Rona Nishliu përfaqëson Shqipërinë në Eurosong /video/
29/12/2011 19:27:00
Rona Nishliu me këngën “Suus” është shpallur fituese e edicionit të 50-të të Këngës në RTSH. Si fituese e festivalit, Rona Nishliu fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të zhvillohet në Azerbajxhan në maj të vitit 2012.
Teksti i muzikës i përket këngëtares ndërsa muzika dhe orkestrimi, Florent Boshnjakut.
Kështu, Rona Nishliu bëhet e para këngëtare kosovare që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës (Eurosong), që në 2012-ën do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Vitin e kaluar, Aurela Gaçe përfaqësoi Shqipërinë më këngën “Feel the pasion”, por nuk arriti sukses.
Ky ishte edicioni i 50-të jubilar i Festivalit të Këngës në RTSH.



Publikoni komentin tuaj