Ballina | Lajme | Kosova e treta në botë me numrin e azilkërkuesve

Kosova e treta në botë me numrin e azilkërkuesve

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Kosova e treta në botë me numrin e azilkërkuesve

Kosova është në vendin e tretë në botë në kërkesat e saj për azil politik, pas Afganistanit dhe Kinës, ndërsa pas Kosovës në vendin e katërt dhe pestë mbesin Iraku dhe Irani. Në 44 vende të industrializuara, nga këto pesë vende janë bërë 55 mijë kërkesa për azil, ndërsa në vendet ku më së shumti kërkohet azil politik prijnë SHBA, që pasohen nga Franca, Gjermania, Suedia dhe Britania e Madhe, raporton RTK.

Vetëm në pjesën e parë të viti 2011 thuhet se nga Kosova dhe Serbia ka pasur 10,300 kërkesa për azil. Për shkak të mosnjohjes nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (rezoluta 1244) mirëpo këtu sqarohet se katër nga pesë kërkesat për azil në gjashtë muajt e parë kanë qenë nga kosovarët.

Në Francë për shembull, numri më i madh i azilkërkuesve në gjashtë muajt e parë të këtij viti është shënuar nga Kosova, rreth 2.300. Një e katërta e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani dhe një e treta e atyre në Suedi kanë qenë nga Kosova. Proporcioni i këtyre azilantëve që vijnë nga Kosova më i larti është në Francë, rreth 87 për qind, në Belgjikë, 57 për qind, në Gjermani 28 për qind dhe në Suedi 37 për qind, thuhet në shënimet që jep Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
rrushi 24/01/2013 12:28:41
valla pomos tjan azilant ne evrop ata me letra qe jan nuk kan ka mjamajt se azilant e majn evropen kosoven edhe shum shtete tjera po ju qejeni me letra mos bani za se me shku azilantat ma skini me kan me nejt
avatar
njeriu i thjeshte 03/11/2011 17:54:31
Pershendetje gjithe shqiptareve kudo qe jane(me perjashtim te politikaneve dhe atyre qe gjuajne ne te "thate"). Sa i perket temes desha qe t'iu pergjigjem personit me nofken(apo emrin)Festim se ndoshta nje pjese jane nga veriu i Shqiperise dhe nje pjese jane rome nga Kosova por kursesi shqipetare nga Lugina e Presheves sepse ata me lehte e fitojne azilin si shqipetare nga Lugina se si shqipetare nga Kosova nga vet fakti se Kosova tani eshte e lire dhe e pamvarur ndersa Lugina ende eshte e pushtuar(apo e okupuar) dhe e diskriminuar ne c'do aspekt,prandaj logjikone nje gje te tille dhe mos degjoni se c'ka ju thojne te tjeret...Mirembetshni deri ne takimin e ardhshem!
avatar
zvicraa 03/11/2011 14:49:44
tung pershendetje nga zvicrra ...qudi e madhe se ne zvicerr nuk kan kerku azil ,,por e din kosovaret se nuk i pranojn as kund se gjithkund e bojn katastrof ata nuk po i mban vendi i vet e pi man evropa se e knaqen keta tjeret kosovar qka jan ne evrop e sidomos ne zvicerr..shum njerz te prapambetur jan nncncncn...tung TERRNOCALIA
avatar
festim 03/11/2011 13:33:32
e verteta esht krejt ndryshe se shqiptaret nga kosova nje numer shum i vogel kerkon azil ne belgjik por shqiptaret qe vin nga veriu i shqipris me dialekte gjuhsor te njej me gjakovaret paraqiten si shqiptar te kosoves dhe per at arsye esht rrit numri i azil kerkusve kosovar por edhe romet e kosoves qe kan qen nje kohe te gjat neper tjerat vende europjane si azil kerkus dhe romet e serbis ne belgjik regjistrohen si kosovar dhe kjo e ben te rritet numri i azil kerkuesve kosovar por mos harroni se edhe nje numer i madh shqiptaresh nga kosova lindore ne fillim jan paraqit si shtetas te kosoves dhe ne fund per ate filluan refuzimet e tyre dhe kthimi per ne vendin e origjines ket informat e kam te 100% nga nje person qe punon ne zyren per refugjat ne belgjik ne nje takim qe pata ktu ne tiran ju pershendes me rrespekt bashk kombasi juaj
avatar
orka 03/11/2011 07:56:54
kina - 1,4 / kosova - 0,002 (miliard) ==> 700 her ma e madhe me popullat, kry per kry me refugjat. he kosov na zbardhe ftyrem, mos lsho pe hiq.
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal