Ballina | Intervista | Sulejmani: Presheva mbetet një nga vendet më të dashura

Sulejmani: Presheva mbetet një nga vendet më të dashura

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Sulejmani: Presheva mbetet një nga vendet më të dashura

 

Intervistë ekskluzive me kryetarin e xhamisë së Grenchenit kt.Solothurn, z. Ferid Sulejmani, njëherit inicues kryesor i ndërtimit të Qendrës Kulturore Islame në këtë qytet

Para tre e katër dekadave, bashkatdhetarët tanë me të ardhur në Zvicër dhe në vende tjera të diasporës sonë, me të arritur në këto shtete, janë munduar, sa më shpejt të gjejnë punë, të punësohen dhe të grumbullojnë pasuri dhe të kthehen pas disa muajve në atdhe. Shumë bashkatdhetarë, tregojnë arsyen e ardhjes në Zvicër, ata që kanë sot, 40 vjetë në Zvicër, pra i ka shkuar një jetë e tërë në këtë shtet, dikushi thot, kam ardhur për të blerë një veturë, dikushi për të blerë një traktorë, dikushi për të mbledhur të holla për një dasëm, e të rregulluar një shtëpi e kështu me radhë dhe asnjëri nuk e ka menduar, se do të qëndrojë kaq gjatë në gurbet, në vend të huaj e pastaj të sjellin edhe familjen e tyre. Thënë shkurt, gurbeti për shumë kend, ose për të gjithë është bërë atdheu ynë i dytë. Dasmat kanë filluar të mbahen në diasporë, por edhe të varrosen këtu, kështu që dalëngadal, dashtë e padashtë, gjeneratat e reja po largohen nga atdheu, tradita e kështu me radhë, për të mos ardhur deri tek ky rrezik, shumë veprimtarë, kanë hapur shkolla plotësuese shqipe, për të mësuar nga gjuha jonë e ëmbël shqipe, pastaj historinë, kulturën dhe padyshim edhe për të ruajtur fenë tonë nëpër xhami të shumta që janë vetëm në Zvicër. Ata që e kanë vizituar Zvicrën, apo që kanë ndonjë familjarë në Zvicër, janë të njoftuar, se në Zvicër janë mbi 20 xhami shqiptare, që grumbullohen me mijëra bashkatdhetarë për tu lutur e falur. Prandaj, është për të përshëndetur këta bashkatdhetarë, që po punojnë edhe në edukim të gjeneratës së re edhe në mësim fetarë, që me hapjen e xhamive, ata vijnë aty, mësojnë gjëra të mrekullueshme, që do të përfitojë jo vetëm vet personi në fjalë, por edhe familja dhe e gjithë shoqëria ku jeton ai. Para pak ditësh në Grenchen të Solothurnit, ku është një numër i madh edhe i bashkëkombasve tanë, nga Tetova, Presheva, Bujanoci, Peja, Kumanova e kështu me radhë, kanë hapur para disa viteve një xhami, që e kanë me qira, pra paguajnë për çdo muaj shuma të majme dhe falë këtij shteti demokratik, këtij shteti mik të kombit tonë siç është Zvicra, u ka mundësuar atyre që të falen dhe të luten sikurse në atdhe, por tashë, këta bashkatdhetarë, kanë marrur një iniciativë edhe më të madhe, kanë blerë truallin afër kësaj xhamie që është për momentin dhe është bërë gati gjithçka që të fillojnë edhe ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Grenchen. Për të mësuar më shumë, se si është puna në lidhje me këtë Qendër Kulturore Islame Shqiptare dhe për tema tjera, ne bashkëbiseduam me inicuesin kryesor të këtij projekti, z.Ferid Sulejmani kryetar i xhamisë në Grenchen, i cili vjenë nga Tërnava e Preshevës, veprimtarë i njohur, i qetë dhe mbi të gjitha aktivist i palodhur. Intervista u realizua para pak ditësh në Manifestimin madh që u mabjt në Grenchen, ku morën pjesë mbi 1000 bashkatdhetarë, veprimtarë të mirënjohur nga atdheu dhe diaspora.

 

Z.Sulejmani, para pak ditësh në Grenchen të Solothurnit, mbajtët një mbrëmje të madhe Kur`anore e me këtë rast paraqitët edhe projektin për ndërtimin e Qendrës Kulturore Islame në këtë qytet, ku ishin mbi 1000 bashkatdhetarë dhe personalitete të larta. Na thoni si e kaluat ate mbrëmje?

Ferid Sulejmani: Na lejoni, që fillimisht t` ju falënderojë Ju, TV Diaspora-RTK, presheva.com, kosovaere.ch dhe disa media tjera, që na kanë përkrahur vazhdimisht Perendia ua shpërbleftë. Kam nderin të përshëndes edhe gjithë lexuesit tuaj dhe të ghithë ata që po veprojnë për një të mirë të përgjithshme. Manifestimi dhe Tribuna Islame, që u mbajt para pak ditësh, u prit shumë mirë nga të gjithë të ftuarit. Ne punuam shumë, që të arrinim objektivat e mbrëmjes. Ajo që i shtoi akoma më shumë vlerën, ishin figurat e njohura që morën pjesë: Naim ef. Tërnava, Sulejman ef. Rexhepi, Adem Ramadani, Hfz.Aziz Alili, Hfz.Xhemajl  Nuhiu, Hfz. Sabahudin Nuhiu, Sara Tujani, Arsim Fazlia, Avni Sulejmani dhe shumë të tjerë. Ata dhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga mbrëmja.

 

Edhe Myftiu i Republikës së Kosovës Mr.Naim Tërnava ju dha përkrahje publike për këtë projekt, a do të thotë kjo, se tash jeni edhe më të fortë në projektin tuaj?

 

Ferid Sulejmani: Bashkimi bën fuqinë, kjo teori ka funksionuar kudo dhe gjithmonë është aktive. Prandaj edhe ne, po e ndjekim të njejtën gjë. Falënderojmë Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava, dhe të gjithë muslimanët e tjerë, të cilët shprehën mbështëtjen e tyre, e cila është shumë e vlefshme për ne.

 

Myftiu Tërnava të nderoi me mirënjohje për këtë projekt. Si u ndjeve në ate moment, kur ju nderoi para të pranishmëve?

 

Ferid Sulejmani: Qëllimi dhe nijeti në këtë çështje nuk është diçka personale. Vlerësimet apo nderimet, më shumë sesa më gëzuan, më shtuan përgjegjësinë për t`u angazhuar akoma më shumë, dhe për të punuar akoma më shumë, me realizimin e këtij projekti madhështor. Unë këtë mirënjohje, do ta ndajë me gjithë ata që kanë punuar dhe po punojnë për të mirën tonë këtu. Kjo është e shenjtë dhe nuk mundet të përshkruhet me fjalë, ajo është në zemër dhe shpirt.

 

Truallin e xhamisë e keni blerë, por natyrisht, se tash do të duhen mjete për të ndërtuar. Në ate mbrëmje që shtruat edhe iftarë për gjithë ata persona, a u mblodhë ndonjë shumë e të hollave dhe për çfarë shumë bëhet fjalë?

 

Ferid Sulejmani: Ky projekt, ka sfidat e veta. Dhe sigurisht një nga probelmatikat që kemi hasur dhe do hasim deri në fund është vlera monetare që ajo ka. Sfida e parë u kalua me sukses elhamdulilah, ne arritëm me kontributin e familjeve shqiptare të Zvicrës, të mblidhnim shumën e mjaftueshme për truallin. Në iftar u hap dhe “arka e dhurimeve”, e cila rezultoi e suksesshme dhe gjej rastin për të falënderuar të gjithë ata që kontriubuan me të holla dhe me mund. Por, sigurisht dihet, që ndërtimi i një Qendre dhe xhamie kaq të madhe, duhen shumë më shumë të ardhura, por mërgimtarët tanë kanë qenë gjithmonë aktiv dhe kësaj here, pa asnjë dyshim do ia arrijmë qëllimit, sepse është një projekt i madh dhe që do të shërbeje për të mirë natyrisht, që do të përfitojnë të gjithë, sepse siç po dihet në Zvicër e në këtë kanton në tërësi, ka shumë bashkatdhetarë dhe ne duhet të jemi edhe më të organizuar. E pamundur përmes fjalëve të përshkruaj tërë mundin që e kanë bërë besimtarët tanë, anëtarët tanë të xhamisë, e të rinjtë, që 1200 personave, u shtruan darkë, pra iftar dhe gjithçka ka shkuar mirë. Perendia i shpërbleftë të gjithë që kanë qenë pjesë e organizimit. Vërtetë ka qenë shumë mirë.

 

Mbështetje morët edhe nga ambasada e Maqedonisë në Zvicër si dhe nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, presni mbështetje edhe nga ambasada e Kosovës edhe pse në ate mbrëmje nuk morën pjesë?

 

Ferid Sulejmani: Shpreh mirënjohje dhe respekt për ambasadën e Maqedonisë në Zvicër, si dhe Bashkësinë Islame të Maqedonisë. Nuk mund të them asgjë për mos prezencën e palës së Kosovës, por do kishim preferuar të ishin pjesë e aktivitetit dhe t`na përkrahnin. Mirë do kishin bërë sikurse të ishin edhe ata, sepse në këtë manifestim ishin mbi 1000 bashkatdhetarë dhe musafirë të çmuar

 

Sa do të kushtoje ndërtimi i kësaj xhamie?

 

Ferid Sulejmani: Specialistët që janë marrë më projektin kanë dhënë një shumë të përafërt e cila varion me shumë zero, por ne jemi afër dhe do t`ia dalim, këtë nuk dua ta japim edhe për opinion, me rëndësi është që të ndërtohet, dhe po ndërtohet me mundin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë dhënë shumë për atdheun e tyre dhe në projekte të mira edhe në diasporë edhe kësaj here do të japin dhe do ia dalim.

 

Me çfarë sipërfaqe do të jetë dhe çka do të ketë në hapësirën e kësaj xhamie, kësaj qendre, përveçse faltores?

 

Ferid Sulejmani: Vetë emërtimi tregon shumë Qendër Kulturore Islame Shqiptare. Ne kemi menduar që të mos krijojmë vetëm një xhami e cila të jetë vetëm për ritualet e adhurimit, por të jetë një Qëndër e dijes dhe arsimimi për të gjitha brezat. Ky Qendër do të rrezatojë për të mirë gjithkah. Kemi menduar për fëmijët, për ti afruar ambente mësimdhënie, si dhe ambiente të posaçme për gratë. Duam, që ato të kenë ambientet e tre për mësimdhëni, për kurse të ndryshme, si dhe për ligjërata fetare.

 

Do të kontribuoni tek prindërit shqiptarë që të rritet edhe numri i fëmijëve që të vijojnë shkollën plotësuese shqipe?

 

Ferid Sulejmani: Sigurisht, që fëmijët janë ato që do jenë e ardhmja dhe shtylla e islamit dhe e kombit tonë, prandaj duhet gjithmon të trajtohen me kujdes dhe të investohet për ata. Dhe ne kur kemi planifikuar xhaminë dhe qendrën e kemi planifikuar çështjen e edukimit të fëmijëve me prioritet. Prandaj, ju konfirmoj, që për ta ne po planifikojmë mësimdhënie në gjuhën shqipe, mësime fetare, kurse Kur’ani apo arabishteje, si dhe shpresojmë në planet afatgjata në ndërtimin e një institucioni të mirfilltë arsimor, duke trajtuar edhe tema të ndryshme, që vërtetë të jemi shembulli i së mirës, shembulli se si na mëson edhe feja jonë dhe që t`ia bëjmë me dije të gjithëve, se ne shqiptarët jemi paqësorë, shumë të lashtë dhe padyshim edhe fenë tonë e duam e nderojmë, punojmë për të, por edhe i nderojmë të tjerat, sepse kështu na mëson Islami, kjo fe e garantuar nga Perendia.

 

Jeni kryetar i xhamisë në Grenchen, me çfarë kushte për momentin jeni duke u falur?

 

Ferid Sulejmani: Aktualisht nuk mund të themi që jemi më kushtet më të mira të mundshme, as dhe ato më të këqijat, sepse me kushte të këqija, nuk mundesh të hapësh xhami, xhamia është jashtëzakonisht e pastërt, por hapësira nuk është e mjaftueshme dhe nuk mundemi ti ushtrojmë të gjitha të mirat që i kemi në plane dhe ne tash me projektin tonë, do ti realizojmë ato që thamë më lart. Kemi shumë vullnet dhe do ti arrijmë. Njeriu duhet të jetë falënderues për atë që ka dhe pse jo të punojë për më shumë. Njejt dhe me të gjithë ne do punojmë, që të kemi kushte më të mira, duke qenë falënderus Allahut xh.sh për këto që kemi.

