Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

BASHKIMI DEMOKRATIK I LUGINĖS
e-mail:dr.skenderdestani@hotmail.com



KUMTESĖ
e Kėshillit Drejtues tė Bashkimit Demokratik tė Luginės



Nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues tė Bashkimit Demokratik tė Luginės, tė mbajtur mė 01.09.2007,pėrvec tjerash, u diskutua edhe pėr procesin e bisedimeve shtesė tė Statusit final tė Kosovės,me crast Kėshilli Drejtues i BDL-sė konfirmoi edhe njėherė qėndrimin e deklaruar mė herėt se:

-BDL pėrkrah fuqishėm parimet e Grupit tė Kontaktit, mbi bazėn e tė cilave u zhvilluan bisedimet nė mes palės kosovare dhe serbe, me ndėrmjetėsimin e presidentit Ahtisari i cili nga kėto bisedime pėrpiloi Pakon e tij,ku propozoi pavarėsin e mbikqyrur pėr Kosovėn , tė cilėn e pėrkrahu faktori relevant shqiptar dhe ai ndėrkombėtar.

-BDL pėrkrah fuqishėm Pakon e Presidentit Ahtisari, pra pėrkrah pavarėsin e Kosovės, ashtu sic e propozon z.Ahtisari, sepse jemi tė bindur , se Statusi i propozuar ėshtė zgjidhja mė e mirė e mundshme nė momentin e tanishėm , i cili do tė reflektoj paqė dhe stabilitet tė qėndrushėm nė Kosovė, Sėrbi, Luginė dhe nė tėrė rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė.

-BDL rikonfirmon edhe njė herė pėrkrahjen pėr Platformėn politike tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, tė aprovuar nga kuvendi i kėshilltarėve shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, me anė tė sė cilės janė mbėshtetur parimet e Grupit tė Kontaktit e nė kėtė bazė dhe vet Pakoja e Ahtisarit pėr Statusin e Kosovės.

-Duke u bazuar nė kėtė Platformė, BDL kėrkon nga partitė politike shqiptare qė sa mė parė tė dakordohen , qė kryetarėt e kuvendeve komunale tė Preshevės dhe Bujanocit tė konvokojnė seancėn e Kuvendit tė pėrbashkėt tė kėshilltarėve shqiptarė ku do tė shqyrtoheshin kėto dy cėshtje me rėndėsi tė madhe politike pėr shqiptarėt e Luginės e qė janė:

1. Zgjedhja e organit ma tė lartė reprezentativ tė shqiptarėve tė Luginės( Kėshilli Nacional i shqiptarėve) si dhe

2. Nxjerrja e Deklaratės sė pėrbashkėt poitike si dokument bazė i kėtij Kuvendi.


01.09.2007 Preshevė
Kėshilli Drejtues I BDL-sė
Skender Destani, kryetar

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.