Skender Destani: Në Luginë të Preshevës, situata është e brisht me tendencë destabilizimi
Intervistë ekskluzive me Dr.Skender Destani, kryetar i BDL-së, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës
"Pas këtyre veprimeve të qeverisë serbe në veri të Kosovës dhe deklaratave luftë nxitëse, si dhe organizimit dhe veprimit të serbëve në veri jashtë çdo norme njerëzore, jam shumë pesimist për të ardhmen tonë në Luginë. Kjo qeveri definitivisht, nuk është qeveri demokratike, qeveri e cila nuk është e interesuar që problemet e komunitetit shqiptar ti zgjidh, por përkundrazi, ka një urrejtje të paparë për çdo gjë që është shqiptare. Pas gjithë kësaj, unë mendoj, se ne shqiptarët, me këtë qeveri, nuk kemi shans as të dialogojmë, e as të besojmë, se diçka nga të drejtat tona të realizohet. Është koha, kur korpusi politikë shqiptarë të zgjohet nga gjumi, që e ka kapluar apo euforia"-tha ndër të tjera z.Destani.
presheva.com: Përshëndetje z.Destani, pranoni përshëndetje edhe të shumë bashkatdhetarëve. Shpresoj, se do ta kemi mundësinë të bashkëbisedojmë lirshëm, pa dorëza, pa spica dhe me qëllime të mira, që të mësojnë lexuesit realisht, se si është gjendjanë ato troje. Shpresoj, se të mos merren pyetjet e mia nga dikushi, si me arsye që të dëmtohet aikushi, apo aidikushi, kështu që mundohemi të ushtrojmë profesionin në përpikshmëri sipas etikës profesionale, pa u përzier në punët e disa gazeptarëve, që kanë vërshuar kohën e fundit, duke ndërruar profesionet e tyre, apo për t`u kënaqur me një rrogë, apo për t`a kuptuar, se është vërtetë ky dikushi, si dikushi. Pyetja e parë, si po i shkojnë punët partisë suaj që jeni duke e drejtuar?
Skender Destani: Bashkimi Demokratik i Luginës u formua si subjekt politik shqiptar me ndihmën e nje grupi qytetarësh të cilët nuk ishin të kënaqur me veprimet politike të dy partive të atëhershme të cilat udhëheqnin me pushtetin lokal, duke mos patur fare opozitë, duke mos i llogaritur këshilltarët serb, vendosi që më 8 nëntorë të vitit 2003, të formoj Këshillin Iniciues, i cili bëri përgaditjet e duhura për formimin e partisë së re politike dhe përgatiti Kuvendin themelues të saj. Kuvendin zgjedhorë e mbajti më 21 dhjetor, ku miratoi vendimin për themelimin e partisë me emrin Bashkimin Demokratik i Luginës, si dhe zgjodhi organet udhëheqëse të përkohshme të saj. Kjo mënyrë e qeverisjes lokale i ngjante asaj moniste dhe ne vendosëm që këtë praktikë ta ndërpresim duke formuar partinë e tretë në Luginë dhe politikën shqiptare ta bëjmë plural dhe besoj se ia arritëm këtij qëllimi. Në shtatorin e vitit 2004, pra ende pa i mbushur një vit nga koha e formimit të partisë së BDL-së, morëm pjesë në zgjedhjet lokale, ku arritëm, që në ato zgjedhje, të fitojmë pesë këshilltarë dhe të jemi pjesë e kuvendit lokal në katër vitet e ardhshme, nga 2004 deri në 2008-ën dhe për tre vite të jemi pjesë e pushtetit lokal bashkë me PDSH-në dhe LPD-në dhe në vitin 2007, për shkakë të mosrespektimit të marrëveshjes së nënshkruar nga ana e PDSH -së, u deyruam të dalim nga ky koalicion dhe të bëjmë veprimin tonë si opozitë.
Besoj se veprimet e anëtarëve tanë ishin shumë parimor, të drejtë dhe korrespondonin me kërkesat e trupin votus të cilët na kishin dhënë besimin, që në këtë kuvend, ti mbrojmë dhe realizojmë kërkesat e tyre për çfarë edhe ishim zgjedhur nga ta. Në këtë kohë, pas daljes nga koalicioni, pati një thyerje brenda partisë, ku një grup nuk respektoi vendimin e kryesisë së partisë duke mbetur pjesë e pushtetit, pasi që nuk ishin në gjendje ti lëjnë postet e tyre, pra mbisundoi interesi personal mbi ate qytetarë. Atëherë, shumica mendonin, se BDL tani është dobësuar aq shumë sa që nuk do të këtë sukses as të participoj më në kuvend me ndonjë këshilltarë dhe kështu definitivisht do të shkatërrohet si parti politike. Por ndodhi e kundërta, Ne morëm pjesë në zgjedhjet lokale të viti 2008 dhe rritëm trupin tonë votues për 10 %, ndërsa numri i këshilltarëve ishte prap i njejti, pra 5 këshilltarë në kuvendin komunal të komunës së Preshevës. Nga kjo që u tha më lartë, mund të konkludojmë, se BDL, edhe pse gjat rritjes së saj kishte pasur mjaft probleme si brenda saj ashtu edhe me partitë e koalicionit, prap arriti të ruaj me sukses veprimin e saj politikë duke shtuar trupin e saj votues. Unë mendoj, se BDL, ka një bërtham të shëndosh në vetëvete, ka veprimet e veta parimore dhe të drejta në interest e qytetarit, të cilat parime edhe po e mbajnë të fort edhe përskaj gjithë këtyre thyerjeve të cilat ndodhën në te.
Ne ishim dhe jemi edhe sot të interesuar që sa më shumë të jetë e mundur aplikimi i konsensualitetit në veprimet e partive politike shqiptare, morëm pjesë në formimin e këshillit konsesual politikë, me qëllim, që faktori politikë shqiptarë të jetë sa më unikë rreth kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës dhe të flas me një zë para qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar. U përkujdes rret formimit të Këshillit Nacional Shqiptarë, si dhe përpilimit dhe aprovimit të platformës së përbashkët politike. Në funksion të përkrahjes ndërkombëtare, arritëm që faktori ndërkombëtar prezent këtu t`na njohë si subjekt i rëndësishëm dhe të kemi kontakte me të gjithë ata që kanë qasje në situatën e tanishme dhe ndikim në zhvillimet politike ndërkombtare. Nga kjo përkrahje, pata mundësin që si kryetar i kuvendit të vizitoj për 5 ditë Brukselin dhe 21 ditë Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ku u takova me shumë personalitete politike amerikane, duke filluar nga Stejtdepartamenti Amerikan, ato federal dhe lokale. Pra, si konkludim nga kjo që u tha më larrtë, mund të themi, se punët në BDL, janë duke rrjedhur mirë dhe se kjo parti ka perspektivë për veprim të mëtutjeshëm politikë.
"Neve fatkeqësisht, na ndodhi prap mos respektimi i vendimeve të kryesisë për të lëshuar pushtetin, ashtu si në vitin 2007-tën"
presheva.com: A ka nxehtësi brenda partisë, brenda simpatizantëve të partisë suaj, sepse në disa parti që po funskionojnë në Luginë të Preshevës, është shumë nxehtë, të paktën kështu po shihet?
