistoi:Dashnim HEBIBI,
redaktor i diasporės nė kombėtaren 'Bota sot' dhe redaktor i TV
Diaspora nė kuadėr tė RTK-sė pėr redaksinė Zvicėr
|
|