Ballina | Intervista | Jakupi: Të kontribuojmë për projektin e varrezave të reja në Preshevë

Jakupi: Të kontribuojmë për projektin e varrezave të reja në Preshevë

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Jakupi: Të kontribuojmë për projektin e varrezave të reja në Preshevë

 

Intervistë ekskluzive me imamin e xhamisë Ebu Bekër Es-Sidik të Preshevës, z.Sevdail Jakupin  

 

Kohëve të fundit, shihet në xhamitë e Preshevës, e konkretisht në xhaminë e re, Ebu Bekër Es-Sidik, që ia ka dhënë një hijeshi qytetit, qoftë kur të hysh në Preshevë nga Kosova apo nga autostrada Preshevë-Kumanovë, aty përveçse më të moshuarve me të madhe vijnë të rinjtë dhe në mesin e tyre shumë intelektualë për të kryer obligimet fetare, e ky numër i madh prezence, shihet sidomos ditën e premte. Nuk gabohet, nëse përmendet edhe suksesi, angazhimi e përgatitje maksimale e teologut të kësaj xhamie z.Sevdail Jakupi, i cili nuk dinë pushim, por kohën më të madhe të ditës e kalon në detyrën e tij që ka në xhami, si dhe duke u përgatitur për tema që i ligjëron para besimtarëve. E dimë, se ka forma të ndryshme të ligjëratave, por ligjërata më e mirë dhe më e pranueshme është, kur teologu përgatitet shumë për të dhe të bënë tërë kohën që ta përcjellësh. Imami i kësaj xhamie, nuk flet shumë, ai edhe kur flet, të duket, se e studion çdo fjalë që e qet nga goja, për të mos e lënduar askend, i qetë, i shoqërueshëm, i përgatitur për çdo situatë dhe mbi të gjitha, e ka zotësinë e tij shpirtërore, që të nderoj më të vjetrit edhe ate në shkallën më të lartë të respektit. Me pak fjalë të këtij shkrimi, asesi nuk mundemi ta mbështjellim ose përthakojmë anën joverbale dhe verbale që i shohim tek Sevdaili, por shpesh dhe shumë e dobishme është që të flasim pak e me fjalë të mëdha dhe me punë serioze, se sa fjalë shumë, filozofi sa të duash dhe punë hiq. Shpesh edhe titujt shkencorë nuk të bëjnë të madh, nëse nuk e punon si duhet profesionin, titujt merren, pra fitohen, për të qenë shembull i së mirës dhe jo krenarisë dhe rrahje gjoksit e për ti nënçmuar të tjerët. Sa e sa intelektualë të të gjitha fushave kanë dëshirë të kenë tituj dhe e meritojnë, por nuk kanë mundësi financiare, por mbi të gjitha, suksesi i tyre shihet në punën e tij. Sa e sa dijetarë të tjerë, me tituj, kanë mbetur aty ku kanë qenë, pra nuk kanë lëvizur me risi për një rreth. Disa herë i kam thënë vetes, ta realizojë një intervistë me Sevdailin, imamin e xhamisë së re në Preshevë, por sapo ia afrosha atij, ai më thonte, ma mirë mos me fol shumë, por me punu më shumë. Sevdaili gëzon autoritet të madh tek të gjithë ata që punojnë shumë seriozisht, që janë besimtarë, që e duan fenë me shpirt, atdheun dhe paqen në përgjithësi.

Sevdaili, lirisht mundet të thuhet, sepse ajo që shihet nuk do kallauz, e pakë punë është nëse nuk pranohet nga ziliqarët dhe papunëtorët, se ka sjellur freski në ligjërata fetare në Preshevë. Presheva me rrethinë, ka pasur dhe ka hoxhallarë të suksesshëm edhe pse disave i kanë shkuar vitet e disa edhe nuk janë në këtë botë, pra janë në botën e përjetshme, por ata kanë shërbyer me shumë mund, që feja të praktikohet ashtu si duhet dhe padyshim është mirëpritur dhe kemi përfituar të gjithë. Se xhamia është shtëpi e Allahut, këtë e dijmë, por se është edhe një institucion i shenjtë, që nga kjo dalin të mirat, gjithashtu e dijmë, prandaj, respekti ndaj teologëve të vyeshëm nuk mungon tek popullata. Në çdo profesion ka agallarë të profesionit, por se sa i shkon ky agallëk, i shihet, kur futet në mesin e një numri të madh të besimtarëve, pra në ligjërata, nëse fillon nga dy tri herë me përsërit një fjalë, atëherë, na lenë të kuptojmë, se duhet lexuar, studiuar edhe më shumë dhe krejt normale, dituria nuk ka kufinjë, por ajo dituri, duhet të pasqyrohet, të shfrytëzohet dhe të përfitojë populli dhe jo ta mbajmë për vete. Një hyrje e lehtë sa për tu orientuar lexuesit që vijnë nga trevat tjera shqiptare qoftë nga diaspora, se teologu Sevdail Jakupi, ka dhënë provime të ndryshme, se është hoxhë i mirë dhe kombëtarë i mirë. Ne patëm nderin të bashkëbisedojmë, me që edhe njihemi që nga shkolla e mesme, jemi të të njejtës gjeneratë dhe bashkëbisedimi, natyrisht se është më origjinal. Sevdaili respekton dhe lutet për të gjithë ata që punojnë vepra të mira, të gjithë ata që pranojnë suksesin e dikut që e ka arritur me mund e punë dhe natyrisht ata që mendojnë pozitivisht. E di, se pas kësaj interviste, do të bisedohet nëpër vende të ndryshme, tek një shtresë e caktuar, se çka e kishte pyetur hoxhën gazetari, a e pa se çka kishte thënë hoxha e kështu me radhë, kjo është normale, por është respekt, kur e çmojmë mendimin e dijetarëve që me punë e tregojnë suksesin apo e kanë treguar. Përgojimi, thashethemja, zilia, dyftyrësia, apetiti për bajraktarizëm, janë sëmundje që nuk shërohen lehtë dhe të sjellin në botën e përjetshme plot të këqija, plot dënime, prandaj, lutem që kjo intervistë, të mos jetë shkakë, që t`ia japim mundësinë secilit të flas e të shkruaj, pse dinë të shkruaj dy, tri fjalë.

