Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Partia pėr Veprim Demokratik
17523 Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 017/660-086
e-mail: riza_halimi@yahoo.com
16.07.2007
P r e sh e v ė


D E K L A R A T Ė
e Kryetarit tė PVD-se dhe deputetit nė parlamentin e Serbisė


Projektrezoluta pėr Kosovėn e paraqitur nga qeveria serbe ėshtė e papranueshme pėr Partinė pėr Veprim Demokratik dhe pėr Koalicionin e Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės sepse me formulimet e saj ofrohet vazhdim i politikės sė gjertanishme jorealiste ndaj Kosovės tė udhėhequr nga qeveria e mėparshme.
Refuzimi i propozimit tė Marti Ahtisarit, tentimi pėr t’i zhvlerėsuar nė tėrėsi rezultatet e procesit tė udhėhequr nga pėrfaqėsuesi special i Sekretarit gjeneral tė OKB-sė si dhe insisitimi nė negociata tė reja tė pakufizuara, janė karakteristikat themelore tė kėsaj rezolute tė qeverisė sė re serbe.
Gjithashtu, janė plotėsisht tė papranueshme paralajmėrimet pėr konfrontime tė reja me Bashkėsinė Ndėrkombėtare lidhur me statusin e Kosovės nė pikėn 6. tė projektrezolutės, qė drejtpėrdrejtė rrezikojnė prolongimin e mėtejshėm tė procesit tė integrimeve europiane tė Serbisė.
Nė tė njejtėn kohė kjo qeveri, duke udhėhequr politikė joparimore, nuk tregon gadishmėri pėr qasje serioze nė zgjidhjen e problemeve tė pakicave nacionale, e posaēėrisht nuk tregon interesim pėr realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės tė cilėt po vazhdojnė tė mbeten nė pozitė tė palakmueshme.
Madje, nė kushte tė bllokimit tė Trupit Koordinues pėr Bujanoc, Preshevė dhe Medvegjė dhe mosrealizimit tė programit qeveritar nė sferėn ekonomike dhe nė integrimin e shqiptarėve nė strukturat shtetėrore, qeveria serbe gjithnjė e mė tepėr po orientohet nė sforcimin e komponentės militare dhe ruajtjen e qetėsisė kryesisht me anė tė forcave speciale tė policisė!
Ky orientim anticivilizues u rikonfirmua edhe nga ministrat aktual tė policisė dhe tė mbrojtjes, tė ciltė, me rastin e vizitės nė Zonėn e Sigurisė Tokėsore, lidhur me shqetėsimet e popullatės vendore, nuk e panė tė rrugės tė bisedojnė me pėrfaqėsuesit e tyre legjitim por iu mjaftuan vetėm akuzat dhe diskualifikimet arrogante tė paraqitura nga komandanti i xhandarmerisė nė llogari tė udhėheqėsve politik dhe tė pushtetit lokal tė Luginės sė Preshevės.
Me kėtė rast ministrat e forcės nė qeverinė aktuale nuk e panė tė rrugės tė shqyrtojnė incidentet qė po i shkaktojnė formacionet e xhandarmerisė me rastin e kontrollimit vullgar tė komunikacionit nėpėr vendbanime shqiptare, e posaēėrisht me rastin e bastisjeve tė shtėpive tė shqiptarėve me metoda tė vrazhda qė rrallė pėrdoren edhe gjatė gjendjeve tė jashtėzakonshme. Gjithashtu nuk pat mundėsi me kėtė rast tė sqarohet as involvimi i xhandarmerisė nė sigurimin e monopolit antiligjor tė firmės Beogradase “Interspeed” nė pėrmbajtjet komerciale tė Kalimit Kufitar nė Preshevė pasi qė kjo firmė monopoliste me metoda jotransparente dhe antiligjore tė Ministrisė sė infrastrukturės, ka filluar ndėrtimin pa leje pėrkatėse, qė pėrndryshe ėshtė dashur tė sigurohet nga pushteti lokal nė Preshevė.
Nė kėtė mėnyrė edhe nė kompleksin e Kalimit Kufitar nė Preshevė, nė pėrmbajtjet e tė cilit nuk ka asnjė tė punėsuar shqiptar, shifet qartė se po vazhdon diskriminimi shtetėrorė nė baza etnike edhe nė praktikėn e qeverisė sė re duke u anashkaluar afaristėt vendor.
Andaj ėshtė kohė e fundit qė qeveria e re urgjentisht ta rishqyrtojė punėn e Trupit Koordinues dhe ta analizojė nė mėnyrė kritike shkallėn e realizimit tė programit qeveritar tė vitit 2001, tė pėrkrahur nga faktori ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė krijohen parakushtet e domosdoshme pėr sigurimin e procesit substancial me tė cilin do tė realizohej ky program si nė aspektin e zhvillimit ekonomik, demilitarizimit tė rajonit, integrimit tė pėrshpejtuar tė shqiptarėve nė strukturat shtetėrore, ashtu edhe nė drejtim tė realizimit tė drejtave kolektive tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės.

Riza HALIMI,
Kryetar i Partisė pėr Veprim Demokratik dhe
deputet popullor nė Parlamentin Republikan

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.