Ballina | Kulturë | Art | Stupcat me emision në televizion kabllor

Stupcat me emision në televizion kabllor

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Stupcat me emision në televizion kabllor

Pas një kohe të mosshfaqjes në televizionet tona të grupit të humoristëve “Stupcat”, ata pritet t’i rikthehen publikut kosovar dhe më gjerë me një projekt të ri televiziv, që do të jetë në kuadër të platformës kabllovike “Kujtesa”.

“Ne kemi filluar karrierën në televizion qysh para 12 viteve dhe që 12 vjet nuk jemi pjesë e asnjë televizioni. Ka pas edhe arsye pse nuk jemi, për arsye të censurës ku kemi dalë dhe kemi punuar, kemi qenë njëfarë opozite në vete edhe s’kemi leju me ba censurë na si ‘Stupca’, qashtu jemi rritë edhe jemi kriju, neve na njeh mas miri publiku”, ka thënë Vedati . Për censurë ka folur edhe humoristi Osman Azemi.

“Qëllimi jonë që nuk kemi qenë në televizion, është që nuk e kemi gjet veten me kushte. Kërkesat tona janë pak ma ndryshe, kërkesat janë ma të mëdha”, ka thënë ai. Për Mensur Safqiun ky projekt është si një “derë magjike”, në të cilin mund ta gjejnë vetën të gjitha moshat.

“Ka me qenë një derë magjike që ka me pas akses në kohna të ndryshme, në të kaluarën, në të ardhmen, kemi me ndërru mosha, kemi me lujt me histori, kemi me i shëtit vendet e botës, dmth është një derë magjike, e përveç kësaj dere domëthanë është bajagi projekt i gjanë edhe i madh edhe i shtrenjtë. Ne mendojmë me pas edhe programe të tjera”, ka thënë ai. (kosovapress)

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal