Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

INTERVISTĖ ME RIZA HALIMIN, KRYETAR I PVD-sė DHE DEPUTET I VETĖM SHQIPTARĖ NĖ BEOGRAD


Diskriminimi ndaj shqiptarėve tė Kosovės Lindore, i njėjtė si nė regjimin e Milosheviqit

Riza Halimi, kryetari partisė mė tė madhe shqiptare (PVD) nė Kosovėn Lindore, nė njė interviste pėr SHQIP dekalron se poltika dskrminuese e regjimit serb edhe mė tuje po vazhdon ndaj popullatės shqiptare nė Kosovėn Lindore, madje me tė njėjtin intensitet si gjatė regjimit tė kryekriminelit Milosheviq


Kushtrim MALIQI

Preshevė, 7 shtator

BOTA SOT: Z. Halimi partia juaj, PVD, kėto ditė kremtoi jubileun e nėntėmbėdhjetė vjetorit tė funksionimit tė saj. A mendoni se ia keni dalė realizimit tė misionit tuaj?

RIZA HALIMI : Partia pėr Veprim Demokratik (PVD) ka filluar veprimin e saj nė vitin 1990 dhe me formimin e partisė sonė pėr herė tė parė shqiptarėt e kėsaj treve kishin mundėsin e tyre pėr veprimtari tė pavarur politike. Vetė shtrirja e funksionimit tė veprimtarisė sė partisė sonė nė gjithė territorin e Kosovės Lindore, flet pėr misionin themelor tė realizuar tė partisė. Ne jemi i vetmi subjekt politik rajonal i cili ka dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė konstituimet dhe zhvillimin e pushteteve lokale nė Preshevė, Bujanovc dhe Medvegjė.


BOTA SOT: Duke pasur parasysh periudhėn prej dy deceniesh nė Kosovėn Lindore dhjetė vite para dhe dhjet pas lufte, cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr gjendjen aktuale nė kėto tri komuna me shumicė shqiptare?

RIZA HALIMI: Edhe pse nė kėto dy decenie nga themelimi i PVD-sė kemi kaluar periudha dramatike tė pėrcjella me lufta tė pėrgjakshme shumė orientime programore tė paraqitura nė programin tonė themelues nė vitin 1990 vazhdojnė tė jenė edhe mė tutje tė jenė themelore pėr partinė tonė. Fakti se vazhdon edhe mė tutje diskriminimi shtetėror ndaj popullatės shqiptare nė Kosovėn Lindore, madje me tė njėjtin intensitet si gjatė regjimit tė kriminelit Milosheviq, flet se angazhimi ynė vazhdon tė mbetet avancimi i ēėshtjes shqiptare nė Kosovėn Lindore. Ky diskriminim vazhdon nė arsim, e posaēėrisht nė arsim tė lartė, meqė Qeveria serbe jo vetėm qė nuk ka mundėsuar krijimin e institucioneve tė arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe nė Kosovėn Lindore por edhe mė tutje vazhdon tė mos i pranojė diplomat e Universitetit tė Prishtinės. Gjithashtu pėr shkak tė politikės ekonomike diskriminuese tė zbatuar me decenie tė tėra ky rajon vazhdon tė jetė nė varfėri tė skajshme me shkallė rekorde tė papunėsisė. Mirėpo ēėshtja mė dramatike ėshtė fakti se pas luftės nė Kosovė, posaēėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Kosova Lindore gjithnjė e mė tepėr po getoizohet, duke i ruajtur nė terren nė vazhdimėsi forcat ushtarake dhe duke i pėrdorur forcat speciale tė policisė gjatė bastisjeve dhe arrestimeve tė tė rinjve shqiptarė dhe kėshtu po krijohet gjendja e pasigurisė dhe paperspektivės e qė po reflektohet me pastrim etnik tė heshtur tė Kosovėn Lindore.



Procesi kundėr 17 shqiptarėve - i montuar

BOTA SOT: Z.Halimi, mė 23 shtator nė Beograd pritet tė fillojė gjykimi i tė arrestuarve shqiptarė nga Kosova Lindore me akuzėn gjoja "pėr krime tė UĒPMB-sė kundėr serbėve nė Kosovė". Si e cilėsoni ju kėtė proces gjyqėsor?