Skender Destani: Partitë politike janë bashkim vullnetarë qytetarësh, që besojnë në qëllime, në ide dhe rregulla të njejta. Ato në një shoqëri demokratike dallojnë nga ato totalitare për nga vendi i tyre në shoqëri, demokracia e brendshme, raporti me te drejtën dhe legjitimiteti i strukturave drejtuese të tyre. Temperaturat e larta, si duket i kanë shkrirë këto atribute të një partie demokratike për disa kuadro tona të cilët i shpërfillen në një mënyrë shumë arrogante vendimet e organeve drejtuese të partisë dhe në këtë mënyrë e dëmtuan politikën e BDL–së .Falë perendisë, nuk mundën të realizonin atë çfarë kishin planifikuar, pra shkatërrimin total të partisë, detyrë të cilën e kishin marrur nga PDSH-ja, për të cilën kishin punuar tërë kohën, ndërsa në BDL, kishin ardhur për të marrë funksione udhëheqëse në parti, në mënyrë që pastaj të marrin edhe vendet udhëheqëse në institucionet e qeverisjes lokale në emër të BDL –së e për interes personal dhe të PDSH-së. Këta persona kanë influencë edhe ngritje të pakënaqësive edhe në partin tonë, ashtu si dhe në tërë corpusin politikë shqiptarë të Luginës. Neve fatkeqësisht, na ndodhi prap mos respektimi i vendimeve të kryesisë për të lëshuar pushtetin, ashtu si në vitin 2007, nga ata të cilët kishin përfituar më së shumti në aspektin material dhe politikë, nga kjo parti dhe shih habin, këta persona udhëhiqeshin në mënyrë të mëshehur nga ata të cilët ishin ndarë nga ne më 2007-ën, përshkakë të veprimeve jo parimore të këtyre kuadrove, e çuditshme për ta kuptuar politikish këtë veprim, por loja është e vërtetë.
presheva.com: Me pakë fjalë, si e sheh gjendjen aktuale politike në Preshevë?
Skender Destani: Shqiptarët duke qenë të diskriminuar në çdo aspekt nga pushteti serb, me paraqitjen e sistemit shumë partiakë panë shansën e vetme që përmes organizimit politikë në parti politike shqiptare të artikullojnë dhe kërkojnë që në rrugë institucionale të realizojnë të drejtat e tyre demokratike, të drejtën për jetë të lirë e dinjitoze, për të drejta ekonomiko-sociale, siç do qytetarë i lirë në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit Perendimorë. Korupusi politikë shqiptarë ishte zotuar, se do të veproj për realizimin e këtyre të drejtave dhe në janarë të 2006-ës, kishte aprovuar në kuvendin e përbashkët të këshilltarëve shqiptarë platformën politike, ku kishte paraparë kërkesat reale të shqiptarëve të cilat janë të drejta dhe konform të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare, që mbroj të drejtat dhe lirit e njeriut dhe komuniteteve, si dhe të drejtat qytetare dhe ato politike, të cilat në rrugë institucionale do të mundoheshin ti realizonin përmes atyre, që populli i kishte dhënë besimin e tyre për ti përfaqësuar dhe të vendosur në emër të tyre. Por, mjerisht veprimet tona nuk ishin dhe nuk janë konformë platformës së aprovuar dhe kur i shtohet edhe mos gadishmëria e qeverisë serbe për zgjidhjen e tyre, pra mund të konkludojmë se shumë pak mos me thanë aspak nga këto kërkesa tona janë realizuar. Faktori politikë në vend që të merret seriozisht me problemet e qytetarëve shqiptarë në realizimin e të drejtave individuale e kolektive të tyre, po merret me fragmentimin e tij, i cili fragment po i shkon në favor pushtetit serb e në dëme të çështjes shqiptare në përgjithësi. Është e pafalshme, apatia politike që po mbretëron kohëve të fundit, kur po ndodhin veprime të rrezikshme në veri të Kosovës, ku pushtetarët serb po tregojnë fytyrën e vërtet të tyre duke ftuar qytetarët serb për dhunë, për bllokim të rrugëve, duke deklaruar, se kjo është Serbi etj, ndërsa ne shqiptarët e Luginës, bëhemi sikur asgjë nuk është, duke ndodhur, edhe pse jemi shumë të sigurt, se nëse nuk veprojmë politikish, nesër askush nuk do t`na pyet se çfarë duhet bërë. Situata ështe e brisht me tendencë destabilizimi dhe unë edhe pse kam qenë gjithmon optimist, pas këtyre veprimeve të qeverisë serbe në veri dhe deklaratave luftë nxitëse, si dhe organizimit dhe veprimit të serbëve në veri jashtë çdo norme njerëzore, jam shumë pesimist për të ardhmen tonë në Luginë. Kjo qeveri definitivisht nuk është qeveri demokratike, qeveri e cila nuk është e interesuar që problemet e komunitetit shqiptar ti zgjidhe, por përkundrazi ka një urrejtje të paparë për çdo gjë që është shqiptare. Pas gjithë kësaj unë mendoj, se ne shqiptarët me këtë qeveri nuk kemi shans as të dialogojmë, e as të besojmë se diçka nga të drejtat tona të realizohet. Është koha, kur korpusi politikë shqiptarë të zgjohet nga gjumi që e ka kapluar apo euforia, e cila te disa udhëheqës fatkeqësisht është prezente, e të unifikohet në veprimin e përbashkët politikë konform platformës së aprovuar e cila si duket është harruar se egziston diku. Pra duhet thirrur kuvendin e përbashkët të këshilltarëve shqiptarë si përfaqësues legjitim të qytetarëve shqiptarë të Luginës për të diskutuar situatën e krijuar politike nga e cila duhet dalim me qëndrime të qarta, se si duhet veprohet tani e tutje. Veprimi ynë politikë pritës apo defanziv duhet totalisht të ndryshoj, sepse nga veprimet apo mosveprimet varet e ardhmja e Luginës.
presheva.com: 

Thonë, se karriga është e nxehtë dhe e lezetshme, disa politikanë të rinjë që po hyjnë në disa parti, ndoshta edhe në BDL, po hyjnë për këtë arsye, apo vërtet për të ndryshuar diçka për të mirë në ato troje?
Skender Destani:Partitë politike shqiptare të Luginës ende janë grumbullime grupesh nga më të ndryshme, sesa parti të mirëfillta, të bazuara në ndonjë status të vaçant.Tëra këto janë të njejta në ideologji, nëse kanë, dhe u drejtohen të njejtave shtresa shoqërore. Dukuria e shokut Zylo e shkruar me talent nga shkrimtari Dritëro Agolli, prekë të gjithë atë grup njerëzish të paaftë dhe burokratë, servilë dhe demagogë pa bindje dhe parime të caktuara politike që gjejnë strehë dhe hapësira për t`iu shërbyer regjimeve të ndryshme, pa bë asgjë të dobishmë. Kjo dukuri është mjaftë e përhapur në Luginë pra edhe në BDL dhe qytetarët janë mësuar të shohin politikan që lëvizin nga një parti në tjetrën, nga një pushtet në tjetrin, nga një pozitë ekstreme në një ekstrem tjetër. Këto veprime të bëra kinse në emër të patriotizmit dhe pragmatizmit e kanë deformuar sistemin e vlerave dhe të parimeve politike dhe kanë krijuar një shtresë politikanësh pa identitet politikë, të cilët janë në gjendje me kriju çdo antivlerë politike me të vetmin qëllim të përfitojnë politikish si individ apo si grupë. Kjo ka ndodhur më 2007-në, BDL fatkeqësisht u përsërit edhe më 2010-tën, por kjo nuk do të thotë se BDL, lejon këto veprime, jo asesi. Këtë ua kemi bërë të qartë çdo anëtari para se të anëtarësohet në parti dhe prezente në programin partiakë, se interesi individual mund të realizohet vetëm në kuadër të interesit të përgjithshëm qytetarë dhe atij partiakë. Unë mendoj, se për njerëzit e moralshëm e patriotë funksioni në vendet udhëheqëse, apo siç ju po thoni karriga e nxehtë dhe e lezetshme, është karrigë ku duhet të ketë përgjegjësi të madhe, të respektohet ajo pozitë ,ashtu që duke punuar me përkushtim dhe në interes të përgjithshëm. Por, a po punohet sot për dhe në interesa të përgjithshmes, mund të them pa ngurrim, shumë pak për të mos thënë aspak.
presheva.com: Si po ju shkojnë punët me Kuvendin Komunal në Preshevë, sepse gjatë një seance që po zhvillohej në muajin korrikë, ju jeni thuajse më i zhurmshmi në kuptimin e mirë të fjalës, duke sqaruar gjëra të ndryshme?
Skender Destani: Me keqë ardhje me duhet të them, se kuvendi i komunë së Preshevës nuk i përngjan as për së afërmi institucionit më të lartë të qeverisjes lokale, atu ku vendoset për dhe në emër të qytetarëve tanë.Kuvendi duhet të jetë organi më reprezentativ i qytetarëve ku vendoset apo mirren vendimet për votuesit të cilët i kanë deleguar të drejtat e tyre këshilltarëve, që ata me vetë dije të plotë të vendosin për ta. Por, mjerisht në Kuvendin e Komunës së Preshevës bëhet e kundërta e saj. Pikë së pari në të punohet jasht çdo procedure të përcaktuar me aktin e tij, pra rregulloren e punës e cila nuk respektohet nga ata që janë të thirrur ta bëjnë, pra nga kryetari i kuvendit dhe sekretari si person profesional. Përbërja e tij është katastrofale në aspektin kualitativ dhe se shumica e këshilltarëve janë vetëm si numër në te dhe se nuk kontribuojnë fare në punën e tij. Lirisht mund të them se shumica e tyre për mbi tre vite punë në te asnjëherë nuk kanë marrë fjalën për të diskutuar problemet apo kërkesat e atyre të cilët edhe i kanë dhënë votën dhe njëherit të drejtën, që të flasin e vendosin në emër të tyre. Vendimet mirren sipas interesave të pushtetarëve, pa marrë parasysh se vendimet janë ligjore apo jo. Tëra këto më bëjnë të padurueshëm që të mos reagoj, duke u munduar që ti sqjaroj aspektin ligjor dhe interesin qytetarë, por kjo shumicë parlamentare, as që skuqet për veprimet e veta edhe pse janë të vetëdijshëm, se vota e tyre është në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Unë nuk kisha dëshiruar që Presheva në të ardhmen të ketë një kuvend të tillë, ku unë do të isha pjesë e tij.
"Natën rrinë e pinë me ta nëpër kafenet e restaurantet e Vranjës e qyteteve tjera serbe"
presheva.com: Jeni i kënaqur me punën që po bëhet në Kuvend dhe në komunën e Preshevës në tërësi?
Skender Destani: Nga ajo që thash më lartë, mund të kuptohet shumë lehtë, se me punën e këtij kuvendi nuk jame fare i kënaqur, sepse nuk kryen funksionin për të cilin edhe ekziston. Pra nuk sjell vendime në interes të qytetarëve por, në interes të personave, apo grupeve të caktuara pushtetarë shqiptarë. Administrata komunale, si organ komunal e cila duhet të jetë servis i kuvendit dhe i qytetarëve nuk është funksionalizuar në nivelin e dëshirushëm duke pasur parasysh mungesën e kuadrit profesional, pasi që për ta nuk ka vend pune, pasi që punësimi është në baza partiake të militantëve partiakë pa marrë parasysh kriterin e aftësisë profesionale, por dhe asaj morale. Ekzekutivi në tërësi me anëtërë partiakë me shkollë të mesme pra jo profesional dhe nga kjo përbërje as që mund të presim që të bëjnë diç të mirë për qytetarët. Nga 11 antarët e këshillit komunal, vetëm 4 me fakultet, ndërsa 8 me shkollë të mesme e njëni besa me shkollë fillore dhe normalisht, se qytetarët normal nga kjo përbërje as që presin diçka të punojnë në të mirë të tyre. Të vetmën gjë të mirë që ka bërë ky pushtet janë investimet në infrastrukturë edhe ate nga mjetet finansiare që vijnë nga pushteti qendror, pushtet të cilin ditën e kritikojnë me atë se nuk bashkëpunojnë ndërsa natën rrinë e pinë me ta nëpër kafenet e restaurantet e Vranjës e qyteteve tjera serbe.
"Me largimin tonë nga pushteti, shpëtuam që të jemi pjesë e veprimeve korruptive"
presheva.com: Takoheni me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe nëse Po, çka bisedoni me te, a vetëm kritikoni, apo edhe e lavdëroni aty ku mendoni se e ka mirë ?
Skender Destani: Me te nuk jam takuar që nga korrikui i vitit të kaluar pasi që rrugët tona nga ai moment janë ndarë përgjithmon. Takim të cilin e bëmë pasi u ktheva nga vizita ime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që kishin konvokue seancë në emrin tim pa më njoftuar fare për të në të cilën seancë ishin aprovuan disa vendime që ishin në dëmin e qytetarëve tanë dhe në dëme të Bashkimit Demokratik të Luginës, vendime të cilat e degradonin BDL-në, në aspektin politikë dhe mua personalisht në aspektin moral. Në këtë takim u morën disa qëndrime të cilat z.Mustafa, prap nuk i respektoi. E njoftova kryesinë me këtë papërgjegjësi të partnerit të koalicionit për të cilat veprime organet e BDL-së morën qëndrim për tu larguar nga koalicioni qeverisës sepse mbetja e mëtutjeshme në pushtet ishte e pamundur dhe e pamoralshme.Tani jam edhe më i sigurt, se kemi vepruar shumë mirë me hapat që i mori kryesia e partisë. Me largimin tonë nga pushteti, shpëtuam që të jemi pjesë e veprimeve korruptive, jo profesionale dhe të turpshme të pushtetarëve të tanishëm, të cilët çdo gjë po e bëjnë që vet të pasurohen e për interest e qytetarëve as që dojnë të dëgjojnë.
presheva.com: Po me PVD-në, si i kein punët, janë të pezmatuara ashtu si kanë qenë, apo i keni rregulluar?
