Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Partia Demokratike Kombėtare


Kumtesa

Kosova Lindore nė periferi tė zhvillimeve diplomatike



Nė qarqet diplomatike, kohėve tė fundit, rajoni i Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, pėrkatėsisht Kosova Lindore, as qė po pėrmendet pėr sė gjalli, bile as krahasohet mė me Mitrovicėn e Kosovės.
Nė kancelaritė e kėtyre diplomacive, nuk po arrijnė promemorie, platforma e shkresa tė ndryshme tė subjekteve politike, qė veprojnė nė Kosovėn Lindore, pėr avancimin e pozitės politike tė shqiptarėve tė kėtij rajoni.
Gjithēka po duket sė nė Kosovėn Lindore ka rėnė nė gjumin veror. Ky opium po vjen nė momentet mė kyēe kur Kosova pa pjesėn e saj lindore po shkon sigurt drejt pavarėsisė. Qytetarėt me shqetėsim pyesin: E ku po mbetemi ne? Pėr ēka luftuam? Ēka fitojmė po mbetėm edhe mė tej provincė e Serbisė? Pse lufta pėr pushtet lokal na ka rrasur dy kėmbėt me njė kėpucė? Kush janė ata “sokola”, qė nė emėr tė patriotizmit rrahin gjoks pėr Kosovė e Serbi?
Tė gjitha kėto pyetje kanė njė emėrues tė pėrbashkėt: varfėria politike ka sjellė vendin para njė mungese vizionesh, iniciativash, kėrkesash. As nuk do tė ketė kėrkesa serioze pėr zgjidhjen e drejtė dhe tė qėndrueshme tė statusit politik tė Kosovės Lindore.
Paria jonė a nuk na premtoi se pas zgjedhjeve parlamentare serbe, deputeti ynė do t’na rregulloj simbolet kombėtare, zyrtarizimin e gjuhės shqipe, madje do t’na largojė edhe xhandarmėrinė.
Lėre qė premtime ngelėn nė nivel pallavrash e kerefekesh, por tashti forcat e sigurimit serbė edhe mė shumė janė shtuar e madje xhandarmėria nė aksionet e saj, as qė po i pyet autoritetet vendore.
Kurkush askė mė nuk e pyet. Nuk kemi Kėshill Kombėtar, i cili do t’i bashkoj krerėt e lėvizjeve politike shqiptare e angazhimet pėr kolltuqe nė pushtet lokal kanė kaluar ēdo kufi. Shqiptarėt janė ndarė e janė pėrēarė. Lokalizmat kanė marrė hov dhe po i sjellin shoqėrisė sonė telashe tė reja.

Protesta e organizuar nga OVL-sė tė UCPMB-sė nė bashkėpunim me subjektet politike PDSH, LPD, LKSH, PDK, UDSH, ishte shprehja e pakėnaqėsisė sė qytetarėve me situatėn momentale politike, ekonomike dhe tė sigurisė. Protesta u mbajt nė frymėn e tolerancės dhe qetėsisė, dhe kjo ėshtė njė argument se Ushtarėt e lirisė shumė ma mirė e kanė kuptuar situatėn e pėrgjithshme se sa disa subjekte politike tė cilėt me radikalizmin e tyre politik e primitiv janė duke ia humbur imazhin edhe vet botės demokratike.

Iniciativa e Partisė Demokratike Kombėtare pėr Autonomi ka hasur nė veshė tė shurdhėr. PDK ka kritikuar pushtetin lokal nė Bujanoc dhe Preshevė, sepse udhėheqėsit, pėr shkak tė inateve dhe mospajtimeve rreth ndarjes sė pushtetit lokal kanė lėnė anash interesat shoqėrore dhe kombėtare. PDK mbron qėndrimin se vetėm Autonomja e pavarur e Kosovės Lindore mund ta stabilizoj rajonin, dhe pėr kėtė , ajo "kėrkon mbėshtetjen e iniciativės pėr ta shpallur Kosovėn Lindore Autonomi tė pavarur konform vullnetit tė popullit tė shprehur me Referendum, mė 1 dhe 2 mars tė vitit 1992".

PDK- ja kėrkon nga faktorėt relevantė ndėrkombėtarė qė ta monitorojnė si duhet procesin e reformave nė kėtė rajon, sepse pėrndryshe situate shumė lehtė do tė dalė nga kontrolli dhe Kosova Lindore sėrish do tė kthehet nė njė zonė qė prodhon konflikte dhe jostabilitet, njofton Qendra pėr Informim e Partisė Demokratike Kombėtare, me seli nė Bujanoc.


Bujanoc, 16.06.2007

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.