Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Partia Demokratike Shqiptare
Dega nė Bujanoc
 

           

 Dega e kryesisė sė PDSH-sė nė Bujanoc nė mbledhjen e saj  shqyrtoi marrėveshjen e fundit tė subjekteve politike shqiptare qė veprojnė nė Kosovėn Lindore reth daljes nė zgjedhjet e 21 janarit 2007 pėr Kuvendin Republikan, me ē’rast pas gjith diskutimeve tė kryesisė sė saj lėshon kėtė:

 

REAGIM

 

            Duke marrė parasysh se shqiptarėt e Kosovės Lindore janė tė detyruar qė tė pėrballen me disa veprime tė cilat rrezikojnė seriozisht perspektivėn pėr tė mbijetuar natyrshėm si gjith popujt tjerė, me rastin e fundit ku partit politike shqiptare marrin qėndrim tė pėrbashkėt pėr dalje nė kėto zgjedhje parlamentare serbe, dega e Partisė Demokratike Shqiptare nė Bujanoc konsideron se ky veprim i nxituar politik i tyre vazhdon tė dėmtoj strukturėn e trungut mbar shqiptar edhe ashtu tė dėmtuar.

            Dega e PDSH-sė nė Bujanoc ėshtė e mendimit se aktiviteti politik i tė gjitha subjekteve politike nė Kosovėn Lindore tė vetmėn mbėshtetje tė veprimtarisė sė vet duhet ta gjejė nė standardet demokratike qė i ka vendosur Bashkėsia Nderkombėtare, standarde tė cilat garantojnė tė drejtat dhe liritė e popujve duke marrė pėr bazė vullnetin e popullit tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 Marsit tė vitit 1992, pėr autonomi politiko- teritoriale me tė drejtė bashkimi me Kosovėn ku si organizatorė tė tij ishin po kėto subjekte qė tani marrin guximin pėr tė dalė nė zgjedhjet parlamentare serbe e qė nė fakt dėmtojnė seriozisht vullnetin e popullit tė tyre.

            Dega e PDSH-sė nė Bujanoc vlerėson qė subjektet politike duhet t’i ken parasysh veprimet e pakontrolluara tė forcave tė uniformuara serbe me rastin e vrasjes tė njė fėmiu shqiptar nė kufi me Maqedoninė dhe shum raste tjera para dhe pas kėtij rasti makabėr, luftėn e ish UĒPMB-sė, cungimi i tė drejtave elementare nė tė gjitha sferat e jetės, raste kėto tė cilat nxorrėn Platformėn Politike nė tė cilėn parashihej integrimi i kėtij rajoni nė Kosovė.

            Nė kohėn kur si popull po hyjmė nė njė fazė tė rėndėsishme historike tė pėrcaktimit tė subjektivitetit politik tė popullit tonė, kur i tėrė rajoni i Ballkanit Perendimor synon pėrshpejtimin nė rjedhat e integrimeve Euroatlantike, dega e

PDSH-sė nė Bujanoc, ėshtė e mendimit se i tėrė kapaciteti i jonė duhet tė fokusohet nė bindjen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare se ardhmėria jonė ėshtė integrimi nė Kosovė dhe jo deintegrimi i trungut shqiptar qė legjitimohet me veprime tė papėrgjegjshme tė disa liderėvė tė subjekteve politike shqiptare tė Kosovės Lindore.

            Dega e PDSH-sė nė Bujanoc konsideron se subjektet politike tė cilat i ftojnė elektoratin e tyre nė kėto zgjedhje, bėjnė devijim politik tė tyre nga se pėr njė tė vėrtetė nuk ekzistojnė shum bindje: nė njėrėn anė tė ftohet elektorati pėr bojkot tė referendumit e nė anėn tjetėr tė bėhet thirje pėr zgjedhje parlamentare serbe, pra tė pranohet ajo kushtetutė e devalvuar e Serbisė qė paraprakisht e tėrė popullata shqiptare e kėtij rajoni nuk e votoi, pėrndryshe ata tė cilėt tė vėrtetėn nuk e thonė sot, nesėr do tė jenė tė gjykuar nga populli pėr gėnjeshtarė. 

            Dega e PDSH-sė nė Bujanoc fton kryesinė qendrore tė sajė qė tė tėrheq qėndrimin e sajė pėr zgjedhje dhe tė dėshmoj se ka qenė ėshtė dhe do tė jetė prapa qėndrimeve dhe kėrkesave legjitime tė popullatės sė Kosovės Lindore, tė dėshmuar sidomos nė Referendumin e 1 dhe 2 Marsit tė vitit 1992 dhe tė 14 janarit tė po kėtij viti me rastin e aprovimit tė Platformės Politike nga kėshilltarėt e tri kuvendeve komunale tė Preshevės, Bujanocit dhe tė Medvegjės.

           

             

Nė Bujanoc                                    Kryesia e degės sė PDSH-sė nė Bujanoc
Mė 12.12.2006                   
                        Kryetari: Sali Salihu

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.