|
Bashkimi Demokratik
i Luginės
e-mail:dr.skenderdestani@hotmail.com
Preshevė
Deklaratė
Nė mbledhjen e mbajtur tė kryesisė sė
Bashkimit Demokratik tė Luginės mė 01.07.2006, nė tė cilėn u
shqyrtuan zhvillimet politike nė luginė tė Preshevės dhe rajon, pas
diskutimeve konkluduam se ėshtė mė se e nevojshme qė tė
pėrshpejtohen proceset politike nė luginė tė Preshevės.
- Duke patur parasysh se nė séancėn e tre kuvendeve e mbajtur mė 14
janar 2006, ku ėshtė aprovuar platforma e pėrbashkėt politike, nė tė
cilėn janė parapar mėnyrat e zgjidhjes sė tė drejtave tė shqiptarėve
tė luginės sė Preshevės, konform konventave ndėrkombėtare, dhe ku nė
pasuesin e fundit tė saj obligoheshin qė pėr realizimin e saj tė
formohet organi mė i lartė reprezentativ i shqiptarve tė luginės sė
Preshevės, Kėshilli Nacional I shqiptarėve, Kryesia e BDL-sė
konstatoi se njė gjė e tillė nuk ka ndodhur pėr shkaqe tė cilat pėr
opinionin janė tė njohura. I ftojmė tė gjithė faktorėt relevant
politikė tė Luginės sė Preshevės qė tė ulemi dhe tė bisedojmė pėr
t’u dakorduar qė kryetarėt e kuvendeve komunale tė ciltė janė tė
obliguar tė ftojnė sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur kėshilltarėt
shqiptarė tė tre kuvendeve nė njė kuvend tė pėrbashkėt, pėr tė
inicuar formimin e Kėshillit Nacional tė shqiptarėve tė luginės sė
Preshevės, i cili ėshtė mė se i domosdoshėm pėr momentin e
pikėrishėm.
- Duke patur parasysh rrjedhat politike nė Kosovė rreth statusit
final dhe reflektimet nė Luginė tė Preshevės, Kryesia e BDL-sė dhe
kėshilltarėt e saj ranė dakord qė tė marrin pjesė aktive nė formimin
e Kėshillit Nacional, sepse mendojmė se ėshtė momenti i fundit qė
shqiptarėt e luginės sė Preshevės tė kenė organin mė tė lartė
politikė, i cili do tė unifikoj faktorin politikė shqiptarė pėr t’i
mbrojtur interesat e shqiptarėve tė cilat janė tė paraqitura nė
platformėn e pėrbashkėt politike.
Preshevė 01.07.2006
Shėrbimi pėr imformim i BDL-sė
|
|