Rita Ora: Nuk pozoj nudo pa pyetur prindërit
10/02/2013 23:30:00
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, vazhdon të dëshmojë moralin e saj dhe karakterin se nga cili vend vjen. Këtë ajo e ka konfirmuar edhe një herë tjetër në një intervistë për Metron, duke thënë se nuk do të pozonte nudo kurrë pa pyetur prindërit.
Edhe pse njihet për trup joshës dhe për një bukuri , Rita deri tani ka refuzuar që të pozojë zhveshur dhe duket se ndikim të madh kanë pasur edhe prindërit e saj.
“Kurrë nuk kam pasur ofertë për të pozuar nudo, por nëse do të kisha, do të duhej t’i pyesja fillimisht prindërit e mi”, ka theksuar Rita.



Por hakun s`bon me ja hanger, e bukur e zoja kengetare me emer dhe duhet te jemi krenar qe se paku eshte shqiptare.
Per cka, per rrospillek, per cullakhane, Zoti na pruft mend ne koke neve shqiptareve se kerkah nuk jemi, kur antivlerat behen vlera, kurr njerezit krenohen me rrospija. Edhe prap ankohemi se nuk po na shkojn punet mire. Bile pak si teper i kmei punet mire ne krahasim se sa e meritojme, masi nuk po na leshon toka e me na fundos.
Publikoni komentin tuaj