Të duam ata që punojnë seriozisht, me shpirt, e ti del ngjyra atyre që rrinë me maska dhe flasin, si dikushi dhe nuk janë si askushi, e shpresojmë, se nuk ka tipa të tillë. Pas qindra intervistave që kam pasur, me lloj lloj personaliteti e që kam në vazhdimësi, nga ata ndërkombëtarë dhe nga të gjitha trevat etnike shqiptare me tema të ndryshme, intervista me Sevdail Jakupin, do ta ketë një vend të çmuar, sepse është e para intervistë e imja me një hoxhë nga Presheva, e që dihet, se kam pasur me hoxhallarë të ndryshëm nga Kosova, si Mr.Naim Tërnava…., etj, etj, dhe intervista e paharruar është me të ndjerin Myftyn e Kumanovës Jakup Hasipin, i cili është në botën e amshuar dhe në këtë ditë të madhe të Ramazanit, lutem që perendia ta shpërblejë me parajsë, ku fjalët e tij ende dëgjohen dhe nuk do vdesin kurrë. Sevdail Jakupi na fletë për shumë gjëra interesante dhe shpresoj shumë, se do të mirëpritet nga të gjithë dhe do ti kaloni disa momente të mira të kësaj dite të nxehtë e agjërueshëm. Intervista është origjinale, si gjithmonë pa asnjë cenzurë dhe pa ja bërë qefin askujt, por vetëm duke ju përmbajtur etikës profesionale. Ju lë në shoqëri të kësaj interviste. 

 

presheva.com: I nderuar z.Jakupi, të jem mirënjohës që po ndani kohë për të bashkëbiseduar. Jeni modest dhe nuk dëshironi të flisni për veten, por shpresoj, se për hirë të lexuesve do të mësojmë kësaj here realisht për shumë gjëra aktuale nga Ju që na preukupojnë. Po e fillojmë bashkëbisedimin me pyetjen, si po e kaloni muajin e shenjtë të Ramazanit?

Sevdail Jakupi: Bismilahi rrahmani rrahim. Falendërimi i takon Allahut Fuqiplotë, salavatet dhe selamet tona qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin Alejhi Selam, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnikë dhe mbi gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e Islamit. Jemi në muajin e madh të Ramazanit, edhe ate në 10 ditë e fundit të Ramazanit, ku angazhimet për çdo musliman janë më të mëdha se zakonisht, ashtu edhe për ne këto ditë kemi angazhim më të madh. Pjesa e madhe e popullit, kërkojnë që të jemi pranë tyre edhe më shumë gjatë këtyre ditëve, andaj edhe japim angazhimin tonë që shumicën e kohës të e kalojmë me xhematin tonë, qoftë në xhami apo edhe jashtë saj.

 

presheva.com: Ndjeheni i lodhur në këtë muaj të madh, kur dihet, se për çdo natë ligjëroni në xhaminë e re të Preshevës Ebu Beker Es Sidik dhe njëherit falni të gjitha vaktet e namazit në xhami pa munguar asnjëherë?  

Sevdail Jakupi: Faktikisht, kështu është gjithnjë gjatë çdo Ramazani, ligjeratët janë konstante mas ikindisë dhe para jacisë, përveç kësaj kemi mukabele – leximin e Kur’anit – para xhematit të cilët vijnë me vëmendje për ta dëgjuar dhe ajo e rregullta falja e namazeve ditore, e këto ditë kemi edhe faljen e namazit të natës. Pas gjithë këtyre angazhimeve nuk mungon as lodhja, por kemi shpresë të madhe edhe tek shpërblimi i Allahut Fuqiplotë.

 

presheva.com: Si po ju shkojnë punët me xhaminë e re, e cila është kompletuar dhe tash më ka një numër të madh të besimtarëve që vijnë e falen dhe luten?  

Sevdail Jakupi: Xhamia e re me pjesët përbërëse të saj është kompletuar dhe pjesët që na nevojiten për të falur namazin rregullisht janë aktive. Por mungojnë edhe disa pjesë të saj të cilat kemi nevojë edhe ndihmë nga të tjerët. Këtu kam fjalën për aktivizimin e kapellës – për të vdekurit. Shpesh ndodh, që pas ndonjë rasti vdekje, familja e presin ndonjë anëtarë nga jasht, e dihet se i vdekuri nëse nuk mbahet në kushte të kapellës, nuk mund të qëndrojë gjatë. Pra kemi nevojë urgjent që edhe këtë pjesë të xhamisë ta aktivizojmë, duke siguruar frigorifera të posaçëm për këso raste. Pjesa tjetër e xhamisë është në rregull. Edhe me këtë rast, më lejoni që të falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e xhamisë dhe Allahu ua shpërbleftë me xhenet. 

 

presheva.com: Në këtë xhami shihet një numër i besimtarëve të moshës së re që vijnë për të dëgjuar ligjërata dhe për tu falur. Si po ju presin këta besimtarë të moshës së re, kur dihet se edhe ju nuk jeni i moshës së thyer?   

Sevdail Jakupi: Lugina e Preshevës ka qenë gjithnjë në hap me kërkesat e fesë Islame. Në këtë drejtim edhe prej xhematit në përgjithësi, e në veçanti prej rinisë kemi pasur mbështetje dhe e kemi ate sot. Janë prezent në ligjerata, në namaz dhe në raste tjera. Si predikues fetar mundohem që edhe për ta shpalos fleta të reja ligjëratave, gjë që shpresoj i freskon kërkesat e tyre rinore.

 

presheva.com: Na thoni, cili është bashkëpunimi me teologët e dy xhamive tjera në Preshevë? 

Sevdail Jakupi: Elhamdulilah, i mirë dhe në nivel.

 

presheva.com: Shihet se është një ftohje mes teologëve, pse po ndodh kjo?  

Sevdail Jakupi: Kohën që po jetojmë nuk kemi se çka çuditemi edhe me këtë fakt. Angazhimet personale, ana financiare, ana politike dhe mbi gjitha detyra e imamit nëse merret si detyrë e jo si mision mund të sjell këto që ju përmendët. 

 

presheva.com: Sa është numri i anëtarëve në xhaminë ku jeni duke vepruar?

Sevdail Jakupi: Anëtarët në xhami dita ditës shtohen, por nuk ëshë fiks. Rregullisht në xhami i kryejnë obligimet rreth 400 anëtarë, ndërsa të premtën të mos flasim, është e përmbushur xhamia, përplot.

 

presheva.com: Përpos punës së zakonshme që keni në këtë xhami, ju ushtroni edhe të rinjtë e interesuar për mësim e besim fetar. Janë të interesuar të rinjtë për të mësuar në librin e shenjtë Kur`an? 

Sevdail Jakupi: Po këtë pjesë e ka çdo xhami. Mundohemi të ofrojmë këtë obligim fetar tek nxënësit tanë të rregult, por kemi shpesh kërkesa që ta mësojnë leximin e Kur’anit edhe brezave tjera. Ashtu edhe u përshtasim kohën që u konvenon me të vetmin qëlim ta mësojnë leximin e Kur’anit. E kjo besoj është më së paku që mund të ofrojmë atyre.

 

presheva.com: Për çdo të premte, keni ligjërata dhe xhamia është e përmbushur me besimtarë, ku ligjëratat e tua përcillen me shumë interesim, na thoni, sa përgatiteni për një ligjëratë? 

Sevdail Jakupi: Ligjëratat janë dy llojëshe. Ajo tradicionale para namazit të xhumasë dhe e dyta hytbeja e xhumasë. Që të dy mbërthejnë tema në veçanti. Për çdo njërën pjesë të xhumasë ka tema të ndryshme. Ndërsa në veçanti hytben e xhumasë mundohemi ta analizojmë edhe çdo detaj të vogël. 

 

presheva.com: Keni kontakte me teologë të tjerë të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe më larg?  

Sevdail Jakupi: Takimet tona nuk mungojnë, me kolegët tanë këtu në Luginë, takohemi më shpesh nëpër tubime të ndryshme, kurse me shokët tjerë që i kemi në Kosovë, Maqedoni apo edhe Shqipëri takohemi kur na ofrohet mundësia i vizitojmë. Kemi edhe kolegë të tjerë gjetiu në botë ku me ta kontaktojmë përmes telefonit apo edhe internetit.

 

presheva.com: Cili është raporti juaj me Bashkësinë Islame të Kosovës, e kam fjalën me kryesinë qendrore në Kosovë?

Sevdail Jakupi: Pjesën time që më takon si punëtor i saj unë e kryej besoj si duhet, andaj edhe besoj që nuk kam lënë shteg për të pasur ndokush në kryesi ndonjë mendim ndryshe për mua.

 

presheva.com: Është marrur një iniciativë shumë e mirë dhe e duhur për varreza të reja në komunën e Preshevës, atje rrugës për në Tërnavë, ku është blerë trualli dhe tash nevojitet një shumë e madhe e parave për të përgatitur këto varreza. Si po shkojnë punët dhe a mendoni. se do të kryhet sipas programit të paraparë?  

Sevdail Jakupi: Kjo kërkesë ka qenë e kahmotshme e qytetit të Preshevës. Kemi siguruar atë truall brenda mundësive tona. Ne e dijmë, se popullata jonë ka qenë shumë e angazhuar me ndërtimin e xhamisë, tash u ka ardh edhe ky angazhim, por besojmë, se shumë shpejt do ta kompletojmë edhe këtë projekt. Kjo është nevojë e kohës për qytetin dhe dyert e kontributit janë të hapura për çdo kend që dëshiron të e ndihmojë këtë projekt e padyshim, se edhe perendia do ta shpërblejë me të mira. Kam shumë shpresë, se si gjithmonë edhe kësaj here, bashkëkombasit tanë qoftë këtu e qoftë në diasporë, do të jenë solidarë, sepse është një projekt që na duhet të gjithëve. Me këtë rast, më lejoni ti përshëndes të gjithë ata që kanë dhënë, që po japin dhe që e kanë ndërmend të japin, Allahu i dhashtë të mira e ata që nuk duan të japin, që shpresojnë se janë shumë pak, ia dhashtë zoti mendjen e mirë, mendimin pozitiv për projekte të mira të shëndosha për gjithë shoqërinë. Nuk dua të ndalem në rëndësinë e varrezave, sepse kulturë është ti kemi edhe varrezat ashtu si duhet, si e meritojmë. Do të bëhet, sepse Allahu do na ndihmojë.

 

 "Muslimanit edhe pas vdekjes i shkon sevapi tek varri" 

presheva.com: Dihet se varrezat e qytetit të Preshevës, fatkeqësisht janë në një situatë të mjerueshme, ku kam shkruar edhe disa herë dhe posedoj edhe foto aktuale. Pse do të duhej që të ndërtohen këto varreza sa më shpejt dhe ata që do të ndihmojnë këtë projekt, fetarisht çfarë shpërblimesh do të kenë?  

Sevdail Jakupi: Varrezat e tanishme të qytetit janë në këtë gjendje të mjerueshme, sepse askush nuk kujdeset për to. Pushteti komunal nuk ka bërë asnjë zgjidhje deri tash, këtë duhet ta them, nuk mundemi ti ikim, e as Bashkësia Islame nuk po punon në këtë drejtim. Pa kujdestarë të posaçëm, normale është që të bëhen varrezat ashtu siç janë sot, mjafton gjthkush të shkoj e ti shoh, sinqerisht janë në gjendje të rëndë. E dimë, se në ato varreza i kemi më të dashurit tonë, e si janë ato se me pamje dhimbëse, e po mendojmë të jemi më të zgjeruar, me vend që do realizohen edhe shumë gjëra të mira rreth varrezave. Nuk mjafton dhe është mëkat, të kritikohet, se nuk kemi folur me ata e ata, e ata, por me rëndësi, që të punohet, nuk ka rëndësi, se kush ja nis një projekti të mirë, por duhet shikuar ai shërben pozitivisht shoqërisë. Kurse për shpërblimin e atyre që kontribojnë në këtë drejtim, Pejgamberi alejhi selam ka thënë në një hadith të vërtetë : (( Muslimanit edhe pas vdekjes i shkon sevapi tek varri për tri gjëra : nëse ka lënë sadakë rrjedhëse, dituri që ua ka mësuar të tjerëve dhe fëmijë të devotshë i cili lutet për te)). Tek fjala – sadak rrjedhëse- hyn edhe kontributi tek varrezat, sepse saherë që përdoret ai vend prej njerëzve do ti shkoje sevapi tek varri atij që ka kontribu për te.

 

presheva.com: Po nga xhamitë tjera të Preshevës, keni përkrahje?  

Sevdail Jakupi: Përkrahja e tyre ka qenë deri sot vetëm individuale e jo kolektive. 

 

presheva.com: Përcillni me çdo imtësi situatën në Preshevë, qoftë ate politike, ekonomike dhe sociale, na thoni drejt, në çfarë gjendje shpirtërore është qytetari i Preshevës, kur ju i takoni ata shumë shpesh dhe bashkëbisedoni? 

Sevdail Jakupi: Lugina e Preshevës dita ditës nuk po shkon duke u gjallëruar, por po shkon kah shuarja, ky është mendimi im, që e shoh dita ditës dhe nuk dua të flas, apo të jap mendim që dikujt ti pëlqeje, e në anën tjetër nuk është ashtu. Po shuhet dita – ditës Presheva. Shkaqet janë ato që përmendet, ana financiare është kryesorja, rinia nuk kanë ku të punojnë, detyrohen ta braktisin vendin dhe drejtohen jashtë. Edhe ana politike, po e bën të vetën, sikur çdo gjë është e kurdisur bukur prej dorës së dikujt që njerëzve të këtuhit t`u bëhet jeta sa më jonormale, e pastaj ata ti vejnë drynin shtëpive të veta, ti marrin çantat e familjet e të drejtohen gjetiu. Në këtë drejtim ne kemi mundësi tjetër vetëm ti japim optimizëm për një jetë sado modeste, por tek vendi i lindjes.

 

presheva.com: A po punohet sa duhet, që provinca të shëndërrohet në një qytet më të përparuar?

Sevdail Jakupi: Nga ajo që po shohim ne jo. Nuk po mendohet në drejtim të avancimit të qytetit. 

 

presheva.com: Në çka do të duhej të investohet më shumë në Preshevë, përgjigja do të ishte e mirë, nëse do të vije, nga këndi i teologut?  

Sevdail Jakupi: Investimi më i mirë do të ishte aty ku ka nevojë popullata. Popullata ka nevojë për hapjen e vendeve të punës, që i riu e din vendin e punës, shkonë në mëngjes e kthehet në mbërmje, e jo ai të bredhe gjithë kohën rrugëve dhe kafeneve. Ana tjetër që na ka ngulfat është ndërtimi skajshmërisht tepër i restoraneve të dasmave dhe i kafiqave, që po e çon rininë në drejtim të gabuar. Edhe kjo nuk do ti pëlqeje dikujt, por kjo është normale, sepse aga kafexhi nuk i kanë thënë askujt dhe shpesh po dëgjojë, e sidomos sivjet nga shumë qytetarë, se janë gërditur me dasmat, po harxhohet shumë. Paramendo sa pare shkojnë vetëm në këto dasma. Edhe këtu nuk duhet ta komentojë, sepse vërtetë kemi për të thënë shumë gjëra. Edhe të hashë tepër nuk është mirë, e leje më, të harxhojmë tepër. Ana tjetër, që na duhet sigurisht është hapja e Medresesë në Preshevë, e cila besoj do ta mbulonte pak më shumë se tash, rrethinën me shpirt të nënshtruar ndaj Allahut. 

 

presheva.com: Cila është pyetja më e shpeshtë që ta bëjnë besimtarët në Preshevë? 

Sevdail Jakupi: Nuk është gjithnjë e njejta pyetje.. nuk di cilën ta zgjedh…  Pra, shumë pyetje kanë?  Sevdail Jakupi: Po, kanë shumë pyetje dhe me dashamirësinë më të madh u përgjigjem. 

 

presheva.com: Ju jepet hapësirë e duhur nga media lokale që funksionojnë në Preshevë?  

Sevdail Jakupi: Po mundohen me mundësitë që i kanë të bëjnë programe edhe fetare. Por, jo sa duhet. Më tepër mediat kanë angazhim në muajin e Ramazanit, por edhe gjatë vitit realizojnë me teologë të ndryshëm programe fetare. Nuk insistoj që gjithnjë të jem prezent në ato programe, përveç nëse kërkohet me këmbëngulje, ndërsa të shkruarat dihen dhe shihen.

 

presheva.com: Cili është dënimi nga Allahu për ata që tallen me fenë ?  

Sevdail Jakupi: Ata që tallen me fenë nuk janë musliman, por automatikisht dalin prej fesë. Allahu thotë në Kur’an në suren Tevbe : E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që besuat, jeni bërë jobesimtarë). Me çfarëdo pjesë të fesë nëse njeriu tallet del prej fesë. Muslimanit nuk i takon të bëj hajgare me pjesë të dinit, ai duhet ti pranoje si të vërteta, edhe nëse nuk i punon. Nëse nuk i punon ai është veç gjynahqar e nëse bën hajgare me to ai del prej Islamit. Siç e përmendëm më lartë.

 

 "Nuk do të hyjë në Xhenet ai i cili përgojon"   

 

presheva.com: Çfarë dënimi do të marrin ata që përgojojnë?  

Sevdail Jakupi: Eh, përgojimi është i ndaluar ndaj çdo njeriut, e sidomos ndaj muslimanit apo muslimanes. Allahu thotë në suren El-Huxhurat : (O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë). Kurse Pejgamberi Alejhi Selam ka thënë në hadith : Nuk do të hyjë në Xhenet ai i cili përgojon. Në një rast disa sahabe i treguan Pejgamberit alejhi selam se e kishin vorrosur një grua, Pejgamberi alejhi selam i pyeti ata : Çfarë ka qenë ajo? I thanë: ka fal namaz, ka agjërue, por i ka bajt fjalët dhe ka përçarë njerëzit. Pejgamberi alejhi selam i tha atyre : ajo është në Xhehenem.

 

presheva.com: Po për ata që pengojnë një punë të mirë?   

Sevdail Jakupi: Puna e mirë është nur për njeriun, kurse puna e keqe e shëmton njeriun. Ata që e pengojnë të mirën, sjellin keq. Ata që nuk mundohen të sjellin të mira , ata me këtë gjest sjellin të këqia. Allahu thotë në Kur’an  në suren El-Enfal :( Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre). Ata Allahu i dënon me veprat që ata bëjnë . Pejgamberi alejhi selam tha në një hadith : ( Kush udhëzon ndokend për punë të mirë , është sikur ta punoj vetë), në të kundërtën i bie një person që mëson për keq , është si ta punoj vetë.

 

presheva.com: Cila është grada më e mirë që i jep perendia, atij që shtrinë dorën e pajtimit?  

