Ballina | Intervista | Intervistë me superyllin Ardian Bujupin, finalist i spektaklit gjerman DSDS

Intervistë me superyllin Ardian Bujupin, finalist i spektaklit gjerman DSDS

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Intervistë me superyllin Ardian Bujupin, finalist i spektaklit gjerman DSDS

Ardian Bujupi: Do të mbetemi përherë të lidhur shpirtërisht me Kosovën

Mërgata jonë, me sukses po depërton edhe në jetën kulturore të mjedisit, madje duke arritur edhe majat në të gjithë lëmenjtë e jetës. Njëri nga ata që furishëm ka depërtuar në artin e muzikës në Gjermani, është edhe i riu nga Kosova, Ardian Bujupi.

Ardiani, tashmë, është bërë krenaria jonë, por edhe një figurë e adhuruar e popullit gjerman. Ky talent ka një rrezatim marramendës, por gjithnjë e ruan modestinë dhe krenarinë. Madje, nuk tingëllon patetike, nëse e parafrazojmë një mendim të tij ‘jam krenar që jam shqiptar’.

19 vjeçari me prejardhje nga Kosova, Ardiani Bujupi, i cili jeton me familjen e tij në Heildelberg të Gjermanisë, në spektaklin më të shikuar në Gjermani, Austri dhe Zvicër, me titull "Deutschland sucht den Superstar - Gjermania kërkon super Yllin", me këngët "Feeling Good", "Loving You Is Killing Me" dhe "Waving Flag" arriti të plasohet në vendin e tretë që është një sukses i madh për një debutues.


Ardian Bujupi përshëndet të gjithë vizitorët e Presheva.com

Jo vetëm në këngët e kënduara, por edhe gjatë bisedave me moderatorin Ardiani ishte i sigurt dhe pothuaj gjithnjë i buzëqeshur, gjë që në përgjithësi la përshtypje shumë të mirë te të gjithë që e kanë shikuar në vendin e ngjarjes apo nëpërmjet ekraneve televizive.

Ardian Bujupi mbeti i treti superyll i Gjermanisë, mirëpo është më se e sigurt se fitoi shumë adhurues dhe në të ardhmen nuk do të mungojnë angazhimet e tij muzikore dhe rritja e famës së fituar.
Edhe pse shumë i zënë me punë, ai gjeti kohë t’i përgjigjet interesimit tonë për një intervistë në gjuhën shqipe për portalin tonë.



Ndonëse i ri e keni braktisur Kosovën, duket se atë e bartni në vete kudo që shkoni dhe mburreni me të?
Është e vërtetë se familja jonë ishte e shtrënguar të emigrojë në Gjermani qysh më 1992 për arsye tashmë të njohura. Mirëpo, ne familjarisht keni qenë, jemi dhe do të mbetemi përherë të lidhur shpirtërisht me Kosovën dhe ajo, sikur na përfytyrohet në çdo çast të jetës sonë.

Ju shpejt keni hyrë në shoqërinë elite artistike të mjedisit ku jetoni. Madje, keni shpërthyer si një meteor që ishte një befasi e këndshme dhe thuajse e papritur?

Është e vërtetë se kam depërtuar në mënyrë të furishme, por duket se talenti e ka bërë të veten. Më bëhet se ai talent ishte grumbulluar aq shumë saqë edhe shpërthimin e kishte të vrullshëm.

Me talentin tuaj, hapët shumë porta dhe shumë zemra. A e pritnit një surprizë të tillë?

Ç’është e vërteta nuk e prisja në këtë formë, sepse mjedisi ku jetoj përfill kriteret e ashpra. Jam i lumtur që isha i përzgjedhur i masës e cila din çka do dhe di të vlerësojë.

Ardian, kaluan disa ditë nga finalja e madhe e spektaklit DSDS, si po e ndieni veten, që tashmë jeni një yll i vërtetë i këngës?

Unë jam shumë i lumtur me suksesin tim që kam arritur, por është në natyrën time që kurrë të mos kënaqem me atë që arrij. Domethënë kërkoj gjithnjë.

Kënd do ta falënderoni për gjithë suksesin që e keni arritur?

Sigurisht, familjen time, e cila gjithmonë ka qenë prapa meje, shokët dhe të gjithë fansat që më përkrahën, pa i harruar edhe bashkatdhetarët dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, që kanë votuar përmes sms dhe telefonatave. Kjo për mua është sukses, pres që kjo përkrahje të vazhdojë dhe të zgjerohet.

Moderatori i këtij spektakli, tha se jo të gjithë ata që këndojnë mirë shkojnë në finale, ngase aludoi në atë, se vendosin shikuesit nga telefonatat dhe sms-at. A pajtoheni edhe Ju?