Skender Destani: Bashkëpunimi im me partitë tjera është në kuadër të punës së kuvendit, ku si opozitë bashkëpunoj me PVD-në dhe UDSH-në, ndërsa në aspektë të bashkëpunimit partiakë kemi kontakte normale, por jo edhe kontakte pune.
presheva.com: Me cilën parti, apo liderë e sheh të mundshme bashkëpunimin pas zgjedhjeve që po afrohen?
Skender Destani: Jemi një vend i vogël dhe deshtëm apo nuk deshtëm duhet bashkëpunuar nëmes veti si faktorë politikë shqiptarë, ndërsa për zgjedhjet normal opozita duhet të bashkëpunoj dhe bashkëveproj për të pasur suksese në zgjedhje dhe për të ndërruar këtë pushtet, pushtet me të cilin nuk jemi të kënaqur as ne si opozitë, por si duket as edhe vet qytetarët që kanë votuar para katër viteve për këta njerëz. Në aspektin politikë, në demokracitë e vërteta bashkëpunimi bëhet në aspekt të ideologjive partiake, ndërsa këtu te ne as që kanë apo e dinë se çfarë ideologjie i përkasin partitë tona.
"Riza Halimi ka një veti shumë të keqe, se nuk është njeri që mban fjalën e dhënë".
presheva.com: Keni bashkëpunuar një kohë të gjatë me liderin e PVD-së, tashmë edhe deputet i Parlamentit të Serbisë, Riza Halimi, çka keni fituar nga ai bashkëpunim dhe çka keni humbur?
Skender Destani: Më 19 gusht të vitit 90 u formua Partia për Veprim Demokratikë nën udhëheqjen e z.Halimi, anëtarë i së cilës isha dhe unë dhe një nga bashkëpunëtorët e ngusht të tij. Kam vepruar pa kursyer asgjë në atë parti dhe të them të drejtën edhe Halimi e ka ditur mirë ta udhëheq dhe t`na ofroj neve rreth vetit. Zoti Halimi ka ditur shumë mirë ta udhëheq partin në aspektin politikë, por në aspektin organizativ mendoj se ka bërë gabime duke u mbështetur gjithnjë te një grup i njerëzve, të cilët në aspektin e aftësive politike nuk ishin në nivelin e duhur, ndërsa anashkaloheshin ata të cilët kishin edhe aftësi profesionale dhe e donin partin me shpirt. Kam përshtypjen, se z.Halimi këtë e bënte, sepse nuk i besonte deri në fund këtyre kuadrove dhe ndoshta ka pasur të drejtë. Unë personalisht, kam vepruar me tërë forcat e mia për këtë parti pa kurrfarë interesi personal, por vetëm për interesin e përgjithshëm për idealin tim dhe të shqiptarëve që të punojmë për tu çliruar nga ajo dhunë e diskriminimit serb. Me pak fjalë nga zoti Halimi kam mësuar shumë gjëra të mira, por kam vërejtur edhe gjëra të cilat nuk i bënin e të cilat kishin të bënin me demokracin e brendshme partiake. Nuk ka lejuar shprehjen e mendimit ndryshe dhe çdo gjë që ai ka propozuar, është dashtur patjetër të miratohet, është siç është, u propozua nga ai… Dhe këtu po them edhe një gjë, se Riza Halim ka një veti shumë të keqe, se nuk është njeri që mban fjalën e dhënë, kur e sheh se fjala e dhënë nuk është në interesat e tij. Po them publikisht tani, se në vitin 2007 me insistimin e ndërkombëtarëve si koalicion i shqiptarëve nga i cili u tërhoqën në momentin e fundit PDSH dhe LPD dhe mbetëm vetëm ne dhe PVD për të garuar në zgjedhjet parlamentare, për të cilin veprim kam pas kërcënime dhe fyerje të shumta për tërë kohën e fushatës, kërcënime për likuidim dhe fyrje si tradhëtar i popullit.Tërë fushatën parazgjedhore e zhvilluam unë dhe Shaip Kamberi, në të cilën fushatë dhash çdo gjë nga vetja. Në disa raste përshkakë të gjendjes së dobësuar shëndetësore edhe mora infuzione dhe ashtu i sëmuar veprova me të vetmin qëllin që mos të dështonim në këto zgjedhje, sepse rrezikonim pastaj si parti për veprim të më tutjeshëm politikë. Për këtë arsye, as që më ka shkuar mendja të bisedoj me Halim për marrëveshje të koalicionit. Pas zgjedhjeve dhe kur gjithë këto u kryen dhe z. Halimi shkoi deput. Në aspektin ligjorë kuvendi republikan për subjektet që kanë përfaqësues ndanë mjete finansiare për funksionimin e partive gjegjësisht për aktivitetet e partis dhe ato mjete ishin mbi 10000 euro në muaj për KOALICIONIN E SHQIPTARËVE TË Luginës, të cilat mjete z.Halimi i mirrte tinëzisht, pra vetëm për partin e vet e jo edhe një pjes të këtyre ti ndaj PARTNERIT TË KOALICIONIT, PRA PARTIS SONË –BDL. Këtë veprim jo të moralshëm ne e zbuluam pas disa muajve dhe kërkova nga zoti Halimi bisedime për këtë çështje dhe gojarisht u dakordum, që sipas votave partiake që 1\4 apo 25 përqindë nga mjetet e përgjithshme t`na i barte edhe BDL-së. Këtë e bëri vetëm për tre muaj dhe me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe parlamentare ku z.Halimi ndërpreu këto mjete. Ne e paditëm në gjygj, por gjygji pasi ishte nën influencë të politikës, a z.Halimi ishte deputet, pra gjygji vendosi në dëmin tonë, me arsyetimin, se ministria republikane nuk i jep raportin finansiarë për mjetet e marrura nga z.Halimi. Një arsyetim sa naiv aq dhe qesharakë, kur edhe laiku më i madh e dinë se çdo gjë që e kërkon gjygji i jepet patjetër për çdo kend bile edhe për kryetarin e shtetit e leje më për deputetin. Këtë e thash këtu publikisht për të argumentuar se z.Halimi nuk është njeri i besës dhe materialist i madh.
presheva.com: Zgjedhjet po afrohen, keni ndryshuar diçka për tu paraqitur në fushatë, apo jeni me ato ide dhe projekte, kur dihet, se edhe partia juaj ka pasur një "tërmet", ku ju kanë larguar disa anë tarë, edhe pse, keni dalur partia e tretë nga zgjedhjet e kaluara?
Skender Destani: Po normal, partia funksionon në punën e saj, e tani edhe po përgaditemi për zgjedhjet lokale, me programin e njejtë zgjedhor me disa modifikime të vogla, ku prioritet do ti jipet arsimit dhe zhvillimit ekonomikë të cilin zhvillim mund dhe duhet ta bëjmë në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë të cilët kanë përvojën, dijen dhe paranë, ndërsa ne e kemi kualitetin dhe pjesën administrative.
presheva.com: Është bërë shumë trumbetime për Trupin Koordinues, realisht, sa jeni i kënaqur me punën që është bërë deri më tani?
