|

PARTIA DEMOKRATIKE KOMBĖTARE
KUMTESA
Pseudokoalicioni manipulativ!
Ėshtė e mjerueshme, madje trishtuese kampanja e Koalicionit tė
Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, e cila nėpėr tubimet elektorale
mezi arrin ti grumbullojė dhjetė qytetarė e si mendon pėr dy
deputetė tė sigurojė jo mė pak se 30 mijė votues, thuhet mes
tjerash nė kumtesėn e Partisė Demokratike Kombėtare.
Sa mė afėr zgjedhjeve
parlamentare tė Serbisė, aq mė shumė po e kaplon shqetėsimi
Koalicionin e vetėshpallur tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, i
cili edhe ashtu po ēalon duke kalamendur mbi dy kėmbė tė pasigurta.
Paramendoni nėpėr
tubimet elektorale tė prira nga vetėm dy partnerė tė Koalicionit tė
cunguar PVD-BDL, ku marrin pjesė kryetari i partisė mė tė madhe nė
rajon, prefekti i komunės sė Bujanocit, kryetari i Kėshillit pėr tė
Drejtat e Njeriut, kandidat i mundshėm pėr deputet e zyrtarė tė
tjerė tė gjenden karshi njė grumbulli tė vogėl njerėzish.
Nėpėr tubimet
elektorale qė fillojnė me nderim dėshmorėve tė kombit e tė stolisura
me parulla e porosi: tė bashkuar kėshtu e bojkoti ashtu, me flamuj
kombėtarė e fjalime patriotike, pėrshquhet atmosfera e zymtė e
fushatės parazgjedhore. Ėshtė e mjerueshme, madje trishtuese
kampanja e Koalicionit tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, e
cila nėpėr tubimet elektorale mezi arrin ti grumbullojė dhjetė
qytetarė e si mendon ky Koalicion ti sigurojė jo mė pak se 30 mijė
votues pėr dy ulėse nė Parlamentin e Serbisė?!.
Ėshtė qesharake
deklarata e disa zyrtarėve tė Koalicionit se Qeveria i ka penguar
dhe po i pengon nė aktivitetet parazgjedhore. Absurd. Qeveria ka
ndarė mjete deri nė tre milion dinarė vetėm pėr Koalicionin, pėr
mbarėvajtjen e zgjedhjeve, pastaj pėrkundėr akuzės sė radikalėve ua
ka pranuar Listėn me 3100 nėnshkrime, bile nė tubime ua ka mundėsuar
ta pėrdorin edhe flamurin kombėtar, pėr tė cilin para njė muaji e
gjysmė me rastin e festive kombėtare pėr pėrdorim ilegal tė flamurit
do ti nxjerr nė gjyq.
Mos ta kritikojnė,
gjithaq, drejtuesit e Koalicionit Qeverinė sepse ajo me siguri do
tua mundėsojė mbushjen e kutive me vota, pėr tė mos dalė tė koritur
nga kjo valle skandaloze.
Nėpėr tubime zihen nė
gojė edhe akuzat se bojkoti do tė thotė luftė kundėr
ndėrkombėtarėve. Jo, ndėrkombėtarėt duhet ta respektojnė shumicėn e
shumica dihet se nga ėshtė.
Koalicionin e
Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės ėshtė dashur ta pėrbėnin 7 parti
politike, pesė prej tyre tė regjistruara. Nga 8 subjekte vetėm dy
kanė mbetur nga shpėrbėrja e Koalicionit PVD-BDL, kundrejt PDSH-LPD-PDK-LDI-LKSH
dhe tri shoqatat joqeveritare dy shoqatat e dala nga lufta e UCPMB-sė
dhe VATRA. Llogaritja ėshtė e thjeshtė. Shumica ėshtė pėr bojkot,
por Pseudokoalicioni manipulativ, po mundohet ta bind faktorin
ndėrkombėtar dhe elektoratin se ata e kanė me tė drejtė. Por,
elektorati di kur I thotė Po e di kur thotė Jo.
PO i tha
referendumit tė 1 dhe 2 marsit 1992, pėr Autonomi
politiko-territoriale dhe i tha JO referendumit kushtetues tė
Serbisė dhe kėshtu do tė veprojė edhe me zgjedhjet parlamentare tė
Serbisė.
PDK, fton elektoratin
tė mos u bindet disa partive politike pėr tė dalė nė zgjedhje
parlamentare sepse do tė bie ndesh votės sė tyre kundėr kushtetutės
sė Serbisė.
PDK, reagon ashpėr
ndaj obstruksioneve tė disa partive politike shqiptare, qė po bėjnė
me Beogradin dhe Prishtinė, pėr ta hutuar elektoratin rreth
zgjedhjeve parlamentare tė Serbisė.
PDK, fton spektrin
politik shqiptar tė Kosovės Lindore ti bashkohet pėr realizimin e
iniciativės pėr ti vėnė themelet Autonomisė sė rajonit tonė,
konform vullnetit politik tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2
mars, tė vitit 1992.
Bujanoc,
mė 09.01.2007
NGA KRYESIA E PDK
Nexhmedin Saqipi kryetar
nexhas@hotmail.com |