Ballina | Kulturë | Muzikë | Miriam Cani: Albani është mashkulli ideal

Miriam Cani: Albani është mashkulli ideal

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Miriam Cani: Albani është mashkulli ideal

Miriam Cani mendon se i fejuari i saj, Alban Skënderaj, është mashkulli ideal, pavarësisht se ata grinden herë pas here për detaje të vogla.

“Për mua Albani është mashkulli ideal. I vështirë në detaje të vogla, siç mund t’i ketë çdo mashkull. Por asgjë që ndikon në lidhjen tonë”, ka thënë Miriami gjatë një interviste për Panorama.

“Jemi një çift që kemi gjetur gjuhën e përbashkët që në fillim. Kjo është shumë e rëndësishme. Duke qenë se jemi në paqe me vetveten, jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Respektojmë karakteret e njëri-tjetrit dhe mundohemi të jemi sa më të drejtë. Gjithçka tjetër është krejt normale si te çdo çift tjetër”, ka shtuar më tej këngëtarja.

E pyetur nëse është e vërtetë se ka qenë pikërisht babai i saj ai që e ka prezantuar atë me Albanin, Miriami ka konfirmuar: “Është e vërtetë”

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal