Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

SHAIP KAMBERI, KRYETAR I DEGĖS SĖ PARTISĖ PĖR VEPRIM DEMOKRATIK NĖ BUJANOC


“KANDIDOHEM PĖR KRYETAR TĖ KOMUNĖS SĖ BUJANOCIT”



Besoj se kėsaj radhe, sikur kryetar i Degės pėr Bujanoc dhe zėvėndės-kryetar i pėrgjithshėm i PVD-sė nuk do tė mė mungojė pėrkrahja e plotė dhe e parezervė e kryetarit tė PVD-sė z.Riza Halimi, si dhe e strukturave partiake lidhur me kandidimin tim pėr kryetar tė Komunės sė Bujanocit. Gjithashtu nuk kam asnjė arsye qė tė dyshoj se nuk do tė mė mbėshtes kryetari aktual i Komunės sė Bujanocit z.Nagip Arifi, tė cilin e kam mbėshtetur dy herė nė zgjedhjet paraprake


Presheva.com - Si e vlerėsoni situatėn e tanishme tė sigurisė dhe politike nė Luginėn e Preshevės?

Shaip Kamberi : Aktualisht nė Luginėn e Preshevės po mbretėron njė situatė e brishtė politike dhe e sigurisė, e cila drejtpėrdrejt po varet dhe e cila nė tė ardhmen do tė varet jo vetėm nga procesi i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės; por edhe nga zgjedhjet presidenciale nė Serbi, gjegjėsisht cili opsion politik do ta drejtojė vendin nė periudhėn vijuese. Mbase disa zėra nuk e pėrjashtojnė mundėsinė e trazirave tė brendshme nė Serbi, tė cilat do tė mund tė rezultonin me vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme si pasojė e paaftėsisė sė brendshme pėr t’u pėrballur me shtetėzimin e Kosovės. Mbajtja e rajonit nė njė gjendje tė jashtėzakonshme tė pashpallur me njė prani tė tillė forcash dhe strukturash tė armatosura, mungesa e investimeve ekonomike, mundėsia e vendosjes sė organizuar tė ndonjė fluksi tė serbėve tė ikur nga Kosova pas pėrcaktimit tė statusit tė saj janė disa elemente brengosėse. Nė kėtė kontekst jo pa tė drejtė disa zėra vlerėsojnė se procesi i nisur me deklaratėn e ēmilitarizimit tė nėnshkruar nė Konēul nuk e paqėsoj realisht rajonin dhe as nuk e solli prosperitetin e premtuar. Pikėrisht politika refraktare e Beogradit po e pamundėson zhvillimin ekonomik dhe ndryshimin e kursit regresiv politik, tė cilat janė tė domosdoshme pėr tė lėvizur drejt progresit tė pėrgjithshėm. Pasojat e diskriminimit shumėvjeēar mbi baza etnike nuk mund tė sanohen me njė politikė tė kėtillė pėrjashtuese dhe neglizhuese, e cila nuk shfaq interes dhe disponim pėr t’i zgjidhur problemet jetike tė rajonit mė tė ndjeshėm politik dhe mė tė pazhvilluar ekonomikisht; ndonėse nuk mund tė imunizohet edhe (pa)pėrgjegjėsia e spektrit politik shqiptar i cili edhe pas aq shumė vitesh nuk arriti qė ta krijojė njė organ tė pėrbashkėt koordinues politik ose qė ta funksionalizojė organin ekzistues.


RREZIKU NGA GETOIZIMI


Presheva.com - Gjatė kėtij viti pritet edhe zgjidhja e statusit tė Kosovės, ēfarė reflektime mund tė priten nė Luginėn e Preshevės?

