|
REAGIM
Pas mbledhjes se te shtunes te mbajtur pranė lokaleve te Klubit te
Intelektualėve Shqiptarė me qėndrim nė Francė nė
qytetin e Lionit, ku te nxitur nga disa bashkė atdhetarė tanė qė
vinė nga Presheva, Mevegja dhe Bujanoca tema kryesore e diskutimit
tonė ishte situata e keqėsuar nė kėto tri komuna shqiptare te
administruara nga Republika e Serbisė.Pas aksionit tė ashpėr tė
arrestimeve dhe bastisjeve te shumta tė ekzekutuara nga njesitet
elite Serbe me urdhėrin e Ministrit serb tė Punėve tė Mbrendėshme
Ivica Dacic.
Si pėrfundim i krejt diskutimit tė djeshėm Klubi i Intelektualve
Shqiptarė nė Francė lėshon kėtė reagim publik dhe kėrkes publike.
1. E dėnojm aksionin e ditės sė premte tė njėsiteve elite serbe dhe
arrestimin e jashtėligjėshėm te ish- luftėtarėve tė liris antarėve
tė UCK dhe UCPMB-sė.
2.Dėnojm sjelljet dhe mėnyrat e bastisjes dhe vandalizmit ndaj
familjarėve tė tė arrestuarve. Bastisje qė nga materialet filmike
duket qartė se ka pasur shkaktime tė dėmeve tė renda materiale ,
shkaktimin e lėndimeve trupore dhe shkaktimin e situatave tė rėnda
traumatike.
3.Shfaqim habin dhe protestojm ndaj inferioritetit tė udhėheqėsve
politik Kosovar ndaj situatės sė krijuar nė Komunėn e Preshevės.
Gjithashtu i drejtohemi me kėrkesė Kryetarit tė Komunės sė Preshevės
z.Nader Sadiku , Kryetarit tė Kuvendit Komunal z.Ragmi Mustafa dhe
deputetit shqiptarė ne Parlamentin Serb ish -perfektit z.Riza Halimi.
Tė nderuar udhėheqės :
Ne Klubi i Intelektualėve Shqiptarė me qėndrim nė Republikėn
Franceze si pjes e pandashme e diasporės Shqiptare te shqetėsuar
thellė pėr situatėn e rėndė qė po kalon Komuna e Preshevės , iu
drejtohemi me kėtė kėrkesė publike:
1. Kėrkojmė nga Ju ekselenca Juaj qė sa mė parė tė vizitoni tė
arrestuarit nė Gjygjin special nė Beograd duke ofruar tėrė
mbėshtetjen e Juaj pėr kėta qytetar tė pafajėshėm dhe alarmuar tė
gjitha ambasadat e huaja tė akredituara ne Beograd e vecmas ato tė
SHBA , BE- sė , Britanis sė Madhe , Francės si dhe Rusisė pėr rastin
nė fjalė dhe kėrkuar nga ato qė tė bėjnė presion ndaj qeveris Serbe
per lirimin dhe gjykimin e tyre tė drejt duke ia bėrė tė mundur
mbrojtjen nė liri.
2.Kėrkojmė nga Ju , si udhėheqėsit legjitim tė dalur nga vota e lirė
e popullit qė tė organizoni dhe mbėshtetėni njė protestė
mbarėpopullore kundėr represionit nė shkall tė gjerė qė po e aplikon
shteti Serb ndaj qytetarėve shqiptarė nė Preshevė . Duke aplikuar
metoden e bllokimit tė autostradės ( metod demokratike qė aplikohet
ne cdo shtet te BE-se me parkimin e automobilave dhe mos lejimin e
kalimit dhe mbarvajtjes se rregullt tė komunikacionit) apo tė
ashtuquajturit korridorit 10 qė kalon nėpėr territorin e Komunės sė
Preshevės , me cka do tė realizohej dhe dėshmohej serioziteti i
situates .
3. Si pushteti lokal , detyrohemi tė kėrkojm krijimin e fondeve pėr
rehabilitimin shėndetėsor dhe material tė tė dėmtuarve gjatė
bastisjeve .
4. Inicimin e njė takimi urgjent me nivelin mė tė lartė udhėheqės
politik nė Kosovė dhe Shqipėri duke organizuar njė tryez
mbarkombėtare pėr krijimin e njė pozicionimi pan shqiptarė pėr
problemet jetike qė ballafaqohen Komuna e Preshevės , Medvegjės dhe
Bujanocit.
Me rrespekt tė sinqert, nderime prej larg.
Klubi i Intelektualėve Shqiptarė - nė Francė
selia nė:
12.rue Dubois.69002 Lyon.
Francė.
Kryetar: Dr.Ibrahim Salihu
|
|