Sevdail Jakupi: Njerëzit që të gjithë nuk janë njësoj, ata janë të ndryshëm në ndjenja, në sjellje, ata ndryshojnë nga botëkuptimet që kanë rreth gjësendeve që i dalin para. Nuk duhet të çuditemi me ngatërresat që vijnë tek njerëzit, por ta ndalojmë që ajo mos të shkoj më larg se kaq. E grupi më i mirë janë ata që e pengojnë këtë. Allahu thotë në Kur’an në suren En-Nisa : (Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni atë, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.) Kurse në suren Esh-shura Allahu thotë :( Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët). Pra gjithmonë lavdërohen ata që bën pajtim dhe ata që falin, me një shpërblim të madh tek Allahu Fuqiplotë, me një falje të plotë prej Zotit.    

 

"Sikur mos të ishte durimi nuk do të ishte as shpërblimi i Allahut Xheneti" 

 

A ka kufi tek durimi dhe falënderimi?  Durimi është cilësi e bukur tek besimtari, sikur mos të ishte durimi bota nuk do të ishte kështu që është. Sikur mos të ishte durimi nuk do të ishte as shpërblimi i Allahut Xheneti. Pa durim njeriu nuk mund ti tejkaloj sfidat që i ka përpara, ato sfida nganjëherë të kthejnë disa hapa mbrapa ku ke qenë. Por besimtari e din se ato janë sprova prej Zoti, ngrihet në këmbë , drejtohet, fillon të ecë në drejtimin e duhur, derisa ta takoje Allahun e vet. Pejgamberi alejhi selam ka thënë :( Besimtari i fortë është më i dashtur tek Allahu se sa besimtari i dobët, e tek të dytë ka bereqet). Kurse falendërimin ia kemi borxh Allahut, për gjitha të mirat që i gëzojmë, apo për gjitha të këqiat që na ka shpëtuar ne e falendërojmë Allahun. E Allahu thotë në Kur’an : (Nëse ju falendëroni , ne ua shtojmë ate).  

 "E sa për gratë e mbuluara ne muslimanët në këto troje e kemi pasur këtë problem edhe me komunistat  e Jugosllavisë së moçme të cilët fjalët më të rënda i kanë thanë për gratë tona, por prap kanë qenë të mbuluara gjyshet apo nënat tona".  

presheva.com: A ekzistojnë vehabistët dhe nga dalin ata? 

Besoj që ka keqkuptime në ditët e sodit tek ky term. Sepse, sipas asaj, si po e paraqet bota perëndimore vehabist është secili që ka mjekërr apo pantallona të shkurta, apo gra të mbuluara tradicionlisht në formë islame. E kjo nuk është në rregull, sepse muslimani ndjek sunetin e Pejagmberit alejhi selam, e lëshon mjekrrën, ka kujdes ndaj veshjes së tij. E sa për gratë e mbuluara ne muslimanët në këto troje e kemi pasur këtë problem edhe me komunistat  e Jugosllavisë së moçme të cilët fjalët më të rënda i kanë thanë për gratë tona, por prap kanë qenë të mbuluara gjyshet apo nanat tona. Pra skanë qenë vehabista. E tash në kohën tonë ku po jetojmë është paraqitur edhe ky mbështjellës i keq që dojnë tia veshin me zor muslimanëve. Liria fetare ka ekzistuar gjithnjë edhe ka për të ekzistuar deri në kijamet. Nëse një musliman nuk e bën një sunet të Pejgamberit alejhi selam, ai nuk guxon në asnjë formë ta etiketoj me një emër të keq vetëm ta poshtëroje muslimanin tjetër, i cili i punon ato sunete që ky i pari nuk i punon. E ky etiketim ka dal prej muslimanëve jo të sinqertë, andaj kjo po u shkon për shtati shumë botës laike dhe po e shfrytëzojnë për çdo qëllim të vetin. Sëpari duhet ta hjekmi prej mendjes se vehabizmi nuk ekziston, pastaj muslimanët duhet të e pastrojnë vetveten prej mendimeve të këqia ndaj vëllezërve të tyre dhe në fund të punoj bota islame në krye me hoxhallarët e tyre se ekziston rruga e sunetit të Pejgamberit alejhi selam dhe na mjafton asaj ti përmbahemi.  

presheva.com: Në çfarë gjendje është rinia sot për sot? 

Sevdail Jakupi: Gjithmonë rinia ka pasur problemet e veta, ajo gjithnjë ka ecur një hap përpara popullit të vet. Rinia e kohës së kaluar kanë qenë një hap përpara pleqëve të kohës së tyre, e ata kur sot janë plakur rinia e tyre sot janë një hap përpara tyre. Qoftë për të mirë apo për të keq. Kjo edhe është vlera e rinisë. Neve nuk na mundon kur ata janë një hap para neve për të mirë, por na mundon kur janë një hap para neve ku janë në të keqe. Ajo që është e mirë ka rini që beson Allahun fuqishëm dhe me bindje. Kemi rini që bëjnë vërtetë vepra madhështore që nuk mendohet të ishin bërë ato para 20 viteve apo para 30 viteve. Kemi rini që shkrihen ditë e natë për Islam e për këtë popull. Sigurisht kemi edhe anën e zezë të rinisë, zhveshja e tepërt, amoraliteti i përhapur, paraqitja e drogës tek ta, bredhja pa nevojë nëpër rrugë, humbja e nderit dhe mosrespekti i prindërve janë ndër humnerat e rinisë në përgjithësi.  

 

presheva.com: Nga më të vjetrit shpesh po përmendet, se po i shohim shenjat e përfundimit të kësaj bote, a mund të na thoni shkurtimisht, cilat janë vërtetë ato shenja që sot shihen?  

Sevdail Jakupi: Kijameti do të ndodh ditën kur Allahu ia ka caktuar, ne për te jemi të informuar përmes Allahut dhe përmes Pejgamberit alejhi selam. Fundin e saj e din vetëm Allahu Fuqiplotë. Por Allahu përmes Pejgamberit alejhi selam, na ka treguar disa shenja që na tregojnë se kijameti është afër. Prej tyre Pejgamberi alejhi selam ka veçuar : ( kur njerëzit i braktisin namazet, humbin emanetin (besnikërinë), hanë kamatën, marrin ryshfetin, ngritin lart ndërtesat, lëkurat e egërsirave i bëjnë kolltuqe, përhapet prostitucioni, i besohet tradhtarit e nuk i besohet besnikut, udhëheqësit degjenerohen, pakësohen dijetarët, konsumohet alkooli, njeriu e mirëpret tjetrin duke iu ruajtur sherrit të tij, shtohen forcat e rendit(policët) e shumë e shumë shenja tjera.   "Zinaja është prej veprave më të shëmtuara që mund ti bëj njeriu." 

