Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

PARTIA DEMOKRATIKE KOMBĖTARE 

KUMTESA

 Autonomia ėshtė minimumi i kėrkesave tė shqiptarėve tė Kosovės Lindore

 

Gjithė ata, qė mė 1 dhe 2 mars tė vitit 1992, i kanė buzėqeshur sinqerisht vullnetit politik tė Referendumit  pėr Autonomia politiko-territoriale tė Kosovės Lindore, nuk do tė dalin nė zgjedhjet parlamentare serbe tė 21 janarit tė vitit 2007, sepse ata nuk i kanė buzėqeshur rrejshėm flamurit kombėtar, nė tė kundėrtėn toka e Atdheut nuk do tu falė vend as pėr varre.

 

Pėr deri sa PDK-ja, kėrkon nga spektri politik shqiptar tė Kosovės Lindore,  t’i bashkohen pėr realizimin e iniciativės pėr t’i vėnė themelet Autonomisė sė pavarur me standarde evropiane, konform vullnetit politik tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 mars, tė vitit 1992, disa liderė subjektesh partiake shumė shpejt nė emėr tė anėtarėsisė sė tyre tė ngushtė, tė dalin nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė.

Si ėshtė e mundur qė tė njėjtit liderė, ka pesė vjet qė nuk ia mundėsuan shqiptarėve tė Kosovės Lindore, formimin e Kėshillit Kombėtar e as institucional, sepse nuk ishin unik nė qėndrim tė pėrbashkėta, ndėrsa pėr kycjen nė Trupin Koordinues dhe pėr tė dalė nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, e gjetėn formulėn e kompromisit.

PDK-ja edhe mė herėt ka tėrhequr vėrejtjen ndaj obstruksioneve tė disa partive politike shqiptare, qė po bėjnė me Beograd dhe Prishtinė e nė fund edhe me Tiranė, pėr tė marrė vendime pa pėlqimin e popullit, sikur ujku kur e ndjenė erėn e gjakut tė dashit, e harron se delet e kanė bariun pranė!

Kėta politikanė mjeranė, kinse nė emėr tė partive tė mėdha, po bllokojnė proceset demokratike, tė verbuar nga interesat partiake dhe individuale. Lufta pėr pushtet i ka bėrė ata me veshė tė shurdhėr ndaj kėrkesave legjitime tė shqiptarėve pėr flamur, zbatim tė dygjuhėsisė, demilitarizimin e rajonit, largimin e xhandarmėrisė, kompensimin e dėmeve tė luftės si dhe krijimin e kushteve pėr tė tė zhvendosurit nga Karadaku i Preshevės, Malėsia e Bujanocit dhe Medvegja. Duke mos i dėgjuar kėshillat e askujt  e as duke mos i prek ndėrgjegja prej njerėzve, tė cilėt kanė flijuar edhe mė tė shtrenjtėn, si dhe nga ata refugjatė malėsorė dhe ish ushtarė tė UCPMB-sė, tė cilėt bredhin sot nėpėr rrugėt e Kosovės  dhe shiten si hamall, pa status tė refugjatit, liderėt tanė politikė kanė vendosur ta legjitimojnė diskriminimin pėrmes parlamentit tė Serbisė, i njohur pėr tė gjitha tė zezat e shqiptarėve qė i kanė  vuajtur dje, e po i vuajnė, besa edhe sot.

Qeveria e Serbisė investon miliona euro (vetėm para disa muajve ka investuar  36  milion euro) pėr serbėt e Kosovės nė Kosovė edhe pse ndėrkombėtarėt ata i ruajnė si pėllumbat nė kafaz. Kurse e njėjta Qeveri, nuk ėshtė e interesuar qytetarėt  tė Kosovės Lindore, t’ua zgjidhė kėrkesat legjitime tė parapara me planin dhe programin, tė cilėn ajo vet e hartoi.

PDK-ja, kėrkon njė qasje tė re pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės Lindore, njė qasje serioze nga ato tė mėparshmet e cila duhet tė jetė ndryshe nga e tanishmja. Shqiptarėt e meritojnė Autonominė sepse kėtė e dėshmuan me Referendum, luftė dhe zgjedhje lokale. Ata nuk janė pakicė nė vendin ku jetojnė, por den baba den nė tokat autoktone Iliro-Dardane, kėtė e dinė tė gjithė, madje edhe ndėrkombėtarėt. Tjetėr ėshtė se a lejon Grupi i Kontaktit ndryshimin e kufijve apo jo, ne jemi autokton ku jemi.

PDK-ja e konsideron vendimin e disa partive politike pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, jolegjitime, tė pa bazė dhe tė ngutshme, ndaj kėrkon nga ato tė kthjellohen dhe mos tė manipulojnė me ndjenjat e popullit.

 

 

 

Bujanoc,mė                                                                          Nga kryesia e PDK-sė

11.12.2006                                                                              Nexhmedin Saqipi-kryetar

 

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.