Skender Destani: Kemi bë shumë veprime bashkë me ndërkombëtarët për participimin e faktorit politikë shqiptarë në trupin koordinus dhe tani pas 6 viteve participimi në te jemi bindur dhe besoj, se edhe bashkësia ndërkombëtare ndanë të njejtin mendim, se ky trup ka dështuar në punën e tij dhe se ky ka qenë në funksion të kryetarit të saj dhe pjesës administrative të cilët kanë harxhuar nga mjetet e parapara për buxhetin e trupit afër 40% të tyre. Për hir të qytetarëve, do të jap disa të dhanura për të argumentuar ate që thash më përpara. Plani i dy qeverive apo siç njihej plani i Çoviqit, e cilin e kishin pranuar edhe bashkësia ndërkombëtare parashihet në vetvete:
• Integrimi i shqiptarëve në sistemin politikë, shtetëror e shoqëror dhe respektimin e të drejtave të tyre në pajtim me standardet ndërkombëtare;
• Vendosja e paqes dhe sigurisë në rajon, duke siguruar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe kthimin e lirë të të gjithë qytetarëve të shpërngulur dhe
• Revitalizimin dhe zhvillimin ekonomiko-social të rajonit të Luginë së Preshevës.
E gjithë kjo, ishte parapa të realizohet brenda tre viteve. Pika e parë nuk është realizuar as m 10%, ndërsa të drejtat e shqiptarëve edhe pas 10 viteve të funksionimit të tij nuk realizohen. Shqiptarët nuk kanë të drejta të njejta as në punësim as në përdorim të gjuhës, as në shkollim as në ruajtje dhe kultivim të identitetit kombëtar, as në përdorim të simbolit kombëtar dhe as në të drejtë jete të lirë, ata sa herë që kërkon politika ditore serbe arrestohen, maltreton edhe dënohen.
Pika e dytë, edhe kjo nuk është realizuar në tërësi, sot kemi një paqe të brisht në regjion, nuk kemi qarkullim të lirë si dhe nuk lejohet kthimi i të shpërngulurve në Malësin e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, përbëhet e kundërta. Prezenca e xhandarmëris jep pasqyrën, se ky rajon nuk është i sigurt dhe sikurse të ishte në luftë. Kjo prezencë e tyre edhe frikëson qytetarët shqiptarë, i maltreton ata, i pengon që të kryejnë punët e veta në pronat e tyre, si dhe të shpërngulurit që të mos kthehen në vatrat e tyre.
Pika e tretë, që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, nuk është investuar asnjë dinarë në te, por përkundrazi edhe ato organizata që duhej të privatizoheshin nuk e bënë këtë proces por, lejuan, e unë po them me qëllim të caktuar, që ato të shkatërrohen dhe sot ato janë afunksionale, punëtoret ae punë bredhin në rrugë, ndërsa papunësia enorme ndikon që të rinjët, por edhe të tjerët ta lënë vendin e tyre dhe te migrojnë në perendim. Sot, ky rajon, ka mbet përafërsisht pa gjysmën e popullatës së re. Pra, edhe në këtë aspekt, Serbia me mosveprimin e saj për realizimin e pikës së tret, po arrin të realizoj qëllimin kryesor, të zhvendos shqiptarët nga Lugina sa në Kosovë e shumicën në evropë. Këtë proces unë e quaj proces i asimilimit ekonomikë të shqiptarëve nge qeveria serbe, proces i cili është i ndaluar me konventat ndërkombëtare, por, Serbia as që po dëshironë të dëgjojë për këto konventa. Mendimi im është, që shqiptarët duhet të dalin sa më parë nga ky trup, që ta pamundësojnë manipulimin e kryetarit të saj me ne shqiptarët.
presheva.com: Mos po ndodh që Serbia, po jep nga një gish mjaltë me këto projekte, qoftë edhe në fushën e mediave dhe të ëmbëlsohen ata që i duan "ëmbëlsirat" e pushtetit?
Skender Destani: Po keni plotësisht të drejtë, mjeshtër i këtyre veprimeve është kryetari i trupit kordinues dhe në këtë formë ai edhe po vepron me ne shqiptarët dhe fatkeqësisht në këto veprime po ka ndihmë edhe nga njerëzit e pushtetit lokal, direkt nga kryetari i komunës së Preshevës.
presheva.com: Mos po doni me thënë, se ky trup Koordinues, është sa për ti thënë ndërkombëtarëve, se në Serbi po punohet diçka dhe për ti dhënë paga disave që punojnë për ata?
Skender Destani: Mirë e keni kuptuar, bash ashtu si thoni ju. Për tu arsyetuar te faktori ndërkombëtarë, se ne po punojmë, por shqiptarët nuk po duan bashkëpunim dhe se ne nuk jemi fajtorë për mos zhvillim, kur shqiptarët një gjë të tillë se duan.
"Më neverit politikanët kur shiten për një kafe"
presheva.com: Z.Destani, unë bëra vetëm pyetje, komenti është i juaji. Pyetja e radhës, çka të neverit më së shumti?
Skender Destani: Amoraliteti i politikanëve, dyftyrësia, demagogjia e tyre dhe në maksimum nacionalpatriotizmi i njerëzve fallco, sidomos i atyre politikanëve të cilët shiten për një kafe, ata na bombardojnë për çdo ditë me patriotizëm të rrejshëm. Të them të drejtën jam shumë i zhgënjyer me të gjitha pushtetet e gjertanishme të, cilat mirë e keni vërejt, përveç në infrastrukturë rrugore edhe ate duke i falënderuar donatorëve ndërkombëtarë në sektet tjera nuk kanë bërë ate që është dashur dhe që është e mundshme.Të kuptohemi, çështja e rrugëve, ujit rrymës, është çështje që e ka obligim ligjor, çdo pushtet lokal dhe për të cilat gjëra parashihen mjete buxhetore nga taksat dhe tatimet e qytetarëve dhe këto ndërtime unë nuk i quaj si sukse të pushtetit. Pushteti duhet treguar aftësit e veta krijuese, organizative, në kuadër të funksionalizimit të administratës komunale, që ti shërbej qytetarët në nivelin e duhur, më shpejt e më leht, të ndërtoj qendra shkollore, të modernizoj dhe përparoj arsimin, kulturën, informimin, të mundësoj investimet e huaja, duke bërë lehtësira administrative, të bashkëpunoj ngusht me mërgatën tonë, e cila thash më lart ka edhe përvojën edhe kapitalin, edhe dijen edhe mundësit për të investuar në vendlindje dhe shumë gjëra tjera të cilat munden dhe duhet të bëhen.
presheva.com: Cili ë shtë bashkëpunimi juaj me partitë tjera shqiptare në Bujanoc dhe Medvegjë?
Skender Destani: Bashkëpunojmë me të gjitha partitë në Bujanooc dhe Medvegjë, për ato çështje të cilat janë në interesat e përbashkët. Bashkëpunimi shihet kryesisht në punën e kuvendit të përbashkët shqiptarë si organ më i lart politikë i shqiptarëve në luginë.
presheva.com: Sipas jush, cila do ishte zgjidhja më e mirë e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit?