 

presheva.com: Dy fjalë për zinanë, që shihet, se është e përhapur?

Sevdail Jakupi: Zinaja është afrimi i mashkullit tek një femër e huaj për një akt seksual, e njëri tjetrin e kanë haram. Pra që të dy nuk kanë niqah kurorë, dhe e kanë haram t`i ofrohen njëri-tjetrit. Zinaja është prej veprave më të shëmtuara që mund ti bëj njeriu, është poshtërsia e njeriut në këtë dunja dhe është fundi i nderit të një gruaje. Allahu thotë në Kur’an në suren El-Furkan : (Dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin, Atij i dyfishohet dënimi ditën e Kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë). Pejgamberi alejhi selam ka thënë : (Sa herë që në ndonjë vendbanim përhapet zinaja, Allahu e urdhëron shkatërrimin e tij). Në një hadith tjetër ka thënë Pejgamberi alejhi selam : (Nuk ka mëkat pas shirkut që i bëhet Allahut më të madh se sa hedhja e spermës së mashkullit te femra që nuk i lejohet atij).   Nëse një djal apo vajzë, ka vath në hund, gojë apo vende tjera, apo ka nëpër trup ka tatuja, por tash është penduar dhe dëshiron ti pendohet edhe perendisë, cili është rezultati i këtij pendimi?   Sevdail Jakupi: Gjynahet nuk janë njësoj, varësisht prej veprës që ka bërë mashkuli apo femra. Secili që ka bërë gjynah, duhet të pendohet me gjithë zemër tek Zoti i vet për veprën e bërë. Vathët janë zbukurim për femrat e asesi për meshkujt. Tatuazhet janë të ndaluara për të dy gjinitë. Pendimi nga këto vepra sigurisht që pranohet nëse është i sinqertë. Pendimi i shlyen ato gjynahe që i ka bërë më herët.  

 

presheva.com: E po, çfarë dënimi kanë ata që po mbajnë tatuja?

Sevdail Jakupi: Tatuja në Islam është e ndaluar përmes këtij hadithi të Pejgamberit alejhi selam : (Allahu i ka mallkuar ata që bëjnë tatuazh dhe ata që kërkojnë t'u bëhet tatuazh, ato të cilat i shkulin vetullat dhe ato të cilat lënë hapësirë mes dy dhëmbëve të parë për shkak të bukurisë, të cilat (me këtë) e ndryshojnë krijimin e Allahut). Në një hadith tjetër ka thënë Pejgamberi alejhi selam : (I mallkoftë Allahu ata të cilët e bëjnë tatuazhin dhe ata të cilët kërkojnë që t'ju bëhet atyre). Cilido që bën tatuazh, përngjason me jobesimtarët dhe ne jemi të ndaluar t'i përngjasojmë atyre dhe jemi të urdhëruar t'i kundërshtojmë ata. Ashtu siç ka thënë Pejgamberi alejhi selam: "Kush i përngjason një populli ai është prej tyre". 

presheva.com: Jemi të njoftuar me punën e mjekrrës, por çka po bëhet me disa që mjekrrën e bartin shumë të madhe dhe ecin me pantollona të shkurtërta?   

Sevdail Jakupi: Mjekrra është një sunet prej suneteve të Pejgamberit alejhi selam që duhet ta bartin burrat e këtij umeti. Limiti apo definimi i gjatësisë së mjekrrës nuk është përcaktuar me sheriat e as me hadithe të Pejgamberit alejhi selam. Por njeriu musliman duhet ti analizoj gjitha situatat që mund ti dalin përballë, e pastaj të bëj një vepër. Pra kam përqëllim se duhet secili ta analizojë nga këndvështrimi i tij se nëse bie në sy jo të mirë mjekrra e madhe, atëherë le të shikoj alternativa të tjera të mbajtjes së mjekrrës, duke e shkurtuar apo rregulluar ate. Ne për fat ende nuk kemi udhëheqësi sikur që kanë disa shtete sovjetike që nuk i lënë as hoxhallarët të mbajnë mjekrra, e leje më xhematin. Pra të mbajmë një barazpeshë me gjithë ata që jetojmë.

 

"Një nga rrugët për të hy në Xhenet është përmes respektit të prindërve." 

 

presheva.com: Ata që nuk flasin me prindërit, çka bëhet në botën e përjetshme me këtë kategori njerëzish?  

Sevdail Jakupi: Bamirësia ndaj prindërve është farz prej farzeve të Allahut Fuqiplotë, nuk guxon të lehet anash bamirësia ndaj prindërve. Një nga rrugët për të hy në Xhenet është përmes respektit të prindërve. Allahu thotë në Kur’an në suren El-Isra : (Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni mirë dhe në mënyrë bamirëse ndaj prindërve). Gjatë një pregaditje për të dal në luftë Pejgamberi alejhi selam e pyeti një sahabi të vetin : si i ke lënë prindërit? Ai iu përgjigj : i kam lënë duke qarë. Tha : kthehu, dhe bëri të qeshin , sikur që i bëre të qajnë. Trasnmetohet se një sahabi i Pejgamberit alejhi selam me emrin quhej Alkame. Alkames kur i erdhi vdekja, nuk e shqiptonte dot shehadetin. Çuditërisht shqiptonte çdo fjalë tjetër përveç shehadetit… Të pranishmit shpejtuan te Muhammedi alejhi selam. dhe i treguan për gjendjen e tij. Pejgamberi alejhi selam pyeti a e ka nënën gjallë? “Po” – i thanë. Atëherë Pejgamberi alejhi selam shkoi te ajo dhe e pyeti: “A ka ndodhur ndonjë gjë jo e mirë mes teje dhe birit tënd?”; “Po”- i tha ajo; “Fëmijëve dhe gruas së vetë i jepte fruta të mira, kurse mua më jepte ç’farë i tepronte.”; Me qëllim që ta zbuste zemrën e nënës së Alkames, Muhammedi alejhi selam i porositi shokët e vetë që ta ndiznin një zjarr dhe ta hedhin Alkamen që të digjet në të!; Kur e ëma e Alkames dëgjoi për këtë thirri: “Mos e bëjë këtë, o i Dërguari i Allahut se e kam falur Alkamen.”; Dhe në ato çaste Alkame shqiptoi shehadetin dhe vdiq). Pra nuk mund të vdiq rehat derisa nëna e tij u pajtua me sahabiun. Pra nuk guxojmë ti mbajmë inati e as hidhërim me prindërit.

 

presheva.com: Je duke punuar ndonjë libër përmbledhje me ligjëratat e tua apo ke plane tjera?   

Sevdail Jakupi: Planifikoj që ti bëj një përmbledhje të hytbeve që kam mbajtur deri tash në xhami dhe ti botoj ato. Por, ana financiare e bën të veten, kështu e kam lënë deri në një afat të mëvonshëm. Në momentin kur e gjejmë mbështetjen financiare për ti botuar ato hytbe, do ti botojmë dhe do të jenë në duar të lexuesve për të përfituar prej tyre.

 

Të uroj shëndet dhe mbarësi, sigurisht se kemi edhe për shumë çka të flasim, por ia lëjmë kohës. Atëherë në emrin tim dhe në emër të stafit tonë, urojmë, që perendia t' ia ketë pranuar agjërimin, faljet dhe gjithë angazhimin tuaj, prandaj, gëzuar edhe festën e Bajramit.   Sevdail Jakupi: Kam kënaqësinë dhe nderin, që ty e stafit tuaj dhe gjithë lexuesve, gjithë bashkatdhetarëve që janë në diasporë dhe kudo që ndodhen bashkëkombasit e mijë, ti urojë gjitha të mirat dhe Allahu ua pranoftë agjërimin, lutjet dhe me që jemi në prag të Festës së Bajramit, ia urojë me zemër, që në familjet e tyre gjithmonë të mbretërojë e mira. Edhe njëherë, ju faleminderit shumë edhe juve për respektin, selamun alejkum. /Intervistoi: Mr.sc.Dashnim HEBIBI, Preshevë, Bern/

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (21 Publikuar)

avatar
MesoIslamin 14/12/2011 19:34:23
http://www.youtube.com/watch?v=C3FLiqAMHzE
http://www.youtube.com/watch?v=5VelUVtRimw&feature=related

qka po te doken keta
afer 45 hoxhallar jane te vrare,e sa kan qene te plagosur,e sa te pa prekur nga plumbat si hashim thqi etj..
avatar
06/12/2011 02:29:43
e udhu bilehi mine shejtani rr-rr-axhim bismilahi rr-rr-ahmani rrahim rabijesil velatu asil rebitemi velatu AMIN
avatar
bukuroca 19/10/2011 05:23:53
keto fotot e ketyre varrezave nuk jan per komunen tone sepse gjithka era i vjen presheves e i kan mbet vorrat por ndoshta keta qe po dojn mi rregullue nuk jan duke pare mire presheva eshte shume larg prej ketyre sepse berllogjet e mbytin
avatar
lulja 06/10/2011 06:52:29
per z jakupi imam ju lutem me pak fjal shpjegojeni ne xhami apo ne ndeja ku te jeni detyr e juja eshte e keni pranuar kete
nje pytje a nuk ndiheni fajtor e dyta anuk ju vret ndergjegja e treta pse po shkoni ne ekstrem ju kerkoj nga ju e para fajtor qe mendoni me derdh gjith ato para per xhamija e ne anen e kundert populli gjendet ne varferi te skajshme e dytaa nuk ju vret ndergjegja kur thoni se xhamija eshte shtepi e zotit e po zoti ta pranon faljen lutjet ne dash ne rrug bile e e tretaune e quaj ekstrem kur po naj fusni femijet 7 vjeqar me mendu vetem per xhenet e xhenem ata jan duke u rritur keq per bes kan nevoj ata edhe per edukat fetare por edhe qytetare xhamija te mdhaja me mir do te ishte tani ju te derguarit e zotit sepse po me duket keshtu edhe ju jeni duke e konsideruar veten mendoni per nji shkoll rruges gilanit a nuk ju shkon mendja aty se keta femi udhtojn ne shi e bor e ju fetart edhe une jam fetare me falni por pak ndryshe jo ekstrem ju po knaqeni ne at ambient te xhamis shoqeri sa te doni do pleq qe fare skan pun darkat e paguara jo jo do tem sulmojn por ska dert se humbesi sulmon
avatar
MesoIslamin 14/12/2011 19:28:51
Selam Alejkum,Paqja e Allahut qoft mbi ju te gjithe

Lule,Pse nuk shkoni ne Komun tek komunaret me u konsultu me ata por ne www.presheva.com thuani ate qe 500 vite e me shume eshte kultivuar,pse nuk i thuash komunareve qe na mungoj nje shkolle ne rrugen e gjilanit,ti a nuk e din se ata po pasunohen brenda nates ne kurriz te popullit,ne kurrriz te fjales ''Shqiptari''.

Ju lutem te jeni sa me preciz dhe mos te jeni kunxhagji
avatar
Besimtari 11/09/2011 18:37:46
Inshallah nuk bëhen sikur varrezat e të tjerëve duke vendosur granit, lule, fotografi, rezervimi i varrit para vdekjes etj. se përndryshe do të fillojnë t'i puthin varrezat dhe të falen tek to. Për ate kërkohet Fetva e BI-së(Bashkësisë Islame) mbi rregullat e përcaktuara për varrezat muslimane e jo dëshirë apo vullnet i dikujt të cilat mundë të jenë në kundërshtim me rregullat e sherijatit dhe udhëzimet e brendshme të organeve të BI që kan të bëjnë me mënyrën e varrimit dhe rregullimin e varrezave.
avatar
bujari, st.gallen 01/09/2011 07:40:56
Ju lumtë hoxhë për këtë projekt. Kur nuk mendoni për të vdekurit atëherë i kemi harruar edhe të gjallët. ka edhe nga ata qër japin për familjet e dëshmorëve, jetimëve e skamnorëve, por duhet menduar, se një ditë do të vdesim dhe të mendojmë për botën e Ahiretit. Ju lumtë dhe duhet ta mbështesim të gjithë. Shumë mirë presheva com, jepuni hapësirë dhe senzibilizoni sa më shumë këtë çështje, që të jetë vërtetë projekt i mirë, sepse do jemi përfundimisht një ditë në ato varreza dhe jo në varreza që ka më shumë bari dhe drunjë që djegen mbi më të dashurit tonë. Trishtim është në varreza. Kur të mendojmë për të vdekurit kemi menduar për të gjallët. Kam kënaqësinë të përshëndes hoxhën që eshte shumë i përgatitur. Zoti i shpërbleftë ata që do të ndihmojnë dhe që po ndhmojnë. Ne diaspora jonë është për ta ndihmuar dhe ka plot që kanë dhënë dhe që po japin.
avatar
Njoni 01/09/2011 06:49:18
Mjere ata qe se kujtojn vdekjen, a thu veq dru e drrasa te natyres kemi me mbet ?????

