Ballina | Intervista | Klinton Zeqiraj, talenti shqiptar në artin e baletit dhe modës

Klinton Zeqiraj, talenti shqiptar në artin e baletit dhe modës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Klinton Zeqiraj, talenti shqiptar në artin e baletit dhe modës

 

Klintoni vjen nga Saranda dhe është model dhe balerin i njohur në shumë qytete Italiane dhe Greqi ku ka marrë shumë çmime. Klintoni si 19 vjeçar përveç që është një balerin profesionist, ai në të njejtën kohë është edhe fotomodel, si dhe prezantues në televizionin "Vizion Plus" në emisionin Coctail. Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për presheva.com.

 

Presheva.com: I nderuar Klinton, së pari do të pyesim kush të emëroi me këtë emër?

Klintoni: Babai më ka emëruar me këtë emër, me rrespektin e madh ndaj Bill Clinton. Të them të drejtën, ai ka dashur të më emërojë Bill Klinton Zeqiraj, po në pamundësi, më emëroi vetëm Klinton.

 

Presheva.com: Kur keni filluar të merreni me balet dhe të punoni si fotomodel?

Klintoni: Me balet kam filluar të merrem që nga klasa e shtatë në fillore, ndërsa si fotomodel punoj dy vitet e fundit.

 

Presheva.com: Sa kohë ju merr në ditë baleti për të ushtruar?

Klintoni: Me Balet stërvitem dy herë në ditë, paradite një orë e gjysmë ndërsa pasdite po aq, një orë e gjysmë.

 

Presheva.com: Kush ju përkrahë më së shumti?

Klintoni: Familja ime më ka përkrahur gjithmonë. Unë kam pasur ëndërr që në fëmijëri që të bëhem balerin, familja më ka ndihmuar shumë ku edhe sukseset e mia ia kushtoj më së shumti atyre.

 

Presheva.com: Përveç baletit dhe modelizmit, a punoni edhe diçka tjetër?

Klinton: Po, momentalisht drejtoj edhe rubrikën "Cocktail" tek Vizion Plus.

 

Presheva.com: Si fotomodel, keni shumë fotografi tuaja personale, me cilin fotograf bashkëpunoni?

Klintoni: Fotrografitë e mia të shumta kryesisht i kamë bërë me fotografët profesionit si Xhulia Bejo dhe Sonny K. Elson.

 

Presheva.com: Cilat janë sukseset që keni arritur deri tani?

Klintoni: Pasi fitova në një konkurs në shkollën e baletit, në Itali kam qëndruar për një vit. Pastaj kam qëndruar në Greqi një kohë dhe atje kam qenë njëri ndër më të përgaditurit dhe më i dalluari. Në Greqi kam punuar edhe si model i një agjensie shumë të njohur.

 

Presheva.com: Çka mund të presim nga Klintoni në të ardhmen?

Klintoni: Kohën e fundit kam filluar të merrem edhe me muzikë, pse jo një ditë të provoj edhe si këngëtarë.

 

Presheva.com: Kur do të na vish në Preshevë, për vizitë?

Klintoni: Sa të më jepet rasti, patjetër se do të ju vizitoj atje në Preshevë. I përshëndes edhe vizitorët e web portalit tuaj dhe jam një fans i juaji në Facebook.

Suksese Klinton!

Shtator 2011

 

atikulli

Powered by Vivvo CMS v4.7

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal
Powered by Vivvo CMS v4.7
Powered by Vivvo CMS v4.7
Powered by Vivvo CMS v4.7