Skender Destani: Në janar të vitit 2006, kemi aprovuar në kuvendin e përbashkët të këshilltarëve shqiptarë platformën e përbashkët politike me 66 vota pro dhe një apstenim e cila na obligon që ti përmbahemi deri në fund asaj dhe tani këtu po përsërisë, atë që kemi vendos në te, se shqiptarët e Luginës së Preshevës përkrahin parimet e vendosura nga grupi i Kontaktit-kvintit, se nuk ka ndryshim të kufijve me dhunë, se nuk ka ndarje, pra përkrahim pavarësinë e Kosovës në kufijt e tanishëm, në të kundërtën, nëse vjen gjer te ndryshimi i këtij vendimi, ne aktivizojmë referendumin e 1dhe 2 marsit, pjesën e dytë të fjalis, se kërkojmë bashkangjitje me Kosovën. Sipas asaj që po ndodh dhe po flitet nëpër vende të ndryshme, jozyrtarisht, do të kemi ndryshim të primeve të grupit të kontakteve, pra ndryshim të kufinjëve në atë rast, Lugina shkon me çdo kusht me Kosovë.
presheva.com: A do të ishte e udhës që në bisedimet serbo-shqiptare, të trajtohet edhe problemi i këtyre tre komunave?
Skender Destani: Unë ndoshta jam i vetmi që këto bisedime si quan kështu, po këto janë bisedime midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, pra midis dy shteteve e jo midis dy popujve, sepse më falni po pala kosovare po bisedon në emër të gjithëve dhe për gjithë qytetarët e saj. Tani për tani diskutohen çështjet teknike, pra vulat, tabelat, dokumentet katastrat, e kur të bisedohet e nëse bisedohet për çështje politike, atëhere, nëse Kosova nuk kërkon edhe të drejtat tona në Luginë, gjithsesi udhëheqësia e Kosovës le ta kenë të qartë, se ne nuk do të shujmë dhe do të kërkojmë me të gjitha format, që ate që përfitojnë serbët e Kosovës, të realizojmë edhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, pra reciprocitet në të gjitha aspektet.
presheva.com: Keni kontakte me faktorin ndërkombëtarë ?
Skender Destani: Po kemi kontakte me ambasadat perendimore në Beograd, ftesat për festat shtetërore të ambasadës amerikane, britanike, franceze, holandeze, spanjole, e besa edhe asaj indoneziane. Çdo vizit e ambasadorëve në Luginë gjithsesi takohen edhe me mua si kryetar i Bashkimit Demokratik, e si kryetar kuvendi isha i ftuar nga Stejd Departamenti amerikan me organizim të ambasadës amerikane në Beograd për vizit tri javore në SHBA, si dhe isha në nje vizit 5 ditore në Bruksel. Mendoj, se këto janë argumente shumë të qarta, se bashkëpunimi me ndërkombëtarët është në nivelin më të lart të mundshëm. Kisha dhe kam kontakte të shumta me faktorin ndërkombëtar e sidomos me ata amerikan, britanik, francez e spanjol dhe i jam mirënjohës për gjithë ate që bënë për shqiptarët e Luginës pa ndihmën e të cilëve sot nuk do të kishim asnjë përparim, ndoshta edhe nuk do të kishte fare shqiptarë në luginë.

"Jam lodhur nga dyftyrësit e politikanëve të papërgjegjshëm"
presheva.com: Je lodhur me politikë ?
Skender Destani: Të them të drejtën jam lodhur dhe ate jam i lodhur shum, jo nga puna që e kam bërë por nga ajo që po ndodh në skenën politike të Luginës. Jam lodhur nga dyftyrësit e politikanëve të papërgjegjshëm, nga ata me moral të dyfisht, me matrapazllukun e tyre, si dhe me atë se si është e mundur që të veprohet në këtë mënyrë të paturpshme e mos të reagojnë qytetarët, po jap vetem një shembull. Në qershor të viti 2010, me kërkesën e nënkryetarit të PDSH-së për leje të hapjes së kafenes në të vetmen hapsirë të gjelbërt dhe kënd të fëmive me lodra, të fëmijëve të cilin e kishte ndërtuar ish ambasadori i OSCE –së në Beograd z.SANINO, me financim personal, këshilli komunal nuk i jep leje por, kryetari në mënyrë joligjore i lejon dhe ai ndërton kafenen në ate hapësirë duke prishur të vetmin kënd të fëmijëve në tërë qytetin dhe asnjë qytetarë, OJQ –të apo prind, nuk reagon, kjo gjë po të kishte ndodhur kudo në ndonjë qytet tjetër, do të ishte ngritur në këmbë gjithë qyteti. Pra, në Preshevë organizatat joqeveritare kanë rënë në gjum, e zëri qytetarit nuk funksionon, e aty ku nuk ka aktivitet të OJQ, pushteti nuk ndalet së vepruari ligj e pa ligje, PRA ATY KU NUK KA MENDIM KRITIK, AKTIVITET QYTETAR, ATY EDHE NUK KA DHE MOS LYP DEMOKRACI.
presheva.com: Jeni me profesion mjek, sigurisht, se e shikoni më mirë se gjithkushi situatën në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Si është puna në këtë shtëpi të shëndetit?
Skender Destani: Situata është e rëndë në Shtëpinë e Shëndetit, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në ate funksional. Shtëpia e Shëndetit ka organet e zgjedhura, të cilët nuk funksionojnë, kurr nuk mblidhen për të shqyrtuar problemet në këtë shtëpi shëndeti. Bëhen prishje, ndreçje të hapsirave pa kurrfarë vendimi, pa projekte, hapsira e punë, është shkatërruar deri në maksimum dhe Shtëpia e Shëndetit më nuk i përngjanë institucionit shëndetësorë, punësimet bëhen pa kriterë dhe në baza familjare dhe partiake, punësohen në ambullant njerëz që kurr nuk kanë bërë as një ditë shkolle të mjekësisë. Kur gjithë kësaj i shtonë edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore të prishura deri në maksimum ndërmjet kuadrit mjekësor si dhe ramjen drastike të pacientëve për shkakë të ikjes së popullatës në europ. Frigohem, se do të vije shëndetësia në Preshevë në një fazë kritike, kur funksionimi i saj do të vështirësohet tej mase.
presheva.com: Ka përparuar qyteti i Preshevës sa i përket aktiviteteve politike apo është fundosur?
Skender Destani: Nëse mirret si kriter numri i partive, atëhere themi po, por kjo nuk është ajo që i duhet politikës preshevare, shqiptare. Fragmentimi i korpusit politikë të Luginës është në dëm të interesave të përgjithshme dhe nga kjo përfiton vetëm individi apo klanet partiake, ndërsa humb forca politike shqiptare çka edhe po ndodh dhe në këtë proces po gëzohet pushteti qendrorë, sepse nuk do të ketë faktor politikë të fort shqiptar që të bëjë presion në realizimin e obligimeve të marra qysh në 2001 kjo qeveri. Pra, parcializimi i faktorit politikë shqiptarë, është proces që dëmton interesin e shqiptarëve dhe shkon në favor të qeveris qendrore dhe individëve apo matrapazëve politikë në kuadër të partive politike shqiptare, e të tillë fatkeqësisht te ne shqiptarët janë të shumtë.
presheva.com: Sa janë të pavarura ato media që po funksionojnë atje?
Skender Destani: TV "Presheva" është medium publikë, që financohet nga qytetarët e Preshevës, ndërsa punon dhe vepron me diktatin e PDSH-së, TV "Aldi" është privat dhe mendoj, se është deri diku i pavarur.
presheva.com: Keni kontakte me qeverinë Berisha?
