|
PARTIA PĖR VEPRIM DEMOKRATIK
17523 Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 660-086
19.08.2006
P r e sh e v ė
Deklaratė e kryetarit tė PVD-sė
Para
16 vitesh pikėrisht nė kėtė ditė 19 gusht, shqiptarėt ė Preshevės
dhe Bujanocit, e njė muaj mė vonė edhe shqiptarėt e Medvegjės u
tubuan masovikisht pėr tė pėrkrahur programin e PVD-sė.
Nė kėtė mėnyr u themelua organizimi i
parė i pavarur politik i shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės, i cili
sė bashku me subjektet tjera politike qė u krijuan mė vonė u
ballafaqua me sfidat jetėsore qė nė kėtė periudhė ishin tė rėnda dhe
seriozisht rrezikonin substancėn kombėtare nė kėto treva etnike
shqiptare.
Orientimet themelore programore tė PVD-sė pėr ndėrprerjen e
diskriminimit shtetėror ndaj popullatės shqiptare dhe realizimi i tė
drejtave individuale dhe kolektive janė gjithnjė aktuale edhe pas 16
viteve tė punės dhe sakrificave tė njė numri shumė tė madh tė
veprimtarėve tė PVD-sė.
Pikėrisht ky fakt dėshmon
arsyeshmėrinė e organizimit tė pavarur politik, posaēėrisht
kur dihet se shqiptarėt e Luginės sė Preshevės u detyruan edhe me
armė nė dorė ti kundėrvihen dhunės sė regjimit satrap tė
Millosheviqit, mirėpor edhe pas marrėveshjes paqėsore edhe pėrskaj
ndihmės ndėrkombėtare, programi qeveritar pėr zgjidhjen e krizės nė
Luginė tė Preshevės gjer mė tani fare pak ėshtė realizuar.
Kjo mjerisht ndodhė pėr faktin e
njohur se edhe mė tutje nė strukturat shtetrore nė Serbi janė shumė
aktive forcat e regjimit tė mėparshėm, tė cilat kanė qėndrime
restriktive ndaj pakicave nacionale e posaēėrisht janė tė ngarkuara
me hipotekat e projekteve shoveniste tė shekullit XIX kur janė nė
pyetje shqiptarėt.
Nė kohėn kur ėshtė nė pėrshpejtim
definimi i statusit tė Kosovės, qeveria aktuale serbe po mundohet qė
gjithnjė e mė tepėr ta margjinalizoj ēėshtjen e shqiptarėve nė
Luginė tė Preshevės me anė tė pėrēarjeve dhe krijimit tė gjendjes
kaotike brenda spektrit politik shqiptar. Gjithashtu edhe kjo qeveri
po e vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarėve, jo vetėm me bllokadat
ndaj procesit tė realizimit tė programit qeveritar por edhe me
eliminimin e subjekteve ekonomike shqiptare nga procesi i
privatizimit, qė po zhvillohet nė kuadėr tė njė procedure tė dyshimt
dhe joligjore ngjajshėm me manipulimet tė cilat u zhvilluan me
rastin e uzurpimit tė monopolit nga firma e Beogradit INTERSPEED nė
shfrytėzim tė zonės komerciale nė kalimin kufitar nė Preshevė.
Nė kėto kushte diskriminuese
veprimtarėt e PVD-sė, tė vetmes parti shqiptare qė ka shtririje nė
tėrė rajonin, besojnė se ēėshtja e shqiptarėve nė Luginė tė
Preshevės mė sė miri mund tė mbrohet me mbėshtetjen e organizimit tė
pavarur politik qė nė kėto momente mund tė bėhet me anė tė
konsolidimit tė punės sė forumit pėrfaqėsues tė pėrbashkėt politik
tė shqiptarėve, Kuvendit apo Kėshillit Nacional tė shqiptarėve,
bėrthamėn e tė cilit e bėrbėjnė kėshilltarėt shqiptar tė kuvendeve
komunale tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.
19 gusht 2006
Kryetari i PVD-sė
Riza HALIMI
|