Ballina | Intervista | Albana Azizi me prejardhje nga Bujanoci pretendente për ta përfaqësuar Zvicrën në Eurosong 2012

Albana Azizi me prejardhje nga Bujanoci pretendente për ta përfaqësuar Zvicrën në Eurosong 2012

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Albana Azizi me prejardhje nga Bujanoci pretendente për ta përfaqësuar Zvicrën në Eurosong 2012

 

Intervistë me Albana Azizin, me prejardhje nga komuna e Bujanocit, pretendente kryesore për të përfaqësuar Zvicrën në "Eurosong Contest 2012"

Albana Azizi: "Emri im e përfaqëson gjithë kombin shqiptar"

Këngëtarja Albana Azizi po konkurron zyrtarisht për të marrë pjesë në "Eurosong Contest 2012", si përfaqësuese e Zvicrës. Ajo do të prezantohet me këngën ‘I love it’. Albana nuk e mohon se përveç këngës, dëshira për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion është një emocion i madh, që e vë në një përgjegjësi.

Albana, e njohur për publikun edhe me emrin artistik "Taila", ka rreth dy vite që ka filluar të paraqitet në skenën e muzikës së popullarizuar shqiptare. Në mesin e disa këngëve të publikuara nga ajo është kënga "Bye baby bye" pastaj ‘E vetmja femër’, e shoqëruar me videoklip etj. "Me këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi ajo ka kënduar në duet këngën "Loçkë". Ndërsa edhe më herët, si nxënëse, Albana është dalluar si këngëtare dhe udhëheqëse e një bendi muzikor, me të cilin ka mbajtur koncerte në Bernë ku ka gëzuar një popullaritet në mesin e moshatarëve të saj, adhurues të muzikës.

Që Albana të kurorëzojë me sukses rrugën e filluar, ajo ka shumë nevojë për përkrahjen e të gjithëve. Prandaj, ata që duan të shohin vajzën simpatike me prejardhje nga Bujanovci në skenën e Eurovisionit, mund të japin ndihmesën e tyre. Duke filluar nga mesi i muajit tetor, ata munden të votojnë për Albana Azizin dhe këngën e saj "I love it".

 

presheva.com: Kush është Albana Azizi, çfarë është karriera e saj prej këngëtare, ku jeton?

Jam e lindur në Bern të Zvicrës. Origjina e babit është nga Bujanoci dhe mami nga Gjilani. Shtëpia ime është në Gjilan. Që nga mosha 6 vjeçe kam filluar në Shkollën e muzikës në Köniz. Kam ndjekur mësimet për Piano.

 

presheva.com: Kush ju ka vërejtur për herë të parë se dini të këndoni?

Mësuesja e pianos ka vërejtur se kam talent për këndim.

 

presheva.com: Ç’është kënga sot për ty?

Kënga për mua është një ushqim shpirtëror. Është një kënaqësi e pa përshkruar që përmes saj të komunikosh me të gjitha aftësitë tua artistike me publikun. Muzika është jeta ime, oksigjeni im!

 

presheva.com: Cili zhanër i muzikës të pëlqen më shumë?

Muzika Pop, rock, RnB, Hip hop, House/elektro dhe Klasike. Por, më pëlqen edhe muzika popullore.

 

presheva.com: Sa këngë i ke të punuara? 

Për momentin i kam 7 këngë të publikuara dhe 3 videoklipe.

 

presheva.com: Këngët janë në gjuhë të huaj apo shqip?

Janë gjashtë këngë shqipe dhe një, anglisht.

Po afrohen garat për në Eurovizion dhe ka kohë që jeni duke u përgatitur. 

 

presheva.com: Pse e zgjodhët Zvicrën që të garoni?

Sepse Zvicra është vendlindja ime. Dhe, këtu jetoj, studioj, punoj.

 

presheva.com: Me këngën ‘I love it’, mendoni se do të përfaqësoni Zvicrën?

Shpresa vdes e fundit.

 

presheva.com: I frikësohesh konkurrencës?

Mundohem ta bëj më të mirën.

 

presheva.com: Prisni mbështetjen e bashkëkombësve tanë?

Kërkoj përkrahjen nga gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, të votojnë për mua se nuk do t’i zhgënjej. Do t’i përfaqësojë në mënyrën më të mirë që duhet. Emri im e përfaqëson gjithë kombin shqiptar.

 

presheva.com: Pse të rinjtë në diasporë janë të dhënë shumë pas muzikës tallava?

