|
Nė bazė tė pikės 1 dhe 5 tė
parimeve tė pėrgjithshme dhe tė pikės 1,2,3 dhe 12 tė parimeve tė
vacanta tė Platformės Politike, Kuvendi I Aleacės Demokratike nė
mbledhjen e vet tė mbajtur mė 28.06.2007. nxori kėtė:
DEKLARATĖ POLITKE
Me tė kaluarėn tonė tė afėrt dhe mė tė largėt tanimė ėshtė I njohtur
opinioni I gjerė, lidershipi kombėtar e rajonal, si dhe ai
vendimmarrės botėror. Me kėtė rast nuk po e rikujtojmė historinė ,
sepse ajo ėshtė e njėjtė:si nė Prizren, si nė Prishtinė, si nė
Preshevė.
Edhe pas konfliktit tė fundit tė armatosur, situata poltike nė
Luginėn e Preshevės nuk u pėrmirsua.Pėrkundrazi, qė nga viti 2004
ajo gjithnjė e mė shumė erdhi duke u ndėrlikuar; sigurinė e brishtė
nė Luginė, vecanėrisht e mbingarkon militarizimi ushtaroka-policor
serb. Zhvillimi ekonomik ka rėnė. Papunsia vazhdimisht po rritet dhe
nė pėrgjithėsi gjendja sociale po keqėsohet, Po vazhdon nė rritje
emigrimi I rinisė.
Negociatat nė Vjenė nė mes Beogradit dhe Prishrinės, rezultuan si
marrėveshje pėr statusin e serbėve tė enkalvizuar nė Kosovė. Nė ato
negociata u anashkalua pamėshirshėm, nga tė gjithė aktorėt
pjesėmarrės, pozita e shqiptarėve tė ekslavizuar tė Luginės sė
Preshevės, qė janė shumicė dėrrmuese ne kėtė territor.
Qėndrimet dhe veprimet doktrinare tė politikės shtetrore serbe (aspak
tė ndryshuara ndaj shqiptarėve), nuk garantojnė paqe, zhvillim dhe
stabilitet tė qėndrueshėm nė L u g I n ė.
Duke marrė parasysh kėto fakte dhe duke u mbėshtetur nė tė drejtėn
univerzale e tė natyrshme tė njeriut e tė popujve dhe me qėllim tė
gjetjes sė njė zgjidhjeje funksionale tė mbėshtetur nė kompromis (nė
momentin e komponimeve politike territoriale) nė funksion tė paqes,
tė stabilitetit afatgjatė dhe tė mundėsisė pėr ndėrtimin e njė
perspective mė tė ndritshme, deklarojmė qė:
1.Nuk pajtohemi me pozitėn e tashme politike dhe juridike tė Luginės
sė Preshevės dhe tė 100 mijė shqiptarėve, tė cilėt janė autoktonė nė
trojet e tyre stėrgjyshore;
2.Nga lidershipi, I deritashėm, shqiptar I Luginės sė Preshevės nuk
pritet gjė me e mire, tani me po I njohim.
3.Jemi tė zhgėnjyer edhe nga Grupi I Unitetit – Negociator tė
Prishtinės;
4.Ndihemi tė papėrfillur nga faktorėt politikė ndėrkombėtarė;
Kjo deklaratė jipet pėr opinion.
KRYETARI,
______________
Basri Mehmeti
|
|