Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 


Partia Demokratike Shqiptare
Preshevė

           

K o m u n i k a t ė

 

 

        Qė nė kohė i ashtuquajturi Koalicioni i Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės projektoi sipas njė programi mashtrues fushatėn zgjedhore gjer ditėn e votimit. Nė kėtė program veprues inkorporoi nėnprograme tė tilla me karakter tė veprimit komunist dhe pėriudhės sė errėt millosheviqiane. Fushata paraelektorale ishte e pėrmbushur me fjalor folklorik patriotik dhe simbole kombtare tė vendosur nė pllakata tė shpėrndara mbi tėrė territorin e Luginės sė Preshevės. Kėrkohej tė votohet shqip atje ku ka shqiptar nė adresė tė tė ashtuquajturit “KOALICIONI I SHQIPTARVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS”. Moto e kėtyre zgjedhjeve vazhdimisht ishte Platforma Politike e tre Kuvendeve tė Luginės sė Preshevės madje herė pas herė pėrmendej edhe referendumi i njė e dy marsit tė vitit 1992.

        Njė nėnprogram i veprimit tė fushatės paraelektorale ishte edhe keqpėrdorimi i politikės shqiptare institucionale nė rajon pėrmes deklaratave tė tyre qė patjetėr duhej tė ishin si tė tilla pėr hir tė sinkronizimit tė politikės gjithpėrfshirėse nė regjion. Kulmi i keqpėrdorimeve ėshtė arritur ditėn e pėrmbylljes sė fushatės paraelektorale nė komunėn e Preshevės me muzikė dhe valle. Edhe mė i papranueshėm ėshtė fakti se manifestimi nė Preshevė ėshtė organizuar para objektit tė Administratės komunale edhe pse ishte ditė pune ku prej orės njėmbėdhjetė po atė ditė puntorėt e Administartės komunale nuk kanė mundur tė kryejnė punėt e pėrditshmėrisė gjė qė nė Bujanoc nuk ngjau ku tubimi pėrmbyllės ishte organizuar nė sallėn e sporteve. Edhe nė komunėn e Preshevės ka mundur tė organizohet tubimi pėrmbyllės nė stadiumun e qytetit ose nė shtėpinė e kulturės.

        Nėnprogrami tjetėr ishte mospranimi i anėtarėve tė subjekteve tjera politike nė kėshillat e votimit nėpėr njėsit e vendvotimeve pėrveē tė tė ashtuquajturit “KOALICIONI I SHQIPTARVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS”, edhe pse me kohė kishim dhėnė propozimet pėt tė gjitha vendvotimet nga njė anėtar e njė zėvendės.

        Ditėn e votimit mė 21 janar 2007 nė kohė janė hapur tė gjitha vendvotimet dhe gjer ora shtatėmbėdhjetė tė mbrėmjes ka pasur njė dalje shumė tė vogėl nė Komunėn e Preshevės ,Bujanocit e Medvegjės gjer pesėmbėdhjetė pėrqind. Nga kjo orė filloi tė veprojė nėnprogrami tjetėr me karakter amplifikues tė votave pėr tė ashtuquajturin “KOALICIONI I SHQIPTARVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS”. Amplifikimi i votave arriti deri nė atė masė qė, gjer kohėn e mbylljes sė vendvotimeve tė dyfishohet numri i votusėve. Nė prani tė vėzhguesėve nga ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės,OSBE-sė-ODIHR,tė CESID-it,Monitoruesėve Evropian ėshtė votuar pa dokument identifikimi, pa thirrje pėr votim, njė pėr tė gjithė anėtarėt e familjes, njė pėr tjetrin madje edhe duke mbushur kutiat e votimit. Nga kėto parregullshmėri, sipas informacioneve qė posedojmė, Kordinatorėt e CESID-it tė zhgėnjyer gjer nė masė mė tė madhe tė mundshme u larguan nga Komuna e Preshevės dhe tė Bujanocit. Nė kėtė mėnyrė kėshillave tė votimit iu dha edhe njė mundėsi mė shumė pėr tė keqėpėrdorur VOTĖN E LIRĖ TĖ QYTETARIT. Nė pėrbėrje tė kėshillave tė votimit vėrtetė kishte edhe anėtarė tė komunitetit serb por atyre hapur ia kėrkuan lejėn pėr tė manipuluar sepse ky koalicion ėshtė pėr Serbi, gjersa partitė politike dhe qytetarėt qė nuk dalin nė votime janė pėr bashkangjitje me Kosovė. Nė kėtė mėnyrė fituan edhe njė dritė jeshile pėr mbushjen e pamėshirshme tė kutiave tė votimit.

        Nga e gjithė kjo shihet se programimi pėr manipulime kishte edhe nėnprogramet e tijė por tė dimensionuar nė mėnyrė perfide nė kohė tė veprimit.

        Partia Demokratike Shqiptare nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve tė 21 janarit 2007 pėr deputet nė parlamentin serb nga liststa e tė ashtuquajturit “KOALICIONI I SHQIPTARVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS”. Kėtė e arsyetojmė me faktet e lartėpėrmendura me dhunimin e votės sė lirė tė qytetarėve me tė drejtė vote nė teritorin e Luginės sė Preshevės. Me kėtė rast kėrkojmė nga Komisioni Republikan Zgjedhorė tė merr parasysh vėrejtjet e anėtarėve tė CESID-it qė ishin prezent pranė kutiave tė votimit qė ta kthej njė kopje tė listave zgjedhore me nėnshkrimet e qytetarėve qė gjoja kanė votuar, nė mėnyrė qė tė zbardhen tė gjitha manipulimet, me ē’rast, nė momentin e vėrtetėsisė sė manipulimeve tė votave tė qytetarėve, tė argumentohet se anėtarėt e kėshillave tė votimit shkelėn regullat ligjore nė procesin zgjedhor e qė ne vlerėsojme se kėta duhet tė pėrgjigjen para organeve tė drejtėsisė pėr shkelje flagrante tė ligjit zgjedhorė.

Pėr Partinė Demokratike Shqiptare ėshtė absurd i kohės qė nė prag tė shekullit XXI tė ngjajnė dukuri nga shekulli i kaluar.

 

 

Mė 22 janar 2007                                        Kėshilli pėr informim i

Nė Preshevė                               Partisė Demokratike Shqiptare

 

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.