Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

PARTIA PĖR
V
EPRIM
D
EMOKRATIK
PRESHEVĖ
rr. Ramiz Sadiku nr.3
TEL & FAX 00 381 17 660 086

 

 

I N F O R M I M

 

            Organizata Youth Initiative For Human Rights (Nisma e tė Rinjėve pėr tė Drejtat e Njeriut) nė realizim tė programit tė saj pėr njė turne-vizitė tė tė rinjėve nga Presheva dhe Bujanovci nė institucionet shtetrore dhe ndėrkombėtare nė Beograd dhe NoviSad pati sot njė pėrshkim tė inststucioneve shtetrore me ē’rast bėnė njė vizitė edhe nė Kuvendin Republikan, ku deputeti i KOALICIONIT TĖ SHQIPTARĖVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS zoti Riza HALIMI realizoi njė pritje pėr ta nė ambientet e Kuvendit Republikan.

 Deputeti Halimi tė pranishmit i njoftoi me procedurat e punės sė kuvendit dhe rolin e deputetit. Ai gjithashtu  iu pėrgjigj numrit tė shumtė tė pyetjeve tė cilat u bėnė nga ana e tė rinjėve nga komunat e Preshevės dhe Bujanovcit tė cilat kishin tė bėnin me punėt dhe angazhimet e deputetit nė parlament, zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale tani mė tė shpalluara pėr 11 maj, koalicionet e mundshme pėr listė tė pėrbashkėt nė zgjedhjet parlamentare. Ata gjithashtu u interesuan  edhe pėr gadishmėrinė e organeve qeveritare nė drejtim tė realizimit tė kėrkesave tė shqiptarėve drejtuar nga ana e deputetit.

            Pas vizitės sė bėrė nė Kuvendin Republikan, ata patėn njė takim pune edhe me pėrfaqėsitė diplomatike tė shteteve mė tė zhvilluara  SHBA-ve dhe Britanisė sė Madhe.

Kėtė takim e realizuan nė Qendrėn pėr Dekomntaminim Kulturor nė Beograd. Takim e hapi presidenti i Nismės sė tė Rinjėve pėr tė Drejtat e Njeriut z. Andrej Nosov. Zoti Nosov pasi bėri hapjen e kėtij takimi ia kaloi fjalėn deputetit zotit Riza Halimi i cili tė pranishmit i njoftoi pėr rėndėsinė e madhe tė tė rinjėve nė jetėn publike dhe Integrimet Europiane si dhe sfidat qė po kalon shoqėria jonė nė tranzicion. Mė pasė fjalėn e mori ambasadori i Britanisė sė madhe nė Beograd zoti Stephen John Wordsworth i cili gjithashtu ju foli tė pranishmėve pėr rolin aktiv nė shoqėri qė duhen ta kenė tė rinjtė me ē’rast solli edhe shembuj praktik nga roli i tė rinjėve nė vendin e  tij. Pėrmbylljen e kėtij takimi e bėri amasadori amerikan z. Kameron Munter i cili nė pika tė pėrgjithshme ju foli tė rinjėve dhe tė pranishmėve pėr aspektet e shumta ku tė rinjtė me iniciativat dhe pjesmarrjet e tyre munden tė kontribojnė nė zhvillimin demokratik nė vendet nė tranzicion e sidomos nė vendin tonė. Ai, njė theks tė veēant i kushtoi edhe rėndėsisė qė kanė zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale pėr vendin i cili do tė duhet tė ecė nė drejtim tė integrimeve evropiane.

            Aktivitete e tė rinjėve do tė vazhdojnė edhe ditėve nė vijim nė qytetin e Novi Sadit.

 

Preshevė 13.03.2008                                      nga Qendra pėr Informim e PVD-sė.

 

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.