- Nė planin afatgjatė reflektimet e pėrcaktimet tė statusit tė Kosovės do tė jenė sigurisht pozitive. Sė pari, Plani i Presidentit Ahtisaari pėrbėn njė bazė tė mirė pėr standardizimin e tė drejtave tė komuniteteve nė kėtė pjesė tė Ballkanit, i cili do tė ishte parakusht pėr uljen e tensioneve ndėretnike. Ndėrkohė, njė Kosovė stabile me institucione demokratike tė cilat do tė ishin garancė e respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe komuniteteve brenda territorit tė saj do tė ketė kredibilitet tė plotė pėr angazhimin nė ngritjen e nivelit tė tė drejtave tė shqiptarėve tė kėtushėm. Si e tillė, ajo do tė mund tė na mbėshtesė nė mėnyrė shumė mė tė drejtpėrdrejtė dhe transparente. Nė fund tė fundit, kjo do tė ishte edhe njė e drejtė e subjektivitetit tė saj si shtet.
Mirėpo, nė planin afatshkurtėr mund tė priten komplikime tė ndryshme, varėsisht nga veprimet dhe synimet e mundshme tė Beogradit gjatė procesit post-statusor. Bazuar nė deklarimet publike tė zyrtarėve tė ndryshėm serbė, opsioni i vendosjes sė njė bllokade tė kufirit me Kosovėn duket i mundshėm. Aq mė shumė kur ky opsion propagandohet para sė gjithash nga ana e kryeministrit aktual tė Serbisė dhe partisė sė tij. Njė bllokim i tillė do ta getoizonte Luginėn e Preshevės dhe do tė krijonte mundėsi tė rritjes sė masave represive selektive, pėrfshirė edhe kufizimin e qarkullimit tė lirė dhe ngushtimin e hapėsirės jetėsore pėr shqiptarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Megjithatė nuk ka dyshim se do tė ishte sėrish njė politikė vetėvrasėse e Serbisė sė sotme - e rrethuar me forca tė NATO-sė dhe me synim anėtarėsimi nė BE – qė tė futet nė aventurat e ngjashme me ato tė viteve tė ‘90-ta. Nė radhė tė parė, ajo nuk e ka mė forcėn ushtarake tė asaj kohe dhe as qė ekonomia e saj ėshtė nė gjendje qė tė pėrballoj, siē thonė edhe vetė serbėt, « luftėra tė pakuptimta ». Nė anėn tjetėr, lidhur me mundėsinė e futjes nė aventura, me sa duket mungon edhe njė koncensus i gjerė politik ēfarė ka qenė para kėtij mijėvjeēari. Prandaj, gjithė kėto komplikime tė mundshme do tė duhet tė ishin afatshkurtėra. Gjithsesi se varianti mė i rrezikshėm do tė ishte ai i ndarjes etnike tė Kosovės, apo i zyrtarizimit tė copėtimit tė veriut tė saj dhe bashkangjitjes sė tij me Serbinė. Edhe pse njė mundėsi e tillė ėshtė pak reale, pasi qė kjo do tė nėnkuptonte se Serbia do tė njihte pavarėsinė e Kosovės nė pjesėn tjetėr, njė mundėsi e kėtillė do ta destabilizonte tėrė Ballkanin Perėndimor sipas efektit tė teorisė domino.

Presheva.com - Si i cilėsoni veprimet e Qeverisė sė Serbisė kur i pėrket ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės?

- Qė nga viti 2003, Qeveria e Serbisė e ka ndryshuar rrėnjėsisht politikėn dhe qasjen ndaj kėtij rajoni. Ajo po vepron sikurse tė gjitha ēėshtjet janė zgjidhur edhe pse Programi paraprak i Qeverisė nuk ėshtė realizuar nė shumė ēėshtje. Njerėzit e afėrt me kryeministrin aktual shpeshherė e kanė kritikuar qasjen e qeverisė sė mėhershme ndaj rajonit nė kuptim tė asaj se e ka « internacionalizuar ēėshtjen e shqiptarėve tė kėtushėm duke e vėnė nė tė njėjtin rrafsh me atė tė serbėve nė Kosovė». Thjesht, Serbia dėshiron qė t’i anashkalojė obligimet tė cilėt i ka marrė ndaj rajonit dhe shqiptarėve gjatė periudhės sė konflikteve tė armatosura duke harruar se nga stabiliteti nė kėtė rajon - dhe rajonet e tjera tė ngjashme – varet nė masė tė madhe edhe stabiliteti nė vetė Serbinė. Pikėrisht kėtu qėndron nevoja dhe efekti i njė politike mė tė pėrbashkėt shqiptare nė Luginėn e Preshevės, e cila do tė ishte nė gjendje qė ta sensibilizojė mė realisht bashkėsinė ndėrkombėtare lidhur me mosangazhimin e shtetit pėr realizimin e synimeve tė pėrcaktuara nė procesin politik tė vitit 2001.

Presheva.com - Edhe pas shtatė vjetėsh, partitė politike shqiptare tė cilat veprojnė nė Luginėn e Preshevės nuk kanė arritur qė ta formojnė njė organ funksional tė pėrbashkėt politik. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr korpusin politik shqiptar nė Luginėn e Preshevės?

- Pėrkundėr periudhės 7 vjeēare pas konfliktit, subjektet politike shqiptare nuk arritėn qė ta krijojnė njė organ tė pėrbashkėt efikas, qėllimi i tė cilit do tė ishte koordinimi i hapave tė pėrbashkėt politik pėr tė ardhmen. Nė fazat e ndryshme kjo ėshtė arritur pjesėrisht me suksese tė caktuara, sikur qe rasti me Kėshillin Koordinues tė Partive Politike Shqiptare. Mirėpo, siē dihet, kėto organe tė karakterit ad hoc nuk mbijetuan pėr shkak tė kundėrshtimeve tė brendshme. Kohėve tė fundit ėshtė aktualizuar Kuvendi i Kėshilltarėve Shqiptar, aktiviteti i tė cilit ka filluar dhe pėrfunduar me nxjerrjen e dy dokumenteve me rėndėsi pėr politikėn e pėrbashkėt. Mund tė thuhet se deri mė tani Kryesia e zgjedhur ka qenė joefikase dhe nuk ka arritur qė tė takohet asnjėherė qė nga krijimi i saj mė 29 shtator tė kėtij viti. Duket qartazi se sot po mungon njė ndjesi politike pėr ēėshtjet kyēe rajonale, tė cilat po kushtėzohen dhe po pengohen paarsyeshėm nga ambiciet pėr pushtet lokal. Do tė ishte politikisht e pėrgjegjshme qė nė periudhėn vijuese t’i kushtohet mė shumė energji dhe seriozitet ēėshtjeve tė interesit tė pėrbashkėt rajonal, si dhe pozitės sė shqiptarėve nė kėtė rajon, aq mė shumė pas zgjedhjeve tė reja lokale, tė cilat edhe mund tė sjellin ndonjė rikonfigurim dhe rilegjitimim tė skenės politike shqiptare. Konkurrenca e paskrupullt pėr pushtet lokal dhe ambiciet ekskluzivisht personale po e shthurrin gradualisht politikėn tonė tė pėrbashkėt dhe po e pamundėsojnė edhe mė tepėr organizimin tonė tė brishtė politik. Prandaj edhe ėshtė shumė i rėndėsishėm funksionalizimi dhe dinamizimi i punės sė Kuvendit tė Kėshilltarėve Shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.


DĖSHTIMI I BASHKĖQEVERISJES


Presheva.com - Sė shpejti do tė zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale nė Serbi. Partia e juaj ka paralajmėruar se nuk do tė ftoj nė bojkot zgjedhor duke mos i dhėnė njėkohėsisht mbėshtetje asnjė kandidati presidencial. Si subjekt politik a keni megjithatė ndonjė preferencė politike?

- Partia pėr Veprim Demokratik ka dalė e para me qėndrim se nuk do tė ftojė nė bojkot tė kėtij procesi zgjedhor, por se do t’i lėjė hapėsirė opsioneve demokratike qė ta mobilizojnė dhe animojnė elektoratin tonė pėrmes programeve tė veta dhe zgjidhjeve tė drejta qė do t’i ofrojnė pėr kėtė rajon. Fushata zgjedhore e cila ėshtė nė zhvillim e sipėr nė Serbi nuk po tregon ndjeshmėrinė e asnjėrit nga kandidatėt pėr t’i pėrfituar votat e elektoratit tonė, ashtu qė nuk mund tė pritet ndonjė pjesėmarrje serioze e zgjedhėsve.

Presheva.com - Pėrpos qė jeni subjekti mė masiv politik shqiptar nė Komunėn e Bujanocit, partia e juaj ėshtė edhe bartėse kryesore e funksionimit tė pushtetit lokal. Nė kėtė kuptim qeverisja vendore ėshtė ballafaquar me probleme tė shumta gjatė kėtij mandati?

- Personalisht nuk jam plotėsisht i kėnaqur me realizimin e mandatit tė fituar nga zgjedhjet lokale tė qershorit tė vitit 2006. Mė pak se nė rrafshin e investimeve tė ndryshme nė infrastrukturė sa me realizimin e synimeve tė Degės sė PVD-sė rreth emėrimit tė kuadrove tona udhėheqėse nėpėr institucione, si dhe funksionimit tė vendimmarrjes. Nė radhė tė parė e kemi njė gjendje shqetėsuese nė Kuvendin Komunal, nė tė cilin megjithė 22 mandate kėshilltarėsh shqiptarė tė cilat janė tė mjaftueshme pėr miratimin e ēfarėdolloj vendimi, pėr shkak tė pėrēarjeve nė Lėvizjen e Progresit Demokratik si dhe pėr shkak tė mungesės sė ndjesisė, kulturės dhe pėrgjegjėsisė politike; miratimi i ēdo pike tė rendit tė ditės varej nga dy kėshilltarėt romė dhe pesė kėshilltarėt e tjerė serbė. Me njė fjalė, gjendja e krijuar nė Kuvend Komunal vėrteton bindshėm shpėrdorimin e votės sė elektoratit shqiptar tė kėsaj komune. Nė anėn tjetėr, si pasojė e kėsaj gjendje nė vendimmarrje, nuk po arrijmė qė t’i legjitimojmė drejtorėt nėpėr ndėrmarrje komunale, tė cilėve edhe u ka skaduar mandati. Kjo e rrėnon jo vetėm pozitėn e tyre, por edhe tė institucioneve. Gjendja e tanishme nuk ka gjasė qė tė pėrmirėsohet, sė paku deri nė zgjedhjet e reja. Me njė fjalė marrėveshja pėr bashkėqeverisje ka dėshtuar nė shumė pika.

Presheva.com - Kryetari i Kuvendit republikan ka shpallur zgjedhjet lokale dhe krahinore pėr 17 maj tė kėtij viti. Ēfarė mund tė pritet nė kėto zgjedhje pėr shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės nė pėrgjithėsi dhe pėr subjektin tuaj politik nė veēanti?

- Pėrkundėr ndryshimeve tė ligjit zgjedhor dhe atij tė vetadministrimit lokal esenca ėshtė se sistemi zgjedhor proporcional me lista tė mbyllura ka mbetur pėrsėri nė fuqi. Kjo ėshtė njė ēėshtje e cila nuk do tė pengojė qė edhe nė kėto zgjedhje tė pėrsėritet fitorja e partive politike shqiptare nė Bujanoc, tė tretat me radhė qė nga viti 2002. Kjo zgjidhje ligjore e ka shmangur konfliktin e mundshėm ndėrnacional politik, i cili sigurisht qė do tė kishte eskaluar po tė kishim pasur kthim nė sistemin zgjedhor tė shumicės dhe krijimin e njėsive tė vjetėra zgjedhore. Sa i pėrket PVD-sė nė Bujanoc, besoj se jo vetėm qė do tė jetė pėrsėri subjekti mė i mbėshtetur politik nga elektorati, por edhe se do tė ngrisė dukshėm suksesin nė krahasim me zgjedhjet e kaluara. Mirėpo mbetem plotėsisht i vetėdijshėm se e tėra do tė varet nga aftėsia e PVD-sė pėr t’i menaxhuar rrjedhat nė prag tė kėtij procesi zgjedhor.

Presheva.com - Shumė zėra pohojnė se kėsaj herė do tė jeni ju kandidati joformal partiak pėr kryetar tė ardhshėm tė Komunės sė Bujanocit?

- Kjo ėshtė ēėshtje e cila do tė diskutohet nė instancat mė tė larta partiake. Deri mė tash ēėshtja e mandatimit tim as formalisht dhe as nė mėnyrė joformale nuk ka qenė nė agjendėn e diskutimit tė ndonjė organi tė PVD-sė. Por, nuk ėshtė fshehtėsi qė sikur nė zgjedhjet e vitit 2002 ashtu edhe nė ato tė vitit 2006 kam qenė njė nga kandidatėt e mundshėm tė PVD-sė pėr kryetar tė Komunės. Dhe nuk ėshtė po ashtu fshehtėsi qė ambicia ime e tanishme ėshtė qė ta paraqes sėrish kandidaturėn time. Besoj se kėsaj radhe, sikur kryetar i Degės pėr Bujanoc dhe zėvėndės-kryetar i pėrgjithshėm i PVD-sė nuk do tė mė mungojė pėrkrahja e plotė dhe e parezervė e kryetarit tė PVD-sė z.Riza Halimi, si dhe e strukturave partiake lidhur me kandidimin tim pėr kryetar tė Komunės sė Bujanocit. Gjithashtu nuk kam asnjė arsye qė tė dyshoj se nuk do tė mė mbėshtes kryetari aktual i Komunės sė Bujanocit z.Nagip Arifi, tė cilin e kam mbėshtetur dy herė nė zgjedhjet paraprake. Njė proverb i vjetėr kinez thotė « mėngjesi nuk vjen dy herė pėr ta zgjuar njerinė ». Unė, si duket jam njeri me fat - ėshtė mėngjesi i tretė i cili po mė troket nė derė.

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.