|

SH.R.K.V.NJ.K
Shoqata pėr Ruajtjen dhe
Kultivimin e Vlerave Njerzore dhe Kombėtare
Preshevė
KOMUNIKATĖ
Shoqata pėr Ruajtjen dhe Kultivmin e
Vlerave Njerėzore dhe Kombėtare ėshtė duke i pėrcjellur me vėmedje
reagimet mė tė reja nė skenėn politike pas propozimit tė pakos sė
Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtarė tė Kosovės. Janė
shqetėsuese pėr shqiptarėt e Kosovės Lindore tonet kėrcnuese nga
zyrtarėt e Beogradit lidhur me propozimin e Ahtisarit. Gjithashtu
kur tė merren parasysh edhe deklaratat e liderėve serbė tė
Mitrovicės Veriore tė cilėt pohojnė se nė rast tė shpalljes sė
pavarėsisė sė Kosovės ata do tė ndėrrmarin hapa radikalė duke
kėrkuar ndarjen e Kosovės, madje duke u kėrcnuar edhe me njė luftė
tė re nė Kosovė.
Ne shqiptarėt e Kosovės Lindorė jemi tė shqetėsusr nga kėto
deklarata tė cilat nuk i kontribojnė paqes dhe sigurisė nė rajon.
Shqiptarėt e Kosovės Lindore janė tė vetėdishėm se kėto deklarata
ndėrlidhen drejtė pėrdrejt me statusin e pazgjidhur politik tė
kėtyre trojeve. Andaj me vėmendje jemi duke i pėrcjellur zhvillimet
mė tė reja tė krijuara nė rajon pas propzimit tė Ahtisarit dhe se
kėto zhvillime detyrimisht do tė ndikojn nė zhvillimin e proceseve
politike nė trojet tona.
Ne vazhdimisht kemi tėrhequr vėrejtjen nė pronocimet tona drejtuar
faktorit ndėrkombėtarė dhe subjekteve politike vendore se situata e
shqiptarėve tė Kosovės Lindore kėrkon zgjidhje politike tė drejt
konform vullnetit tė popullit shqiptarė autokton nė kėto troje.
Ftojmė faktorin ndėrkombėtarė, subjektet politike shqiptare, tri
kuvendet me kshilltarė komunal shqiptarė nė Preshevė, Bujanoc dhe
Medvegjė, qė tė jenė syēelė dhe tė pėrcjellin ngjarjet me vėmendje
sepse ėshtė mendim i shoqatave tė dalura nga lufta e UĒPMB – sė se
nėse ēdo kėrkesė radikale e Serbėve tė Mitrovicės sė Veriut do tė
jet e pranueshme pėr Serbinė, atėherė pse mos tė jet e pranueshme
pėr faktorin ndėrkombėtarė edhe kėrkesa legjitime e shqiptarėve tė
Kosovės Lindore pėr t’u bashkuar me Kosovėn.
Gjithashtu njoftojmė opinionin se Shoqata pėr Ruajtjen dhe
Kultivimin e Vlerave Njerėzore dhe Kombėtare ėshtė duke vazhduar
kontaktet e rregullta pėr tė harmonizuar bashkėveprimet me Shoqatėn
e Veteranėve, Invalidėvė dhe Familjet e Dėshmorėve. Nė takimin e
fundit tė mbajtur nė lokalet e SHRKVNJK – sė u dakorduan pėr
bashkimin e dy shoqatave nė njė shoqatė nė mėnyrė qė tė kontribojmė
sė bashku nė kultivimin e vlerave tė luftės sė UĒPMB – sė. Kjo e
rrit mirėkptimin dhe dėshirėn qė nė tė ardhmen tė kemi njė shoqatė
tė pėrbashkėt e cila fuqishėm do tė realizonte qėllimet e veta
programore duke ēuar nė vend emanetin e dėshmorėve tė kombit qė tė
gjithė shqiptarėt tė jetojnė tė lirė dhe tė bashkuar.
Preshevė
03.02.2007
SHRKVNJK
Kryetar: Nazmi Hajredini
_____________________
|
|