Rita ORA lavdëron Jay-Z
Ajo ka kaluar disa ditë me Snoop Dogg që është njërin nga reperët më të famshëm në botë, ndërsa tani Rita ORA thotë se e llogaritë edhe menotirn e saj, Jay-Z si njërin nga miqtë e saj më të mirë. Këngëtarja ka nënshkruar kontratë me kompaninë e tij në vitin 2009 dhe thoshte se në momentin kur Jay-Z i kishte bërë ftesën nuk mund ta besonte, por tani ndjehet se atë e njeh prej shumë vitesh.
“Kam qenë e shokuar kur për herë të parë i shtrëngova dorën atij. Tani më duket sikur ne e njohim njëri tjetrin prej shumë kohësh. Kam marrë shumë këshilla nga ai. Ai për mua nuk është vetëm një shokë i mirë, por një vëlla i madh. Ai është burrë”, ka thënë këngëtarja në një intervistë.
Ndryshe, Rita është duke punuar në albumin e saj të dytë, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti.



Publikoni komentin tuaj