Çedomir Jovanoviq për Presheva.com: Qeveria e Serbisë duhet të ketë kujdes të veçantë për Preshevën Bujanocin dhe Medvegjën
Në intervistë ekskluzive për presheva.com, flet kryetari i Partisë Liberalo demokratike, z. Çedomir Jovanoviq.
presheva.com: Cili është qëndrimi dhe mendimi i Partisë Liberalo Demokratike për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës? Sipas jush, a ekziston vullnet politik nga të dy palët që të arrihet deri tek ndonjë marrëveshje konkrete apo kjo është e gjykuar që të dështojë?
Jovanoviq: Gjithmonë kemi qenë të qartë kur kemi folë për këto raporte dhe për Partinë Liberalo Demokratike nuk ka pasë asgjë të keqe për fillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përkundrazi, ne kemi insistuar më shumë në këtë dialog, nga të gjitha partitë e koalicionit qeverisës. Mirëpo, edhe në këto bisedime kemi hyrë me avazin e vjetër që të fshehim nga qytetarët tonë se për çka do të bisedojmë. Ne kemi paralajmëruar, nëse kjo përsëritet, rezultatet do të jenë të njejta. Serbia do të humbë kohë me vlerë dhe një shansë të madhe që nëpërmjet bisedimeve me shqiptarët të fitojë një pozitë tjetër dhe të ofrojë një të ardhme të mirë për tërë regjionin. Pas rezultateve të para të mira ndërmjet Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviq, ka pasuar kriza rreth vazhdimit të dialogut dhe gjithçka nga ajo që është arritur është rrezikuar me kalkulime politike, të cilat për ambicie kanë pasë zvoglimin e rrezikut eventual nga rënja e rejtingut të politikanëve në Beograd dhe Prishtinë. Eshtë nevojitur shumë pak që të gjitha të kthehen në retorikën e cila na ka kthyer pas në 20 vitet e fundit.
Për këtë arsye, ne insistojmë që të besojmë në dialog pasi ai është hapi i parë kah përmbysjet politike. LDP dëshiron të fillojë me ndryshime politike, ti kthehemi jetës dhe bashkëpunimin normal në regjion. Vetëm në këtë mënyrë mund ta kthejmë Serbinë në radhën e shteteve që përdorin shansin që të zhvillohen dhe komunikojnë me gjuhën e politikës dhe metodat e shekullit 21. Nëse në këtë proces kemi sukses, atherë kjo do të jetë një dëshmi që, në zgjidhjen e cilit do problem, në Prishtinë, Zagreb, Sarajevë ose Podgoricë, si në Bruksel e Vashington kemi parterë dhe bashkëbisedues.

presheva.com: Na intereson qëndrimi juaj personal për "ndarjen e Kosovës" apo "shkëmbimin e teritoreve". A është kjo e mundur? Një zgjidhje e tillë a do të sjellë stabilizim apo do të destabilizojë tërë regjionin?
Jovanoviq: Sot është një iluzion të flitet për ndarjen e Kosovës, pasi kjo temë dhe shumë të tjera janë shumë pas nesh. Ide të ngjajshme ndoshta ka pasë në tavolinë në vitin 2006, mirëpo atherë politika shtetërore që e ka formuluar Vojislav Koshtunica ka zgjedhur të vetmën rrugë për të cilën nuk ka pasë dyshim se çfarë rezultati mund të jetë. Në vend që të bisedohet me Prishtinën, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, Beogradi zyrtar ka ofruar njërën nga parullat e saj "Më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarsi", e cila ka pasë për qëllim përforcimin e pozitës së demagogëve nacional brenda Serbisë dhe në të njejtën kohë na ka larguar nga mundësia e arritjes së ndonjë zgjidhje tjetër me kualitet të lartë. I njejti rast është edhe sot, në vend se të merremi me bisedimet me Brukselin, përsëri nisen disa tema që përgjigja e tyre është marrë shumë më herët. Pasi kjo zgjidhje sot është e pamundur, atherë kjo nuk do të destabilizojë regjionin, mirëpo do të na largojë nga ajo politikë që është e nevojshme për të gjithë ne që jetojmë në këto hapsira.
presheva.com: Si e shihni ju Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën në të ardhmen? A mendoni që Serbia duhet të ndryshojë politikën e deritanishme kur bëhet fjalë për këto tri komuna?
Jovanoviq: Për problemet duhet të diskutohet, ato nuk duhet të shtyhen nën qilim, çka është për fat të keq njëra nga karakteristikat themelore të politikës në Serbi në 20 vitet e fundit, me disa përjashtime. Nuk ka shtet të lumtur në të cilën qytetarët janë thellësisht të pakënaqur dhe jo të lumtur. Për shkak të specifikës dhe historisë që mardhënieve, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të kenë kujdes të veçantë.
presheva.com: Keni deklaruar se disa nga prioritetet e Partisë suaj janë: Politika regjionale, ndryshime në ekonomi, arsimim efikas, modernizim...Në këtë aspekt, çka mendoni për problemin e shqiptarëve, për mospranimin e diplomave nga Republika e Serbisë? A mendoni ser Serbia qëllimisht po saboton integrimin dhe institucionalizimin e shqiptarëve? A mendoni se hapja e fakulteteve në gjuhën shqipe do të ndihmojë deri diku të zgjidhet ku problem? A keni ju ndonjë sygjerim?
Jovanoviq: Arsimi është çelësi i zhvillimit, ne kemi sakrifikuar gjenerata për shkak të qëllimeve të çmendura nacionaliste dhe të dyshimta. Sa i përket diplomave, nuk mund të fitojë këtu kokëfortësia. Edhe studentët nga Serbia qendrore, në Beograd, Nish, Kragujevc, dy vite ka që nuk po i marrin diplomat sipas Bolonjës.. Ky shtet nuk është në gjendje që të përshkruaj as dizajnin e diplomave të fakulteteve të saj, mirëpo fuqimisht kundërshton çdo vulë të Kosovës ose Diplomë të Prishtinës. Të mos rikujtoj se më shumë se 10 vite nga shpërbërja e Jugosllavisë, ne ende kemi pasë librezat e punës, patent shoferin, himnin, çertifikatat e lindjes me amblemën e një shteti që është shkatërruar moti kohë. Vazhdimisht jetojmë në gjendje të përkohshme, në mënyrë provizore, por parimet dhe ligji ende shtyhet për ata që nuk kanë bë probleme. Në këtë rast në fëmijët që kanë diplomuar.
presheva.com: A ka në radhët e partisë suaj shqiptarë? A mendoni që të zgjeroni idetë e LDP-së në jug?
Jovanoviq: Partia Liberalo Demokratike është e vetmja parti e cila vepron në tërë teritorin e Serbisë. Rrjeti jonë ka mbi 150 borde nëpër komuna..
presheva.com: Kur do ta vizitoni Preshevën?
Jovanoviq: Partia Liberalo demokratike nga muaji shtator do të hyjë në fushatë zgjedhore për promovim të programit të saj dhe besoj se do të ketë mundësi që të takohemi në Preshevë. /D.S - presheva.com/



Mjer neve kush po na udheheq krejt shjpiunat e serbise
o Adem per ko ke dhone jeten e ju heroj e martire
per mendimin tim kishte me qen me mir njera nga partit tona te jet ne bashkpunim me partin e qedes ndosht kishte me qen ma mir se me at te trupit kordinus (po pse jo edhe kur te jen zgjedhjet me mir ti merr partia e qedes se partia e te tjerve (gjallit)
Publikoni komentin tuaj