Skender Destani: Po, bashkëpunimi me institucionet shqiptare janë në nivel të duhur. Isha dy herë në vizit te kryeministri Berisha me ekipin e përbashkët të udhëheqësve politikë të Luginës, ku na priti jo si politikanë, po si vëllezër shqiptarë, bisedimet ishin të ngrohta e vëllazërore, na dha premtime dhe thuajse të gjitha ato premtime deri më sot i ka realizuar, prandaj për këtë i jemi mirënjohës për çdo gjë që ka bë z.Berisha për ne shqiptarët e sidomos në fushën e arsimimit të të rinjëve tanë në të gjitha nivelet.
presheva.com: Do të jetë një atak për të gjitha partitë shqiptare që funksionojnë në Preshevë me formimin e degës së PD-së të Mr.Nagip Arifit, në këtë qytet, apo nuk do të vërehet kjo aspak?
Skender Destani: Mendoj, se fuqia e partis së re është në Bujanoc, e jo në Preshevë, sepse në Preshevë nuk ka më vend për parti tjera, më duket se janë bër 7 apo 8-të, pra nuk ka njerëz më për parti. Shqiptarët e Preshevës po edhe të Bujanocit me shumicë janë shpërngulur për në europ, nuk kanë mbetur më njerëz për parti politike.
presheva.com: Sikurse të jesh i pari i Preshevës, çka do të kishe ndryshuar në muajt e parë në këtë qytet e me rrethinë?
Skender Destani: Mënyrën e administrimit të komunës, në aspekt të shërbimeve të qytetarëve, rregulla të reja në punë, takim çdo të premte me qytetarët për ti trajtuar problemet e tyre në mënyrë direkte, kontaktet me kryetarët e Bashkësive Lokale për problemet nëpër bashkësi lokale, me udhëheqësat e shkollave për problemet e arsimit dhe me udhëheqësat e institucioneve komunale, si dhe një transparencë të harxhimit të mjeteve financiare nga 2005-ta e këndej për të parë se ku dhe si janë harxhuar mjetet e qyetarëve, nga e cila jam i sigurt, se do të shihen keqpërdorimet e shumta që janë bërë nga ky pushtet dhe sigurisht, se dikush do të duhet të përgjigjet për këto manipulime.
"Do të isha shum i lumtur, që të më zëvendësoj sa më shpejt dikush nga të rinjët"
presheva.com: Në Preshevë mendoni, se ka konflikt gjeneratash, në se Jo, atë herë, pse nuk po ia japin të rinjëve drejtimin e partive. Komenti juaj?
Skender Destani: Rinia preshevare është mjaft aktive në kuadër të forumeve rinore të partive politike dhe normal, se janë kuvendet e partive që vendosin me zgjedhje, se kush do ta udhëheq partinë. Unë jam idhëtar i asaj që kuadrot e reja të stimulohen në veprimin e tyre dhe në partinë tonë një gjë e tillë po ndodh. Sa i përket udhëheqjes, unë do të isha shum i lumtur, që të më zëvendësoj sa më shpejt dikush nga të rinjët, por deri në këtë moment ende nuk ka aso kandidati i cili do të mundet të mirrte këtë barrë, se kjo është barrë e rënd. Unë në këto tetë vite kohën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në aktivitetet partiake dhe nuk kam pas kohë si të thuash, ti shoh as fëmijët e mijë si duhet, duke u rritur e leje më të rri apo të kaloj kohë të gjatë me ta.
presheva.com: Përcillni aktivitetet e bashkatdhetarëve tanë dhe sa jeni të kënaqur me veprimtaritë e tyre që bëjnë atje?
Skender Destani: Po i kam përcjullur dhe i përcjell vazhdimisht përmes mediave të shkruara dhe atyre elektronike dhe jam tej mase i kënaqur me punën që bëjnë ata atje dhe po e them, pse të mos e them, se ata janë duke punuar shumë më shumë se ne në këtë luginë që jemi duke jetuar. Sinqerisht ua them, se unë mburrem me punën e tyre të sinqertë që bëjnë dhe i dëshiroj nga zemra ti falënderoj për gjithë ate kontribut që e kanë dhënë dhe që po e japin, dhe nuk duhet të jenë të harruar nga ne, por ne duhet të jemi sa më afër tyre.
presheva.com: A e ka ngritur dikush problemin e hekurudhës në Stacionin e Preshevës, kur dihet se presin me minuta të tërë bashkë kombasit tanë për të kaluar andej hekurudhës, apo këndej për në Preshevë?
Skender Destani: Po më kujtohet shumë mirë, se që nga 94-ta, kur edhe i bëmë zgjedhjet e para lokale këshilltarë i të cilit kuvend isha edhe unë, kemi ngritur zërin për rregullimin e këtij problemi, por pasi që është kompetencë e qeveris nuk kemi pas suksese, as atëherë në pushtetin e Millosheviqit, po as tani në pushtetin e të ashtuquajturit të demokratëve, edhe pse për mu ky pushtet ndoshta është edhe më i vështirë se ai i më parshmi. Kemi pasur një projekt që të shkohet jo me mbikalim, sepse duhen shumë mjete, financiare, me miliona euro të cilat ne si kemi, me një tejkalim nga ana perendimore nga gëlqerorja, po si duket as ai projekt nuk ështe realizuar, edhe pse ai nuk donë mjete të mëdha financiare. Ky problem është i madh dhe kërkon zgjidhje, por atë duhet ta bëjnë njerëzit që janë në pushte, se ne nuk mundemi e as që na lejojnë ta bëjmë.
presheva.com: Po problemin e bërdhogave të qytetit, që çdo ditë shkojnë shumë bërdhoqe andej dhe djegen, e natyrisht, se është e dëmshme për Preshevë e me rrethinë?
Skender Destani: Problemi i mbeturinave është problem në gjithë shtetin, por te ne në Preshevë është shumë i rëndë, si në qytet ashtu edhe në fshatra. Ambijentit të pastërt, po i jepet rëndësi e madhe edhe në BE dhe e kanë shpallur si prioritet, sepse është një nga faktorët kryesorë për një jetë të shëndosh të qytetarëve. Nga fondet evropiane, jepen mjete të majme financiare për projekte ekologjike, por duhet të punohet në këto projekte dhe të konkurohet, por ama ne fare nuk punojmë në këto projekte kështu që nuk di se si do të bëjmë deponin e qytetit dhe deponi nëpër fshatra.Për të mundur të bëjmë deponimin e mbeturinave në vendet e caktuara, duhet punuar në këtë aspekt, sespe kjo situatë është e pa përballueshme për njerëzit tanë.


presheva.com: Kur do ta ketë Presheva ndonjë vend, që të takohen intelektualët bashkë me veprimtarët e rrethinës e të flasin së bashku për problemet që i preukupojnë, apo duhet të ndahen në për kafe, filan partia rrinë në këtë lokal dhe partia tjetër tek ky lokal?
