Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

LĖVIZJA KOMBĖTARE PĖR ĒLIRIMIN E KOSOVĖS
Kryesia e Kėshillit tė Pėrgjithshėm

Zyra pėr informim

Selia e Kryesisė sė KP-sė: Rr. “Rrustem
Statovci”  9,
E-mail:  lkck_kryesia@hotmail.com, lkck_zi@yahoo.com

 

 

Lidhur me nismėn e shoqatave tė dala nga lufta e UĒPMB-sė pėr bojkotimin nga ana e shqiptarėve tė zgjedhjeve nė Serbi, pėr opinionin publik lėshon kėtė:

 

Komunikatė

Edhe pėrkundėr faktit se mė herėt partitė politike shqiptare nė Kosovėn Lindore patėn bojkotuar Kushtetutėn e Serbisė, tani ato bėjnė thirrje pėr pjesėmarrjen e shqiptarėve nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi, edhe pse kėto zgjedhje do tė organizohen brenda kornizave tė po asaj kushtetute, tė cilėn shqiptarėt e bojkotuan, duke mos marrė pjesė nė referendum. Kjo ėshtė njė kundėrthėnie e thellė dhe krejtėsisht e papajtueshme.

Mė herėt, kuptohet nėn ndikimin dhe presionin e organizuar tė faktorėve politik shqiptarė nga Kosova dhe nga politika zyrtare e Tiranės, subjektet politike tė Kosovės Lindore sikur parashtruan disa kėrkesa lidhur me tė drejtat e tyre nė kuadėr tė Serbisė ku hodhėn njė paralele me serbėt e Kosovės, edhe pse mirėfilli dihet fakti, se serbėt e Kosovės janė kolonė, kurse shqiptarėt e atjeshėm janė autoktonė. Mirėpo, edhe ky kusht i tyre i parashtruar mė herėt, tani siē duket u harrua fare, sepse serbėt nė Kosovė jo vetėm qė nuk kanė dalė nė zgjedhjet e organizuara nga UNMIK-u, por ata as nuk i njohin institucionet e Kosovės.

Duke marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė apo ēfarėdo lloj organesh shtetėrore tė Serbisė populli shqiptar i asaj pjese i jep legjitimitet tė plotė shtetit tė Serbisė mbi atė pjesė  tė tokės shqiptare. Prandaj, partitė politike shqiptare duhet tė kenė kujdes pėr hapat qė do t’i marrin dhe tė mos bien viktimė e politikės ditore tė faktorėve tė tjerė nga Kosova apo gjetiu sepse partitė politike shqiptare nė Kosovė sikur tė udhėhiqeshin me parimin e realizimit tė interesave tona kombėtare, ata sė pari do tė kėrkonin qė Kosova me tė gjitha pjesėt shqiptare nėn ish Jugosllavi t’i bashkohen shtetit amė Shqipėrisė dhe nuk do tė angazhoheshin qė tė formojnė njė komb tė ri, i cili do t’i pėrēante shqiptarėt, synim tė cilin e ka pasur shteti i Serbisė. Ai ėshtė pėrpjekur vazhdimisht qė para opinionit ndėrkombėtar, shqiptarėt e Kosovės t’i paraqesė jo si shqiptarė, por si diēka tjetėr.

Prandaj, iniciativa e marrė nga shoqatat e dala nga lufta e UĒPMB-sė pėr t’i bojkotuar kėto zgjedhje ėshtė vendim i drejtė dhe duhet tė pėrkrahet nga tė gjithė faktorėt shqiptar, nė mėnyrė qė popullata e atjeshme mbi bazėn e vullnetit tė popullit tė deklaruar mė parė dhe nė mbėshtetje tė interesit tė tij kombėtar, tė nisė  dhe tė formojė institucionet e veta paralele, tė cilat nė kėtė fazė do tė krijonin dhe piqnin kushtet pėr ta materializuar vullnetin dhe interesin e popullit shqiptar nė kėto troje pėr liri dhe bashkim me pjesėt tjera tė atdheut tonė shqiptar. Nė kėtė fazė ku jemi, Kosova Lindore ka nevojė tė ngrejė zėrin e fuqishėm pėr t`i kontestuar nė mėnyrė tė hapur dhe krejt demokratike institucionet e pushtuesit serb. Jemi tė bindur se  nuk ėshtė aspak e ndershme dhe e moralshme qė askush nuk ka tė drejtė tė merr  pėrsipėr, pavarėsisht ndonjė mbėshtetjeje apo rekomandimi tė ēastit, pranimin me vullnet tė shtetit pushtues tė Serbisė. Prandaj, ėshtė shumė inkurajues pozicioni i drejtė politik qė aktualisht kanė marrė shoqatat e dala nga lufta e UĒPMB-sė. Konsiderojmė se ky pozicion ėshtė njė hap i nevojshėm dhe i arsyeshėm pėr tė ecur mė tutje kah zgjidhja e plotė dhe e drejtė e kėsaj ēėshtjeje pėr popullin shqiptar tė Kosovės Lindore, i cili ėshtė i shtypur dhe pushtuar nga Serbia.

 

Prishtinė                                                                     Zyra pėr informim
Mė 11 dhjetor 2006

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.