Miss Universe 2012 mund të mbahet në Kosovë?
17/10/2011 04:58:00
Bukuroshet e botës ka gjasë të mblidhen vitin e ardhshëm në vendin tonë. Kosova duket ta ketë fituar të drejtën për të organizuar spektaklin më të madh të bukurisë në botë, Miss Universe.
Në përshkrimin e zgjedhjes së Miss Venezuelës, agjencia britanike e lajmeve Reuters thotë se konkursi i radhës i Miss Universe do të mbahet në Kosovë në verën e vitit të ardhshëm, raporton “indeksonline”.
Më herët u raportua se fotografi Fadil Berisha po lobonte për të organizuar këtu konkurs këtu, por konfirmim zyrtar ende nuk ka në faqen e Miss Universe. Afërdita Dreshaj hyri në Top 16 këtë vit në Miss Universin e mbajtur në Brazil.



Publikoni komentin tuaj