Edita Sopjani me videoklipin e saj më të ri, kënaqësi të takosh publikun Preshevar
Këngëtarja Edita Sopjani ka publikuar klipin e saj më të ri "Girls Like Me" i cili u promovua pak ditë më parë! Edita në një intervistë ekskluzive për presheva.com flet për video spotin e saj dhe publikun preshevar.
presheva.com: Përshëndetje Edita!, Kënga është pjesë e albumit tuaj të fundi Reagon apo..?
Edita: Po, kënga është pjesë e albumit tim të dytë që mban titullin Reagon, dhe ishte lansuar gjatë muajit gusht të këtijë viti. Është një këngë ritmike, interesante me disa kombinime të muzikës dhe vendosa ti bëjë videoklip.
presheva.com: Na tregoni bashkëpuntorët e këngës dhe klipit?
Edita: Falenderojë bashkëpunetorët e mi që punuan rreth këngës, muz: V.Sopjani Tek: Valbona K. Beat's : Arton Krasniqi R- Ton, dhe mix: F.Boshnjaku, ndërsa klipi është realizuar nga Frames producion, kryesisht në Prishtinë dhe mendojë që është aktuale për këtë kohë.
presheva.com: Pse e keni zgjedh pikërisht Prishtinën për të xhiruar klipin?
Edita: Kohëve të fundit më pengonte fakti që gjitha videoklipet ishin të xhiruara nëpër vende bregdetare dhe pishina të ndryshme, dhe unë vendosa të bëjë një klip kudo tjetër vetëm në bregdet Joo! Kështu regjisorët e klipit kishin përzgjedhur disa vende për të xhiruar klipin, ato ishin kryesisht në periferi të Prishtinës dhe më pëlqyen, besoj që ka dalë një klip interesant dhe i lezetshëm.

presheva.com: Sa kanë zgjat xhirimet dhe sa jeni nda e kënaqur me përfundimin e klipit?
Edita: Xhirimet kanë zgjatur diku 2-3 ditë, dhe jam e kënaqur shumë me realizimin e klipit në përgjithësi. Frames producion ka bërë një punë mjaftë të mirë.
presheva.com: Në klip dukeni shumë bukur, kush është kujdesur për dukjen tuaj?
Edita: Falemnderit shumë. Unë për këtë gjë falenderojë stilisten time Vlora Sherifin e cila u kujdes për veshjen time, gjithashtu dhe "Style" për flokët dhe grimin.
presheva.com: Ne dijm që vitin e kaluar keni mbajt koncert bashkë me Gold Ag, sa jeni nda të kënaqur me publikun Preshevarë?
Edita: Po është e vertetë kemi qenë bashkë me Goldin në Preshevë vitin e kaluar për të mbajtur koncert, dhe për mua ishte kënaqësi ti takojë publikun e Preshevës pasiqe ishte hera ime e parë që vizitojë qytetin tuaj dhe kam kaluar çaste të bukura atje me një publik shumë të ngrohtë.
presheva.com: Kur mund ta shohin përsëri adhuruesit e Preshevës Editën në Preshevë?
Edita: Nuk e di saktësisht, por besoj që shumë shpejt.. Kam përshtypje shumë të mirë për publikun Preshevarë, dhe asnjëherë nuk më mungon vullneti dhe dëshira për të qenë prap prezente atje.

presheva.com: Përsa i përket jetës private ç’mund të na thoni? Cili tip i mashkullit të pëlqen?
Edita: Një mashkull të mencur të duruar, pasionant e pse jo të jetë i shkathet aty ku duhet!
presheva.com: Mund ta dimë është e dashuruar Edita?
Edita: Hmm.. pëlqejë dikë, por ende nuk mund të them që jam e dashuruar!
presheva.com: Cilat janë planet afatshkurtra?
Edita: Angazhimet e mija rreth festave té fundvitit..
presheva.com: Ju Faliminderit për intervisten tuaj…
Edita: Falemnderit! Ju përshéndes edhe unë juve dhe gjithë ata vizitorë të portalit që e lexojnë këtë intervistë! Ju puth Editaaa..! /D.S, presheva.com/



Publikoni komentin tuaj