RIZA HALIMI: Vetė shtyrja dhe zhargitja e fillimit tė kėtij ashtuquajturi proces ndaj tė rinjve tanė, flet qartė se Beogradi jo qė nuk pasur fakte, por ka pėrfituar kohė pėr tė pėrgatitur mirė njė proces tė montuar dhe arbitrar. Vėrtetė ėshtė e stėrshtyrė koha e gjykimit tė kėtyre shqiptarėve sigurisht duke mos gjetur as edhe njė fakt pėr atė qė pretendohet qė kanė kryer, pasi qė nė fillim ishte paraparė qė gjykimi tė fillonte nė periudhė kohore prej tridhjetė ditėsh, pastaj tre mujore dhe tani sė fundmi ėshtė caktuar njė datė e qė ėshtė ajo e 23 shtatorit kur edhe pritet qė para "drejtėsisė" tė dalin tė akuzuarit dhe tė pėrballen me akuzat deri tani tė pabaza. Sigurisht se arrestimi I tyre nė vete pėrmban prapavijė politike e qė ėshtė pjesė pėrmbushėse e asaj qė thashė pak mė lart, spastrimit etnik tė shqiptarėve, mbjelljes sė frikės pasi qė edhe pas kėtyre arrestimeve ministri i Punėve tė Brendshme i Serbisė Ivica Daciē para mediave u shpreh se "arrestimet nuk kanė pėrfunduar dhe se ato do tė vazhdojnė edhe mė tej..." Unė shpresoj se edhe pas kėsaj seance gjyqėsore do tė fitojė drejtėsia duke kėrkuar ndihmė edhe nga faktori ndėrkombėtar pasi qė ndėr tė arrestuarit kemi edhe tė rinj tė cilėt gjatė periudhės sė luftės pėr tė mos thėnė kanė qenė tė mitur ata kanė qenė nė moshė shumė tė re.

Kosova Lindore nėn protektorat ndėrkombėtar!

BOTA SOT: Z.Halimi, kohėve tė fundit doli nė shesh ideja e ndėrrimit tė territoreve, madje kjo teme arriti edhe deri nė atė pikė sa u tha se stabiliteti I Ballkanit mund tė arrihej vetėm pas ndėrrimit tė territoreve tė Mitrovicė me Kosovėn Lindore. Si e komentoni ju kėtė ēėshtje?

RIZA HALIMI : Sigurisht qė idetė pėr kėmbimin e territoreve nuk janė reale dhe nuk i ndihmojnė nė radhė tė pare stabilitetit tė Kosovės por edhe tėrė Ballkanit. Me Platformėn politike tė vitit 2006 subjektet politike shqiptare tė Kosovės Lindore janė orientuar qė tė drejtat individuale dhe kolektive t’i realizojnė nė kuadėr tė institucioneve tė Republikės sė Serbisė. Por ne natyrisht se do tė insistojmė qė tė drejtat qė me pakon e Ahtisarit, tė cilat janė paraprarė pėr serbėt nė Kosovė, t’i realizojmė edhe pėr shqiptarėt e Kosovės Lindore nė kuadėr tė Serbisė. Ne jemi tė orientuar qė nė kuadėr tė rajonalizimit tė krijojmė rajonin pėr Preshevė-Bujanoc-Medvegjė, dhe kėshtu mė me lehtėsi t’i pėrfitojmė tė drejtat tona dhe tė krijojmė kushtet si ato ekonomike ashtu edhe ato sociale.

BOTA SOT: Ditėve tė fundit mediat vendore dhe ndėrkombėtare kanė shkruar se Kosova Lindore mund tė pėrdoret si “kartė” pėr njė konflikt tė ri, pėr tė mos thėnė pėr njė luftė tė re nė rajon. Ju si deputet i partisė mė tė madhe shqiptare, pritni ndonjė eskalim tė situatės apo mundėsisė sė daljes jashtė kontrollit tė situatės?

RIZA HALIMI : Nė situatėn kur nė vend tė realizimit tė programit qeveritar tė vitit 2001 tė pėrkrahur nga Bashkėsia Ndėrkombėtare, Qeveria aktuale serbe po orientohet gjithnjė e mė tepėr nė strategji militare dhe nė ngushtim tė hapėsirės jetėsore pėr shqiptarėt etnik, ky rajon sigurisht qė nuk do tė jetė stabil. Vetėm protektorati ndėrkombėtar mund ta shpėtojė Kosovėn Lindore nga kjo politike diskriminuese e regjimit tė Beogradit. Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė OSBE, BE dhe SHBA qė janė tėrė kohėn tė angazhuar pėr zgjidhjen e problemeve tė ndjeshme nė kėtė rajon, mė drejtpėrdrejtė tė ushtrojnė ndikimin e tyre dhe tė detyrojnė qeverinė serbe t’i plotėsojė obligimet ndaj shqiptarėve nė Kosovėn Lindore dhe tė respektojnė vendimin pėr amnisti pėr ish pjesėtarėt e UĒPMB-sė dhe tė ndėrpriten maltretimet qė u ushtruan nga xhandarmeria serbe me rastin e arrestimeve tė dhunshme qė ndodhėn mė 26 dhjetor 2008. Gjithashtu ėshtė e domosdoshme qė popullatės shqiptare nė vend tė kėsaj dhune shtetėrore t’i ofrohet siguri dhe qetėsi. Nė kėtė drejtim ėshtė e domosdoshme tė ndėrpriten incidentet e rėnda nė tė cilat nė shumicėn e rasteve viktima janė shqiptarėt, siē ishte edhe vrasja e pronarit tė pompės sė benzinės, aktivistit dhe kėshilltarit tė Kuvendit komunal Isuf Azizi. Ėshtė e domosdoshme qė kjo vrasje e rėndė sikur edhe shumė vrasje dhe kidnapime tė shqiptarėve nga viti 1999 tė zbardhen dhe kriminelėt tė marrin dėnimet e merituara.

Marrė nga kombėraja "Bota Sot"
Intervistuar nga Kushtrim Maliqi, korrespondenit nė Preshevė

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.