E pranojnë atë çka u servohet. Për argëtim, sigurisht pas një dite të lodhshme.

 

presheva.com: E dimë se po merresh me një album të ri? Ç’do të këtë të veçantë ai?

Nuk mund të flas shumë gjatë për këtë, pasi do ta prishja të gjithë surprizën. Jam munduar të zgjedh këngët e duhura që jo vetëm të mbeten në mendjen e publikut, por të kenë edhe një mesazh për këdo që i dëgjon.

 

presheva.com: Nga skena gjithmonë ke marrë kënaqësi apo edhe zhgënjim? 

Të them të drejtën deri më tani nuk jam zhgënjyer dhe shpresoj mos të më ndodhë. Përsa i përket momenteve që e kanë mbushur plot jetën time ato janë të shumta dhe nuk do t’i permblidhja dot vetëm në disa fjalë, por mund të them se një nga momentet më të bukura për mua është pkesëmarrja në garën për Eurosong.

 

presheva.com: I mësoni shpejt tekstet e këngëve?

Shumë shpejt, më ka ndodhur aty për aty ta marr tekstin dhe ta incizoj këngën.

 

presheva.com: Lexoni shqip?

Kam pak vështirësi.

 

presheva.com: Zëri yt është kaq tërheqës, i ngrohtë dhe joshës, sa të ka ndihmuar në çështjet e dashurisë?

Nuk kam kohë të mendoj në dashuri. Jam e dashuruar në muzikë.

 

presheva.com: Ka trokitur dikush në zemrën tuaj?

Deri tani, jo

 

presheva.com: Jeni studente, çka studioni?

Sapo kam diplomuar në shkollën e mesme të Stomatologjisë. Dhe vitin tjetër do të filloj studimet për Stomatologji. Aktualisht studioj në Konservatorium të Bernit.

 

presheva.com: Si do ti përshëndetësh adhuruesit tuaj?

Ju dua shumë! Unë llogaris në ju. Shpresoj që dashuria dhe pasioni që mbart kënga "I love it’ të mund të shkojë në zemrat e publikut dhe të votojnë.

 

Albanës i urojmë shumë sukses në garat për festivalin më të madh evropian të këngës. /Intervistoi: Mr.sc.Dashnim Hebibi 

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
luli 08/04/2012 21:19:52
elham zotit qe paskem nji kengtare nga kosova lindore
avatar
Fatos 02/11/2011 22:00:51
Tung Albana, te uroj sukses ne Eurovision dhe ne karieren tende... Vertete pasi te njoh (kusherine e pare) desha te them se jam shume krenar per arritjen tuaj dhe se ke talent te rralle. Mbi te gjitha desha te shtoj se ke nje personalitet te shkelqyer. Te gjithe jemi krenar qe te kemi dhe se ke perkrahjen tone te parezervuar.
Tosi nga Kanada
avatar
Nevi kusherina 18/10/2011 19:04:12
Oj kusherin krejt familja jote ka me votu per ty e te gjith shiptart ne zvicer ju pershendes
avatar
meti aziz 14/10/2011 07:39:52
hallall te koft kusherin se shun e bukur.a ti "ag" mos ja fut palidhjje se smer vesh me njohurin e bukuris ti, tnjoh une ty
avatar
ag 13/10/2011 04:34:20
te sygjeroj mos i mbaj floket si ne foton qe eshte nalt sepse humb gjith bukurine kurse kam njohuri per bukurin e femres
avatar
11/10/2011 08:15:50
jetoj ne preshen prshendes shum albana azizi urime shum edhe te te ardhem por jam ne amerik tu jetue urime urime ishalla bohesh e pra ne bot
avatar
belgjika presheva 08/10/2011 12:18:37
me pelqen shum talenti juaj albana po per mu edhe gjuha edhe kenga shqipe mreh ne zemer edhe une jam elindur nbelgjik ama zemra gjith mshkon per gjuhen time jam sdudente shum emir per avokate po kurtem rreh zemra per shqip nukedi qysh ttham.po prap jam tu evazhdu fakultetin per qet drejtim deshira ime kish qen tishe konkuruse eshqiperis apo ekosoves .turoj suksese
avatar
bekim bici 07/10/2011 16:07:00
Të lumtë Albana vetëm vazhdoni më tutje kështu përpara,do ta keni përkrahjen tonë nga Zvicrra,por një gjë tu kisha lutur mos e harro shkollimin se me shkollim je edhe më e fortë.Përshëndetje dhe suksese nga Sargansi
Total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

4.75
Presheva Web Portal