Skender Destani: Kjo gjë duhet bërë sa më parë.Takimi me gurbetçarët edhe ai është më se i nevojshëm, i cili na ndihmon edhe neve edhe gurbetçarëve tanë. Nuk është problem i vendit ai mund të bëhet pa problem, por arsyeja qëndron se nu ka vullnet për një gjë të tillë. Unë mendoj, se ky aktivitet është më se i domosdoshëm, sepse pushteti lokal duhet ta shfrytëzoj këtë potencial intelektual.
presheva.com: Na thoni drejt, sa harxhojnë politikanët tanë kohë nëpër kafe?
Skender Destani: Po si duket, vendi më i preferuar i politikanëve janë kafenet, kur në vend të parqeve bëjnë kafe, se si duket aty ndihen më të rehatshëm dhe kur kemi parasysh, se nuk paguajnë fare, se pagesat i bëjnë përmes zhirollogaris komunale. Kohën më të madhe e kalojnë në kafe, kjo është e vërtet dhe aty ndihen më të qetë, por edhe aty e bëjnë politikën e tyre.
Z.Destani, padyshim, se na kanë mbetur edhe shumë tema për ti trajtuar, por nuk do të thotë, se nuk do kemi mundësi të takohemi herave tjera e të trajtojmë gjëra tjera interesante. Unë Ju falënderoj edhe një herë që ndatë kohë, për këtë bashkëbisedim. Ju urojmë shëndet dhe suksese.
Skender Destani: Kënaqësia ishte e imja./ Intervistoi: Mr.sc.Dashnim HEBIBI, Bern



Sa per njoftim, me takon te ju them dic qe mjerisht nuk e dini, ata qe e din nuk e thon.
Skender Destani Ishte jetim sikur qe isha Une. Me sa mbaj mend kishte nji vella dhe nji moter Vellau Ekrem me i moshuar dhe motra Myzafere me e re.
Ishine nxenes shembullor ( Nana Ime ishte Arsimtarja e pare e diplomuar ne Presheve- Rahovice Nga viti 1963 deri 1981 kur pas 37 viteve pune ne arsim largohet si e pa pershtatur ideopolitikisht ). Ne vitin 1981 Pos denimit te me hershem te arsimtarit Qamil Nuhiu dhe denimit te Hamdi Hajdinit,...Skenderit iu kercnuan me largimin nga LKJ. Ne te njejten Mbledhje Mua Besim (Beci ) Bytyqi me shpallin armik, Irredentist, nacionalist
Citoj dekleraten e Skender Destanit 30 vjet me heret. "" Une nuk kam bere asnjiher lutje te me pranoni ne lidhjen komuniste...Librezen ma dhat vet..dhe ja une po ua dorezoj,Nese kto qe ndodhin jan vija gjenerale e lidhjes komuniste, ateher une deklaroj se nuk jam komunist. Ju qe beni komente fyese...mund te me gjeni nji Skender tjeter ?
Riza Halimi, ( profesor i Fizikes ) ateher drejtor shkolles se mesme qendres se arsimit te mesem te orientuar. , Mua me dergoi te mare diplomen ne komitet tek Ridvan ..Rainca.
Une kam Jetua 23 vjet ne Rahovice e Presheve, kam ardhur 3 vjecar dhe jam larguar 26.
Populli i asaj ane eshte si maza e qumshtit, natyrisht se ka pas njerez te shitur..Gjithemon e gjithekund ( njiazi kisha e vaxhida ) Por ka pas Burra qe nga Amerika e larget dua te iu falemnderoj. .
Pra Vellezer Rahovicali, Preshevali, Miratovc, Terrnave e Norce, Cukarke,Geraj Strezovc zunice bukurovc cerrotic rainc : Zgjidhni njerzit qe mbi te gjitha e duan dhe e mbrojn Identitenin Shqiptar e duan popullin e vet, token e vet.
Keshtu do te jeni Ju me mire dhe pasardhesit e juaj do te jen me te lumtur.
Njerez si Mesues Hasan Kadriu, Fehmi Kelmendi,Profesor Osman Osmani ( alimeteve ) Prof i gjuhes shqipe Agim ...( nip i Kelmendeve ) Prof i Historis Abdurrahman ( dalamon Terrnava... si dhe shume te tjere i lindin NANAT e Presheves me rrethin.
Askund kurrr asnjiherrrr nuk takova njerez me te mire, hiq disa familje qe ishin zagar te rankovicit, popullin e rrethit te Presheves Lutem qe ta Bekoje dhe mbroje i madhi ZOT.
Cdo dite jetoni ne kujtesen Time.
Ererat politike na sollen tek JU erdha si 3 vjecar dhe u largova si 26 vjecar nga presionet e vazhdueshme te zagareve te rankovicit. ( mjerisht shqiptar )
Gjate shenimit verejta se ne zemren Time ka plote dashuri per Ju por edhe lotet e shoqeruan kete koment. Me rrespekt te vecante Per popullin e Mire te Rahovice - Presheves. me nderime nga New Yorku i juaji Besim ( beci ) Bytyqi
Ja një shembull konkret, në Kryesinë e BDL-së kemi votuar për kryeredaktorin e TV Preshevës, pasi që ky post na takonte neve, nga 18 anëtarët e kryesisë së BDL-së që ishin prezent, 16 anëtar të kryesisë kemi votuar për Leunora Mehmetin, 2 anëtar të Kryesisë (Skender Destani dhe një tjetër anëtar) kanë votuar kundër, Kryetari i BDL-së para kryesisë së BDL-së tha: Pra kryeredaktor do të zgjidhet Leunora Mehmeti.
Pas disa ditëve, fshehurazi me partnerët e koalicionit emëroi për kryeredaktor një shok të vetin, një matrapaz që Skender Destani e kishte shok shtëpie, s'kishte haberë për këto punë dhe që s'ishte as votues i BDL-së e leje më anëtar i kryesisë së BDL-së. Kjo ishte vetëm një dëshmi e imja, por ka edhe shumë gjëra tjera që ai i ka bërë pa dijen e kryesisë, pra krye në veti.
Duhet të pyetet Skender Destani, kush nuk i përfillte vendimet e kryesisë së BDL-së dhe pse në secilin mandat ai si këshilltar i BDL-së, mbetet i vetëm në Kuvendin Komunal?
P:S: Edhe ky e ka marrë hisen e vet të mjeteve nga Riza Halimi por kurrë nuk ka treguar dhe nuk e ka diskutuar në kryesi se sa mjete ka marrë!
Shkruan: ish anëtari i Kryesisë së BDL-së
E them me bindjen e plote se njerz sikur dr. Skenderi na duhen po nuk i kemi prandaj ai i vetem ska se cbene.
po ti i nderuar z.Destani ke qen vet Kryetar i KK te Presheves kur hapsira per te cilen po flet eshte shendrru ne kafiteri. Pse atehere nuk e ke kundershtu kete dukuri te shemtuar por tani kur ke ngel vetem ne kuvendin komunal te Presheves.
Aryeja: qe te jesh politikan i mir duhet me dit me rrejt me bo dallavera me vjedh etj.
edhe fatkeqsisht te ne populli po i don qeto hajnat qe po rrjen po vjedhin e po bojn dallavera e nuk po i don njerzt e menqur e te sinqert siq je ti ne ket rast.
Un te uroj suksese dhe shpresoj se nje dit do te jesh kryetari presheves.. SUKSESE...
Publikoni komentin tuaj