..ne kerkim te se vertetes :}
avatar
Rahovica 01/09/2011 06:02:35
Për, njeriun e mençur,e për t'zotin ke kohë për gjithqka.....Po mos u merr me gjëra që zduhet ti thush ti. Zotëri...A edini se sa, familje jan që s'kan ku t'ia ngjesin, e sa veteran t'luftes sa, jetima jan këtu në, Presheven e vogel...N'vend që me marr "Aksion" Për vllezerë e motëra, që jan t'gjall mbi ket, tokë, e ju merrëni, "Aksion" Për vllezër e motëra që jan dy metëra ndër, tokë. S'besoj se njëri nga, vllezërit e motërat tona, që ia këthen doren, zbrastë.
avatar
PRESHEVA 26/08/2011 11:59:17
ATA QI JAN TE DOPT FINACIARISHT , ATA GJITHOMON KUNDERSHTOJN, PSE AJO ,APO PSE KJO . SE SMUJN MEDIMU E IJIPET MUNDSIA ME KUNDERSHTU. MSONU O POPULL AJ QI NDIMON NDIMON PERVETI DHE NDIMESA ESHT GJITHMON E MIR PER AT NNJERI PAMAR PARASYSH QFAR FEJE I TAKON .
avatar
26/08/2011 03:16:03
Feja mbahet em komb o ju njerez, njerezit jane te destinuar te vdesin, me iman ose pa iman, jante destinuar per xhenet(parajse) ose xhehenem(ferr)...shume tv jeni ka kshyrini lexoni libra e hiqnu tv-se se u mushet me rrena e spo muni me pranu realitetin.....
avatar
Balli 06/03/2012 15:58:21
Mulla Jakupi dhe si ai nuk mirren me ceshtjen e kombit po mirren dhe punojn per te vdekurit e atdheut nendhe,keta jan e zeza e kombit mreturinat islamizmit feudal te mbrapametur qe pe infektojn rinin shqiptare me kuranin e arabis.Ja shikojeni ket pedofil ne foto, per rreth me vajza tereja, sa i pelqen haremi.Po mos haroni or anadollaka se pa atdhe ske as fe.Jeni turpi Kombit. Balli.Kombetar...
avatar
katundari me tete vjecare 25/08/2011 14:52:44
Shum eshte kec kur i jepet mundsia cfardo ,,njeriu,,me komentu per gjana te ndryshme Le ta vret ndergjegja po qe se posedon personi qe nuk ka guximin ta tregoj emrin ndodhe qe edhe mos ta di eshkrun me do iniciale nc nc pa lidhje kurse HOXHA perte cili ju flisni del para nji mediumi me IDENTITET te plot pa maske dhe i pergjigje per ate qe ia kerkon gazetari per ataqe marin vesh e din te lexojn paten cka me lexu e me kuptuk
avatar
Joni 25/08/2011 14:23:01
pershendetje per te gjith, edhe hoxha i nderuar e ka me te drejt per veten e tij .por ne si shqiptare me se shumti na duhet kombi se pa komb nuk na duhet as feja,sot hoxhallaret po na predikojn tradita dhe kombin arab e shum pak fejen islame.secili qe e ndien veten muslimam e mban oer aq sa ka mundesi se te dashur poplli shqiptar ne nuk jemi ne arabi por jemi ne uerope.por ju kisha lut se ma se shumti ti jepni rendesi kombit e pastaj feja..
avatar
Don't panic I'm muslim 25/08/2011 11:34:03
Në çdo nyje të njeriut ka sadakë çdo ditë në të cilën lind dielli; të pajtosh dy vetë është sadakë, të ndihmosh njeriun të hypë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është sadakë. Fjala e mirë është sadakë. Çdo hap që shpie kah namazi është sadakë. Ta shtëmëngë nga rruga pengesën është sadakë'."


Nese deshironi qe te kene fatkeqesi sa me pak ne shtepi tuaja, jepni sadak, nese deshironi qe te kni semundje me pak ne trupin tuaj jepni, sadak, nese deshironi qe te jete mbrojtje nga zjarri i xhehenemit jepni sadak per hir te All-llahut....
avatar
ncncnccn 25/08/2011 08:22:20
Per xxxxxx spaske lidhje bre me ket jet cka ka lidhje feja me luft o njeri me aftesi te kufizume, cka jon kon ata qe jan masakru ne kosov a sjan kan musliman a, amos jan kan katolik sikur ti???mos jep komente te pa kuptim mos hup koh kot e kot me shfletu internetin merru me lopt qka i ki ne oborr te del me mir ki naj dobi pi tynve.
avatar
Dont't panic I'muslim 25/08/2011 03:52:19
All-llahu te shtofte dije te dobishme !!! e te dhasht miresi ne familjet tuaj e te gjithe muslimaneve qe ndjekin rrugen e Muhamedit a.s
avatar
25/08/2011 03:49:19
http://www.davetiislam.com/di/index.php?option=com_hwdvideoshare&task=viewvideo&Itemid=182&video_id=1743
avatar
halit 24/08/2011 17:40:21
ate cka mendoni ishalla me ndihmen e Allahut e realizoni po duhet qe vetvetiu ma shume te punoni .
avatar
XXXXXXXX 24/08/2011 15:48:05
Vllezer dhe Motra ne duhemi me majt fejen Muslimane,,,,,,,por mos u beni ma Musliman se ne Shtetat Arabe ,,,,,ku ishni ju Muslimant kur na maskronin milloshi..kurse tani ju boni Musliman apo cka die une ,,,po leni ato Fooree ohh Shqiptar...... Marri marrri....
avatar
25/08/2011 03:42:33
Nuk e di a ja vlen me demantu keta cka po thua jo? ne perjashtim te poltikaneve tane qe kane ikur dijetaret islam shqiptar shumica kane qene ne lufte....deshiron fakte ja ku i ke....lehte eshte te flasesh , por me lehte kur ke argumente...

http://www.youtube.com/watch?v=_KtEr_7XDTU&feature=related
Total: 18 | Treguar: 1 - 18

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.17
Presheva Web Portal