 

Sa është numri i anëtarëve në këtë xhami?


Ferid Sulejmani: Numri i anëtarëve në këtë xhami sillet rreth 100 deri në 120 anëtare të rregullt.

 

Prej nga presni gjithë këtë shumë të parave?


Ferid Sulejmani: Natyrisht se këtë shumë e presim nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe jashtë saj.

 

Në ate mbrëmje që u mbajt dhe që Ju ishit organizatori kryesorë u pa, se me gjitha xhamitë që veprojnë në Zvicër keni raporte të mira. Presni që do ju ndhmojnë edhe kryesitë e xhamive?

Ferid Sulejmani: Është e vërtetë dhe të gjithë e dijmë, që të gjesh gjuhën e përbashkët në negociata apo bashkëpunime është e vështirë, por kur është në pyetje ky projekt është krejtësisht ndryshe, sepse po bëhet fjalë për një shtëpi të Allahut. Gjithsesi, ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha xhamitë, dhe mund të them, që një nga format më të mira ndihmëse dhe përkrahësese janë ato. Kjo përkrahje mund të fillojë nga një dua e sinqertë, deri në ndihmë individuale duke vazhduar me forma tjera të ndihmesave.

 

Konkretisht çka presni nga Bashkësia Islame e Kosovës?

Ferid Sulejmani: Bashkësia Islame e tregoi para të gjithëve, se do ta keni mbështetjen tonë.

 

Edhe pse për nga mosha je i ri në ate kuptim, se nuk je me moshë të thyer, drejtoni xhaminë, por njëherit, jeni edhe projektues i këtij projekti të madh, prej nga e gjithë kjo energji?

Ferid Sulejmani: Thuhet që njeriun nuk e pasqyron mosha, por eksperienca dhe dija që ka. Është e vërtetë mosha e re, shpesh herë ka lënë dhe hapsirë për mosbesim tek të tjerët, por unë mendoj, kur njeriu i ka qëllimet e jetës të qarta dhe nijetin e pastërt, i mbështetet zoti dhe çdo gjë e realizon lehtësisht. Me realizimin e çdo gjëje, më ka ndihmuar dhe eksperienca që kam kaluar, pasi kam X vite, që jetoj këtu dhe e di si funksionojnë punët, por gjithashtu nuk mund të rri pa përmendur që një ndihmesë shumë e madhe ka qenë dhe prej miqve, shokëve dhe dashamirësve. E kam shumë të rëndë të flas për veten.

 

Kush të ka ndihmuar dhe kush po të ndihmon më së shumti që të gjesh mirëkuptim tek të gjithë?

Ferid Sulejmani: Natyrisht, tërë kët mirëkuptim që po e gjejmë tek të tjerët është besimi dhe shpresa për shpërblimin e Allahut s.w.t.a dhe shkaktari kryesor për mirëkuptim është instalimi i mekanizmit të besimit.

 

Keni folur me afaristë shqiptarë që veprojnë në Zvicër dhe presni që do të ndihmojnë për këtë xhami?

Ferid Sulejmani: Ia kemi bërë me dije disave dhe do ia bëjmë me dije edhe në të ardhmen, shumica prej tyre e kanë kuptuar dhe kanë marrur vesh, por ne shpresojmë, se edhe kësaj here, do të na ndihmojnë në këtë projekt. Jemi duke punuar në këtë drejtim 

 

Keni kontakte të shpeshta me të rinjtë që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë të Zvicrës, me çfarë problemi ballafaqohen ata më së shumti, apo çka i prukupon ata?

Ferid Sulejmani:Po kontaktet janë të vazhdueshme. Jemi të bashkuar nga treva të ndryshme, por feja dhe kombi na mbanë të lidhur paçka, se herë pas here kemi ide të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme. Në takimet e vazhdueshme, bisedojmë probleme të ndryshme, si mungesa e literaturave isalme në gjuhën shqipe, problemet që hasim në jetën e përditshme e kështu me radhë.

 

Po si qëndron raporti prindër fëmijë?

Ferid Sulejmani: Mirë, nuk duhet të jemi pesimist. Bashkatdhetarët tanë kanë punuar dhe punojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre. Bie fjala në xhaminë tonë, ka shumë të rinjë dhe janë prindërit që në vogëli i marrin e i sjellin në xhami, kjo është shumë e mirë. Nëse kërkojmë si përpara, si para njëzetë vjetëve, nuk e ke më, rinia e sotshme është më ndryshe. Duhet të punojmë më shumë me të rinjtë tanë, sepse nëse nuk janë në rrugë të drejtë, atëherë, e ardhmja e shoqërisë sonë do të jetë e shtrembërt.

 

Jeni në kontakt të vazhdueshëm edhe me të vjetrit, a po ankohen ata nga fëmijët e tyre?

Ferid Sulejmani: Çdo njeri përcjell vlera. Gjithçka duhet të menaxhohet ashtu si duhet, pra duhet shikuar nga vetja dhe pastaj të tjerët. Sigurisht mendimet e më të diturve nga ne, apo atyre që kanë më shumë eksperiencë apo më shume vite, na ndihmojnë shumë. Prandaj, mundohemi të alternojmë dijet e më të mëdhenjëve me idet e më të rinjve, kështu bëhët dhe ura e komunikimit mes brezave më efikase

 

Po me komunën e Grenchenit si i keni raportet?

Ferid Sulejmani: Mirë nuk është keq. Na gëzon një fakt, se Zvicra është shtet demokratik dhe mik i kombit tonë. Ajo nuk pengon kur është në pyetje vepra e mirë dhe ne jemi duke punuar një vepër të mirë, e ka raste individuale, por e dijmë ne, se nuk duhet shikuar rastet individuale, por tërësinë.

 

Kur mendoni se do ia filloni ndërimit?

 Ferid Sulejmani: Shpresojmë shumë, se pas një muaji, kjo varet nga angazhimi jonë. Presim, me padurim që të jemi pjesë e kësaj historie që nuk do të harrohet asnjëherë, po ndërtohet kjo xhami nga temeli.

 

Sa deri tash keni mjete dhe edhe sa ju nevojiten?

Ferid Sulejmani: Kemi përafërisht rreth 50% te mjeteve dhe na nevojiten edhe shumë, por ju thashë edhe më lart, se do t`ia dalim, sepse Allahu padyshim do na ndihmojë, e zemër mirë ka sa të duash.

 

Do të ketë ndonjë datë që e keni paraparë se do të përfundojë ky projekt?

Ferid Sulejmani: Jo, me rëndësi të kryhet mirë.

 

Ti kthehemi Preshevës, vendit nga vini edhe Ju, si e shihni atje jetën politike, kulturore, sportive dhe ate fetare?

Ferid Sulejmani: Presheva, mbase është vendlindia ime, mbetet një nga vendet më të dashura. Unë e shoh me sy optimizmi të ardhmen e Preshevës. Është një vënd i vogël, i qetë dhe dashamirës i kulturës, sportit dhe kam bindjen, që me pak investim, ai vend do të lulëzoje dhe është shumë premtues. Presheva është shumë e mirë dhe ka njerëz që e kanë treguar veten në situata të ndryshme, se si duhet atdheu. Duhet më shumë punë dhe të respektohen ata që punojnë, të mos kemi inati në mes veti.

 

I ke thënë vetes, se do të kthehem në vendin tim e atje do të veproj?

Ferid Sulejmani: Dilemat e shoqërojnë njeriun gjithmon, kudo që të jetë. Sidomos ne që jetojmë në emigrim herë pas here nga malli mendojmë të kthehemi menjëherë në vendin tonë dhe të lëjmë çdo gjë. Por, më pas duke menduar mundin që është bërë deri tani, të jep forcë për më tej. Aktualisht, jam i fokusuar në planin e xhamisë dhe Qendrës  si dhe pozicionin e muslimanvë këtu, më pas Zoti e di, ku të jetë më e hajrit.

 

Me që jemi në prag të përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të festës së Bajramit, cili do të ishte urimi juaj, drejtuar bashkatdhetarëve tanë?

