|
PARTIA
PĖR VEPRIM
DEMOKRATIK
17523 Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 017/660-086
16.03.2006
P r e sh e v ė
DEKLARATĖ E KRYETARIT TĖ
PVD-sė
Pezullimi i pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesėve tė LPD-sė nė punėn e
Trupit koordinues ėshtė ēėshtje qė kjo parti nė mėnyrė autonome e ka
vendosur. Deri mė tani nuk ka pasur ndonjė konsultim ndėrpartiak
lidhur me kėtė temė.
Natyrisht,
nė kuadėr tė PVD-sė rregullisht ėshtė pėrcjellur puna e Trupit
Koordinues dhe realizimi i programit tė dy qeverive pėr Luginėn e
Preshevės, qė ėshtė i pėrkrahur nga faktori ndėrkombėtar.
Nė maj tė
vitit 2004 pėr aktivitetet e tri viteve tė para unė i kam njoftuar
tė gjitha Ambasadat e shteteve qė nė mėnyrė aktive janė tė kyēur nė
zgjidhjen e problemeve nė rajonin tonė. Nė kėtė analizė kam
konstatuar se ky program ishte realizuar vetėm pjesėrisht dhe se
kishin ngelur shumė ēėshtje tė ndieshme tė pazgjidhura.
Mirėpo,
gjatė vitit 2004 ne kishim periudhė kur qeveria e re gadi e kishte
ngrirė aktivitetin e Trupit Koordinues dhe kishte bllokuar zgjidhjen
e tė gjitha problemeve tė hapura.
Nė kėto
rrethana ne si PVD nė vitin e kaluar e pėrkrahėm riaktivizimin dhe
riorganizimin e Trupit Koordinues qė ishte i mbėshtetur nga faktori
ndėrkombėtar.
Gjithėsesi
ishte interes vital i shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės qė nė vend
tė pėrfaqėsuesėve ushtarak dhe policor, qė mbisundonin nė strukturėn
e Trupit Koordinues, tė kyēen pėrfaqėsuesit e lartė tė ministrive qė
janė me rėndėsi jetike pėr zhvillimin e rajonit tonė.
Gjithashtu ishte me
rėndėsi qė me kėtė rast u kyēėn pėrfaqėsuesit e pushteteve lokale,
pėr ti pėrcaktuar prioritetet e punės sė Trupit Koordinues dhe pėr
tė punuar sė bashku me donatorėt ndėrkombėtar she strukturat
qeveritare nė zgjidhjen e problemeve tė ndieshme me tė cilat po
ballafaqohet popullata e jonė.
Tė gjithė
e kemi tė qartė se riaktivizimi dhe rekonstruimi i Trupit Koordinues
u bė pas insistimeve dhe kėrkesave kategorike tė faktorit
ndėrkombėtar sepse kjo ishte forma e vetme qė qeveria e Beogradit
ti plotėsojė obligimet ndėrkombėtare dhe ta realizojė programin e
vitit 2001 pėr zgjidhjen e krizės nė Luginė tė Preshevės.
Gjithashtu
ėshtė e njohur se nė qeverinė aktuale ende janė shumė tė fortė
elementet tė cilat kundėrshtojnė ēfardo programi tė veēantė pėr
Luginėn e Preshevės, e posaēėrisht janė kundėr angazhimit tė
faktorit ndėrkombėtar nė zgjidhjen e problemeve tė ndieshme nė
rajonin tonė. Gjithėsesi kėto struktura shtetėrore me mjeshtri e
shfrytėzuan bojkotin e disa subjekteve politike shqiptare nė drejtim
tė bllokimit tė punės sė Trupit Koordinues.
Nė kėtė
drejtim posaēėrisht u shfrytėzuan ērregullimet nė funksionimin e
pushtetit lokal nė Preshevė nė vitin e kaluar, tė cilat
drejtpėrdrejtė i ndihmoi Ministria e pushtetit lokal me heshtjen e
saj perfide.
Nė kėto
rrethana edhe pėrskaj interesimit tė madh tė Ambasadave tė SHBA-sė,
Bashkimit Europian dhe tė OSBE-sė, madje edhe tė aktivitetit tė
dendur tė disa grupeve koordinuese dhe tė pėrfaqėsuesėve tė
pushteteve lokale, megjithatė nuk u realizuan shumė projekte qė kanė
rėndėsi jetike pėr shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės, por edhe pėr
tėrė popullatėn e rajonit. Nė radhė tė parė kėtu e kam fjalėn pėr
projektet e maternitetit, fakultetit tė mėsuesisė, tė kalimeve
kufitare, tė rrugės Preshevė-Gjilan, tė Shtėpisė sė Kulturės, por
edhe ēėshtje tjera tė ndieshme tė fushės sė arsimit, kulturės,
shėndetėsisė, e posaēėrisht tė zhvillimit ekonomik.
Gjithėsesi
se nė PVD do tė vazhdojė tė rishqyrtohet puna e Trupit Koordinues
dhe raporti i jonė i mėtejmė ndaj kėsaj strukture qeveritare.
Aktualisht
nė komunė tė Preshevės, pas revokimit tė kryetarit tė komunės,
bashkėpunimin nė kuadėr tė Trupit Koordinues e kanė pėrfaqėsuesit e
Koalicionit, PDSH, LPD dhe BDL, mirėpo ėshtė e qartė se
pėrfaqėsuesit e PVD-sė kėtė bashkėpunim e kanė nė Bujanovc dhe
Medvegjė.
Gjithėsesi
qė duhet tė bėhen tė gjitha presionet qė Trupi Koordinues
definitivisht tė fillojė ti realizojė synimet themelore tė
parashtruara nė deklaratėn e marsit tė vitit tė kaluar, tė
nėnshkruar nė prezencė tė pėrfaqėsuesėve tė Ambasadave tė SHBA-sė,
BE-sė dhe OSBE-sė.
Nė kėtė
drejtim ėshtė e domosdoshme qė kjo problematikė urgjentisht tė
shqyrtohet nė tė njejtin nivel nė tė cilin ėshtė nėnshkruar, e qė
nėnkupton konsultimin paraprak edhe me faktorin ndėrkombėtar.
Natyrisht se tė gjitha subjektet politike, e mbi tė gjitha tubimi i
kėshilltarėve shqiptarė tė Luginės sė preshevės, ėshtė e domosdoshme
qė ta analizojnė situatėn aktuale dhe tė marrin qėndrime pėr
modalitetet e veprimit tė mėtejmė jo vetėm nė kuadėr tė strukturave
tė Trupit Koordinues por edhe nė strukturat e pushtetit lokal, e
natyrisht ishin dashur definitivisht tė pėrcaktohen edhe lidhur me
ēėshtjen e ndieshme tė Kėshillit Nacional.
KRYETARI I PVD-sė
Riza HALIMI
|