Normalisht se pajtohem, sepse e kam kuptuar, se në këtë spektakël, për të arritur deri tek i pari, duhet natyrisht të kesh talent, por edhe të kesh fansa, që të votojnë dhe që të thërrasin në tel, sepse ata vendosin të jesh në finale, apo i pari i spektaklit. Pra, DSDS, nuk është vetëm për këndim, por edhe si dukesh si person, mua më duket se i ngjason ‘Big Brother’.

Pse ju nuk shkuat në finale?

Nuk ka pasur sa duhet telefonata dhe sms. Nuk e di se çka ka ndodhur që nuk shkova në finale, por i falënderoj të gjithë që kanë votuar për mua dhe që ishin me mua, që kam arritur deri këtu. T’jua them pa modesti, e kam ëndërruar finalen por të shpresoj që këtu nuk përfundojnë finalet për mua.

Jeni i kënaqur edhe me vendin e tretë?

Unë thashë se kam pritur më shumë, por edhe vendi i tretë është një sukses, sepse dallimi ndërmjet kategorive është shumë i ngushtë.

A ndjeheni fitues?

Do të thosha, ndjehem më shumë fitues moral. Në anën tjetër, për momentin, nuk kam mundur të jap më shumë. Publiku ishte sovrani dhe ai më vendosi në vendi e tretë. E falënderoj, megjithatë.

Si keni filluar me muzikë, nga talenti, pasioni, apo dashuria?

Unë do të thosha, të gjithat ngapak. Muzika ka lindë bashkë me mua dhe vazhdoj ta bart si një kurorë të artë. Qysh si fëmijë kam patur kontakte me veglat muzikore të cilat në shtëpinë tonë ishin me bollëk. Babi im hetoi tek unë se kam vesh absolut për muzikë sapo dëgjoi zërin tim.

Ke provuar të këndosh shqip dhe a dëgjon muzikë shqipe.?

Po, kam kënduar, këndoj dhe do të këndoj. Kjo muzikë më pëlqen shumë dhe është tepër e vlerësuar nga unë.

A e keni në plan të realizoni, të këndoni ndonjë këngë në gjuhën shqipe?

Unë, për nga natyra jam njeri që nuk nxitoj, sepse arti nuk e duron nxitimin Aktualisht kam disa projekte në Gjermani, por së shpejti do ta realizoj edhe ëndrrën time që të incizojë diçka të bukur edhe në gjuhën shqipe. Ca projekte tjera këtu në Gjermani dhe do t’i vie radha edhe këngës shqipe. Ëndërr e kam të realizoj dhe incizojë diçka të mirë.

Si do t’i falënderosh përkrahësit tuaj të spektaklit DSDS?
I falënderoj me zemër të sinqertë dhe me shpirt prej artisti.

Intervistoi: Dashnim Hebibi/TV Diaspora/Berlin/Cyrih

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
elmedinaa..... 31/05/2011 03:53:11
JE YLL FARE ..... JE NJESH ARDIAN the whole world loves ardian bujupi
avatar
fatos 29/05/2011 13:58:32
Faleminderit shum shum per kete intervist jo vetem per kete po per te gjitha ato te shqiptareve qe jetojne jasht shtetit te tyre.Meritat i takojne Mr.Dashnim Hebibt dhe stafit presheva.com-it
avatar
dr.Mustafa 29/05/2011 13:50:00
ke qene i shkelqyeshem,je fitues i merituar per ne po votat mungojn,se 83 mil me 7 mil nuk shtyhen,vetem vazhdoni jeni ne rruge te shkelqyeshme.
avatar
mili 29/05/2011 12:39:44
ardijan jem mburr shum me ty na ke dhon shum emocione je yll muzike po veq inati pse je ALBANA sta kan jap fitoren du bist super star 2011 eddhe für immer je jo veq 2011 veq waiterr.....
avatar
pershendetje 27/05/2011 15:33:24
je kon maj forti te lumt
avatar
xiki 27/05/2011 07:01:03
Jemi mburr me ty ketu ne Evrop na ke sjell shum net te kendshme por gjithsesi jam shum i zhgenjyer qe nuk arrite ne finale edhe naten e gjysem finales dukshem ke qen ma i miri por ja fati ka nje her eshte i till dhe vendos dikush tjeter...Un te uroj suksese ne te ardhmen dhe mos u zhgenje asesi....
avatar
rreziku 26/05/2011 20:04:13
po nake dhan shpresa neve ne evrope keshtu duhet shqiptaret te tregohen e jo duke bere dallavere te pershendes nga ch ke qen shum i mire dhe jemi krenar gjith shqiptaria qe te kemi vtem vazhdo
avatar
26/05/2011 18:22:50
te lumt vec vazhdo adrian.
Total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

4.00
Presheva Web Portal