 

Ferid Sulejmani: Bajrami na gjen gjithmon mirë shpirtërisht, pasi e përcollëm muajin e Madhërueshëm të Ramazanit, ku kemi kaluar shkëlqyeshëm me falje e lutje, me të gjitha ibadetet që ka kërkuar perendia dhe Lus Allahun, që të gjitha veprat tona, adhurimet, të jenë të pranuara dhe sa më shume sevape. Uroj dhe besimtarët, bashkatdhetarët të kalojne Bajramin sa më mirë, pra gëzuar dhe inshallah në zemrat e të gjithëve mblillet më shumë dashuri dhe paqe. Qofshi në mbrojtjen dhe udhëzimin e Allahut e ta duam njëri tjetrin më shumë, të jemi unikë dhe të mos dorëzohemi.

 

Ju jem mirënjohës që ndatë kohë për këtë bashkëbisedim.

 

Ferid Sulejmani: Ishte kënaqësi që bashkëbiseduam me Ju i nderuar. Edhe Ti je duke dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e mira të jetës. Suksese./ Intervistoi: Mr.sc. Dashnim HEBIBI, Grenchen/kt.Solothurn

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
Armend 10/11/2011 11:36:49
Pershendetje Afrim un jam vllau i feridit tash e pash komentin tend dhe kishe kerku nr e tij eja ne ket imejl paraqitu dhe ta jap nr e feridit mendi_88@hotmail.ch ju pershendes kaloni mir
avatar
afrim 24/10/2011 10:51:12
e pershendes kete pun te madhe qe ka nisur zotri Feridi,po ne qovse ka mundsi qe te ma sjelleni nje numer te keti personi kam deshiren qe te kontaktoj dhe kam mundsin qe ti jap nji ndim per ket objeket shpirtror.
avatar
Armend 10/11/2011 11:35:15
Pershendetje zotri Afrim tash e pash komentin tend nket webfaqe kishe kerku nr e feridit un jam vllau i feridit nga zvicrra ky eshte nr i feridit neser kthehet ai nga haxhi ne mbremje mund te kontaktoni rreth ores 12 apo pasneser para dite +41 76 740 73 07 ju pershendes kalo mir
avatar
terrnavalija 03/09/2011 12:54:19
veq te para ferid se zoti te ndihmon ty
avatar
A.ch 28/08/2011 19:53:53
Te themelohet nje xhami ne nje vend ku ska dominu kurre feja Islame ,kjo verrteton fjalet e Pejgamerit a.s kur ka thene nese detyrohesh te shkosh ne nje vend ku nuk dominon feja e allahut (islami).dy gjana duhesh ti kesh parasysh .Te paren te e ruajsh ne zemer kurse te dyten mos te e pranosh kurr me zemer.e para pra eshte te e ruash fen e islamit kurse e dyta te mos e pranosh fene tjeter.Nese njera prej keture dyave deshton ather thote pejgameri a.s e ke humb rrugen e allahut ke mbete pa Din e Iman je largu prej allahut qe ska tjeter pervec allahut.
Prandaj kjo deshmon se ne nuk e kemi humb rrugen e allahut ,kjo deshmon se ne jemi ne rruge te allahut ,te ndertosh nje xhami ne nje vend Laik sic eshte zvicrra ketu duhet te te krenohemi te kontribojm se vetem nga allahu na vine te mirat dhe shperblimet.
A.Isufi
avatar
Tërrnava! 28/08/2011 12:34:17
AllahuEkber- Zoti ju ndihmoft Ferid , neve lutemi tek Ai , qe me cdo sfide qe do perballeni , ta kaloni me nidhmen e Zotit si eshte me se miri e Allahu i do durimtaret! Suksese .
avatar
Joni 27/08/2011 09:34:27
pershendetje z.ferid, jeni duke bere nje pune te lavdishme dhe te cmuar,ju lumt ,kemi nevoj per koso njerez sikur ju....
avatar
26/08/2011 12:59:40
Allahu ju shperbleft gjith organizatoret e ndertimit te kesaj xhamije ,dhe gjith ata qe kontribojn.ishalla ndertohet shpejt kjo shtepi e Allahut. e gjith besimtaret qe falene bojn lutje Allahu i shperbleft me te mirat eksesaj bote e xhehnetin e asaj bote.
Total: 7 | Treguar: 1 - 7

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal