Fatlum Musliji nga Bilaçi shumë afër SuperTalentit në Zvicër
Fatlum Musliji, një 20 vjeçar nga Bilaçi i Bujanocit momentalisht po garon në garën e gjysmë finales të "Die Supertalente aus der Ostschweiz" në Zvicër. Ai me 13 mars do të jetë në gjysmëfinalen e madhe. Në një intervistë ekskluzive për presheva.com tregon për sukseset e tij që ka treguar kudo ku është paraqitur për të vallëzuar.
Presheva.com: Përshëndetje Fatlum, lexuesit e portalit presheva.com kanë kënaqësinë të lexojnë për shqiptarët e Luginës që po tregojnë talent në Zvicër. Ku jetoni ju momentalisht?
Fatlumi: Ju faleminderit për përshendetje, njëherit me lejoni ti përshendes të gjithë bashkëkombasit e mi në Luginën e Presheves si dhe vizitorët e web faqes më të lexuar në diasporë. Kam nderin dhe knaqsi tju pergjigjem pyetjeve, momentalisht unë jetoj dhe punoj ne Bazenheid kanton st.gallenit ne Zvicer.
presheva.com: Ne fillim na flisni pak për veten tuaj, kur filluat të mirreni me kërcim dhe çka ju shtyri që të merreni me kërcimin?
Fatlumi: Quhem Fatlum Musliu nga fshati Bilaç, jam 20 vjeçar dhe jetoj ne Zvicër. Për here të parë kam filluar me kërcim nga mosha 14 vjeçare. Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet "You Got Servet", me pelqeu pa masë, dhe që nga ai moment me lindi ideja për vallzuar, por me ca ndryshime ne stil "popping", "electroboogie", "robbot", "Hip Hop", duke ja shtuar edhe një bormashin. Po ashtu dua ta theksoj se e kam edhe prindin, i cili është një valltar i mrekullushëm në valle popullore.
presheva.com: Kohën e fundit jeni duke marrë pjesë në një spektakel të quajtur "Die Supertalente aus der Ostschweiz". Na flisni pak më shumë rreth këtij Spektakli?
Fatlumi: Po, kohën e fundit jam duke marrë pjesë në spektakel e quajtur "Die grössten Schweizer Talente" në Zvicer, ku me 11 dhjetor 2010 i mbajtur ne Zürich, aty arrita të kualifikohem në gjysëm finale në kercim, i pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe jurija e famshme si DJ Bobo, Christa Rigozzi dhe Roman Kilchsberger, të cilet më quajtën "Diamant".
Tani jam duke u pregaditur për gjysëm finale që mbahet me 13 Mars, në Kreuzlingen që transmetohet drejtpërdrejt nga Televisioni Publik i Zvicres "SF1".
presheva.com: Eshte e veshtir të mirresh me kercim, posaçëristh me stili që ti kërcen, si dhe a mendon se do te arrish deri në finale?
Fatlumi: Po çdo fillim i ka vështirsit e veta, por kur e mer me seriozitet dhe vullnet nuk është aspak vështirë, sidomos kur ke perkrahje familiare apo shoqërore, te une personalisht nuk mungon as njëra tjetra dhe shpresoj më në fund t`ia arrij qëllimin dhe dëshiren që kam filluar deri në piken e fundit për në Finale.
presheva.com: Pas përfundimit të këtij spektakli, a do te vazhdosh të mirresh me kercim?
Fatlumi: Po, pas përfundimit të këtij spektakli do vazhdoj edhe me tutje të mirrem me kercim.
Ju faleminderit Fatlum, suksese nga presheva.com shpresojm të arrish në finalen e madhe dhe pse jo, Lugina të ketë një Super talent në zvicërr.
Fatlumi: Ishte knaqsi e madhe tju pergjigjem pytjeve tua mu ne fund me lejoni tju pershendes juve dhe gjith kombasit e mi dhe vizitorët e presheva.com
Intervistoi: Amir Ajeti /presheva.com/



e suksese me tutje...
wünsh der viiiel erfolg wiiterhii und hoff das gwönnshh =) lg uus Glarus :) hihi
po qka me boe qe te na nuk kan qit ksi programi se edhe une bilem kercej ma mire sikur tye.
suksese bre bashk vendas ishalla emer vendin e pare.
sukseseeee sukseseeeeeeeeeee
Pershendetjee nga Shoshaja xD
Urime Vendas Ishalla e Fiton Finalen Jasha Bilaci Jashaaaaaaa .:)
Publikoni komentin tuaj